– DIXHITALIZIMI I FESĖ

Dikush qė mund tė lexojė titullin, mund ti duket e ēuditėshme por ne do mundohemi tė sqarojmė lexuesin, pa e lodhur dhe mėrzitur atė me filozofira boshe, nė tė njėjtėn kohė duke hedhur dritė edhe mbi njė plan tė ri nė tė cilin po shtrihet feja dhe politika.
Feja nuk lindi nga zoti, siē pretendojnė edhe sotė e kėsaj dite disa klerikė, apo besimtarė, ky ėshtė mendim i gabuar.
Feja ėshtė njė produkt i inteligjencės njerėzore, si e tillė i nėnėshtrohet EVOLUCIONIT sė bashku me gjithė shoqėrinė njerėzore.
Inteligjenca e njeriut ėshtė gjithmon nė zhvillim duke kėrkuar hapsira tė reja pėrsosmėrie.
Po kthehemi pak nė “origjinė” tė krijimit tė ideologjisė fetare. Ėshtė pikėrishtė kjo ndienjė qė “Fondamentalistėt” e sotėm kėrkojnė tė realizojnė, por me njė ndryshim shum tė madh sepse ata kėrkojnė tė kthehen realishtė nė terrenin e origjinės, kurse ne do tė kthehemi historikishtė me njė studim tė shkurtėr.
E para nga e dyta kanė njė ndryshim rrėnjėsor tė cilin do ta sqarojmė mė poshtė.
Feja ėshtė si puna e jetės sė njeriut; - “Kur njeriu vjen nė jetė dhimbjet i heqin tė tjerėt, ndėrsa kur largohet nga jeta dhimbjet i heq vetė!”
Pikėrishtė kėtė tregon edhe materializmi dialektik dhe historik tė cilat janė shkenca dhe jo demagogji. Sotė bota e qytetėruar po i studjon kėto shkenca pikėrishtė pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėtyre fenomeneve ekstreme qė dalin nga individė tė ndryshėm ekstremistė.
Ekstremizmi nė vetvete si fenomen ėshtė njė mėnyrė pėrfitimi material me dhunė.
E theksojmė MATERIAL sepse brėnda saj gjendet edhe pėrfitimi moral por ai nuk ėshtė primari, gjithmonė primare mbetet interesi material pėr ēdo pushtet.
E thamė mė lartė se jeta e zhvillimit tė fesė ngjan natyrshėm me jetėn e zhvillimit tė vetė njeriut.
Feja nuk lindi sotė dhe as lindi me njeriun! “Materializmi historik” na tregon se, njerėzimi kishte miliona vjetė para se tė arrinte stadin e analizimit tė fenomeneve natyrale. Ēdo gjė nė kėtė botė erdhi natyrshėm dhe sipas shkallės sė zhvillimit njerėzor. Duke mos pasur njohjet e duhura pėr shumė e shumė fenomene tė natyrės, ashtu siē i ka sotė, njerėzimi mendonte dhe pretendonte se kėto fenomene shkaktoheshin nga njė fuqi mė e madhe, e mbinatyrėshme, tė cilėn ai nuk e komandonte dhe kontrollonte dotė. Kjo fuqi ndikonte nė jetėn e tij me forcėn natyrore qė shfaqte!
Kėshtu lindėn besimet e para PAGANE. Po tė kini parasysh mitologjinė e lashtė e cila sundoi pėr tė paktėn njėzet shekuj. Kur erdhi nė jetė “MONOTEIZMI” bota kishte pėrparuar shumė dhe nga shkrimet nė gurė njerėzimi kishte kaluar nė shkrimet nė papiruse, lėkurė, letėr.
Lindja e kėsaj ideologjije tė re fetare ishte natyrishtė me shum dhimbje, por dhimbjet i hoqi populli qė e lindi!
Qė tė kalonte nga besimi pagan nė atė monoteist, natyrishtė nuk ishte asgjė e vullnetėshme, sepse nė popull ishin tė rrėnjosura besimet e para.
Ky transformim erdhi nėpėrmjetė dhunės, nga ata individė udhėheqės tė propagandės sė re fetare, tė cilėt mbronin iteresat e tyre apo tė klasės qė i takonin. Kjo ishte njė mėnyrė e re pushteti. Shum herė feja ėshtė pėrzierė keq nė pushtetin politik saqė ishte e vėshtirė tė ndaje se ku ishin interesat e fesė dhe ku ishin interesat e politikės sunduese! Historikishtė ka shumė elemente fetar nė pushtetin politik, i kemi edhe sot e kėsaj dite dhe shėmbulli mė i qartė ėshtė PAPA dhe nė botėn islamike ėshtė KALIFI. (Papati dhe Kalifati)
Historia e zhvillimit njerėzor ka njohur shumė sisteme shoqėrore tė cilat me kalimin e kohės kanė ndryshuar. Ky ėshtė evolucioni i shoqėris njerėzore e cila ndryshon mendimin politik, fetar, shkencor dhe zhvillohet mė tej. Kėtij zhvillimi nuk mund ti shmanget askush.
Zhvillimi i politikave sunduese ka sjellė gjithmonė edhe zhvillimin, pėrsosjen, modernizimin edhe tė ambienteve ku bėhet kjo politikė dhe ku punojnė politikanėt.
Do tė na marr shumė kohė po tė fillojmė e tė pėrmėndim gjithēka qė nga krijimi i parlamentit tė parė e deri mė sot.
... p.sh. Sokrati i lashtė i Greqisė oratorinė e tij e zhvillonte nė terren, nė popull, kurse sotė kjo oratori e politikanėve tanė bėhet nė ambjente moderrne, me qėndra zėri, me kamera dhe ekrane televizive.
E njėjta gjė ka ndodhur dhe ndodh edhe me fetarėt dhe objektet e tyre. Fillimishtė priftėrinjtė shėrbenin nė natyrė, mė vonė u krijuan kultet dhe tani janė modernizuar saqė edhe Prifti, edhe Hoxha nė disa raste komunikojnė me ndihmėn e mjeteve moderrne “Play Back” duke vendosur njė “CD” dhe ēajnė artopalantet. Nuk ka pse thėrret mė Namazin si njėherė e njė kohė Hoxha, nga maja e minaresė!
Me zhvillimin e sotėm elektronikė edhe feja ndjekė me kėnaqėsi hapat e zhvillimit shkencor, pamvarsishtė se deri dje nuk i pranonte pėrparimet e shkencės dhe akoma nuk pranon disa dhe pamvarsishtė se tė gjithė klerikėt sotė janė bėrė me LapTop tė fjalės sė fundit dhe me internet tė shpejtėsisė sė lartė! Ju ėshtė dhėnė mundėsia tė bėjnė propagandėn fetare nėpėrmjet “Site” tė ndryshėm duke e kthyer realishtė fenė nė VIRTUALE.
E vėrteta kjo ėshtė, sepse Zoti qė ata pretendojnė gjithmonė ka qėnė dhe mbetet VIRTUAL! Reale ishte vetėm propaganduesi, kleri aktual, i cili kėrkon tė udhėheqė masėn e popullit, drejtė asaj propagande qė ai predikon, duke paraqitur si objektive kultet e ndryshme, nė shėrbim tė tij, tė cilat pėrveēse thithin fonde dhe shuma kolosale tė hollash, po ashtu ju sigurojnė fitime tė majme klerit tė kohės.
Me virtualitetin e kėsaj propagande, natyrishtė qė edhe shumė objekte kulti do tė mbeten bosh, tė pa shfrytėzuara nga populli.
Kjo boshatisje ka filluar e ndihet nė shumė shtete tė botės. Nė Greqi p.sh. statistikat thonė se, Kisha ka pretendime se 60% e tė rinjve nuk i frekuentojnė kultet fetare, se populli nuk shkon tė falet si disa vite mė parė por vetėm nė ndonjė rast tė festave “tė mėdha” siē janė Pashkėt apo Krishtlindja, edhe atėherė numuri i vizitorėve ka rėnė ndjeshėm mbi 50%.
Po tė ndiekėsh statistikat e shteteve tė tjera si Suedia, Norvegjia, Japonia, faktet mund tė jenė disa herė mė tronditėse pėr besimin fetar. Mos tė harrojmė se gjithmonė janė bėrė pėrpjekje edhe nga qeveritė e ndryshme pėr mbylljen dhe shkurtimin e kėsaj rrjedheje tė pa nevojshme, por kanė qėnė tė pakta dhe pa rezultate tė pėrherėshme. Kėtu kemi raste historike tė Francės, Rusisė, dhe Shqipėrisė.
Pra shikojmė se populli vetė ėshtė ai qė i jep vulėn e fundit ēdo gjėje dhe ai ka filluar tė veprojė nė mėnyrė tė heshtur. Kėsaj i janė trėmbur dhe i trėmben shumė krerėt e ēdo feje prandaj ndėrhyjnė me mėnyra tė ndryshme tė ngjallin nė popull pakėnaqėsira, trazira, rrėmuja, nga tė cilat pėrfitojnė.
Ata nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse i shtojnė disa ditė jetėn fesė por asnjėherė nuk do tė munden ta shpėtojnė nga “vdekja” ideologjinė fetare e cila deri sotė njihet nė qindra sekte tė besimit.
Prandaj shikojmė se kanė filluar tė ndiejnė dhimbjen e fundit tė kėsaj ideologjije, e cila do tė vijė natyrshėm dhe brėnda kohės sė duhur pėr t’u kuptuar dhe pranuar nga tė gjithė.
Kjo do tė sjellė natyrshėm ndėrprerjen e investimeve marramėndėse tė ndėrtimeve dhe mirmbajtjeve tė kulteve fetare, do tė sjellė shkurtimin e shumė vende pune tė personelit klerikian, tė cilėt sotė qė flasim janė marramėndėse dhe hynė nė grupimin e buxhetorėve, pra paguhen nga taksapaguesit, sepse ata nuk prodhojnė apo tregėtojnė asgjė.
Kėshtu qė jeta e popullit do tė rritet natyrshėm mbasi do tė kalojnė shpenzimet pėr rritjen e mirqėnies sė tij.
Bota deri kėtu ku ėshtė ka arritur nga tė mėnēurit duke tėrhequr zvarrė injorantėt dhe do shkoj mė tej pėrsėri nga mėndja njerėzore dhe jo nga hyjnitė.