Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Politikanët kosovarë: Po, ne jemi miliarderë

    NGA EUROT E SURROIT TE MALI I RUGOVES

    Politikanët kosovarë: Po, ne jemi miliarderë




    Politikanët e Kosovës pohojnë se janë milionerë. Procesi i deklarimit të pasurisë, i kryer pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit në Kosovë, ka diferencuar si më të pasurin Veton Surroin, e ndër më të varfrit kryeministrin Bajram Rexhepi.

    LAJMI

    Presidenti, kryeministri e politikanët, të gjithë janë më të varfër se ai. Plot 40 milionë euro është pasuria e analistit kosovar Veton Surroi, e shpërndarë në biznese, prona dhe shtëpi. Përkthyer në lekë del që Surroi të ketë mbi 5 miliardë lekë pasuri. Miliarderë duket se janë edhe politikanët e tjerë kosovarë. Deklarimi i pasurisë, i organizuar nga KQZ-ja dhe OSBE-ja nën presionin e UNMIK-ut, e ka detyruar atë, ashtu si dhe politikanët e tjerë kosovarë, të pohojë se është vërtet milioner. Tepër transparent, lideri i partisë së re kosovare "Ora" ka deklaruar se pasuria shumëmilionëshe i vjen nga kompania mediatike "Koha", shtypshkronja, si dhe pronat e trashëguara e ato të blera në Prishtinë.

    Pasuria
    Më i pasuri mes politikanëve kosovarë ndiqet nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rreth 2.2 milionë euro, si dhe ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë së Re të Kosovës, Bujar Bukoshi, me një milion euro. Haradinaj ka pohuar se ka një vilë superluksoze në Prishtinë, ndërsa Bukoshi ka deklaruar se pjesa më e madhe e pasurisë vjen nga bizneset e tij. Ndërsa më i varfri mes politikanëve rezulton të jetë pikërisht kryeministri Bajram Rexhepi, me një shtëpi në Mitrovicë që vlen 150 mijë euro, dhe një apartament në Prishtinë, që nuk kushton më shumë se 30 mijë euro. Më i pasur se Rexhepi është kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci, i quajtur ndryshe edhe "pasaniku i botës akademike". Me 466 mijë euro pasuri, të vënë kryesisht nga bizneset, por edhe pagat e pronat e familjes, Daci renditet i katërti në listën e më të pasurve.

    Vila e Rugovës
    Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova zë vetëm vendin e pestë në listën e më të pasurve. Financat e tij arrijnë në 403 mijë euro, kryesisht shtëpi, apartamente dhe prona në vendlindjen e tij, Istog. Presidenti i Kosovës ka deklaruar se është pronar, madje edhe i një mali në Istog, por ka fshehur nga deklarimi i pasurisë shtëpinë e tij luksoze në Prishtinë. Vila pesëkatëshe në lagjen e pasur Velanie nuk figuron në asnjë prej formularëve të deklarimit të pasurisë së nënshkruar nga Rugova. Vetë presidenti nuk ka dhënë asnjë hollësi lidhur me mospërfshirjen në formular të vilës që prej tij përdoret si rezidencë presidenciale, edhe pse ajo nuk është pronë e shtetit.


    Shqipëri 2100 USD, Kosovë 800 USD

    Shifrat e bëra publike venë në dukje një diferencë të theksuar në nivelin e të ardhurave për frymë të popullsisë. Një numër i madh veprimtarish ekonomike në Kosovë kanë mbetur të mbyllura prej vitesh. Pensionistët që nga viti 1999 nuk marrin asnjë të ardhur, duke qenë se Beogradi refuzon të bëjë pagesat e tyre, ndërsa UNMIK-u mohon detyrimin e tij në këtë çështje. Pavarësisht nga pagat prej 200-300 eurosh në sektorin shtetëror, FMN në raportin e vet më të fundit llogarit rreth 800 dollarë amerikanë shifrën e të ardhurave mesatarisht për frymë të popullsisë në vit. Ndërkohë, Qeveria shqiptare deklaron një nivel të pritshëm prej 2.000-2.100 USD/frymë për të ardhurat mesatare në vendin tonë për vitin në vazhdim

    ----------------------------------
    E ne anen tjeter te medaljes eshte:

    47 % të kosovarëve jetojnë me më pak se 2$ në ditë, sipas UNDP-së

    15:50 ET PRISHTINË (KosovaLive) – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë publikoi të enjten “Raportin mbi Zhvillimin Njerëzor në Kosovë”, përmes të cilit jepen analiza dhe rekomandime për përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve dhe mundësitë për zhvillim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 16-09-2004 më 13:10

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    “Mjeranet” Rugova e Rexhepi kundrejt “magnatit medial” Veton Surroi

    Sipas te dhenave zyrtare, politikani me i pasur kosovar eshte botuesi i “Kohes ditore”, Veton Surroi dhe lider i iniciatives qytetare “Ora”. Ai ka deklaruar se ka nje pasuri prej afro 41 milione eurosh. Sa eshte pak ose shume kjo shume, mund te perfundojme nese krahasojme se i dyti ne kete rangliste, gjendet Ramush Haradinaj, me rreth 2.2 milione euro, kurse i treti, Bujar Bukoshi, me rreth 1 milion.

    Zgjedhjet ne Kosove po hyjne ngadale ne fazen perfundimtare, me sakte, dic me teper se nje muaj para dites se votimit(23 tetor). Nje nga temat interesante dhe specifike vetem per keto sivjet, eshte deklarimi i pasurise se politikaneve me te njohur qe hyjne ne garen per pushtet. Eshte ky nje hap qe duhet pershendetur, per shkak se shumekush politiken e shikon si trampuline per te hyre ne biznese te majme, te cilat ne keso vendesh ne tranzicion, funksionojne per mrekulli kur lidhen oligarkite ne pushtet dhe qarqet e bizneseve. Ndonjehere (me sakte, me te shpeshten), behet fjale per biznese te pista…



    Por, i leme “pislleqet” per tjeter here. T’u kthehemi garuesve politike kosovare dhe pasurise se tyre.



    Sipas te dhenave zyrtare, politikani me i pasur kosovar eshte botuesi i “Kohes ditore”, Veton Surroi dhe lider i iniciatives qytetare “Ora”. Ai ka deklaruar se ka nje pasuri prej afro 41 milione eurosh. Sa eshte pak ose shume kjo shume, mund te perfundojme nese krahasojme se i dyti ne kete rangliste, gjendet Ramush Haradinaj, me rreth 2.2 milione euro, kurse i treti, Bujar Bukoshi, me rreth 1 milion.



    Pastaj vijne: Nexhat Daci, kryetar i Parlamenti me 466 mije euro, Ibrahim Rugova, kryetar i Kosoves me 403 mije, Hashim Thaci me 372 mije dhe Bajram Rexhepi, me 200 mije.



    Keta te fundit, edhe pak dhe do ta na dalin varfanjake te vertete! Ne deklarimin e pasurise, megjithate, mund te thuhet se ka nje defekt: si e kane fituar ate? Nese mund te supozohet se Veton Surroi pasurine e ka krijuar permes gazetes (duke shfrytezuar fonde nderkombetare si Sorosi…), ndonese shuma duket nje cik e larte) si e krijuan keta tjeret. Logjika thote: prej dites kur hyne ne politike, nga bizneset qe ua mundesoi politika. Por, dyshimi tjeter mbetet: pasuria e disave qe duken varfanjake e kundrejt asaj te Vetonit duket shume e ulet, nderkaq me vite i permendnin se kontrollojne shume biznese ne Kosove (tregtia me nafte, me cigare…). I kane deklaruar ata shumat e verteta, ose mshefin ndonje “thermi” te padeklaruar? Mirepo, ne nje ankete televizive qytetaret e Kosoves kishin shprehur nje tetjer dileme, krahas asaj a jane shumat e sakta: si e kane fituar kete pasuri keta politikane?



    Ndoshta defekti me i madh qendron ne nje fakt tjeter: deklarimi i pasurise se politikaneve, jo vetem ne Kosove, por gjithkund, duhet te behet para se dikush te hynte ne politike dhe te merrte ndonje post te larte. Prandaj, ne Kosove ka nje vonese prej 5 vitesh, nderkaq te mos flasim se ne shume shtete ne tranzicion, as sot e kesaj dite nuk deklarohet pasuria, as para, as pas angazhimit politik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    U eshte hapur pune kosovarve kane me se merren, e heqin mendjen nga problemet e tjera tani shikimet dhe mendimet e tyre jane te fokusuar ne deklarimin e pasurive tek krereve e politikes se tyre.
    Presim dhe ne te Shqiperise te degjojme te vertetat mbi pasurite e krerve tane po njeri akuzon tjetrin dhe na dalin se lideret e Shqiperise("jane shume te varfer") kane nga nje dhome e guzhine ndersa banjat i kane te perbashket me vjehrat e tyre. Me i fituari eshte Nano sepse ka bere burge e tund si kembora e dashit sa here ndjell delet ti shkojne pas. Po dr.Berisha qe eshte doktor, apo si jane bere mjeket e Shqiperise edhe pastruset e spitaleve jane bere te rrezikshme....le me ata/ato.....kreu?!
    Ku ta dish u hyn sedra dhe atyre(dmth taneve) e dalin vullnetar per te na treguar rrjetin familjar te perfshire ne miliardat e tyre?!
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Sipas te dhenave zyrtare, politikani me i pasur kosovar eshte botuesi i “Kohes ditore”, Veton Surroi dhe lider i iniciatives qytetare “Ora”. Ai ka deklaruar se ka nje pasuri prej afro 41 milione eurosh.
    Si behet kjo puna ,te shtohet 1 milion kaq `pahiri`?!
    Une lexova dikun se Surroi i deklaroi 40 milion (para dy dite)! ! !
    Çkas bene vaki...
    Mund te ndodhe se mbrenda nje dite iu rrit buxheti!?
    Po nejse...


    “thermi” te padeklaruar?

    Hashim Thaci me 372 mije
    Nuk ma kap kalemi dot....


  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pershendetje,
    RTP,artikulli me larte eshte i marre nga gazeta "SHekulli" dhe me sa kam verejtur,kane pak sa qejf te lozin me numrat.
    Sidoqofte,dje ne lajmet qe i dha RTK gjithashtu pash numrin e parave qe ti thua,dmth 40 milione.
    Eshte gabim i revistes kjo.Me falni.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore
    Nga Adriano-10 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Nje vella per refugjatet kosovare
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 03:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •