LETĖR E HAPUR PRESIDENTIT BUSH
--------------------------------------------------------------------------------
Z. President!
Po jua shkruaj kėtė letėr me shpresė qė ajo do tė merret nė konsideratė pa marrė parasysh besimin fetar tė shkruajtėsit, ngjyrėn e lėkurės sė tij dhe ndarjen tuaj tė re tė bijve tė Ademit nė: tė qytetėruar, qė mbėshtesin pikėpamjet tuaja dhe barbarė, qė nuk i mbėshtesin ato. Ndoshta kjo letėr mund t'iu duket e ēuditshme, sepse unė po ju shkruaj si njė nga trashėgimtarėt e profetėve dhe profetėt, siē e dini edhe ju, u janė drejtuar tiranėve tė tokės me shpresė qė ata tė mund tė pendohen dhe t'i frikėsohen Zotit tė Botėrave. Kėshtu veproi Musai (a.s.) kur ju drejtua Faraonit, Hamanit dhe Karunit; kėshtu veproi Isai (a.s.) kur ju drejtua romakėve dhe priftit tė madh tė ēifutėve; kėshtu veproi edhe Muhammedi (s.a.v.s.) kur ju drejtua Ebu Xhehlit nė Mekė, si dhe perandorit bizantin Heraklit dhe atij persian Kisra. Nuk ėshtė e domosdoshme qė dėgjuesi t'ia verė veshin apo ta pranojė tė dėrguarin, por ėshtė detyra e kėtij tė fundit ta pėrcjellė mesazhin.
Ju shkruaj si anėtar i njė bashkėsie tė shtypur dhe tė pėrndjekur ashtu si Isai (a.s.) kur u pėrndoq nga ēifutėt, nga njėra anė dhe nga romakėt, nga ana tjetėr. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njė komb i themeluar nga emigrantėt qė is shpėtuan pėrndjekjeve, ka marrė qėndrimin e Perandorisė Romane, qė pėrndoqi pasuesit e Isait (a.s.) dhe u bashkua me armiqtė e besimit (jobesimtarėt nga mesi i Bijve tė Izraelit) pėr tė vrarė profetėt dhe pasuesit e tyre, nė ēdo vend dhe kohė. Asokohe Perandoria Romake pretendonte se ishte simboli i lirisė dhe vlerave tė qytetėrimit, tamam ashtu ju referuat ju Amerikės nė deklarimin e tuaj tė parė pas ngjarjeve tė 11 shtatorit. Ajo ishte fuqia mė e madhe e botės, trashėgimtare e qytetėrimit grek, kishte senat dhe njė fasadė demokracie. Qytetarėt romakė gėzonin lirinė e fesė dhe tė sjelljes personale. Tė gjitha kėto bėnė qė kjo perandori tė ishte superiore ndaj tė gjitha perandorive tė tjera anekėnd botės, por megjithatė istoria nuk flet mirė pėr tė pėr shkak tė krimit tė urryer mė tė cilin ajo e njollosi reputacionin e saj: pėrndjekjen e tė krishterėve. Pėr kėtė arsye kjo fuqi e madhe i humbi vlerat e saj tė shquara kur shtypi njė grup besimtarėsh nė Zotin, i Cili vetėm Ai zotėron pushtet, fuqi dhe drejtėsi absolute, i Cili ėshtė i Fuqishėm nė ndėshkimin e Tij qė ia vonon shtypėsit pėr pak kohė, por qė njė ditė hakmerret mbi tė.
Pikėrisht kėshtu veproi Ai. Barbarėt e veriut e mundėn dhe e shkatėrruan Romėn, dogjėn simbolet e saj kulturore dhe i dhanė fund arrogancės sė saj nė fillimin e shekullit tė pestė tė erės sė krishterė. Dy shekuj mė vonė, Zoti bėri qė pasuesit e Profetit tė fundit, Muhammedit (s.a.v.s.), tė trashėgonin Tokėn e Shenjtė, nė tė cilin pati jetuar Isai (a.s.). Kjo ishte njė fitore e madhe pėr Isain (a.s.), sepse besimi islam, i cili kishte marrė dhe ēliruar nga despotizmi dhe pėrndjekja pjesėn mė tė madhe tė botės sė njohur, duke e mbushur atė me mėshirė dhe drejtėsi, i shfaqi njerėzimit madhėrinė e Isait (a.s.) dhe tė vėrtetėn e mesazhit tė tij si dhe meritėn e nxėnėsve dhe pasuesve tė tij, ashtu siē tregohet hollėsisht nė Kur'anin e Shenjtė. Bashkėsia islame e konsideronte veten si hallkėn e fundit nė zinxhirin e gjatė tė pasuesve tė profetėve, qė filloi me Ibrahimin dhe qė pėrfshiu Isain dhe Musain (paqja qoftė mbi tė gjithė ata) dhe i shpalli tė gjithė botės se armiqtė e Isait (a.s.) ishin armiqtė e lirisė dhe vlerave tė larta, veēanėrisht ēifutėt, pa marrė parasysh se a e mohuan Isain (a.s.) dhe i nxitėn romakėt kundėr tij apo u hoqėn sikur e ndoqėn atė, nė mėnyrė qė tė shtrembėrojnė mesazhin e tij siē veproi Sauli i quajtur Pal. Gjėja mė e habitshme ėshtė se njerėzit qė provuan mundimet e shkaktuara nga tirania dhe arroganca romake u gėzuan pėr shkatėrrimin e Romės dhe u habitėn nga veprimet e barbarėve tė veriut, ndonėse nuk i njihnin dhe nuk i donin ata, por sa shumė do tė gėzoheshin ata nėse p.sh. Roma do tė sulmohej nga tė krishterėt e shtypur? A do tė kishte guxuar ndonjė t'i qortonte tė krishterėt se pse gėzoheshin apo shfaqnin simpati pėr sulmuesit?
Z.President!
Ne muslimanėt jemi njė komb i drejtė. Etika jonė nuk na lejon qė tė gėzohemi nga fatkėqėsitė e tė tjerėve dhe akoma shpresojmė se Shtetet e Bashkuara do ta rishikojnė qėndrimin e tyre dhe do tė jenė mė tė drejtė, qė tė mund t'i konsiderojmė edhe njė herė si tė pafajshėm Shtetet e Bashkuara pėr shkak se ka precedentė qė e inkurajojnė kėtė shpresė dhe qė tregojnė se si ne u jemi afruar dy hapa pėr ēdo hap tė tyrin dhe njė milje pėr ēdo lėvizje tė tyre. Kur presidenti Uillson shpalli nė fund tė Luftės sė parė Botėrore 14 pikat e tij dhe veēanėrisht e popujve pėr vetėvendosje, ai u pėrshėndet nga e gjithė bota islame si njė qėndrim i drejtė kundrejt kolonializmit europian qe sundonte shumicėn e popujve tė saj. Muslimanėt u gėzuan nga ky zė qė dilte nga vetė kombet e krishterė, i cili thonte se kishte ardhur koha qė t'i jepej fund diskriminimit racor dhe fushatave kryqtare si ajo e udhėhequr nga gjeneral Alenbi. Kėshtu popujt islamė nxituan pėr t'i besuar tėrėsisht kėtij kombi asnjanės (SH.B.A.) dhe Shtetet e Bashkuara pėrfituan shumė nga kjo gjė. Veē vlerėsimeve morale qė fituan, ato arritėn avantazhet mė tė mėdha ekonomike tė historisė njerėzore. Besimi tek to nuk u trondit as nga qėndrimi i tyre i padrejtė nė lidhje me formimin e shtetit ēifut dhe mohimin qė iu be popullit palestinez pėr tė ushtruar tė drejtėn e tij tė vetvendosjes. Popujt islamė u kapėn pas shpresės qė kjo politikė ishte thjesht njė gabim qė mund tė ndreqej. Po ashtu edhe qėndrimi i presidentit Ajzenhauer kundrejt Agresionit Tripalėsh kunder Egjiptit ishte njė nga faktorėt mė tė mėdhenj qė inkurajoi vazhdimin e konsiderimit tė pafajėsisė sė Amerikės dhe refuzimin pėr tė dėgjuar deklarimet e komunistėve, qė nuk ishin krejt tė gėnjeshtėrta.
Megjithatė besimi tek Amerika dhe drejtėsia e saj u trondit shpejt dhe ra pėrtokė pėr shkak tė vetė sjelljeve tė Amerikes, qė erdhėn nė formėn e provave tė njėpasnjėshme, tė cilat e hodhėn poshtė pafajėsinė e saj.
Ndoshtat tė parat e kėtyre provave absolute ishin veprimet e presidentit Nikson dhe sekretarit tė tij tė shtetit Kisinger gjatė dhe pas luftės se Ramazanit te tetorit tė vitit 1973 dhe mė pas ato tė babait tuaj, presidentit Bush, standartet e dyfishta tė tė cilit njihen nga tė gjithė. Iraku shkeli po aq, bile edhe mė pak marrėveshje ndėrkombėtare se sa ato qė Izraeli i ka shkelur dhe vazhdon t'i shkelė. Justifikimet e Irakut ndaj veprimeve tė tij ishin tė ngjashme me ato tė pėrdorur nga Amerika pėr t'ia bashkėngjitur Teksasin territoreve tė saj. Ndėrsa pėrsa i pėrket justifikimit tė Izraelit pėr pushtimin e Palestinės, ai ishte mė i keq se justifikimi i Anglisė pėr ta mbajtur Amerikėn si koloni tė saj dhe mė i urryer se justifikimi i gjyshėrve te tu pėr kryerjen e genocidit ndaj indianėve tė Amerikės.
Ishte ky qėndrim kontradiktor qė i detyroi popujt islamė tė merrnin pjesė nė demostratat shumėmilionėshe nė mbėshtetje tė njė diktatori, tė cilin askush nuk e donte mė parė. Pastaj erdhi presidenti Klinton dhe administrata e tij ēifute. Ai ishte mė i preokupuar se ju dhe babai juaj pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr kėtė problem, por ndoqi rrugėn e gabuar duke pėrshkuar sulmin e tmerrshėm terrorist mbi Xhaminė e Ibrahimit (a.s.) nė Hebron si jo mė shumė se njė "krim". Ju dhe ai e dini mirė se deri tani nuk ka pasur asnjė sulm palestinez mbi ndonjė vend adhurimi ēifut. Kur ndodhi sulmi terrorist mbi Kana, ai nuk pati turp ta pėrshkruante ate "si njė gabim pa dashje i bėrė nga izraelitėt nė vetėmbrijtje".
Kur Izraeli u pėrball me njė seri sulmesh me bomba, ai mblodhi tė gjithė botėn dhe udhėheqėsit arabė nė konferencėn e Sherm Esh-Shejh-ut qė tė gjithė tė dėnonin "terrorizmin" duke injoruar masakrat e vazhdueshme barbare dhe zinxhirin e gjatė tė tragjediveqė ēifutėt kryejnė kundėr palestinezėve dhe arabėve, tė cilat as qė u zunė me gojė. Kjo bėri qė popujt islamė tė ndaheshin nga Amerika pėr shkak se ajo u diktoi tė pranishėmve atė qė deshi Izraeli dhe nga qeveritė e tyre pėr shkak se ato u dorėzuan pėrpara administratės amerikane. Ata, sė bashku me vuajtjet dhe shpresat e tyre, iu kthyen grupeve tė cilėsuara si "terroriste" pa e ēarė kokėn pėr kėtė cilėsim, sepse konferenca u dha atyre njė mėsim tė mirė nė tė kuptuarit e terminollogjisė sė standarteve amerikane tė dyfishta se kur Amerika vendos qė dikush ėshtė terrorist apo ekstremist, kjo gjė i ngre ata nė pozitėn e heronjve legjendarė nė sytė e tė shtypurve dhe tė dobtėve qė kanė nevojė pėr pak ajėr pas mundjes dhe nėnshtrimit tė tyre tė gjatė. Ish-sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Vili Klaes deklaroi zyrtarisht se aleanca e kishte vėnė Islamin nė shenjestėr si armikun e saj kryesor nė vend tė ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk kamė nevojė pėr prova shtesė pas kėtij etiketimi unik dhe provave qė na vijnė pėrditė nga kudo: Filipinet, Timori, Kashmiri, Kaukazi, Ballkani, Sudani dhe shumė vende tė tjrera, pėr tė mos folur mė pėr atė se ē'po ndodh nė Palestinė pas pėrdhosjes sė Xhamisė El-Aksa nga krimineli dhe terroristi mė i madh i kohės sonė Sharoni qė i kalon tė gjithė tė tjeret.
Ishte fati yt i keq pas fitores suaj tė vėshtirė ne zgjedhje qė tė ishe bashkėkohės me atė kriminel dhe tė vazhdoje aleancėn tuaj te perjetshme srtategjike me tė.
Ne muslimanėt dėshironim t'iu shihmin te zgjedhur president dhe kemi prova se votat qė ju dhanė fitoren ishin votat tona. Unė personalisht i kam kėshilluar muslimanėt qė tė votonin pėr ju. Disa prej tyre shpresonin se ju do tė ishit mė i drejtė se demokratėt, ndėrsa tė tjerė deklaronin se ēėshtja nuk ishte mė shumė se zgjedhja e sė keqes mė tė vogėl nga dy tė kėqijat. Ne nuk vepruam kėshtu se i harruam krimet qė partia dhe babai juaj kanė bėrė nė tė gjithė botėn Islame, por sepse ne jemi njė komb i drejtėsisė dhe i arėsyes. I pėmbajtėm ndjenjat tona dhe bėmė zgjedhjen qė menduam se ishte mė e mira pėr ne dhe Amerikėn. Menduam se ju do ta shpėrblenit tė mirėn me tė mirė, por ju bėtė krejt tė kundėrtėn duke e rritur ndihmėn materiale e paraardhėsve tuaj dhe mbėshtetjen politike pėr terrorizmin sionist, siē ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė. Nga goja e ēdonjėrit nė botėn islame dilnin pyetjet: A ka ndėrgjegje administrata amerikane? A ka ndonjė justifikim pėr kėtė qėndrim tė njėanshėm qė ka tmerruar tė tėrė botėn? Kur do tė marrė fund? A ėshtė Amerika Izraeli i Madh apo Izraeli Amerika e Vogėl?
Midis kėtij konfuzioni dhe zgėnjimi tė vazhdueshėm ndodhėn ngjarjet e 11 shtatorit. Nuk jua fsheh se njė valė e madhe gėzimi pasoi goditjen qė ndjenė muslimanėt dhe cilido qė ju thotė tė kundėrtėn, i shmanget sė vėrtetės. Mendimi im ėshtė se Amerika qė beson tek liria dhe demokracia, siē pėrsėrisni gjithmonė nė fjalimet tuaja, nuk duhet te tėrbohej nga ky gėzim i vetėm dhe nuk duhej tė kapej fort pas shpėrthimit spontan tė ndjenjave tė muslimanėve. Ky komb, i cili e adhuron Zotin dhe beson tek drejtėsia me shumė se ēdo komb tjetėr mbi dhe, nuk veproi kėshtu pėr shkak tė armiqėsisė racore apo dashakeqėsisė. Sė bashku me ta, kėshtu veproi dhe krejt bota, bota qė ju pėrzuri nga Organizata pėr tė Drejtat e Njeriut. 3000 organizata popullore u mobilizuan kundėr jush nė Konferencėn mbi Racizmin nė Durban. Mė shumė se 40 kombe vuajnė nga bojkotet tuaja shtypėse dhe ndėshkimet ekonomike, pa zėnė me gojė inkursionet ushtarake. Bile edhe mjedisi ju ka identifikuar pėrpara gjithė botės si armiku i tij mė i madh.
Goditja qė pėsuan njerėzit nga fjalimi juaj i parė ishte mė e madhe se sa goditja nga vetė ngjarja. Ai e barazoi krejtėsisht Amerikėn me lirinė, drejtėsinė dhe vlrerat fisnike, ndėrkohė qė bartte njė kėrcėnim tė egėr pėr hakmarrje nė vend tė njė premtimi pėr bashkpunim tė ndershėm. U munduan t'iu justifikojmė pėr shkak tė goditjessė pėsuar nga ngjarjet dhe nevojės pėr tė absorbuar zemėrimin popullor, por tė gjitha, si deklarimet e juaja ashtu dhe veprimet qenė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe zhdukėn ēdo mundėsi tjetėr.
Akuzat dhe hakmarrja e nxituar janė tragjedia e vėrtetė pėr Amerikėn dhe prova e vėrtetė e vlerave dhe qytetėrimit tė saj. Aparati juaj i sigurimit, i cili mburrej se mund tė kapte edhe mizėn qė fluturonte mbi Pentagon dhe se e merrte vesh sherrin qė plaste tek eskimezėt pėrpara se tė ndodhte, u vėrsul mbi hotelin dhe shkollėn mė tė afėrt tė fluturimit, morėn emrat e tė gjithė studentėve apo banorėve muslimanė ose arabė dhe shpalli se ata janė terroristė.
Imagjinoni z.President sikur jeni midis familjes apo fisit tuaj mijėra milje larg dhe tė dėgjoni apo shikoni lajmet qė thonė se ju keni qenė pjesė e njė aksioni vetėvrasės nė njė avion apo se ai u krye nga vėllai juaj qė vdiq para njė viti? A nuk do tė kishit falenderuar Zotin qė nuk jemi qytetar i atij vendi tė qytetėruar apo besues nė tė ashtuquajturat vlerat dhe drejtėsinė e tij? Veēanėrisht kur populli juaj shumė i qytetėruar u pėrgjigjet thirrjeve tuaja, anėtarėve tė kabinetit tuaj apo aparatit tuaj tė sigurimit dhe fillon tė sulmojė invaduesit barbarė nė ēdo pjesė tė lirė dhe qytetėruar tė vendit tuaj. Unė dhe populli i vendit tim (Arabisė Saudite) zbuluam se sa barbarė ishim kur njė bandė perėndimorėsh (nuk po i quaj terroristė, sepse kishin lėkurė tė bardhė dhe sy blu) kryen njė seri shpėrthimesh nė qytetet tona. Ne i shikonin nė televizor duke pohuar krimet e tyre dhe megjithatė nuk bėmė as edhe lėvizjen mė tė vogėl pėr tė sulmuar ndonjė perėndimor nė ndonjė qytet tė vendit tonė, as i vramė ata, as i ēveshėm nė aeroportet tona pėr kontroll trupor, as nuk i futėm nė izolim, lere mė tė nxitnin krejt botėn pėr tė formuar njė aleancė kundėr tyre. Jo, ne nuk bėmė asgjė nga kėto qė njerėzit tuaj tė qytetėruar ua bėnė fėmijėve dhe vėllezėrve tanė muslimanė.
Ajo qė na bėri tė sillemi nė kėtė mėnyrė ėshtė feja dhe etika jonė, pėr tė cilėn falenderojmė Zotin qė na e ka dhuruar. Nė kėtė pikė dua t’iu pyes z. President, nė se bota do t’iu zgjidhte pėr t’i dhėnė njė ēmim popullit me morale dhe vlera mė pėrparimtare, si dhe trajtimin mė tė mirė tė tė tjerėve, cilit nga tė dy popujt do t’ia jepnit ēmimin: popullit tuaj apo atij tonit?
A mos do tė thotė kjo se ne ja duam tė keqen popullit amerikanė dhe se jemi racistė pėr shkak tė mėnyrės se si na trajtojnė ata? Jo, kurrė! Ne besojmė se nė pėrgjithėsi populli amerikan ka cilėsi shumė tė mira, duke qenė mė i afėrti popull perėndimor me ne dhe dėshirojmė qė tė arrijnė tė mira nė kėtė botė dhe tjetrėn. Ata janė njė popull shumica e tė cilit beson nė ekzistencėn e Zotit dhe dhurojnė pėr bamirėsi mė shumė se ēdo popull tjetėr i botės (me kėtė nuk nėnkuptojmė kristianizimin e muslimanėve).
Prova mė e vėrtetė e mirėsisė sė popullit amerikan ėshtė fakti se ata e kanė pėrqafuar Islamin mė shpejt dhe nė numėr mė tė madh se popujt e tjerė tė botės dhe pėrpiqen pėr ta kuptuar atė mė mirė, bile edhe pasi ju i quajtėt muslimanėt si pėrgjegjės pėr ngjarjet e 11 shtatorit pa pasur asnjė provė fajėsie.
Ne i urojmė nga zemra gjithė tė mirat dhe nderimet pėr kėtė popull. E mira dhe nderi arrihen nga popujt duke bėrė njėrėn nga kėto dy gjėra:
1. Duke pėrqafuar fenė e Zotit qė ėshtė e vetmja fe e pranuar tek Ai, feja e tė gjithė profetėve: Islami. Duke vepruar kėshtu, Zoti u dhuron atyre mirėsinė e kėsaj botė dhe tė botės tjetėr.
2. Duke bėrė paqe me muslimanėt, duke i dashur dhe duke u sjellė mirė me ta. Duke vepruar kėshtu, Zoti i shpėrblen ata me siguri dhe tė mira nė kėtė botė.
Ky komb islam, pasues i Ibrahimit dhe Muhammedit (paqja qoftė mbi ta), ėshtė mė i dashur tek Zoti se tė gjithė kombet e tjerė. Ai qė na nderon ne, e nderon Zoti dhe ai qė na pėrbuz ne, e pėrbuz Zoti, ndonėse Ai mund t’u japė atyre ca kohė. Historia ėshtė dėshmitare pėr kėtė.
Ju mund tė thoni ose tė tjerėt mund tė kenė thėnė nė emrin tuaj: “Unė kam kėrkuar tė falur pėr pėrdorimin e termit “kryqėzatė”, kam vizituar Qendrėn Islame dhe i kam kėshilluar njerėzit qė tė kontrollojnė vetveten”, por ne themi: “Jemi mėsuar ta shohim Amerikėn tė shkaktojė plagė tė thella dhe pastaj tė vendosė njė fashė tė vogėl mbi to, por sulmi juaj aktual mbi Afganistanin i ka hequr dhunshėm kėto fasho dhe ka hapur njė plagė nė zemrėn e ēdo muslimani”.
Ah sikur z. President, pas asaj qė bėtė tė kishit shmangur terminollogjinė raciste nga fjalimet tuaja nė lidhje me veprimet armiqėsore! Do tė kishte mjaftuar qė thjesht, pa ndonjė justifikim, tė deklaronit tė drejtėn pėr t’u sjellė me botėn si tė doni dhe pėr tė ndėshkuar cilin tė doni dhe kur tė doni. Por ju vazhduat dhe e latė tė hapur dėshirėn pėr hakmarrje tė pafund kur thatė: “Sot do tė pėrqėndrohemi mbi Afganistanin, por beteja jonė ėshtė mė e gjėrė se kaq”. A nuk ju mjafton tė shkatėrroni njė komb tė tėrė pėr shkak tė njė akuze tė pavėrtetuar kurrė kundėr njė personi apo organizate tė vetme qė ėshtė e detyruar tė jetojė nė atė vend? A ėshtė kjo armiqėsi, qė i tejkalon tė gjitha vlerat dhe moralet, dhe qė trondit ēdo ndėrgjegje tė gjallė nė botė, vetėm njė pikė ujė nė detin e hakmarrjes suaj?
A mos u ka dhėnė Krishti (a.s.) gjithė kėtė pushtet? Larg ėshtė ai nga kjo gjė! Bile edhe vetė Makiaveli nuk ua jep kėtė shkallė pushteti. Precedenti juaj ėshtė vetėm Samsoni. A nuk i frikėsoheni Zotit, ju qė shprehjen “Zoti e bekoftė Amerikėn!” e keni bėrė slloganin tuaj? Si mund ta bekojė dhe mbrojė Zoti atė kur Krishti, i Dėrguari i Tij, na mėson krejt tė kundėrtėn e asaj qė ju bėni? “Kush ju godet nė njė faqe, ktheji edhe faqen tjetėr. Atij qė tė merr kėmishėn, jepi edhe pallton. Nėse ndonjė tė tall pėr njė milje, shko me tė pėr dy milje”.
A nuk e kuptoni se kur e bėtė dėshirėn pėr hakmarrje tė pafund, cilėsinė e kombit tė qytetėruar, e keni quajtur Krishtin (a.s.) njė barbar tė paqytetėruar? Larg ėshtė ai nga kjo gjė! Por ju e keni hedhur poshtė Zotin dhe Krishtin (a.s.), dhe keni ndjekur sjelljet e papėve tė Mesjetės qė jepnin indulgjenca dhe ēkishėrime sipas kapriēove. Ju i keni dhėnė njė falje tė pėrjetshmė vetes suaj, shtetit sionist dhe ēdo tirani, ndėrkohė qė keni nxjerrė njė ēkishėrim pėr cilindo qė heziton tė bashkohet me armiqėsinė tuaj tė pafund, duke i damkosur ata si terroristė ose pėrkrahės tė terrorizmit.
Ju kėrkoni me mikroskop tė ashtuquajturit “grupe terroriste” nė Somalinė e shkatėrruar nga varfėria apo nė kampet e refugjatėve palestinezė nė Liban, banesat e mjerueshme tė tė cilėve kėrcėnohen ēdo ditė nga terrorizmi sionist, por harroni se terrorizmi i tmerrshėm banon tek ju. Ai jeni vetėm ju dhe vetėm ju. Nėse nuk e besoni kėtė, atėherė mė thoni, sikur miku juaj mė i mirė tė vinte t’iu uronte pas dhjetė vjetėsh pėr fitoren qė shpresoni tė arrini mbi armikun misterioz qė keni shpikur, pėr ē’gjė do t’iu uronte? Supozojmė se do tė thotė: “Z.President! Kemi vrarė njė milion afganė, njė milion irakianė, njė milion kėsoj apo asoj”, deri nė fund tė listėts suaj tė mallkuar, a do tė ishte ajo njė fitore e qytetėrimit, vlerave tė larta, lirisė dhe demokracisė? Pa dyshim ndėrmjet viktimave tuaja do tė kėtė tė vdekur nga uria, vejusha tė rreckosura dhe fėmijė. A do ta kėnaqė kjo dėshirėn tuaj pėr hakmarrje? Me paturpėsinė mė tė madhe, ju do ta pėrdorni faktin se ata janė gjallė si provė qė ju u kufizuat vetėm nė shkatėrrimit tė shtėpive tė tyre me baltė dhe kasolleve prej druri si objektive strategjike tė bombave tė zgjuara tė luftės suaj tė pastėr qė nuk vret njerėz.
Nė kėtė pikė, bota, qė ju e keni shtypur pėr aq kohė qė do Zoti, do tė qeshė mė nė fund. Po, ata do tė detyrohen tė qeshin nga shakaja e qytetėruar e inteligjencės sė mrekullueshme tė raketave tuaja. Kur goditėt Irakun, Irani bėrtistė. Kur vutė nė shėnjestėr Afganistanin gjatė sulmit tuaj tė parė kundėr atij vendi, ju goditėt Pakistanin dhe njėra nga raketat tuaja tė zgjuara zemėroi Gjigandin e Verdhė kur shkatėrroi ambasadėn e tij nė Beograd. E pranoj inteligjencėn e sė paku njėrės nga raketat tuaja: raketės Patriot qė pa njėrėn nga raketat Skud budallaqe, e cila kishte humbur rrugėn, e goditi duke e kthyer nė drejtimin e duhur dhe e ftoi tė hante drekė me oficerėt e spiunazhit amerikan nė Huber.
Pėr sa i pėrket tė qenit tė pastėrta, e gjithė bota ėshtė dėshmitare se ju bėtė luftėn mė tė pastėr, por me njė gabim tė vogėl: ndonėse e pastruat Hiroshimėn dhe Nagasakin, pa dashje latė pak ndotje radioaktive atje. Ndoshta do ta kuptoni gabimin tuaj nė Afganistan dhe do tė tregoheni mė bujar, duke i lyer me pak bojė tė lirė amerikane.
Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė themi gjithashtu se ka pak dyshime nė lidhje me pastėrtinė e luftės suaj nė Irak, ku dėshmitarė kundėr jush janė fėmijėt, ndonėse ligji nuk e pranon dėshminė e fėmijėve, edhe sikur tė jenė me miliona, ndėrkohė qė dėshmitarė nė anėn tuaj janė tė rriturit nga klasa e diktatorėve dhe gjeneralėt e tyre.
Z.President!
A mendoni se lista juaj, nė tė cilėn shpallni emrat e organizatave terroriste dhe vendeve qė mbėshtesin terrorizmin, do t’i shėrbejė interesave tuaja? Apo do tė jetė njė provė e mėtejshme e faktit qė bota ėshtė kundėr jush? Kush ju kėshilloi ta botonit kėtė listė nė tė njėjtėn kohė kur njerėzit zbuluan se shtėpia juaj ishte prej xhami dhe bile tė thyer? Pėrse i bėni armiq ata qė ju qėllojnė me gurė nga Japonia nė lindje deri nė Peru nė perėndim? Gjatė situatės sė rrezikshme tė sigurisė nė tė cilėn ndodhet vendi juaj, a nuk do tė kishte mjaftuar qė tė zgjidhnit vetėm njė vend dhe njė organizatė? Apo doni t’i nxitni tė gjithė ata qė, nė rast se ndonjė prej tyre kryen ndonjė veprim terrorist, tė mund t’i quani muslimanėt pėrgjegjės pėr tė, nė mėnyrė qė kryqėzata juaj kundėr tyre tė vazhdojė pėrgjithmonė?
Z. President!
Mos mendoni se dua t’iu numėroj gabimet e juaja tė pakta dhe tė harroj tonat qė pėr ne janė tė shumta. Jo! Do t’iu pėrmend njė gabim serioz qė kemi bėrė ne muslimanėt: ne nuk i harrojmė tragjeditė tona sa do kohė qė tė ketė kaluar. Imagjinojeni z.President, ne akoma vajtojmė pėr Andaluzinė dhe e kujtojmė pėrherė se ē’i bėnė fesė, kulturės dhe nderit tonė Ferdinandi dhe Izabela! Ne ėndėrrojmė ta rimarim atė. Kurrė nuk do ta harrojmė shkatėrrimin e Bagdadit nga mongolėt apo rėnien e Jeruzalemit nė duart e gjyshėrve tuaj kryqtarė. Kjo do tė thotė se ne, sipas mendimit tuaj, nuk jemi nė atė nivel qytetėrimi qė gėzojnė gjermanėt dhe japonezėt qė mbėshtesin veprimet e tuaja ushtarake dhe harrojnė trajtimin qė u keni bėrė nė tė kaluarėn. Edhe muslimanėt afrikanė qė e pėrqafuan Islamin pas rėnies sė Andaluzisė vajtojnė si arabėt, ashtu siē bėjnė edhe indonezianėt qė vetėm kohėt e fundit kanė dėgjuar pėr Andaluzinė. Mund tė jetė njė problem pėr ne, por kush do ta paguajė ēmimin pas pak?
Z.President!
Problemi juaj me afganėt dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi ėshtė se ju jeni mė tė fortė se ē’duhet dhe ata mė tė dobėt se ē’duhet. Ēdo herė qė ju pėrdorni forcė tė tepruar apo e teproni nė pėrdorimin e saj, del se kjo gjė ėshtė dobėsi nė forcė. Ėshtė njė mister i madh hyjnor qė na kujton atė qė i ndodhi faraonit tiran nga Bijtė e Izraelit. Dėgjojeni kėtė histori nga Libri i Shenjtė i Zotit:
(28:1-6)
Mos thoni: “Kush jam unė nė krahasim me faraonin?” Ju u keni kėrkuar muslimanėve atė qė faraoni nuk ua kėrkoi kurrė Musait (a.s.) dhe popullit tė tij: qė ata tė mos ju urrejnė nė zemrat e tyre pavarėsisht se ē’iu bėn dhe si i shtyp ata, pėrndryshe ju do tė hakmerreni mbi ta. Kjo ėshtė cilėsi vetėm e Zotit, sepse vetėm Zoti mund ta derdhė hakmarrjen e Tij mbi tė gjithė ata qė nuk e duan Atė. Nuk njohim asnjė rregjim diktatorial nė historinė e lashtė qė ta ketė trajtuar popullin nė bazė tė asaj qė fshihej nė zemrat dhe ndėrgjegjen e tyre, lere mė njė demokraci e shekullit XXI-tė.
Ju mund tė thoni: “Ne kemi ndėrmend tė heqim ēdo gjė qė nxit urrejtjen nga hutbet, programet shkollorė, artikujt e gazetave dhe massmedia”. Ne ju pėrgjigjemi se nėse kjo ėshtė demokracia juaj, atėherė bėni ēfarė t’iu pėlqejė, por tė jeni i sigurtė se nuk do tė keni sukses. Ne kemi mėsuar ta urrejmė shtypjen dhe ta duam tė vėrtetėn nga feja dhe Kur’ani jonė, qė janė mė tė fortė se tė gjitha mjetet tuaja dhe mė tė patundura se malet tuaja. Nėse ju refuzoni gjithēka, me pėrjashtim tė arrogancės sė forcės dhe ēmendurisė sė madhėshtisė, atėherė nuk ju mbetet tjetėr veē shfarosjes sė tė gjithė muslimanėve me armė bėrthamore apo biollogjike ose mė ē’tė doni nga arsenali juaj infernal.
Ju mund tė pyesni: “Pėrse tė gjithė kur disa prej tyre na duan?” Jini tė sigurtė se nuk ka asnjė musliman mbi dhe’ qė ju do, edhe sikur tė dhurojnė gjak pėr ju, tė ngrenė qendra spiunazhi pėr mbledhjen e informacioneve pėr ju apo t’ua lėnė ju nė dorė pėrcaktimin e programeve mėsimore pėr arsimimin e popujve tė tyre. Cilido qė deklaron se ju do (dhe nuk ka asnjė musliman qė ta bėjė kėtė), ju do ashtu siē mund ta dojė preja e frikėsuar gjahtarin e saj brutal.
Ju mund tė thoni: “Ne do ta rikthejmė besimin e popujve muslimanė duke i ndryshuar qeveritė e tyre nė sisteme demokratike dhe tolerante”. Ne ju themi se ju duhet vetėm tė hiqni dorė nga trajtimi i keq qė na bėni. Ju e shkatėrruat popullin irakian si dhe shumė tė tjerė, me kėtė premtim. Ne nuk duam asnjė liri apo demokraci qė vjen nga ju dhe nuk do ta pranojmė kurrė atė. Armiku i lirisė nuk mund tė japė liri.
Z. President!
Ju kėshilloj dhe ju vė pėrpara frikėn nga Zoti, qė tė hiqni dorė nga veprimet armiqėsore. Trajtojeni problemin me paanshmėri e durim dhe do tė shihni se ne do tė jemi me vetėpėrmbajtjen tuaj. Armiqėsia juaj tani ėshtė nė fillim tė rrugės, ndaj ėshtė mė lehtė pėr ju dhe mė mirė pėr botėn. Nėse nuk veproni kėshtu, dijeni mirė se fillimet e lehta zakonisht pasohen me pėrfundime jashtėzakonisht tė vėshtira. Pėr kėtė arsye, ju kėrkoj tė mendoheni z. President, se nėse shkatėrroni ēdo vend qė pėrfshihet nė listėn tuaj tė terroristėve, a thua do tė jetė vallė fundi apo vetėm fillimi? Veēse nėse doni tė mbaheni mend nė histori pėr Armagedonin dhe nė kėtė rast, nuk do tė kishte histori.
Pėr kėtė arsye, ua pėrsėris: Frikėsojuni Zotit dhe mendohuni mirė! Paqja qoftė mbi atė qė ndjek udhėzimin e Zotit!
Shejh Sefer Ibn Abdurrahman El-Havalij
Krijoni Kontakt