Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow Pse na nevojiten armiqtë në jetë?

    Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i përlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miqë të dobët. Në vazhdim do ju jap disa arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

  2. #2
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow 1:....

    Kjo sa per tju krijuar nje ide mendimet e mia te tjera do i shkruaj ne vazhdim
    1
    Mësoni diçka për veten tuaj
    Aristofani jëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumë nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se KU mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbustni ato

  3. #3
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    po mos kishim te kundert, perfshi ketu dhe armiq, bota ne harmonine qe do kishte do mbartte me teper MONOTONINE.
    Pese gishtat e dores dhe nuk jane njesoj, dhe kur shohin njeri tjetrin "shahen" LOL

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Me pelqeu kjo shprehje qe ke shkruar: 'Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miqë të dobët' ...Nese behet fjale per ndonjehere, atehere jam i te njejtit mendim!

    Une mendoj qe: Mos te lente Zoti pa armiq dhe pa halle! ...se pastaj kot qe i ben hije tokes!

    Jezu Krisht e Muhamed askush nuk behet dot...vec se i rre mendja, per aq kohe sa perdorin taktika si rob te nershem, te sjellshem, humane dhe qe te kthejne faqen tjeter, kur i ke ra njones!
    Plus qe, Krishti e Muhamedi, mesa di une kane pas armiq...me bollek!

  5. #5
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow 2

    2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
    Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kan bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

  6. #6
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow 3

    3. Mos lejoni t’ju mashtrojnë
    Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

  7. #7
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow 4

    4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale
    Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dasht e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmërsohet

  8. #8
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    5

    7. Jeni gjithnjë në formë
    Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetbesimin tuaj.

  9. #9
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow 6

    8. Dashuroni me sinqeritet
    Nëse do të keni vetëm miq të vertet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Nese armiqte nuk do te ekzistonin, atehere do te na duhej t'i shpiknim !
    Qenia njerezore eshte e detyruar te kete armiq qe te kete mundesi ti eliminoje ata edhe fizikisht. Njeriu eshte ngjitur ne maje te zinxhirit ushqimor duke shmangur me mjeshteri te gjithe faktoret eliminues natyror (semundje, fatkeqesi natyrore.. etj) qe i kercenojne ekzistencen. Si pasoje ai shtohet ne numer progresivisht, nderkohe qe burimet pakesohen. Kjo sjellje virusoidale do ti jape fund shpejt ekzistences se njeriut (ashtu si nje virus pasi eshte shumuar ne maksimum vdes se bashku me mbartesin e tij), keshtu qe ky i fundit ka zgjedhur te eliminoje vete vetveten dhe ka shpikur ARMIQTE !!! Ketu nuk po llogaris kenaqesine qe ne marrim nga vrasja si nje akt i superioritetit tone ekstrem. fuqia per te marre jeten na ben te ndihemi ZOTER. Ne vazhdim ne do te vijojme te shpikim "ARMIQ" dhe t'i vrasim ata ne luftera gjitjmone e me te medha e te pergjakshme. Rrofshin ARMIQTE sepse ata na lejojne te jetojme !!!

    :P

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtë
    Nga Gresa_01 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Bekoi armiqtë e mi, o Zot
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 18:17
  3. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Pse nevojiten armiqtë në jetë!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 17:12
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •