Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 234

Tema: Eja...

  1. #201
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Ne nje dite si kjo,
    kur qielli shendrruar ne gri eshte
    e mjegulla token perqafon fort
    mos me kerko...
    ne skutat e qiellit jam strukur.

    Ne nje dite si kjo,
    kur vjeshta zbukuruar ngjyrash do t'jete
    e ylbere sdo te kete me pas shiut
    mos me kerko...
    jam strehuar ne kthinat e shpirtit n'fluturim.

    Ne nje dite si kjo
    kur large shume large do t'jem
    mos me kerko...
    as ne qiell,
    as neper gjethet shumengjyreshe,
    as neper tingujt e kristalte,
    qe do mbesin skutave te kujtimeve...

    Mos me kerko...
    jam humbezuar qiellit
    e fluturoj kaltersive pafund...
    What goes around, comes around

  2. #202
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eja Bashke Me Mua
    Te Fluturojme Si Shpendet
    Ne Hapesiren E Pafund
    Eja Se Do Vi Edhe Lumturia
    Me Ty ......

  3. #203
    shkodrane ne Zemer Maska e silvi82
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    16
    une vdekjen se kam frike
    nje cast dhe do te fle
    ne gjumin terr pa endrra
    perjete, nen dhe...

    por tmerr e kam sa tmerr
    te vetem nje mendim
    qe kurre s'do te mbeshtet
    nje koke ne gjoksin tim

    qe kurre s'do te me puthin
    dy buze dhe dy sy
    qe kurre prape e prape
    sdo jemi ne te dy

    une vdekjen se kam frike
    nje cast dhe do te fle
    ne gjumin terr pa endrra
    perjete, nen dhe...


    p.s. kjo eshte poezia e nje shokut tim shume te mire, te cilin e vrane ne kohen kur cmenduria bente kerdine ne shqiperi, 1997!!! e lexova ne ditarin e tij, e shkruar nga ai vete, vetem mbasi ai kishte vdekur...
    The heart dies a slow death, shedding each hope like leaves. Until one day there are none...

  4. #204
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Rremoj misterin e ndjenjave
    heshtur mengjeseve gri
    kerkoj forcen e paperballueshme
    qe leviz guret,
    te gjejne bote tjeter te paekzistueshme.
    Qiellin rrenoj me nje rrufe,
    Me flaken e shpirtit tim
    marionetat i marr peng
    ne lojen e perjetshme te dashurise.




    *****************


    Kembezbathur ece trotuareve te shpirtit
    mbledhe copeza fjalesh te thyera gjithandej
    nje re te zeze e vras me sy
    thyej qafen e me le te qete i them.

    Po, shpirt do jemi perseri bashke
    keshtjella jone eshte ndertuar ne sy
    fjalet e thyera i merr era...
    What goes around, comes around

  5. #205
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Dallge stinesh
    s'ka as bore e as shi,
    detet terbohen
    e rrezojne vela anijesh.

    Ē'do perendim dielli
    me brishtesine e ngjyrave
    mund terbimin e dallgeve te detit
    e ia fale stines.

    Ka kohe
    qe kam leshuar spiralen
    ne shpirtin tend.
    Nganjeher terbohem si dallget
    rrezoj vela, e permbys varka.
    Por,
    ē'do muzgmbremje
    ē'do fillimmengjesi
    lundroj brigjeve te shpirtit tend.
    What goes around, comes around

  6. #206
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Babait tim


    Tek shikoj rrudhat e ballit tend
    shoh nje shekull te kaluar,
    njeqind vitet tua
    i shoh ne syte e tu plot drite.

    Tek prek doren tende asht e lekure
    elektrizohem nga forca magjepese e burrerise tende
    I shtrenjti im.
    Prane teje ndjehem e forte,
    Ti me udhezove te iu bej balle sfidave
    e jetes te i pergjigjem me te njejten monedhe.

    Tek syte e tu shoh pertej drites
    shoh jeten qe kalove shtigjeve
    me durimin tend mbyte kohen.

    Ē'do rrudhe ne fytyren tende
    per mua eshte me shume se krenari.
    Me mesove t'a dua jeten,
    e njerezit
    me the shihi drejt ne sy.

    Kur jam e merzitur
    e degjoj zerin tend
    mbushem me fuqi te reja,
    harroj pikellimin dhe filloj
    t'a dua jeten perseri.

    Ti, i shtrenjti babai im,
    Ti,fuqia e jetes,
    e shpirtit tim.
    What goes around, comes around

  7. #207
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Me ler edhe njeher te jem
    drita e diellit qe leshohet nga qielli,
    te jem ylberi qe pas shiut
    pikturon blerim.

    Me ler edhe njeher te jem hene,
    qe oqeaneve te shpirtit tend lundron,
    te jem shikimi,
    qe syrin tend miklon.

    Me ler edhe njeher te jem stine
    ku shpirtrat tone te behen fjolle bore,
    qe bie ne pranvere
    e shkrihet pa rene ne toke.

    Kur jam me ty s'ka qiell gri,
    por pafundesisht kaltersi...
    What goes around, comes around

  8. #208
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Nganjeher, jeta eshte nje ēast
    i ngjashem me diamantet
    qe vezullojne ne mesdite.

    Nganjehere, jeta eshte nje emer,
    nje drite e ndezur
    qe perkundet butesisht.

    Nganjeher, jeta eshte nje varg magjiplote
    me rime apo pa rime
    kjo ska rendesi.

    Nganjeher, jeta eshte enderritje
    shpeshhere permes mugetires
    ngjalle shpresa plot drite...
    What goes around, comes around

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Sara_S
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Postime
    14
    Mikes sime!!

    Eja edhe njeher
    eja pse ik nga une
    eja se jam mikja jote
    eja se te dua shum

    Eja ti shpalosim kujtimet
    eja ndoshta te ndihmoj
    eja ta them amanetin
    eja ose do te shkoj

    Pse nuk me thua
    se me mban ne mend
    pse sdon te me flasesh
    kjo shum po me dhemb

  10. #210
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Sodis ngadale qiellin,
    hapsiren pa fund e vras me shikim
    behem hije qe mbeshtjelle
    boshllekun e trishtimit
    ne syte e zi.

    Mbledhe nje nga nje gjethet
    pranveres qe bien.
    As diellin, as qiellin
    me s'i mbaj meri.
    Kam nje bote te tere ne duart e mia
    ngadale - ngadale trishtimin e fshij...

    Kepus nje nga nje rete e bardha
    me to shenoj inicialet tona,
    e tretem rruges se kalldremte'
    e behem hije'
    tek ndjeke nga pas dallendyshet krahekeputura
    qe erdhen ne kete pranvere te vonuar...

    Ngadale - ngadale trishtimin e fshij...
    What goes around, comes around

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •