Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Bler kërkon falje të pjesshme për Irakun

    marre nga "Shekulli"

    E. Kushova

    BRIGHTON – Kryeministri britanik Toni Bler gjatë konferencës së Partisë së tij Laburiste ka kërkuar falje për pjesën e vet për ndërmarrjen e luftës në Irak. Këtë hap Bler ka vendosur ta marrë për të tërhequr sa më shumë përkrahës në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ndërkohë marrja e një kthese të tillë në një moment kur numri i ushtarëve britanikë të vrarë në Irak është rritur, duket krejt e pabesueshme për qytetarët britanikë. Lufta në Irak i ka larguar kundërshtarët e luftës prej kohësh nga mbështetja për partinë e tij. Këtë e kanë treguar edhe sondazhet, sipas të cilave mbështetja për Blerin ka rënë pikërisht për shkak të luftës në Irak. “Të dhënat se Sadami kishte armë kimike dhe biologjike… dolën të gabuara”, -tha Bler me një ndjenjë faji. “Problemi është se unë mund të kërkoj falje për atë informacion që ka dalë i gabuar, por nuk mund të kërkoj falje për rrëzimin e Sadamit”, -shtoi Bler. “Bota është një vend më i sigurtë me Sadamin në burg dhe jo në pushtet”. Fjalimi i tij u ndërpre dy herë nga kundërshtarët që ulërinin se kryeministri “i ka duart të lyera me gjak”. Toni Bler po përqëndrohet kështu në kërkimin e mandatit të tretë në detyrë, megjithëse sondazhet thonë që kësaj here do të jetë më e vështirë. Nuk është vetëm çështja e Irakut por edhe disa politika të brendshme. Ndoshta problemi i Irakut ishte dhe një përpjekje e Blerit për ta bashkuar partinë e tij të përçarë. “Por unë nuk mendoj se fjalimi i tij ndryshoi ndonjë gjë për Irakun”, -tha për “Rojterin” ish -ministrja Clare Short, e cila dha dorëheqjen nga kabineti i Blerit pikërisht për çështjen e luftës në Irak. “Iraku do të vazhdojë të jetë një çështje e ndërlikuar por partia jonë dëshiron që t’i fitojë këto zgjedhje dhe ne do të vazhdojmë të jemi së bashku në këtë përpjekje”. Bleri bëri të ditur se terrorizmi asnjëherë nuk do të mposhtet për sa kohë që izraelitët dhe palestinezët nuk pajtohen. Ai vetë e konsideroi si një prioritet personal paqen mes Izraelit dhe Palestinës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    nje problem me kompjuterin...
    po qe se ka mundesi ndonjeri ta fshije kete postim sepse eshte hape dy here

Tema të Ngjashme

  1. Kush kërkon t’i kthejë gratë në shtëpi?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 20:32
  2. Mafia politike Serbe dhe lidhjet e saja me Irakun
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-10-2004, 14:35
  3. Cfare kerkon Jezu Krishti nga ju?
    Nga Albo në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 11:26
  4. Çeço kërkon "vizë" në Zyrën e OSBE për të hyrë në Lazarat
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •