ANAN: PUSHTIMI NE IRAK, VEPRIM I PALIGJSHEM
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan, ka thėnė se pushtimi i udhėhequr nga amerikanėt nė Irak ishte njė veprim i paligjshėm. Nė njė intervistė pėr BBC-sė, zoti Anan sfidoi bazėn ligjore tė luftės duke thėnė se ishte nė kundėrshtim me kartėn e OKB-sė.
Ai tha se vendimi pėr tė ndėrmarrė veprime ushtarake duhej marrė nga Kėshilli i Sigurimit dhe jo nė mėnyrė tė njėanshme nga njė vend anėtar i kėshillit. "Unė kam theksuar se ndėrhyrja nuk ishte nė pėrputhje me kartėn e OKB-sė. Nga pikėpamja jonė ndėrhyja ishte joligjore," tha zoti Anan. "Unė jam njė nga ata qė besonin se duhej tė kishte njė rezolutė tė dytė pėr Irakun, sepse Kėshilli i Sigurimit kishte theksuar se, nėse Iraku nuk do t'i ndiqte rregullat, atėhere do tė kishte pasoja," tha ai nė njė intervistė pėr BBC-nė.
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė tha se veprime tė tilla ushtarake nė tė ardhmen duhet tė kenė miratimin e OKB-sė dhe pėrkrahje mė tė gjėrė ndėrkombėtare. Sipas tij bashkėsia ndėrkombėtare kishte marrė njė mėsim tė dhimbshėm nga kėto veprime. Anan tha se nėse situata e sigurisė nė Irak vazhdon tė jetė si tani zhvillimi i zgjedhjeve atje mund mos jetė plotėsisht i besueshėm.
Edhe pse paqa(gjasme) ju dha lufta vazhdon akoma....
Numri i te vdekurve po kalon...shifren e Sadamit...
IRAK, RREMBEHEN TRE QYTETARE BRITANIKE NE BAGDAD
Ministria e Brendshme irakiane njofton se tre qytetarė britanikė janė rrėmbyer nė Irak. Njė zėdhėnės i qeverisė irakiane tha se tre persona, qė besohet se janė civilė, ishin rrėmbyer nga persona tė armatosur nė njė shtėpi nė qendėr tė kryeqytetit Bagdad tė enjten herėn nė mėngjes. Shtėpia ndodhej nė rajonin al-Mansour tė kryeqytetit, njė lagje e pasur ku kanė banesat shumė tė huaj dhe kompani tė huaja. Ambasada britanike nė Bagdad tha se po pėrpiqej tė konfirmonte njoftimet. Muajt e fundit ka pasur njė valė rrėmbimesh tė tė huajve nė Irak. Dy gazetarė francezė dhe dy punonjėse italiane tė ndihmave janė midis atyre qė janė rrėmbyer kohėt e fundit
Krijoni Kontakt