Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 165

Tema: Semafor 2004

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799

    Semafor 2004

    SEMAFOR 2004

    Tek semafori i rrugės time
    Mė zuri veshi njė dialog
    Kaloj njė ēift i zemėruar?!...
    Njė dashuri pa horizont!...

    Ajo kaloj sa pa sinjalin
    Dritėn jeshile pėr kalimtar
    As ktheu kokėn tė shihte djalin
    Qė mbeti vetėm nė trotuar.

    Unė kam plot miq tė dashuruar
    Shoqet e mija, janė gjithashtu.
    I shoh tė heshtur, pak tė hutuar
    I shkund nga supet: - A jeni kėtu!?

    Dikush i shmanget pyetjes time...
    Dikush dy fjalė mė thotė me zor
    “Lermė tė lutem se ndjenja ime!
    Ka humbur udhėn nė semafor!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    fjala gur lumi
    rreze dielli vargu
    strofa lum Valbone
    vjersha Drin me vale
    i fort je Agim Doci
    Poet me pend te rralle

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Gimi kij kujdes veni copy right se do ta mori naj kompozitor pa leje e kamee bo konge per festival...

    Brari a thu Gimi me pende shkrun akoma ?? lol
    RIPPR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Acid Burn

    Me mijėra vargje qė u kėnduan
    nuk kanė autor "shokun" Agim
    Tė vetmet kėngė qė mbijetuan
    I shkroi i Madhi Anonim!

    Brarin dhe ty Acid Burn ju dua shumė. Lus Zotin tė ulemi sėtoku e tė pijmė 3 kafe dhe 6 cigare nė Tiranė...

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Shume i dashur Agim!
    Kenget qe mbajne tekstet e tua qarkullojne instiktivisht ne mendjet e shume njerezve... bile disa as nuk e dine qe kengeve te tyre me te dashura ju kane kaluar tekstet ne punishten e mjeshtrit Doci.... Me aq shume tekste qe ke shkruar ti dalngadale po shkon drejt anonimit.

    U ktheva me vrap me e kap kohen kur akoma ke te drejte me ndryshu mesazhin... Gimi te kam rixha ma spjego pak 3 kafe dhe 6 cigare secili apo... se me i nda si pak na bjen me duket... lol

    Une lus Zotin qe te takohemi ndonje nat dimri e te bejme muhabet deri sa te na iki zeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 07:54
    RIPPR

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Nė mė kėrkofshi kur ju merr malli
    Ja hipni vargut dhe vjerrshėroni
    Nė nargjilenė e Ali Pashajt
    mua pėrherė do mė takoni...

    Kur tavlla e shpirtit tė mbushet plot
    tymi i cigares tė mbuloj tavanin...
    dhe nėse vargu s'u lidhet dot
    kaloni natėn tok me filxhanin...

    Pini kafenė dhe psherėtini...
    bile vetvehtes hidhni njė fall!
    dhe do zbuloni se unė Agimi
    ju dua fort dhe kam shumė mall.

    Gishtat e zverdhur nga nikotina
    shpirti i zverdhur nga ikja e gjatė...
    nėmni uha...dy ulėrima!
    Tė zgjoj njė Ditė...tė shtyj njė Natė!

    Heu ta marrė dreqi, si qenka burri
    sa mė shumė plaket...zbutet ai.
    Vetėm pėrlotja qė del prej rrushi
    sa mė shumė plaket bėhet...raki!

    Acid Burn i shkrova pa u menduar kėto strofa...pra nga 3 kafe dhe nga 6 cigare sejcili!
    Qafime Agimi

  7. #7
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Dy burra plus nje
    kafe po pine tok
    Po dredhin dhe cigaret
    po qeshin me lot

    Njeri eshte Poeti
    Tjetri eshte kripe deti
    I treti mik i tyre
    I shkoka muhabeti

    Njerzit i shikojn
    Dike e njohin mire
    ‘paskan ardhe ne qef’
    ‘aha qenkan pire’

    jo jo miqt e mi
    hic nuk kemi pi
    qeshim se kemi mall
    kemi ardhe ne shpi

    e flasin gjith pasion
    bejne dhe shume shaka
    eshte thjesht Miqesi
    qe s’blihet me para

    ftesa e poetit
    I bashkoi sot te tre
    me thuj me cilet rri
    te t’them se cili je

    Gimi te gjitha porosite i cova ne vend... vetem fall nuk di me hudh .. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 09:03
    RIPPR

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Seē na zu rakija pa i mbushur gotat...
    "na zu" nostalgjija malli prej njeriu.
    shpifėsit do na shajnė: qėnkan dehur rrotat!
    "Shishen" mesaduket Brari na e piu!...

    Ne do i bėjmė hile. Brarit mikut tonė
    do ja hamė gjithė "mezet" fare pa ja zgjatė!
    le ta pij rakinė, ne s'na bahet vonė
    Ne do rrijmė me burra, ai tė rrij me gratė...

  9. #9
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Brari me shendet
    Gjithe shishen e thafte
    Gjak e dhjam ju befte
    Kush s’na don plaste

    Ne mezen e ndajm
    Ca une e ca ti
    Faqoret I perdorim
    Kur dum me pi raki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 09:34
    RIPPR

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Seē mė plasi shpirti si buti me verė!...
    Seē mė dolėn thinjat e nuk vura mend!
    Ku ka humbur Brari, si kripa nė gjellė!
    Pije Acid Burni...pije mos u tremb!

    Se do mblidhen shokėt, do marrė vesht Forumi
    Qė po pijnė e "dehen" pa raki pėrpara!...
    dhe do ngrihet ALBA...bash andej nga fundi
    tė na sjellė nga Shkodra nja dy fiq dhe arra!

    ndoshta vjen dhe Loti. macja me gjith thonj
    do vijnė gjithė poetėt, zgjidhur nga "varg - onj"
    do presin sinjalin para semaforit
    Do ti bėjnė dhe ftesa Administratorit!

    Do na vijė Shigjeta, me dhurata plot!
    Do na sjellin meze, do qeshin me lot!
    Pastja Festa ndizet na u deh Forumi
    do na qeshė qyteti, do na tallė katuni...

    Bini burra bini, lodra dhe tupanit!
    U mbaru rakija, balli i kazanit!
    Hajde merrni meze, nga bejtat e mija!
    Se s'bahet qameti...nuk na shan kojshija!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Mir se ju gjej miqt e mi te mire
    Lemza me ka zan kto 2 a 3 dite
    Tash po e kuptoj se ju m'keni kujtue
    e po me gezon se s'rrikeni pa mue
    un nuk ju harxhoj shume ne ven e raki
    as ne qofte meze, me pak muj me u ngi
    Boll me qen me shok e pralla me tregue
    hajgare barsaleta ato me ngopin mue
    i du un shokt e mire qe din cka asht shoqnia
    i pi dhe dy tri gota e kurr sme zen rakia
    boll mir Gim ke mendue me gra mu me me lan
    se bota pa ato si QIELL pa yj e han
    Por ehh ku me i gjet ato qe un i due
    mungesa shum kan marr. jan hup e avullue..
    por mendjen pse e kemi ..
    me i rujt t'shkretat kujtime
    qe t'humbim ne or te merzitshme..
    ne te bukurat vegime..


    ..lol.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Vjeshta ėshtė nė kulm tė saj
    dimro portės i afrohet....
    njė gėrrnetė zuri me vaj
    njė kabą...dikush martohet!

    Po martohet karkaleci
    mblidhen pleshtat nė Banket.
    ēohu Lasgush nga Poradeci
    se pėr ty po ngre shėndet!

    Po Lasgushi Madhėshtori
    Nuk ka kohė tė vij nė Banket
    Paska ikur vetė i gjori
    dhe bėn vjerrsha nė Xhenet.

    Po at'herė si mendon Brari
    Acid Burni tė na thotė
    pse kaq poshtė ka ra pazari?
    Kaq e mbrapshtė u ba kjo Botė!?

    Askėrkush nuk vjen nė sofėr
    me i shkru dy fjalė prej zorit
    ndoshta Tema asht e varfėr
    apo kiuq asht Semafori!?...

    Agim

  13. #13
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Bota sillet rrotullohet
    Vjeshta vjen pranvera shkon
    Gjethet zverdhen cdo gje plogshtohet
    Shtegtojn miqt, shoket shtegtojn

    Ikim larg as vet s’e dime
    Se ku shpirti do na prehet
    Ku dolli do ngrejm prej gzimit
    Der sa xhani te na dehet

    Tonen sofer e perlyen
    Ne nuk ditem qe ta ruajme
    Erdhen pleshtat, morrat, cimkat
    Defryn sa deshen pastaj shurruan

    Ne vesh kenga me ka mbetur
    Qan kjo zemer pa u ndal
    Klarineta e Laver Bariut
    Ngjall kujtime sjell shum mall

    Me miq shoke edhe me shoqe
    Agimin prisnim me hare
    N’sofren tone gzimi s’mungonte
    Ah kjo vjeshte .. a ka pranver


    Kush ma i pari e boni
    Oh mer djal kurbetin
    Allahi kurr mos ja dhasht
    Atij selametin

    Violinen e kam prane
    Telat dridhen gishtat qajn
    Kenge vaji lemon harku
    Qaj moj zemer qaj mor xhan

    Nje shendet edhe pse larg
    Me raki shpije po e coj
    Rofshit miq kudo qe jeni
    Ne prap sofra do na bashkoj

    Vecse tash vjeshta ka ardhe
    Pas saj dimri do na shkel
    Semafori kuq ka mbet
    Jeshil-lliku vjen ne pranver
    RIPPR

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Fantastike dhe tejet miqsore!
    pres Brarin mandej do paguaj unė banketin (lol)

  15. #15
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    a e di Brari qe po e pret se.... lol
    RIPPR

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610

    Mirseerdha e miresejugjej (lol)

    Ne ket sofer, kush mos ardhte
    Nusja djale mos i bafte
    eshte nje kange dasme shkodrane
    qe i mbledh tan gjinien tane

    Mirsejugjej ne ket sofer
    tunjatjeta e mirserini
    Agim Doci e Baca Brar
    dhe ti Acid Buletini (lol)

    Mos kujtoni se kam ardh duar thate
    nje shport plot e kam mbush
    purinj , lakra turshi e pak gjize
    nje byrek e do bistak rrush

    Mledh i kam nje shport me fiq
    shkund i kam edhe do mana
    dhe do kimca per voglushet
    per rebelet kam do thana


    Motra vllezer coni gotat
    merjani kenges perpjet
    nje kaba permetare
    ta nigjojme gjithe lezet


    shijoni jeten me se mire
    per ket kohe qe ju ka mbet
    se dhe kockat kur te vdesim
    ne vend huj kan me na u tret


    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    ALBA - shpirti i xhaxhi Gimit je ti!
    O Zot mos vdeksha pa tė marrė ngrykė njiherė si bijėn time. Je fantastike dhe padyshim je e tillė se je S H K O D R A N E !
    Tė pėrqafoj me mallė dhe prit se tesh po bahem gati me ardhė nė festėn tonė SEMAFOR 2004 i "armatosun" me humor dhe kangė qė zor se harrohen. Tė fala shumė e qafime nė familje!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    ALBA - shpirti i xhaxhi Gimit je ti!
    O Zot mos vdeksha pa tė marrė ngrykė njiherė si bijėn time. Je fantastike dhe padyshim je e tillė se je S H K O D R A N E !
    Tė pėrqafoj me mallė dhe prit se tesh po bahem gati me ardhė nė festėn tonė SEMAFOR 2004 i "armatosun" me humor dhe kangė qė zor se harrohen. Tė fala shumė e qafime nė familje!
    Pershendetje xhaxhi Agim
    dhe une shume te perqafoj
    nje puthje ne lule t'ballit
    si kur vajza jote ta dhuroj

    Doruntine do te behem
    skam per t'len oxhak pa kerku
    ku t'nigjoj zanin tand
    kam me ardh e me bejtu (lol)


    Pershendetje
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Kur lexoj vargjet e tua
    padyshim kam kėnaqėsi
    ndjej nė shpirt qė fort tė dua,
    tė kam xhan e tė kam bij

    Doruntina nga legjendat
    thonė e pruni Kostandini
    Ndėrsa ty tek tė gjith temat
    tė sjell malli dhe frymzimi

    Ardhsh e bardhė ALAB shkodrane
    se me vargun tand rinor
    ke sjellė boll prej asaj ane
    por na gjej nji krap madhor...

    ta bajmė tavė si bahet nė Shkodėr
    ti lpijm gishtat me lezet!
    Mbi Rozafė qė asht mbi kodėr
    Bejta sonte po na thrret!

    Xhaxhi Gimi

  20. #20
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    o moj alba moj shkodrane
    shporta zemres mos tu shterroft
    me cka solle nder na bane
    gzove miq e gzove shok

    Gimin xhaxhi e therret
    se ashtu ka qef dhe vet (lol)
    Brarin me bac e rrespektove
    i ka lezet dhe e nderove

    ani mu Isa me bane
    si t'shkoj n'men mori burrnesh?
    jam ka dali me i lyp alltijat
    edhe plisin me e ngjesh

    vec nji sen rebel nuk jam
    edhe pse 2 alltija kam
    e kshu pra as n'men mos e coni
    thana t'athta mu me m'dhan (lol)

    ciftelin tash po e marr afer
    kang kreshnikesh me ju knu
    edhe ata ne sofer ulen
    ndihen gjall tu kuvendu


    a t'ju knoj Mujin e Halilin
    per Zanat e Hajrin
    a t'ju knoj per Bac Ademin
    apo per Selman Kadrin

    a t'ju knoj per Bec Sinanin
    a per Gjergj Elez Alin
    a t'ju knoj per fushat, pyjet, malet
    per te pavdekshmin tone Naim

    apo doni me ju knu
    per Azemat gjoks shqiponja
    si luftun per Shqiperin
    aiiiiii pe kalli ciftelin

    apo dojna me kercy
    shoten edhe rrugoven
    n'kam ta ngrejm te gjith forumin
    me curlen dhe lodren

    dikur thash se vjeshte eshte tash
    dhe se dimri po afron
    harrova krejt se krejt e kunderta
    eshte ne hemisferen ton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 29-09-2004 mė 23:19
    RIPPR

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •