E Premte, 17 Shtator 2004


NISIN NEGOCIATAT PER NDERTIMIN E "KORRIDORIT DALMAT"

Specialiste te ministrise shqiptare te Transporteve dhe asaj malazeze diskutuan keto dite rreth projektit te ndertimit te autostrades ne korridorin Adriatiko-Jonian, apo sic njihet ndryshe "Korridori Dalmat", bene te ditur sot burime nga ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Rreth 370 km te autostrades Adriatiko-Joniane, qe shtrihet nga Trieste (Itali) deri ne Igumenice (Greqi), do te kaloje neper territorin shqiptar. Specialistet sqaruan se 30 per qind e ketij korridori kalon neper territorin shqiptar dhe ndertimi i tij shihet me vlera te medha ekonomike dhe turistike, pasi shtrihet ne te gjithe bregdetin e vendit. Parashikohet qe vlera totale e investimit te ketij korridori, qe pershkon te gjitha shtetet ku kalon kjo rruge kap shifren 1 miliard e 800 milion euro, ku 30 per qind e kesaj vlere do te investohet ne Shqiperi. Sipas burimeve nga ministria e Transporteve, takimi kishte per qellim bashkerendimin e punes per zbatimin e projektit te ketij korridori, si dhe gjetjen e financimeve per ndertimin e tij.



Pėr kėtė projekt duhet tė nxiten sidomos qeveria italiane e sllovene qė tė thith fonde nga BE. Poashtu edhe institucionet tjera financiare ndėrkombėtare mund tė ndihmojnė kėtė projekt duke pėrfshirė edhe vet qeverinė italiane.