Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Kreu i OKB: Pushtimi i Irakut i paligjshėm

    ANAN: PUSHTIMI NE IRAK, VEPRIM I PALIGJSHEM

    Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan, ka thėnė se pushtimi i udhėhequr nga amerikanėt nė Irak ishte njė veprim i paligjshėm. Nė njė intervistė pėr BBC-sė, zoti Anan sfidoi bazėn ligjore tė luftės duke thėnė se ishte nė kundėrshtim me kartėn e OKB-sė.
    Ai tha se vendimi pėr tė ndėrmarrė veprime ushtarake duhej marrė nga Kėshilli i Sigurimit dhe jo nė mėnyrė tė njėanshme nga njė vend anėtar i kėshillit. "Unė kam theksuar se ndėrhyrja nuk ishte nė pėrputhje me kartėn e OKB-sė. Nga pikėpamja jonė ndėrhyja ishte joligjore," tha zoti Anan. "Unė jam njė nga ata qė besonin se duhej tė kishte njė rezolutė tė dytė pėr Irakun, sepse Kėshilli i Sigurimit kishte theksuar se, nėse Iraku nuk do t'i ndiqte rregullat, atėhere do tė kishte pasoja," tha ai nė njė intervistė pėr BBC-nė.
    Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė tha se veprime tė tilla ushtarake nė tė ardhmen duhet tė kenė miratimin e OKB-sė dhe pėrkrahje mė tė gjėrė ndėrkombėtare. Sipas tij bashkėsia ndėrkombėtare kishte marrė njė mėsim tė dhimbshėm nga kėto veprime. Anan tha se nėse situata e sigurisė nė Irak vazhdon tė jetė si tani zhvillimi i zgjedhjeve atje mund mos jetė plotėsisht i besueshėm.

    Edhe pse paqa(gjasme) ju dha lufta vazhdon akoma....
    Numri i te vdekurve po kalon...shifren e Sadamit...

    IRAK, RREMBEHEN TRE QYTETARE BRITANIKE NE BAGDAD

    Ministria e Brendshme irakiane njofton se tre qytetarė britanikė janė rrėmbyer nė Irak. Njė zėdhėnės i qeverisė irakiane tha se tre persona, qė besohet se janė civilė, ishin rrėmbyer nga persona tė armatosur nė njė shtėpi nė qendėr tė kryeqytetit Bagdad tė enjten herėn nė mėngjes. Shtėpia ndodhej nė rajonin al-Mansour tė kryeqytetit, njė lagje e pasur ku kanė banesat shumė tė huaj dhe kompani tė huaja. Ambasada britanike nė Bagdad tha se po pėrpiqej tė konfirmonte njoftimet. Muajt e fundit ka pasur njė valė rrėmbimesh tė tė huajve nė Irak. Dy gazetarė francezė dhe dy punonjėse italiane tė ndihmave janė midis atyre qė janė rrėmbyer kohėt e fundit
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059
    SHBA po humbet luftėn kundėr terrorizmit


    Njė person anonim, oficer i CIA-s qė ende shėrben nė departarmentin kundėr terrorizmit dhe qė pėrshkruhet si njeriu nė kėrkim tė Osama bin Ladenit qė nga viti 1996 deri nė vitin 1999 ka shkruar njė libėr tė ri tė quajtur Imperial Hubris ku thotė se SHBA po e humbasin luftėn kundėr terrorizmin dhe se pushtimi i Irakut vetėm se forcon pozitat e udhėheqėsit tė Al Kaidės, Osama bin Laden.Ai thotė se lufta kundėr terrorizmit po dėshton pasi udhėheqėsit amerikanė nuk e kuptojnė se armiku real ėshtė njė kryengritje botėrore islamike dhe jo vetėm al-Kaida. Nė libėr thuhet se Sadam Husein nuk pėrbėnte asnjė kėrcėnim pėr Shtetet e Bashkuara dhe se pushtimi i Irakut qė ėshtė qendra e objekteve tė shenjta tė Islamit pa dashur, ka mbėshtetur deklaratat e Osama bin Ladenit se Shtetet e Bashkuara janė nė luftė kundėr myslimanėve.


    Shqiptarėt nė njė thes me terroristėt Ambasada amerikane nė Tiranė njofton se pėr tė gjithė kėrkuesit e vizave tė udhėtimit drejt Shteteve tė Bashkuara ajo do tė zbatojė marrjen e shenjave tė gishtėrinjve. Kjo procedurė ka nisur tė zbatohet nė Shtetet e Bashkuara qė nė fillim tė kėtij viti nė 115 aeroporte dhe 14 porte detare kryesore. Skanerat digjitalė tė gishtave tė aplikuesve pėr vizė do tė mblidhen dhe do tė kontrollohen me njė databazė kriminelėsh tė njohur dhe tė dyshuarish pėr terrorizėm. Skanimi i shenjave tė gishtave dhe pėrfshirja e tė dhėnave biometrike nė shėnimet e udhėtimit do ta "lehtėsojnė" zėvendėsimin e dokumentave tė udhėtimit tė humbura apo tė vjedhura. Me hyrjen nė SHBA aplikuesve i merren pėrsėri tė dhėnat biometrike dhe pėrdoren pėr tė verifikuar identitetin e vizitorit duke i krahasuar ato me tė dhėnat e marra nė kohėn kur ėshtė lėshuar viza. Kjo siguron qė vizitori ėshtė i njėjti person qė ka marrė vizėn.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059
    “Arėsye e Thjeshtė mbi Armėt qė nuk Gjenden ”







    Paaftėsia e Shteteve tė Bashkuara pėr tė gjetur stokun e famshėm tė Irakut tė “Armėve tė Shkatėrrimit nė Masė” (ose ASHM, siē quhen nė titujt ditorė) e ka kapur ngushtė rregjimin e Bushit, dhe akoma mė tepėr Tony Blair-in (si dhe qeverinė Spanjolle). Nė nxitim e sipėr pėr tė justifikuar luftėn, duket qartė se nė mė te pakten mund tė thuhet se qeveritė e Sh.B.A-ės dhe Britanisė sė Madhe e egzagjeruan ēėshtjen e tyre, dhe ndoshta gėnjyen drejtpėrdrejt.



    Sa e rėndėsishme ėshtė kjo? Dhe ēfarė domethėnie ka kjo? Ka njė numėr pyetjesh tė ndėrthurura nė kėtė diskutim. Njera ėshtė se sa armė, nėse fare, kishte Saddam Husseini nė tė vėrtetė, dhe kur i kishte ato? Njė e dytė ėshtė se nėse kishte armė, pėrse nuk i pėrdori? Sė treti, nėse kishte armė, ku janė ato tani? Sė katėrti, sa e rėndėsishme ishte ēėshtja e armėve vėrtet ndonjėherė pėr Bush-in dhe Blair-in? E pesta ėshtė nėse vėrtet bota ėshtė tani mė e sigurt kundrejt ēfarėdo kėrcėnimi kėto armė ishin tė supozuara tė paraqisnin, tani qė trupat Amerikanė ndodhen nė Bagdad. Ky ėshtė njė lėmsh pyetjesh tė ngatėrruara, dhe ka shumė njerėz qė janė tė interesuar qė ky lėmsh tė mbetet i ngatėrruar, dhe ti rezistoje kėshtu kritikės analitike.



    Sa armė kishte Husseini? Rumsfeldi tani ėshtė duke thėnė se para se lufta tė fillonte, askush (bile as ata qė kritikonin politikėn e Shteteve tė Bashkuara) nuk dyshonte qė ai kishte disa, prandaj pėrse gjithė kjo keqdashje tani mbi mungesėn e zbulimeve? Ai thotė se armėt ishin atje, janė atje, dhe do tė gjenden. Ai ka padyshim pjesėrisht tė drejtė. Shumė pak vetė vėrtet dyshuan ndonjėherė egzistencėn e disa armėve. Unė vetė nuk e dyshova. Ēėshtja ėshtė nėse kėto armė paraqisnin njė kėrcėnim domethėnės dhe tė parashikueshėm pėr botėn. Shtetet e Bashkuara insistuan se po, dhe shumica e botės nuk ra dakort me kėtė vlerėsim disi forcėrisht.



    Tani duket se Saddami vėrtet mund tė ketė likuiduar shumicėn, nėse jo komplet, tė atyre armėve qė ai kishte gjatė muajve pėrpara se tė fillonte lufta. Padyshim ai ishte nėn presion pėr tė vepruar nė mėnyrė tė tillė. Por atėherė kjo ishte pikėrisht ēfarė kishin qenė sė argumentuari Hans Blix dhe qeveria Franceze kur thoshnin se inpektimet e Kombeve tė Bashkuara “po jepnin rezultate.” Duket se Shtetet e Bashkuara kanė mundur tanimė tė zbulojnė njė shkencėtar Irakian i cili pranon se dokumente tė detajuara nė lidhje me ndėrtimin e armėve bėrthamore u groposėn nė kopshtin e tij – mė tepėr se njė dekadė mė parė. Dhe duket se ai thotė qė Saddami e urdhėroi kėtė sepse kishte ndėrment ti vinte kėto plane nė jetė pasi tė merrnin fund sanksionet. Kjo mua mė duket e mundur. E ēfarė atėherė? Do ti kthehemi kėsaj pyetjeje.



    A kishte Saddami vėrtet armė nė gjendje funksionimi? Kujtoni qė Tony Blair i tha Parlamentit se ai ishte nė gjendje ti pėrdorte ato brenda 45 minutave. Nėse po, pse nuk i pėrdori ai kėto armė atėherė? Doemos, duke i pėrdorur ato do tė kishte ca efekt fitimprurės, tė paktėn nga ana ushtarake. Kjo pyetje mbetet pa njė pėrgjigje tė mirė nėse marrim parasysh skenarėt pėr tė cilėt paralajmėronin Shtetet e Bashkuara. Ndoshta Saddami ishte mė i menēur se aq. Ndoshta ai e kuptoi se do ta humbiste betejėn ushtarake sidoqė tė vinte puna, dhe e rėndėsishmja mbetej mos tė humbiste gjithė mbėshtetėsit e tij mė tė fortė nė proēes e sipėr. Nė kėtė rast, ndoshta ai u tha atyre tė shpėrndaheshin, qė mė vonė tė ndėrmerrnin ose inkurajonin operacione plaēkitjeje me qėllim tė dyfishtė pėr tė shkaktuar ērregullim dhe pėr tė shkatėrruar infrastrukturė dhe dokumentacione. Kjo mund atėherė tė krijonte njė rrėmujė madhore tė cilės Shtetet e Bashkuara do tė ishin tė paafta ti pėrgjigjeshin mjaftueshėm (duke pasur parasysh tensionet sociale tė komplikuara tė Irakut). Dhe atėherė ai mund tė fillonte njė luftė guerilase tė pėrzgjatur. Tepėr i menēur, thoni? Ndoshta. Ndoshta Shtetet e Bashkuara thjesht pėrfunduan nė kushte tė tilla pa ndonjė planifikim nga ana e Saddamit.



    Nėse Saddami i kishte kėto armė, ku janė ato tani? Njė tufe skicash nė njė kopėsht dhe dy kamionė qė mund tė jenė pėrdorur pėr tė prodhuar armė biologjike nė tė ardhmen (tė cilat sidoqė tė vijė puna i ishin dhėnė Saddamit nga Anglezėt) nuk ėshtė dhe aq pėr tė treguar pas dy muaj kėrkimesh. E di se Iraku ėshtė njė vend i madh, por Forcat e Armatosura tė Shteteve tė Bashkuara janė tė supozuara tė jenė nė gjendje sė bėri kėrkime, sidomos kur Shtetet e Bashkuara posedonin para se te fillonte lufta, siē patėn deklaruar, informacion nė lidhje me vendndodhjen e kėtyre armėve. A janė kėto armė nė Siri? Jo me shumė tė ngjarė. Nėse do tė ishin vėrtet atje, do tė kishim parė ushtrinė Amerikane tė ndėrhynte atje deri tani. A do tė gjenden ato nė ndonjė bazė sekrete nėn shkretėtire? Ndoshta. Pėrse atėherė nuk ka dėshirė Amerika tė lejojė inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara ti kėrkojnė ato? Kjo nuk mban dhe aq erė tė mirė.



    Por a ishin Shtetet e Bashkuara vėrtet ndonjėherė tė interesuara nėse Iraku i kishte kėto armė? Pėrgjigja ėshtė si jo, ashtu edhe po. Jo, nė njė sens tejet tė rėndėsishėm. Skifterėt Amerikanė donin ta pushtonin Irakun me qėllim qė ta pushtonin Irakun, domethėnė, me qėllim pėr ti treguar botės se Shtetet e Bashkuara mund dhe do ta pushtonin Irakun, vetėm pse ishte njė vatėr e bezdisshme anti-Amerikane nė Lindjen e Mesme. Edhe sikur ēdo anėtar i rregjimit tė Bushit ta dinte me siguri se nuk kishte dhe nuk kish pasur kurrė ndonjė armė shkatėrrimi nė masė, Shtetet e Bashkuara prapėseprapė do ta kishin pushtuar Irakun. Nė fund tė fundit, Wolfowitz vėrtet tha se theksimi i kėtyre armėve ishte thjesht njė leverdi byrokratike, qė do tė thote ishte ai lloj argumenti qė do ti mbushte mendjen personave ngurrues nė Kongresin Amerikan dhe midis publikut pėr tė mbėshtetur aksionin, por qė kjo nuk ishte kurrė arėsyeja e vėrtetė.



    Por po, Shtetet e Bashkuara ishin tė shqetėsuara nė lidhje me armėt e shkatėrrimit nė masė, nė kuptimin qė ato janė tė vendosura qė asnjė shtet ose fuqi tjetėr nė botė tė mos jetė nė gjendje tu vėjė fre atyre nė ndonjė mėnyrė domethėnėse, dhe sigurisht jo nga ana ushtarake. Kjo do tė thotė, siē kam qėnė duke pėrsėritur vazhdimisht, se Shtetet e Bashkuara nuk mund tė tolerojnė asnjė formė tė Bashkimit European tė jetė i pamvarur nga to. Si dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund tė tolerojnė qė ndonjė shtet tjetėr tė ketė armė bėrthamore.



    Doemos, disa vende tė tjera – Mbretėria e Bashkuar (Britania e Madhe), Rusia, Franca, Kina, India, Pakistani, dhe Izraeli – kanė tanimė. Dhe Shtetet e Bashkuara e dinė se ajo qe mund te bejne pėr ta kthyer orėn mbrapsht ka kufi. Por politika Amerikane ėshtė tė ndalojnė shtetet e tjera tė cilėt supozohen tė jenė nė njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr tė zhvilluar armė tė tilla nė dekadėn qė vjen. Kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr Korenė e Veriut dhe Iranin, biles jo edhe vetem Libia, Egjipti, dhe Algjeria. Bėhet fjalė gjithashtu edhe pėr Japoninė, Korenė e Jugut, Kazakistanin, Ukrainėn, Rusinė e Bardhė, Gjermaninė, Afrikėn e Jugut, Brazilin dhe Argjentinėn. Kjo ėshtė njė listė e gjatė, por ka mundėsi tė ketė tė tjerė me duzinė.



    Arėsyetimi i Shteteve tė Bashkuara ėshtė tepėr i thjeshtė. Dėmi qė mund tė bėhet vetėm nga njė bombė atomike e vogėl e pėrdorur gjatė rrjedhės sė luftės ėshtė i mjaftueshėm pėr ta bėrė ēmimin e ndėrmarrjeve ushtarake Amerikane shumė tė lartė, ndoshta tejet tė lartė. Flitet shumė kėto ditė pėr fuqi ushtarake asimetrike, qė do tė thotė se Shtetet e Bashkuara janė aq pėrpara ēfarėdo vendi tjetėr nga ana e armėve ushtarake saqė ato duhet ta fitojnė patjetėr ēdo lloj konfrontimi. Por tė ashtuquajturat ASHM mund ta zhbėjnė kėtė asimetri, sidomos duke pasur parasysh efektin politik qė pėrdorimi i atyre armėve nga te tjeret kundėr Shteteve tė Bashkuara do tė kishte nė opinionin publik Amerikan dhe vullnetin e tij pėr tė sanksionuar luftėn.



    Kėshtu, ėshtė e kuptueshme qė Amerika pėrpiqet aq shumė ta ndalė pėrhapjen e tyre. Prapėseprapė, duhet vėnė nė dukje se kjo orvatje ėshtė njė kėrkim don kishoti, nėse egzistoi nė tė vėrtetė. Dhe e para e punės, ndryshimi i qeverive (ndryshim rregjimi) nuk e zgjidh problemin aspak. Ne duhet tė kujtojmė sot se programi nuklear i Iranit ishte filluar jo nga ayatollahet por nga Shahu tė cilin e solli nė pushtet Amerika, si dhe u ndihmua nga Izraelitėt, tė cilėt e panė Iranin si njė fre mbi Irakun. Ne duhet tė kujtojmė se programet e luftės biologjike tė Irakut u ndihmuan dhe pėrkrahen nga Britanikėt dhe Amerikanėt kur ata e shihnin Irakun si njė kundėrpeshė ndaj Iranit. Kėshtu pra.



    Pushtimi Amerikan i Irakut nuk i ka ngadalėsuar por i ka shpejtuar programet e krijimit tė kapacitetit bėrthamor kudo. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara u kapėn nė njė pushtim tė gjatė e tė lodhshėm nė Irak, me njė aftėsi tė pakėsuar, jo tė rritur, pėr tė mbrojtur interesat e veta nė botė. Mė 30 Qershor, Financial Times pyesnin nėse Iraku ėshtė kthyer nė Ēeēeninė e Bushit. Dhe pėrdorimi cinik i ēėshtjes sė ASHM nė lidhje me Husseinin nga Bushi do ti kundėrpėrgjigjet atij, tani qė ushtarėt Amerikanė janė pre tė breshėrive nė rritje e sipėr nė luftėn guerilase qė sapo ka filluar.



    George W. Bushi do ta mėsojė mėsimin e ēdo sundimtari. Pushteti ka limite, sidomos kur nuk pėrdoret me kujdes dhe nė mėnyrė inteligjente. Rallė, nė historinė e vonė, ėshtė pėrdorur nė mėnyrė kaq ektravagante dhe tė papėrgjegjshme.









    Nga Immanuel Wallerstein.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,378
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant koha qe Anan e ben nje koment te tille. Zgjedhjet presidenciale ne SHBA jane vetem pak jave larg dhe fushata po arrin pikun e saj, komisioni i pavarur po heton "Nafte per Ushqim" ne Irak qe u drejtua nga OKB dhe eshte bere objekt sulmesh fale akuzave se miliarda dollare jane perfituar nga rregjimi i Sadam Husein dhe vendet qe moren pjese ne kete plan (Franca + Rusia). Raporti pritet te shkaktoje nje zhurme te madhe ne qarqet diplomatike pasi diplomate jane te implikuar direkt me rregjimin e Husein. Dhe se fundmi, zgjedhjet ne Irak jane vetem muaj larg.

    Nese lufta ne Irak eshte e jashteligjshme sipas kreut te OKB, atehere edhe qeveria irakiane eshte e jashteligjshme, sipas Anan, ajo qeveri qe vete OKB po ndihmon per te mbajtur zgjedhje. Kur nje pyetje te tille ia drejtuan nje ministri te qeverise irakiane, ai iu pergjigj me fjalet: "Qeveria e Irakut nuk eshte e jashteligjishme dhe populli irakian eshte i lumtur qe Sadam Husein nuk eshte me ne pushtet."

    Annan ben mire te pastroje OKB nga korrupsioni dhe te shkundi ate nga gjumi qe e ka zene sa te mos jete teper vone dhe te pesoje fatin e Lidhjes se Kombeve. Sot OKB eshte katandisur ne nje organizate qe debaton e kercenon, por kur vjen puna qe te vere ne vend rezolutat e saj duke nderhyre ushtarakisht, OKB manifeston simptomen e organizates plake e impotente.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    IRAK, DY AMERIKANE DHE NJE BRITANIK, TE HUAJT E RREMBYER NE BAGDAD

    Jane dy qytetare amerikane dhe nje britanik, shtetasit e huaj te rrembyer mengjesin e sotem ne Bagdad ne banesen e tyre. Fillimisht informacionet e para bene te ditur se ishin tre shtetas britanike te rrembyer, nderkohe qe burime zyrtare te qeverise irakiane japin versionin tjeter.Menyra e rrembimit eshte thuajse e njejte me rrembimet e tjera te bera shtetasve te huaj ne kete vend. Zyrtaret irakiane sqarojne se dy amerikanet dhe britaniku, emrat e te cileve ende nuk jane bere te ditur jane marre nga banesat e tyre ne lagjen e al- Mansur, nje zone e pasur ne perendim te kryeqytetit. Nuk ka patur te shtena me arme ne momentin e rrembimit, ndersa ende nuk dihet se cili eshte grupi pergjegjes per pengmarrjen.


    IRAK, SHPERTHIM NE BAGDAD, NJE VDES 14 TE TJERE PLAGOSEN


    Nje person ka vdekur dhe 14 te tjere kane mbetur te plagosur si pasoje e nje shperthimi te nje bombe sot ne Bagdad. Viktima eshte pronar i nje dyqani vererash qe gjendje prane zones se shperthimit. Zyrtaret amerikane ne Bagdad kane paralajmeruar se nuk jane ne gjendje qe te sigurojne 'Green Zone'(Zonen e Gjelber) ku nder te tjera ndodhet edhe selia e qeverise irakiane, dhe ambasadat e SHBA-se dhe Britanise se Madhe.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Pushtimi i Irakut i paligjshėm, thotė Anan


    Howard: Kėshillat qė ne morėn ishin se ky ishte veprim i ligjshėm
    Britania dhe Australia kanė hedhur poshtė komentet e Sekretarit tė Pėrgithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, se operacioni ushtarak nė Irak i udhėhequr nga amerikanėt, ishte i paligjshėm.
    Qeveria britanike tha se Prokurori i Pėrgjithshėm kishte dhėnė udhėzim nė atė kohė se pushtimi i Irakut kishte baza ligjore.

    Ministrja nė kabinetin britanik, Patricia Hewitt, i tha BBC-sė se ajo i respekton pikėpamjet e zotit Anan por se nuk ėshtė dakord me tė.

    "Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme dhe thelbėsore nė kėto momente, ėshtė qė ne tė gjithė, Kombet e Bashkuara dhe bashkėsia ndėrkombėtare tė bashkėpunojmė me popullin e Irakut nė mėnyrė qė irakianėt tė realizojnė dėshirat e tyre pėr njė Irak tė qetė, tė sigurtė dhe demokratik," tha ministrja britanike Patricia Hewitt.

    Edhe kryeministri i Australisė, John Howard, insistoi se operacioni ushtarak nė Irak nuk pėrbente ndonjė shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare, dhe se vetė Kombet e Bashkuara shpesh ishin tė paralizuara nga qėndrimi i disa prej anėtarėve.

    "Kėshillat ligjore qė morėm dhe unė i paraqita ato nė atė kohė ishin se veprimet ushtarake ishin krejtėsisht tė ligjshme mbi bazėn e tė drejtės ndėrkombėtare. Ky ishte vlerėsimi i ekspertėve ligjorė nė Australi. Ka pasur disa rezoluta tė Kėshillit tė Sigurimit dhe kėshillat qė ne morėn ishin se ky ishte njė veprim i ligjshėm," tha kryeministri australian John Howard.

    Ndėrkohė qeveria e pėrkohshme nė Irak e ka mbrojtur pushtimin, me argumentin se ai i dha fund regjimit tė Sadam Huseinit.


    PS Per ANAN-in kam nje vetem nje koment,te nxjerre nga goja e pleqve me thinja.
    "Rigoni nuk behet lis,dhe fisi(aAnani) do veje ne fis.
    Kujt i sherbejne deklaratat e Ananit,si kofini pas te vjeli,e dine vete.Ne kete bote asgje nuk fshihet
    Sbesoj se ka harruarr Anan djali se koka e tij kerkohet nga trimat e Ladenit si koka e Ali Pashait nga Sulltanet e Turqise.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kofi Anan: Nderhyrja amerikane ne Irak ne vitin 2003 e paligjshme

    Une kam theksuar se nderhyrja nuk ishte ne perputhje me karten e OKB-se. Nga pikepamja jone nderhyja ishte joligjore," tha Anani."Une jam nje nga ata qe besonin se duhej te kishte nje rezolute te dyte per Irakun, sepse Keshilli i Sigurimit kishte theksuar se, nese Iraku nuk do t'i ndiqte rregullat, atehere do te kishte pasoja," shtoi ai.

    Londer, 16 shtator (MIA) - Sekretari i pergjithshem i OKB-se Kofi Anan, ka thene se pushtimi i udhehequr nga amerikanet ne Irak ishte nje veprim i paligjshem. Anani sfidoi bazen ligjore te luftes duke thene se ishte ne kundershtim me karten e OKB-se. Ai tha se vendimi per te ndermarre veprime ushtarake duhej marre nga Keshilli i Sigurimit dhe jo ne menyre te njeanshme nga nje vend anetar i keshillit. "Une kam theksuar se nderhyrja nuk ishte ne perputhje me karten e OKB-se. Nga pikepamja jone nderhyja ishte joligjore," tha Anani. "Une jam nje nga ata qe besonin se duhej te kishte nje rezolute te dyte per Irakun, sepse Keshilli i Sigurimit kishte theksuar se, nese Iraku nuk do t'i ndiqte rregullat, atehere do te kishte pasoja," shtoi ai. Sekretari i pergjithshem i OKB-se tha se veprime te tilla ushtarake ne te ardhmen duhet te kene miratimin e OKB-se dhe perkrahje me te gjere nderkombetare. Sipas tij bashkesia nderkombetare kishte marre nje mesim te dhimbshem nga keto veprime. Anani tha se nese situata e sigurise ne Irak vazhdon te jete si tani zhvillimi i zgjedhjeve atje mund mos jete plotesisht i besueshem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kushdo qofshin shkaqet e ketyre daklarimeve te Ananit, padyshim ishte nje shuplake e madhe per qeverine Bush. Fjalimin e Ananit erdhi ta plotesoj edhe ish komisioneri per politiken e jashtme te BE, Kris Paten, i cili tha "kjo perpjekja e SHBAs per te cliruar Irakun u kthye ne nje pushtim te eger".

    Albo nuk e ke idene sesa mire e ben OKB punen e vet! Po te numrosh te gjitha ato organizatat, komisionet, operacionet, bankat etj. qe veprojne nen cadren e OKB- te cilat kan sjellur shume dobi te njerezit, shtetet por edhe te vet planeti Toke- padyshim eshte dicka qe as krijuesit e OKBse nuk e prisnin se do ndodhte kurre. Porblemi eshte se bota nuk e ka kuptuar akoma se roli i OKB nuk eshte vetem ruajtja e sigurimit nderkombetar, ne krahasim me veprimtarite e tjera ky rol eshte teper i dobet per OKB per vet shkakun se shtetet nuk leshojne te drejtat e tyre kryesore sic eshte sigurimi. Keshtu edhe fituesit e Luftes se Dyte Boterore, BS, SHBA, Angli, France ngaqe nuk donin te leshonin problemet e sigurimit te nje organizate si OKB vendosen ngritjen e Keshillit te Sigurimit i cili eshe organi qe ruan per vete te gjitha potencat e OKB ne lidhje me ruajtjen e paqes e sigurimit ne te gjithe boten. Ne kete organ tani ka te drejten e vetos edhe Kina. Pra nuk e kan fajin te 193 shtetet e OKB pse nuk e ben mire punen e vet Keshilli i Sigurimit qe perbehet nga 5 anetare te perjetshem (me te drejte vetoje) dhe 10 anetare te pekohshem (pa te drejte vetoje). Pese shtetet qe vendosin per fatet e botes jane aleate te ngushte midis njeri tjetrit - mbas Luftes se Ftohte- dhe ujdisen mire. Por problemi eshte se SHBA nuk prodhon qytetare por prodhon "makineri ngrenjeje dhe jashtqitjeje" dhe keshtu presidenti i SHBAs ben cfare te doj ne Keshill kurse nga ana tjeter kemi presidentin francez i cili po nuk degjoj popullin inteligjent-politikisht te ndergjegjshem francez ka rrezik nga president te kthehet ne shofer autobuzash dhe keshtu Franca sa here sjell SHBA ndonje marezi per votim nxjerr veto e keshtu nuk kalojne budallalliqet e Amerikes nga Keshilli i Sigurimit. Nga ana tjeter mllefi amerikan pengon kerkesat e Europianeve per zgjidhjen e shume problemeve nderkombetare midis Keshillit, si Lindja e Mesme. Keshtu OKB do vashdoj ta bej mire punen e vet por do ket mangesira ne temat e sigurimit - per shkak te pazarit qe behet ne KS- deri sa te mos ngelet shtet mbi planet ose derisa shtetasit e SHBAs e te cdo vendi tjeter do behen qytetar te ndergjegjshem e jo preh e endrave hollivudiane. FLM

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje kreu amerikan doli me nje deklarate ne te cilen thuhet:
    "Pa marre parasysh qe respektojme mendime e z.Anan,Amerika nuk mendon se sulmi ndaj Irakut ishte i paligjshem per shkak te asaj qe kishim mbeshtetje ne shume rezoluta te OKB-se per Irakun."
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059
    KUSH E SULMOI AMERIKEN??? -----------nga katundari------------
    --------------------------------------------------------------------------------
    Kush e sulmoi Amerikėn, kujt t'ia vesh gishtin me pare , le
    t'ia fillojme nga me i madhi dyshues deri tek me i vogli.

    1)Ish vendet e bashkimit sovjetik , per tu hakmare kunder Amerikes se madhe , qe ajo i furnizoji mujahidinet ne luften 10 vjecare BShS. dhe Afghanistanit.

    2 ) Rusia , nga inati dhe xhelozija qe amerika eshte e vetmja superfuqi ne ruzullin e tokes si edhe per te dobesuar ate qe mos ta beje te mundur ndertimin e Difenc System , mos harojme qe Amerika eshte duke e nzitur Kavkaz rajon , si dhe xhelozine per afrimin e NATO-s prane deres se saj .

    3) Kina , i vetmi armik komunist qe ka mbetur gjalle dhe kundershtimin e Defenc System , po ashtu dhe per te mare urejtjen e Tajvanit qe Amerika i shtyn xixat nga mbrapa , dhe mos te harojme ngjarjet e vonshme kur Fluturesat Spiuna Amerikane i dhane nje te goditur " pa dashje " aroplanit i bere ne rusi dhe perdorur nga ushtari Kinez .

    4 ) Iraku , qe per dhjet vjet ka pare mizerine me te madhe me nje miljon femije te vdekur nga bllokada e Amerikes dhe ally-jasve te tij .

    5 ) Irani , qe Amerika ja ka dermuar ekonomine me bllokada te ndryshme .

    6 ) Serbija , Qe para dhjete vjeteve ishte endra e shume shqiptareve te jetonin aty e beri si mogadishu , me politiken qe amerika ndjek te shkateroje ndonje ally-jas te rusise .

    7 ) Bosnja , qe NATO America's leading i beri bllokate armesh , ku 250000 njerez 25 here me shume se vdiqen ne Amerike ne 11 shtatorin e zeze .

    8 ) Shqiperija , ku per shume kohe ka qene armiku numer NJI i kampit kumunist si dhe hakmarje qe Safet Xhulali me urdhrin e Amerikes i hapi depot e armeve , ku si rrjedhoje qindra mira shqiptare humben jeten dhe jane ne hasmeri per jete me njeri tjetrin si rjedhoje e kesaj te fundit .

    7 ) Izraeli , ku me ne fund bota ja ktheu shpinen dhe mbeshteti Palestinezet qe luftojne sistemin apartejd Zionist.

    8 ) Arabet , qe dihet qarte se Amerika i ka perkrahur gjithmone cifutet ne menyre jo te drejte ne , dhe qe ja ka vjedhur benzinen me politiken e saj .

    9 ) Japonia , me ushtrine e saj red army , qe nuk ja harojne Amerikes dy bombat atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki , ku Japonia , u derzua pa kushte .

    10 ) Kuba , qe sikur dhe Kina jane armiqte e vjeter te saj .

    11 ) Familja e Meckbejtit , per te mare hak per ekzekutimin e tij qe e meritonte .

    12 ) Algore, qe Bushi i "vodhi" votat qe tani gezon pushtetin me vota te vjedhura .

    12 ) Viktimat e mortgadge ose shtepite te blera me hua, qe ne rast se nuk e paguan per tre muaj ti marin te gjitha per car ke punuar .

    13 ) Kundershtaret e lindjes se femijeve qe eksperimentuesit donin te benin neper inkubatore .

    14 ) Vatikani , qe e ka humbur pushtetin e tij nga njerzit laik .

    15 ) dhe me ne fund na vjen Osama bin Laden , qe nuk ka as telefon te tipit rus , ka bere kaq veprim dhe dem te madh qe lane me gisht ne goje te tere agjentat Amerikane qe me te vertete jane te pa krahasueshem

    16 ) Djalli, qe eshte bere xheloz nga fuqija dhe te keqijat qe Amerika ka .

    17 ) Por fatkeqsisht deri tani nuk ka ndonje prove te bindshme , keshtu FBI-ja dhe CIA-ja kerkon te mbuloje pa-aftesine dhe deshtimin e saj , keshtu duhet pa tjeter qe te gjendet nje Armik , perndryshe , perndryshe Amerika fatkeqesisht do bjere , pra duhet te beje lufte per te justifikuar " gabimin " tek
    populli i tij , qe ajo nuk e kapi dot dhe kush eshte Armik i deklaruar i Amerikaneve ? Osama bin Laden , pergjigj'ia edhe pse ai e ka mohuar edhe pse zbulimsat ose detektivat nuk kane as edhe nje faktin sikur edhe me te vogelin . Fatkeqesisht do ta haje Afganistani , si vend fanatik Islamik i uryer nga te civiliauarit duke perfshire edhe shqiperine moderne si dhe Indine , qe kane
    mbeshtetur te luftojne popullin e shume te pervuajtur Afganistanez .
    Por historija do ti turpuroje te gjithe ato vende qe pa te drejte sulmojne vende qe ne menyre krenare nuk i bindet " Bllokut te civilizuar " Rrofte populli i thjeshte i Afganistanit , dhe Zoti i ndihmofte ne kete te perjekje per te mbijetuar , qe westat ne menyre te padrejte i bejne ne emer te "civilizimit "

    Vellezer, ju qe jetoni ne Amerikė, mos u beni pre e propagandes cifute e cila si gjithnje (permes Medias qe e ka ne dore) manipulon te verteten.

    Fjala "suspected" nuk eshte shprehje me te cilen tregohet saktesisht dorasi. Dorasi i vertete nuk duhet kerkuar atje por ketu mu ne Amerikė. Ajo eshte dora e zeze e zionisteve cifut dhe tani spekulimet nuk kane te ndalur. Sa shembuj i doni.

    Pjesa e Videos ne te cilen u paraqiten palestinezet duke festuar tragjedine e Amerikes eshte pjese e nje videokasete e incizuar me 1991, kur palestinezet festonin invazionin e Kuvajtit me shprese se S. Huseni do te sulmoje Izraelin! Kete e zbuloi nje profesor ne Brazil, pasi e kishte incizuar dhe e kishte ruajtur ne Videokasete, kur verejti se pjesa nga Videokaseta e tij eshte e njejte me ate qe CNN spekuloi para nje jave.

    Nuk duhej investigim i madhe qe te konkludohet se Bin Ladini (I imagjinuar) qendron mbrapa skene. Se Adnani dhe Ameeri kan lene veturen e parkuar ne aeroport me instruksione fluturimi ne gjuhen arabe si dhe KURANIN e jan futur ne njerin avion dhe e kan rrembyer dhe ... bum. Por, Adnani "fatkeqsishte" nuk kishte hypur kurr nė ate avion kurse Ameeri kishte pas vdekur nje vit me pare.(shif raportin e fundit te CNN-se me poshte)… Hetimet jane ne vazhdim deri ne bombardim (te Afganistanit)ose ndonje shteti tjeter musliman...
    ”We would like to correct a report that appeared on CNN. Based on information from multiple law enforcement sources, CNN reported that Adnan Bukhari and Ameer Bukhari of Vero Beach Florida, were suspected to be two of the pilots who crashed planes into the World Trade Center. CNN later learned that Adnan Bukhari is still in Florida, where he was questioned by the FBI. We are sorry for the misinformation. A federal law enforcement source now tells CNN that Bukhari passed an FBI polygraph and is not considered a suspect. Through his attorney, Bukhari says that he is helping authorities. Ameer Bukhari died in a small plane crash last year" (CNN)

    Ne baze te ckahit konkludohet se njerezit me emra musliman (qe u shpallen grabites te avioneve) nuk kane qene udhetare si gjithe te tjeret...qe per fatkeqesine e tyre u dogjen brenda? Edhe nese kane qene (si i pelqen dikujt) 2 rrembuesit kryesore te nje nga avionet Mohammed Atta and Marwan Yousef Alshehhii qe jetonin ne Florida jane pare neper pijetore dhe klube nate. Ne fakt disa dite para tragjedise ata te 2 bene llafe me banakierin e nje clubi ne Florida pasi nuk donin te paguanin dhe ishin te pishem (keto fakte u transmetuan nga CNN dhe ABC para tre diteve).Cka kane keto te perbashket me Islamin dhe pse te quhet terrorizem islamik, apo vetem pse cifutet zionist duan keshtu? Kur permendet Timothy Mcvey asnjeri nuk thote qe eshte terrorrisem kristian apo cifut, pasi ka qene nxenes i David Koresh-it?!

    Nje rjet i gjere satelitor eshte ne gjendje te vereje per 24 ore kercenimet qe i behen nga jashte Amerikes dhe keto t'ja dergoje Qendres ne menyre automatike dhe po ne menyre automatike ti rejtoje rraketat Amerikane drejt objektivave armike dhe ti shkaterroje ato qe ne bazen e tyre.Ne te njejten kohe ntercepton c'do lloj rrakete qe eshte nisur drejt US dhe i ka shpetuare "vezhgimit zbulues" dhe ta shkaterroje ate pa mbritur ne objektiv... Si ka mundesi qe per nje sulm kaq te madh te mos merret asnje sinjal..asnje shenje alarmi???

    Dihet shume mire qe SHBA ka me mijra agjente te saj te
    zbulimit sekret neper bote dhe nuk u dha as sinjali me
    i vogel per nje sulm te tille? Nese do thoni qe ishte i organizuar mjaft mire, Si ka mundesi qe nuk vonoi shume dhe SHBA gjeti gjoja "fakte te pakendershtueshme" per te akuzuar autoret e krimit...

    Nje nga genjeshtrat me te medha eshte ajo qe dha CNN qe sipas saj doli se u gjet pashaporta e njerit prej piloteve qe kishin rrembyer avionin ne germadhat e WTC. Si u verifikua se ai ishte pasaporti i grabitesit, edhe nese u vertetua, Ne nje vend ku nuk po gjendet asnje trup i plote ku u shkri hekuri dhe temperatura mendohet te kete arritur ne castin e shperthimit 15000 grade (rreth 700 e pak me teper celcius), pashaporta prej letre nuk u dogj ?!!!?

    Keto jane vetem mendime e mos i merrni si fakte. Por problemni qendron tani me nje qeveri qe do te sulmoje nje shtet vetem se ka nje person te dyshimte(e theksoj i dyshimte). I dyshimti nuk eshte fajtor. Fajtor eshte vetem ai kunder te cilit ka prova te qarta kundra tij. Nese Usama eshte fajtor atehere le te denohet, por ama nuk mund te japesh muslimanin tek kafiri vetem pse ai thote ma jep pa fakte.

    Edhe nje gje tjeter ato manualet e avioneve ne arabisht?!1 nese ben stervitje ne USA me pilote amerikane ne anglishte dhe dihet qe teknologjia amerikane eshte nga me te perparuarat ne bote e arabet nuk kane teknologji te veten ata i blejne avionet nga USA, Kina etj. Behet pyetja kush eshte me i mire manuali ne anglishte sepse keta njerez dinin anglisht sepse po u stervitni dhe jeton ne Usa, apo nje manual arabisht qe eshte perkthyer nga anglishte para 2-3 vjetsh te pakten?!!!! Dhe ata persona qe ishin aq te kujdesshem qe te bejne plane e te kryejne aktin e tyre pa u marre vesh harruan nje manual ne makine???!!!!!

    Mos harroni ate qe eshte thene shume kohe me pare, se SHBA (dhe shume vende te tjera) jane te gatshme per te sakrifikuar disa njereze disa ndertesa per nje fitim me te madh... Por megjithate SHBA nuk arrin ta bmuloje krejtesisht budallallekun e saj ...po sulmohet nje shtet (ose mbase disa) per shkak te nje personi

    Mos u prekni shume nga fjalet e Bushit qe "pushtoi zemrat e myslimaneve (ne vizitat e disa qendrave Islame ne WashingtonAta mund te jene vetem politike e tij...per te mbuluar planet e SHBA (ose te dikujt tjeter pasi nuk mund te bej te njejtin gabim si SHBA qe te quaj fajtore pa fakte..

    Vellezer, mundohuni te shihni pak me shume se cofron TV
    e mjetet e tjera qe nuk jane asnjanese ashtu si duhet
    te jete nje mjet informatik...shihni pak me syte e
    mendjes !!! Per momentin qendroj ende ne mendimin se eshte nje akt i pergatitur dhe i vene ne skene me mjaft mjeshteri...

    Lusim Zotin qe ti nxjerre kush jane fajtoret e vertete e ti denoje ata, e ti rujae muslimanet dhe njerezit e pafajshem nga terrorrismi, lufta, e dhuna.

    Kerkoj falje qe ua mora pak kohen, sidomos atyre qe nuk u pelqejne mendimet e katundareve...!

    Qofshi nen mbrojtjen e Zotit nga cdo e keqe qe mund tu kanoset, e me shume nga media e korruptuar zioniste ne Amerikė...

    me rrespekt nga katundari

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  2. BE kthen emigrantėt e paligjshėm
    Nga Kryeplaku nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 18:06
  3. A mund tė quhet "luftė humanitare", ndėrhyrja nė Irak?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  4. Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 01:07
  5. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •