Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 165

Tema: Semafor 2004

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Semafor 2004

    SEMAFOR 2004

    Tek semafori i rrugės time
    Mė zuri veshi njė dialog
    Kaloj njė ēift i zemėruar?!...
    Njė dashuri pa horizont!...

    Ajo kaloj sa pa sinjalin
    Dritėn jeshile pėr kalimtar
    As ktheu kokėn tė shihte djalin
    Qė mbeti vetėm nė trotuar.

    Unė kam plot miq tė dashuruar
    Shoqet e mija, janė gjithashtu.
    I shoh tė heshtur, pak tė hutuar
    I shkund nga supet: - A jeni kėtu!?

    Dikush i shmanget pyetjes time...
    Dikush dy fjalė mė thotė me zor
    “Lermė tė lutem se ndjenja ime!
    Ka humbur udhėn nė semafor!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fjala gur lumi
    rreze dielli vargu
    strofa lum Valbone
    vjersha Drin me vale
    i fort je Agim Doci
    Poet me pend te rralle

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Gimi kij kujdes veni copy right se do ta mori naj kompozitor pa leje e kamee bo konge per festival...

    Brari a thu Gimi me pende shkrun akoma ?? lol
    RIPPR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Acid Burn

    Me mijėra vargje qė u kėnduan
    nuk kanė autor "shokun" Agim
    Tė vetmet kėngė qė mbijetuan
    I shkroi i Madhi Anonim!

    Brarin dhe ty Acid Burn ju dua shumė. Lus Zotin tė ulemi sėtoku e tė pijmė 3 kafe dhe 6 cigare nė Tiranė...

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Shume i dashur Agim!
    Kenget qe mbajne tekstet e tua qarkullojne instiktivisht ne mendjet e shume njerezve... bile disa as nuk e dine qe kengeve te tyre me te dashura ju kane kaluar tekstet ne punishten e mjeshtrit Doci.... Me aq shume tekste qe ke shkruar ti dalngadale po shkon drejt anonimit.

    U ktheva me vrap me e kap kohen kur akoma ke te drejte me ndryshu mesazhin... Gimi te kam rixha ma spjego pak 3 kafe dhe 6 cigare secili apo... se me i nda si pak na bjen me duket... lol

    Une lus Zotin qe te takohemi ndonje nat dimri e te bejme muhabet deri sa te na iki zeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 07:54
    RIPPR

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė mė kėrkofshi kur ju merr malli
    Ja hipni vargut dhe vjerrshėroni
    Nė nargjilenė e Ali Pashajt
    mua pėrherė do mė takoni...

    Kur tavlla e shpirtit tė mbushet plot
    tymi i cigares tė mbuloj tavanin...
    dhe nėse vargu s'u lidhet dot
    kaloni natėn tok me filxhanin...

    Pini kafenė dhe psherėtini...
    bile vetvehtes hidhni njė fall!
    dhe do zbuloni se unė Agimi
    ju dua fort dhe kam shumė mall.

    Gishtat e zverdhur nga nikotina
    shpirti i zverdhur nga ikja e gjatė...
    nėmni uha...dy ulėrima!
    Tė zgjoj njė Ditė...tė shtyj njė Natė!

    Heu ta marrė dreqi, si qenka burri
    sa mė shumė plaket...zbutet ai.
    Vetėm pėrlotja qė del prej rrushi
    sa mė shumė plaket bėhet...raki!

    Acid Burn i shkrova pa u menduar kėto strofa...pra nga 3 kafe dhe nga 6 cigare sejcili!
    Qafime Agimi

  7. #7
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Dy burra plus nje
    kafe po pine tok
    Po dredhin dhe cigaret
    po qeshin me lot

    Njeri eshte Poeti
    Tjetri eshte kripe deti
    I treti mik i tyre
    I shkoka muhabeti

    Njerzit i shikojn
    Dike e njohin mire
    ‘paskan ardhe ne qef’
    ‘aha qenkan pire’

    jo jo miqt e mi
    hic nuk kemi pi
    qeshim se kemi mall
    kemi ardhe ne shpi

    e flasin gjith pasion
    bejne dhe shume shaka
    eshte thjesht Miqesi
    qe s’blihet me para

    ftesa e poetit
    I bashkoi sot te tre
    me thuj me cilet rri
    te t’them se cili je

    Gimi te gjitha porosite i cova ne vend... vetem fall nuk di me hudh .. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 09:03
    RIPPR

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Seē na zu rakija pa i mbushur gotat...
    "na zu" nostalgjija malli prej njeriu.
    shpifėsit do na shajnė: qėnkan dehur rrotat!
    "Shishen" mesaduket Brari na e piu!...

    Ne do i bėjmė hile. Brarit mikut tonė
    do ja hamė gjithė "mezet" fare pa ja zgjatė!
    le ta pij rakinė, ne s'na bahet vonė
    Ne do rrijmė me burra, ai tė rrij me gratė...

  9. #9
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Brari me shendet
    Gjithe shishen e thafte
    Gjak e dhjam ju befte
    Kush s’na don plaste

    Ne mezen e ndajm
    Ca une e ca ti
    Faqoret I perdorim
    Kur dum me pi raki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 20-09-2004 mė 09:34
    RIPPR

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Seē mė plasi shpirti si buti me verė!...
    Seē mė dolėn thinjat e nuk vura mend!
    Ku ka humbur Brari, si kripa nė gjellė!
    Pije Acid Burni...pije mos u tremb!

    Se do mblidhen shokėt, do marrė vesht Forumi
    Qė po pijnė e "dehen" pa raki pėrpara!...
    dhe do ngrihet ALBA...bash andej nga fundi
    tė na sjellė nga Shkodra nja dy fiq dhe arra!

    ndoshta vjen dhe Loti. macja me gjith thonj
    do vijnė gjithė poetėt, zgjidhur nga "varg - onj"
    do presin sinjalin para semaforit
    Do ti bėjnė dhe ftesa Administratorit!

    Do na vijė Shigjeta, me dhurata plot!
    Do na sjellin meze, do qeshin me lot!
    Pastja Festa ndizet na u deh Forumi
    do na qeshė qyteti, do na tallė katuni...

    Bini burra bini, lodra dhe tupanit!
    U mbaru rakija, balli i kazanit!
    Hajde merrni meze, nga bejtat e mija!
    Se s'bahet qameti...nuk na shan kojshija!

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •