Close
Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 234

Tema: Eja...

  1. #121
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Eja me hapa shiu qe bien nga rete,
    me hapa fletesh qe bien nga deget,
    eja me hapa tingujsh qe dridhen ne kitare
    me hapa krah zogjesh - fluturim shtegtar.

    Eja me hapa enderrash,
    hiqe trishtimin,
    eja me ngjyra ylberi ne pranvere
    enderr e bukur nen qepallat e fjetura.

    Eja si vesa mengjeseve ne trendafila,
    si yll qe bie nga qielli
    ne aeroportin e pritjes,
    bulez e ujit -
    gurgulluar lumenjeve
    nder drita agimesh te bardha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mbreta : 07-04-2005 mė 10:16
    What goes around, comes around

  2. #122
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Dua te t'a fal pak qiell me re,
    dua te t'i fal ca pika shiu
    bashke me to dhe mallin tim.

    Dua te te fale ylberin pas shiut
    me ngjyrat e tij shkruaje emrin tim,
    nder kroje te bardha uji le te rrjedhe
    bashke me te dhe malli im.

    Dua te te fal pak diell
    dhe fluturimin neper lartesi,
    dua te te fale krahet e zogut
    bashke me to dhe mallin tim.

    Dua te te fale pak hene te zbehte,
    mbremjeve meditueshem krijimet,
    dua te te fale qiellin me yje
    bashke me to dhe mallin tim.
    What goes around, comes around

  3. #123
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Sa shume paskam dhimbje sot,
    sa shume shi po bie,
    edhe qielli po qan,
    edhe une po qaj bashke me qiellin.
    E si te mos qaj qielli,
    e si te mos ndalet dielli,
    perseri po hapen plage,
    perseri po derdhet gjak -
    Toke e shtrenjte e Kosoves
    deri kur do hapesh varre
    per bijte e tu -
    Deri kur keshtu?!
    Sa e shtrenjte Liria,
    sa te pameshirshem kriminelet,
    O Zot dergoi deri ne thecafje,
    te mjeret qe nuk ngopen me gjak
    Se keshtu na e vrasin qiellin,
    se keshtu na e zene driten e diellit,
    se keshtu i vrasin lulet,
    se keshtu duan te na marrin kete grime LIRI.


    17.04.2005
    What goes around, comes around

  4. #124
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Jam aty
    ku qielli puthe rete e bardha,
    aty ku vala puthe bregun.

    Jam aty
    ku kullat prej guri rrine si kreshta,
    aty ku majat e pishave prekin lartesite blu.

    Jam aty
    ku varreve u hudhim lule shumengjyreshe,
    aty ku pikon loti dhe krenaria.

    Jam aty
    tek guri qe na ndau nder vite,
    aty ku krenaria dhe madheshtia e burrave nuk ka vdeke.

    Jam aty
    ku nenat i presin djemte te iu kthehen ne arkivole,
    nga kazamatet e barbarit.

    Jam aty
    ne syrin shqiponje te jetimeve engjuj,
    qe puthin permendoret e eterve te tyre.

    Jam aty
    ku fjala eshte fjale, e besa - bese,
    aty ku flitet gjuha e perendive.

    jam aty
    po Jam Aty ku i thone:
    SH - Q - I - P - T - A - R - I.
    What goes around, comes around

  5. #125
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mbreta Urimet e mia: Me lejo te hedh dhe une dy vargje

    Keshtu,
    Si shqiponja e si pantera
    Jane deshirat e poetit.
    Deshirat e tua, mes mijera maskash,
    O i marre poet!

    Ne ajrin e perndritur,
    Kur draperi i henes,
    Armik i dites,
    I blerte mes kuqelimit te purpurte,
    Futet vjedhurazi lakmimtar,
    Duke rreshqitur ne cdo cap,
    Tinzar ne kacubet e trendafilave,
    Gjersa keputen e molisen
    Te zbehta neper nate.

    Dito.

  6. #126
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Po bie shi diteve te mia,
    shi po bie ne qytetin tim,
    ne vete me ka mberthyer stina
    dhe nuk ndjeje me mallengjim.

    Po bie shi neteve te mia,
    shi po bie ne gjumin tim,
    ne vete me kane mberthyer lulet
    dhe une po ndihem mrekullisht.

    Po bie shi rruges sime,
    shi po bie pa mbarim,
    ne krahet e tua ndjehem e lumtur
    Te Dua Shume ... shpirti IM.
    What goes around, comes around

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mbreta
    je fantastike ne krijimet e tua. Urimet e mija te sinqerta.
    Miqesisht Agimi

  8. #128
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Petalet e luleve te stines
    paskan aromen tende,
    me mesove te te dua
    me teper se vehten time,
    me shume se stinen e bukur,
    me forte se lulet.
    Ne boten tende hyra
    se Ti e hape deren e zemres sate,
    per te qene une perjete robereshe
    e shpirtit tend parajse.
    What goes around, comes around

  9. #129
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Psheretine mbremja qepallave tua
    dhe erresira trupin tend mbeshtjelle,
    peng i shpirtit tend - vargu
    dhe trishtimi ne syte e tu eshte mbjelle.

    Pikellimi ngadal rendon pa meshire
    e tille eshte kjo jete
    sa shume di te te lendoj -Jeta.......

    Ndoshta do ishte me mire,
    sikur Dielli te perendonte ne Lindje,
    sikur hena te pushtonte qiellin diten
    e yjet te shendrroheshin ne margaritar'.

    Te shof...,
    flokeve tua pershperisin brengat
    dhe vargu yt i heshtur ka mbete,....
    What goes around, comes around

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Shume e bukur ardhja .Mbreta me pelqen. Urime
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •