Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 96
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    200 fëmije humbin jetën në duart e terroristëve ne Rusi

    Një bandë e armatosur ka pushtuar një shkollë në Beslan në Osetinë veriore, pranë Çeçenisë. Lirohen 15 fëmijë

    Çeçenët marrin peng 400 nxënës

    Rrëmbyesit kërcënojnë se do të vrasin 50 fëmijë për çdo luftëtar të vrarë të grupit të tyre

    Shekulli

    Një bandë e armatosur rëndë ka marrë peng rreth 400 vetë në një shkollë ruse afër Çeçenisë. Rrëmbyesit kanë kërcënuar se do të vrasin 50 fëmijë për secilin anëtar të grupit të tyre që është vrarë. Kështu ka deklaruar një zyrtar lokal i cituar nga agjencia “Rojter” e lajmeve. Mendohet se sulmi është një operacion tipik i guerilëve çeçenë. Banda përbëhet nga 17 burra dhe gra, të cilët hynë me forcë në ndërtesën e shkollës në Beslan në Osetinë veriore, ku po bëhej një ceremoni për të festuar ditën e parë të vitit shkollor. “Ata kanë thënë se për çdo luftëtar që është vrarë do të vrasin 50 fëmijë dhe për çdo luftëtar të plagosur do të vrasin 20 pengje të tjerë”, -bëri të ditur ministri i Brendshëm rajonal Kazbek Dzantiyev, i cili foli për gazetarët në Beslan. Anëtarët e bandës, një pjesë e të cilëve janë të veshur me eksploziv, kanë thënë se kanë minuar themelet e shkollës. Pak më vonë pas marrjes peng të ndërtesës, ata liruan 15 nga fëmijët që ishin brenda. Të paktën tetë civilë u vranë gjatë këtij sulmi, shtatë prej tyre vdiqën në spital, sipas të dhënave nga agjencitë e lajmeve ruse. Afërsisht 50 fëmijë arritën të arratiseshin. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se të shtëna sporadike janë dëgjuar gjatë gjithë ditës dhe të paktën një shpërthim është dëgjuar nga brenda shkollës. “Çdo e shtënë që kam dëgjuar ishte si një goditje në zemrën time, thotë një grua me emrin Vera, e cila vajton pa pushim për fëmijën e saj që ndodhet mes pengjeve. Qindra policë, ekipe shpëtimi, dhe trupa nga Ministria e Brendshme me armë AK –47 rrethuan shkollën. Mjete të blinduara ishin parkuar gjithandej. Ende nuk dihet saktësisht numri i pengjeve, por të dhënat fillestare flasin për 400. Agjencia e lajmeve “Tass” thotë se rreth 132 fëmijë janë marrë peng. Në përgjithësi dita e parë e shkollës festohet shumë në Rusi. Të pranishëm gjithnjë janë edhe prindërit e fëmijëve.
    Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ndërpreu pushimet e tij për t’u kthyer në Moskë, për t’u marrë me dhunën e fundit në vend tha se sulmi në fjalë kishte lidhje me rebelët separatistë çeçenë. Gjithashtu Moska ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me aktet terroriste në vend. Rrëmbyesit e nxënësve hodhën poshtë një përpjekje të një lideri mysliman lokal për të biseduar me ta dhe kërkoi një takim me zyrtarët kryesorë rajonalë që të diskutojnë kërkesat e tyre për lirimin e luftëtarëve të kapur në Ingushetinë fqinje në qershor gjatë një përleshjeje të ndodhur atje. Ata gjithashtu donin të bisedonin me Leonid Roshal, një person që u bë i njohur për përpjekjet e tij për të negociuar fundin e krizës së pengjeve në teatrin e Moskës dy vite më parë. Krizat e mëparshme të pengjeve ku përfshihen rebelët çeçenë kanë përfunduar me humbje të mëdha jetësh. Kur rebelët rrëmbyen 700 pengje në teatrin e Moskës në vititn 2002, rreth 129 pengje dhe 41 guerilë përfunduan të vrarë. Katastrofa ndodhi kur trupat ruse hynë me forcë në ndërtesë duke përdorur gaz helmues. Në vitin 1995, separatistët çeçenë morën qindra pengje në një spital në qytetin jugor rus të Budennovsk. Më shumë se 100 të tjerë kanë vdekur gjatë ndërhyrjes së komandove ruse. Duke patur këtë përvojë të hidhur, Moska kësaj here ka vendosur trupa shtesë në të gjitha ndërtesat strategjike. “Pas sulmeve të fundit terroriste, shërbimet sekrete kanë vendosur të dërgojnë më shumë trupa në të gjitha zonat bëthamore në gjithë vendin”, -ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike ruse. Ky sulm ndodhi pikërisht kur autoritetet ruse kanë rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin pas shpërthimit në Moskë të martën, ku gjetën vdekjen të paktën dhjetë vetë. Agjencia ruse e lajmeve “Itar-Tass” njofton se stacioni kryesor hekurudhor i Moskës, “Kurski”, u evakuua pas një telefonate anonime e cila pretendonte për vënien e një bombe. Policia dhe shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë thonë se shpërthimi të martën në sheshin para stacionit të metrosë “Rizhskaya”, në një nga rrugët kryesore të Moskës, mund të jetë shkaktuar nga një grua vetëvrasëse. Kryetari i Bashkisë së Moskës tha se një grua vetëvrasëse kishte shpërthyer në qendër të turmës një paketë të mbushur me lëndë shpërthyese dhe copa metalesh. Një grup që e quan veten Brigadat Islambouli tha se kishte kryer sulmin. Në një deklaratë në internet grupi thoshte se synimi i tij ishte të turpëronte shtetin rus. Çeçenët luftojnë për një shtet të pavarur nga Rusia. Kjo është lufta e dytë e Moskës kundër Çeçenisë, e cila nisi në vitin 1999 nga presidenti Putin. Që atëherë mijëra ushtarë rusë dhe rebelë çeçenë janë vrarë. Disa ditë më parë në Çeçeni u zgjodh president Alu Alkanov, kandidati i mbështetur nga Moska. Ky është edhe një motiv më shumë për zemërimin e rebelëve çeçenë që duan të vetëqeverisen.

    Rastet e fundit të sulmeve çeçene
    Më 31 gusht 2004- një bombë kamikaze vret 10 vetë në një stacion treni në veri të Moskës
    Më 24 gusht 2004- Dy avionë rrëzohen pasi nisen nga i njëjti aeroport i Moskës, duke vrarë 89 vetë.
    Maj 2004- Presidenti çeçen u vra në një shpërthim në stadium në Grozni
    Shkurt 2004- Një sulm me bombë ka vrarë të paktën 39 vetë në një metro të Moskës
    Dhjetor 2003- Një grua kamikaze vret pesë vetë pranë “Sheshit të Kuq” në Moskë
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vazhdon kriza e pengjeve në Osetinë Veriore. Lirohen disa prej të rrëmbyerve pas negociatave të para

    Militantët lirojnë 31 pengje rusë

    Rreth 300 fëmijë shkolle dhe prindër të tyre qëndrojnë të bllokuar në ndërtesën e shkollës

    Shekulli

    BESLAN – Militantët që mbajnë peng një shkollë me nxënës në Rusi, kanë liruar dje të paktën 31 gra dhe fëmijë. Ndërkohë që brenda në shkollë mund të ndodhen rreth 300 fëmijë por edhe të rritur të tjerë. Stacionet e ndryshme televizive kanë shfaqur dje pamje rrëqethëse të fëmijëve dhe grave që vraponin pasi ishin liruar nga rrëmbyesit. Ca prej fëmijëve ishin të mbështjellë me batanije e ca ishin të zhveshur. Një nga zyrtarët lokalë, Lev Dzygajev e quajti lirimin e pengjeve të para një sukses, por dha shpresa edhe për negociata të tjera. Ai gjithashtu bëri të ditur se brenda në shkollë mund të jenë nga 15- 24 militantë, ndërsa nxënësit që ndodhen brenda janë nga klasa e parë deri te klasa e 11-të sipas sistemit rus. Po kështu, pengje janë edhe prindërit e nxënësve që kishin ardhur për t’i shoqëruar ata në ditën e parë të shkollës.
    Zyrtarët bënë të ditur se lirimi i pengjeve u bë pas ndërmjetësimit nga Ruslan Aushef, një veteran lufte nga Afganistani dhe nga ish -presidenti i rajonit të Ingushetisë fqinje, që është një figurë shumë e respektuar në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior. Sapo Dzugajev njoftoi se do të liroheshin ca vetë, një tufë njerëzish vrapuan të etur për të marrë vesh nëse emrat e të afërmve të tyre do të ishin në listë.
    Zyrtarët rusë kanë shpresa për të negociuar me rrëmbyesit për të zgjidhur krizën më të fundit të pengjeve në Rusi. Kriza të tilla kanë ndodhur edhe më parë dhe rrëmbyes kanë qenë separatistët çeçenë. Ndërkohë bëhet e ditur se dje janë dëgjuar një sërë shpërthimesh nga brenda shkollës. Të afërmit e pengjeve qëndronin të shokuar jashtë ndërtesës, të trembur për fatin e atyre që janë brenda. Shpërthimet u dëgjuan pak para se të liroheshin 31 pengjet. Zyrtarët thanë se militantët hodhën dy granata në dy makina që ndodheshin shumë pranë shkollës. Rrëmbyesit hynë me forcë në një shkollë në Osetinë Veriore, në kufi me Çeçeninë, ditën e mërkurë, pikërisht ditën e fillimit të vitit të ri shkollor. Ata rrethuan afro 350 fëmijë e të rritur në një palestër dhe kërcënuan se do ta hedhin në erë gjithë ndërtesën nëse policia përdor forcën. Forcat e sigurimit kanë rrethuar ndërtesën, po kështu edhe militantët kanë vënë snajper në majë të ndërtesës. Që nga fillimi i krizës, rrëmbyesit nuk kanë pranuar që të fusin ushqim dhe ujë në shkollë. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën që të shpëtojë jetët e pengjeve. “E kuptojmë se këto akte janë jo vetëm kundër qytetarëve të thjeshtë të Rusisë, por kundër gjithë vendit. Ajo që po ndodh në Osetinë Veriore është e tmerrshme”, -tha ai cituar nga AP.
    Kriza e pengjeve po ndodh në Beslan, një qytet prej 30 000 banorësh në rajonin jugor të Osetisë Veriore. Mendohet se është akt i rebelëve çeçenë, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga grupe militantësh për përgjegjësinë në këto sulme. Valery Andreyev, shef i Shërbimit Federal në Osetinë Veriore tha se duhet përjashtuar përdorimi i forcës, pasi pasojat do të jenë katastrofike. Kështu që alternativa e vetme është dialogu me rrëmbyesit. Ndryshe gjithçka do të përfundojë si në vitin 2002, kur militantët çeçenë pushtuan një teatër në Moskë, ku brenda ndodheshin qindra vetë. Forcat e policisë vendosën të hynin brenda dhe përdorën një gaz helmues, i cili vrau rreth 129 vetë. Ai gaz u përdor me qëllim që të çaktivizonte eksplozivët në sallë, por u bë fajtor për vdekjen e njerëzve të pafajshëm. Sulme të shpeshta kanë ndodhur së fundi në Rusi, dhe në të gjitha janë fajësuar rebelët çeçenë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Unhappy Ps

    Nje informacion i vogel Storm kan qene mbi 1000 numeri i personave te ngujuar nga terorristet por nje gje e tille nuk eshte bere e ditur nga qeveria Ruse.mbas kaq oresh ngujimi me ne fund ata kan aritur t elirohen kur ne momentin qe do terhiqeshin trupat e disa te vdekurve ne oborin e shkolles disa nga pengjet i kane shpetuar Teroristeve dhe ne kete kohe ka nderhyre dhe policia dhe forct speciale Ruse dhe mbas nje ore shkembim zjarri kan mbetur te vdekur reth 20 trroriste dhe shume te plagosur nga ana e pengjeve.Te gjithe pengjet mbasi kan dale kan qene gjysem te zhveshur dhe aresya qe se brenda ka qene shume vape , nuk ka konfuirmime te tjea por mesohet se nje pjese e terroristeve jan shperngulur nje nje ndertese tjeter me ndihmen e armeve te renda

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Te vjen keq te degjosh keto gjera

    Uroj mos kete me viktima te pafajshme, dhe denoj me force kte akt pa piken e llogjikes.

    Edhe kryeterroristi Bin_laden nuk merret me femije, Normalisht kjo qe po shohim keto dite eshte ana me e erret e terrorizmit dhe kta njerez sduhet te egzistojne kta duhen shfarosur.

    I lutem zotit qe asnje nga ata femije mos humbe jeten kot.

  5. #5
    Lajmi me i fundit eshte se ishin rreth 1500 vete peng, dhe tani me ne fund shkolla eshte ne duart e autoriteteve ruse, por jane gjetur rreth 100 trupa pa jete ne palestren e shkolles, ku rrembyesit kishin ngujuar pengjet e tyre.

    Kjo ngjarje eshte nga me makabret, pasi keta terroriste kane bere viktima femijet. Nuk e di se si ka mundesi qe disa nga rrembyesit ishin gra qe kishin vene breza shperthyes ne trupat e tyre dhe munden te benin kete gje me femijet. Keto nuk mund te quhen gra dhe as "vejusha te zeza" sipas disa gazetareve. Keto jane thjesht fantazma qe trembin jeten dhe madje vete vdekjen me veprimet e tyre.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    puna eshte me e thelle se qe duket ketu. eshte si ne ate teatrin ne Moske kur menyra e vetme (sipas tyre) ishte te hidhnin gaz helmues e ashtu t'i shpetonin (!) viktimat. ushtrimi i dobet, pajisja e keqe, arroganca e 'komandoseve' ruse shihet edhe ne vepra: nuk dine se si ta shpetojne popullaten nga nje situate delikate. hidhen brenda si bisha te terbume e fillojne gjujne me plumba.

    vej bast qe 80% (ne mos me shume) e viktimave jane 'prodhim' rus. sic ishin ata ne teater, e shume tjere neper ceceni qe i mbysin si lepujt.

    dheu qofte i lehte per viktimat, e ju keputshin durt atyre qe i kane bo keto, pamarreparasysh kush.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Shtazerite nuk kan justifikim. Per ata qe abuzojne mbi jeten e femijeve denimi eshte nje, vdekja!


    Por nga ana tjeter eshte per te qare/qeshur/nevrikosur e per te dale nga rrobat kur populli rus bie preh e ketyre "sukseseve" te Putinit. Mund te pyeste dikush sa dipllomat mund te jet nje ish-anetar i KGB (sic ishte vet Putin)? Pergjigja ime: kasap mund te behet por dipllomat kurre.

    Zoti i meshirofte viktimat dhe mos e pat kush fatin e tyre!!!

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Informacionet e fundit nga rajoni tregojne se po,jane mbi 1000 persona civile te cilet jane mbajtur peng ne sallen e madhe te sportit ne kompleksin shkollor.
    Pas dy eksplozioneve ne brendesi te shkolles,ushtria ruse dhe njesiti special spontanisht kane vendosur qe te nderhyjne dhe te marrin kontrollin mbi situaten e krijuar.
    Njoftohet nga burime jo-oficiale se dikund rreth 150 (nuk permendet se a vetem civil apo jo) jane te vrare gjate aksionit te ushtrise.
    Pamjet televizive qe pash sot ishin morbide, thjeshte nuk dua qe t`i komentoj.
    Poashtu njoftohet se ushtria ruse tashi ka kontroll te plote te kompleksit shkollor dhe i tere rajoni eshte i bllokuat nga ushtria ruse.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Disa gra dhe femije jane liruar nga grupi terrorist qe po mban peng rreth 350 persona ne nje shkolle ne Osetine Veriore, ne Jug te Rusise qe prej mengjesit te djeshem. Sipas agjencise ruse se te lajmeve Itar-Tass behet fjale per 26 gra dhe femije qe jane liruar nga terroristet pas nderhyrjes se gjeneralit Aushev, nje hero i luftes ne Afganistan. Te liruarit kane shendet te mire por jane te stresuar dhe te tronditur nga akthi dyditor. Mes te liruarve mesohet se ndodhen edhe te porsalindur. Zhvillimi i fundit erdhi vetem pak kohe pasi brenda nderteses u degjuan nje seri shperthimesh. Terroristet refuzojne te lirojne pengje te tjera nderkohe qe nuk kane lejuar furnizimin me uje dhe ushqime per pengjet.

  10. #10
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    RUSI, DISA PENGJE ARRIJNE TE SHPETOJNE NGA TERRORISTET

    Shperthime te fuqishme dhe te shtena me arme jane degjuar prane shkolles ne Osetine Veriore ku prej tre ditesh eshte perqendruar vemdendja e te gjitheve. Ende nuk dihet se cila kane qene shkaqet e shpetimeve , nderkohe qe nje grup ndermjet 30 dhe 70 njerezve kane mundur ta arratisen prej nderteses ku mbaheshin mbyllur. Sipas reportereve ne vendngjarje, disa prej femijeve te arratisur jane te pergjakur. Forca speciale ruse jane shperndare neper te gjithe zonen, ndersa helikopeteret vazhdojne te qendrojne mbi zonen e tensionuar. Kurse nje pjese e terroristeve kane dale nga shkolla dhe kane qelluar me arme ndaj njerezve qe ndodheshin ne pritje per lirimin e te afermve te tyre. Disa pjese te nderteses jane shkaterruar, ndersa nje pjese e catise se shkolles ka rene. Njerezit, disa prej tyre gjysme te zhveshur, jane pare qe te largohen me shpejtesi nga ndertesa, ndersa prapa tyre dukeshin qarte re te medha tymi.


    Informacione per kete ka edhe tek tema tjeter per Rusine qe eshte hapur nga Shpirt Njeriu ne ket nen forum.(mbase albo ose Leci do i bashkoj shkrimet ketu,kur te kene koh)

    Me vjen me te vertete shum keq qe jane femite ato qe duhet te brutalizohen per gabimet qe bejne te rriturit,si Putini.Qe diten e pare qe kjo ndodhi Putini tha qe ky eshte problem internacional pasi keto jane terrorista.Sado qe OKB i tha qe ky problem eshte i mbrendshem,Putini akoma insiston qe keto kane te bejne me vendet Arabe.Saqe mbas 1 shperthimi qe kishte ndodhur sot,ishte 1 i vdekur ne gym'n e shkolles,kamrat Ruse thonin qe ai personi eshte i Zi,dmth eshte nga vendet arabe= al kaida.Tani si mund te indetifikoshe ate lloj personi ku edhe dhembet i kishte te zinj.
    Me te vertete ky lloj akti nuk i falet CeCeneve(duke menduar se ato jane)edhe te mbyshen syt me lot duker pare ato nena duke pritur ne ankth per femite e tyre,edhe cdo gjuatje qe ndodh ne shkolle,eshte si 1 plumb ne zemren e tyre.
    Dicka me ben pershtypje,mir per luften ne Irak Rusia ndenjti urte,por ama ato po bejne dicka (qe vetem ato Cecen e dine)qe te shtyj keto njerez te bej kete lloj brutaliteti.Ato trupa Ruse ne Ceceni mos valle po vrasin deri ne ket lloj menyre saqe detyron nena/femra qe te shperthejne veten e tyre ne mes te femive?

    Ndryshuar për herë të fundit nga bunny : 03-09-2004 më 14:44
    How can she fall, if there is no one there to catch her

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •