Në aeroportin e Tiranës rrëzohet një avion ushtarak MIG 19, ku vdes edhe piloti
Tiranë, 16 shtator - Në aeroportin e Tiranës sot është rrëzuar një avion ushtarak MIG 19 dhe me atë rast ka humbur jetën piloti 46 vjeçar Jani Tarifa. Vetëm 5 minuta pasi është ngritur avioni është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Në bordin e avionit gjendeshin 41 predha.
Pas këtij aksidenti janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin "Nënë Tereze" të Rinasit. Sipas mediave shqiptare rrëzimi i avionit ndodhi për shkaqe teknike.
Hollësi të tjera nuk janë dhënë, por dihet që aviacioni shqiptar i luftës ka vetëm MIG 19 të prodhimit kinez.
Krijoni Kontakt