-
Miriam Cani
MIRIAM CANI , e para kengetare shqiptare ne platformėn "VEVO"
Prill 2014
Kėngėtarja Miriam Cani njofton pėrmes rrjetit social Facebook se tanimė ka njė kanal tė sajin zyrtar nė YouTube qė ėshtė pjesė e paltformės VEVO. "MiriamCaniVEVO" emėrtohet kananali i kėngėtares dhe mund tė gjenden kėngėt e saj nė versionin anglisht. Madje Miriam bėn tė ditur se shumė shpejt do tė vijė nė treg edhe kėnga e saj mė e re e titulluar "Bring the rain"
"Kanali im zyrtar tashme pjese e platformes VEVO "MiriamCaniVEVO". Falenderoj perzemersisht Companine Acromax per suportin e saj qe kjo te behej e mundur.
Ne MiriamCaniVEVO mund gjeni versionin anglisht te kenges "Labyrinth" dhe se shpejti kengen time e re "Bring the rain" " - shkruan Miriam Cami nė profilin e saj "Facebook".
http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=5&LajmID=62908
-
-
Pėr: Miriam Cani
Kenga Debutuese e MIRIAMIT ne VEVO CHANNEL :
-
-
Pėr: Miriam Cani
Mirjam Cani: Jeta ime mes Gjermanise dhe Shqiperise
Interviste e Shtator 2012.
Ne nje interviste te gjate, 26-vjeēarja tregoi se si ngjiti shkallen e suksesit ne Gjermani, se si ruante kontaktet me vendin e saj gjate nje periudhe te gjate mungese.
Perpara se t’iu ftonim ne kete studio, kishim dilemen ne duhet t’iu telefononim ne numrin tuaj shqiptar apo gjerman. A e kane kete dileme shume persona ne jeten tuaj?
Mirjam Cani – Eshte e natyrshme. Une kam disa vite qe jetoj midis Tiranes dhe Mynihut. Megjithate, ne vitet e fundit kam qene disi prezente edhe ne tregun e muzikes ne Shqiperi, sidomos ne pese vitet e fundit, kur kam qene e lidhur edhe perkrah Albanit, qe me ka bere te jem gjithmone edhe me e pranishme.
Shkove ne Gjermani ne moshen 5-vjeēare dhe u riktheve ne 2005-n. Shume vite te kaluar jashte vendit. Si ishte kjo periudhe atje?
Mirjam Cani - Fillimi im ne Gjermani ishte ne moshen 5-vjeēare, ne vitin 1991, kur u shperngulem nga Shqiperia me vellain qe nuk kishte mbushur as nje vjeē. Kuptohet, kujtimet nuk jane shume intensive, por eshte nje avantazh i madh kur je i vogel sepse pershtatesh me shpejt ne nje kulture dhe meson me shpesh gjuhen. Per mua nuk ishte e veshtire te pershtatesh me kulturen gjermane, per nje vit mesova gjuhen dhe hyra direkt ne shkolle, prandaj nuk mund te them qe isha vuajta shume per t’u pershtatur.
Pavaresisht se pjesen me te madhe e keni kaluar ne Gjermani, bie ne sy fakti qe nuk ke absolutisht theksi te huaj dhe qe flet nje gjuhe shume te paster.
Mirjam Cani - Kjo eshte kryesisht merite e babait tim, qe gjithmone ne Gjermani ka kembengulur qe te pakten ne shtepi te flisim shqip, ndonese disa here kam mungesa, por sa me eshume kohe kalon ndiej qe po permiresohem. Por, te pakten bazen e kam dhe per kete falenderoj babain tim. Ai nervozohej kur na degjonte te flisnim gjermanisht dhe na thonte qe nuk do te na jepte ato leke qe kishim kuoten e muajit. Me thonte qe do te vije dita qe do te duhet gjuha.
Zakonisht, nje kengetar behet i famshem ne vendin e tij dhe perpiqet qe te perhape famen e tij nderkombetarisht. Me ty ndodhi e kunderta, u bere fillimisht e famshme ne Gjermani, qe ne moshen 18-vjeēare, ne programin “Pop Stars” dhe grupin “Preluders”.
Mirjam Cani - Karriera ime ka nisur ne Gjermani, e logjikshme duke pasur parasysh qe kam 22 vjet qe jetoj atje. Muziken nuk e kam pasur vetem nje enderr dhe pasion, por ishte synimi im te hyja ne kete bote dhe jam shume e lumtur e mirenjohese qe me jepet fati dhe qe vazhdoj te jetoj endrren time. Nuk ka gje me te bukur se sa te kthesh pasionin ne profesionin tend. Megjithate, bota e muzikes nisi shume heret per mua, qe ne banden muzikore te shkolles. Ishta pjesa e teatrit ne shkolle, si adoleshente konkurrova ne disa festivale, prandaj talenti u zhvillua shume me heret se sa mosha kur fitova famen.
Ne “Preluders”, ju ishit pese vajza te gjitha me kombesi te ndryshme, qe fituat nje kontrate 3-vjeēare qe ju detyronte te ishit ne kontakt te perditshem me njera-tjetren. Si ishte ajo pervoje?
Mirjam Cani - Ishim karaktere te ndryshme, njera italiane, tjera nga Afrika e Jugut, njera nga Vietnami, nje gjermane dhe une shqiptare. Ishim nje miks interesant dhe kete miks e rrezatonim ne skene, gjithēka ishte shume intensive. Ishim gjithe kohen ne pune, por vjen nje moment qe krijon konflikte te vogla sese kushdo vinte nga profile te ndryshme. Sidoqofte, nuk ishte kjo arsyeja direkte pse u ndame, por pas 3 vitesh na u kerkua te rinovonim per tre vjet, por secila pati oferta individuale qe nuk donim t’i humbnim dhe te dyja punet bashke ne tregun gjerman nuk mund te beheshin.
Duhet te kete qene nje pervoje e mire per ju per t’u njohur me njerez te rendesishem dhe kengetare te medhenj.
Mirjam Cani - Per mua ato tre vite ishin shume intensive, me formuan shume karakterin, endrrat dhe synimet qe kisha per jeten time artistike. Ishte nje faze shume pozitive dhe natyrisht te takosh edhe idhujt e tu e te performosh ne te njejtat skena me ata qe i ke si postera ne dhomen tende eshte e pabesueshme.
Me pas, ju iu perkushtuat televizionit, duke u shnderrua ne nje prezantuese.
Mirjam Cani - Punoja ne dy televizione njekohesisht dhe prezantoja dy programe ne secilin. Njeri prej tyre ishte i thjeshte, ndodhej ne Mynih, ku jetoja edhe ne une, ndersa tjetri ishte ne Keln. Me duhet te zgjohesha ne mengjes, te merrja avionin, te prezantoja, merrja avionin ne darke dhe kthehesha.
Perse u shkeputet ne kete moment te arte te karrieres suaj per te ardhur ne Shqiperi?
Mirjam Cani - Ne radhe te pare me solli babai, qe donte qe te isha aktive here pas here ne Shqiperi me projekte me individuale dhe te veēanta. Absolutisht, ate qe kam ndertuar ne Gjermani e mirembaj, kam te njejtin staf prej me shume se shtate vitesh, por edhe nese fati me lidhi me Albanin, kjo gje kerkoi te jem here pas here edhe ne Shqiperi. Per te mos qendruar kot, bera nje strukture edhe ne Shqiperi.
Ju erdhet ne Shqiperi per here te pare ne nje muzikal. E shihni te ardhmen tuaj ne kete fushe?
Mirjam Cani – E vetmja gje qe di eshte qe e shoh veten ne boten e artit. Disa vite me pare, nuk e mendoja qe do te behesha ndonjehere prezantuese apo pjese e nje muzikali. Ka gjera qe si ke menduar, por ka njerez perreth qe te ngacmojne per kete. Nuk e di ku do te jem pas 10 vitesh, por besoj se muzikali mund te jete gjithmone nje pjese e jetes sime.
Cilat ishin pershtypjet e tua kur mberrite per here te pare ne Tirane? U zhgenjeve?
Mirjam Cani – Absolutisht Tirana nuk me zhgenjeu, ishte diēka e re, me pelqeu dhe ende me pelqen si qytet. Per profesionin qe une kam ketu gjej gjithēka, eshte nje vend qe te ofron gjithēka. Ketu ka jete, une kam edhe njerez te familjes qe ēmallem, nderkohe qe ne nje vend si Gjermania me duhet te udhetoj 1 mije-1 500 km ne dite, ndonjehere edhe me makine, ndersa ketu i ke te gjitha afer dhe eshte gje e bukur.
Prej 2006-s, ju thate se vini shpesh edhe per shkak te raportit tuaj me Albanin. Megjithate, jane te pakte ata qe e dine se shkas per kete lidhjen tuaj u be babai.
Mirjam Cani – Shkaku eshte babai im, qe shprehte deshiren te isha aktive edhe ne Shqiperi, duke qene se edhe ai ka 5-6 vjet qe jeton midis dy vendeve sepse ka ndertuar disa punet e tij ne Shqiperi dhe deshira e tij ishte te manaxhonte imazhin tim kur isha ne vend. Ideja e tij ishte perse mos besh nje bashkepunin me nje artist shqiptar. Babai me foli per fjalet me te mira per Albanin, me lavderoi shume muziken e tij dhe mendonte se mund te pershtateshim mire ne nje bashkepunim. Nje here kishte takuar edhe Albanin rastesisht ne Vlore kur ishte me pushime me mamane dhe vellain. Nje moment qe nuk e harroj ishte kur ishte takuar per albanin ne kafe dhe me merr ne telefon. Po flisnim per takimin qe do te benim muajin e ardhshem, kur une kisha fiksuar ardhjen ne Shqiperi, ku babai me thote qe mund ta takoja qe pas nje jave ne nje koncert ne Zvicer dhe ma kalon ne telefon. Me natyren e tij te drejteperdrejte, e ben gjithmone kete, qe me kalon keshtu telefonata te papritura.
Ēfare ishte gjeja qe ju beri me shume pershtypje ne takimin e pare me Albanin?
Mirjam Cani – Menyra e komunikimit, kishim nje lirshmeri te rralle per ty njerez qe nuk njiheshin, nuk ndiheshim ne siklet dhe nuk kishim turp te bisedonim per shume gjera te ndryshme. Faza e ndertimit te raportit tone ka qene shume e shtrenjte, sepse viti i pare ishte kur Albani shumicen e kohes ishte vetem ne Shqiperi, une nuk levizja dot prej programeve tv dhe disa ore ne dite e kishim bisede ne telefon, aq sa te gjithe njerezit habiteshin se ēfare mund te flasesh kaq gjate, por ndikoi pozitivisht ne lidhjen tone.
Tashme ju keni vendosur te bashkejetoni bashke?
Mirjam Cani – Po. Nuk kemi pasur kurre konflikte bashke. Fillimisht nuk kemi jetuar vetem, por bashke me familjen time ne Gjermani. Fillimisht bashkejetuam me familjen time dhe kemi dy vjet qe jetojme vetem. Gjithēka mes nesh eshte shume mire, ndonese raporti eshte i ngjashem me ēdo ēift tjeter dhe absolutisht nuk e konsiderojme veten te ndryshem nga te tjeret.
Se fundmi, nje pervoje e rendesishme ne jeten tuaj ishte edhe ajo e “The Voice”. Si e vleresoni kete eksperience?
Mirjam Cani - Ishte nje pervoje shume pozitive dhe e bukur per mua. Dashe dhe mora shume, provova emocionin ne anen e kundert dhe me kujtoi pak ate fazen e fillimeve te mia, e tille nisi edhe karriera ime ne Gjermani. Po ashtu edhe per kandidatet, une jam munduar te jap maksimumin me shume ne praktike, te sillja me shume nga pervojat qe kam pasur fatin te mbledh dhe kjo rezultoi shume pozitive edhe pas shfaqjes ruajta kontaktin, marredhenien me kandidatet, beme kenge, videoklipe dhe pres me padurim edicionin e dyte te “The Voice”, per te perseritur te njejtat ndjesi.
Top-Channel - Shtator 2012 .
http://www.ikub.al/LAJME_GOSSIP_CATE...hqiperise.aspx
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-06-2014 mė 11:12
-
-
Pėr: Miriam Cani
Ne vijimesine e nje trendi qe maksimizon suksesin "LABIRYNTH " do te lanēohej ne te dyja gjuhet shqip dhe anglisht.
Music: Alex James Harry Sommerdahl
Lyrics: Alban Skenderaj
Video Production: Max Production
Si fantazem si nje siluet
ende ne naten e gjate
syte pa diell nuk po gjejn dot jete
erresire shtatit per shtat
Dhe une ende nuk e di frymen ku e ndale
gjysma ime ti me fenomenale
te kerkoj ne erresir per ty jo nuk do ndalem
Ref:
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
njehere te't kem ty prane
pa ty e humbur jam
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
me jep nje orientim
nje drite ne shpirtin tim
Shoh nje hije une neper qytet
vetm si ne oqean
A je ti jeta ime e vertet
me thuaj te lutem , me thuaj te lutem
Dhe une ende nuk e di frymen ku e ndale
gjysma ime ti me fenomenale
te kerkoj ne erresir per ty jo nuk do ndalem
Ref:
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
njehere te't kem ty prane
pa ty e humbur jam
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
me jep nje orientim
nje drite ne shpirtin tim
si fantazem si nje siluet...
si fantazem si nje siluet
Dhe une ende nuk e di frymen ku e ndale
gjysma ime ti me fenomenale
te kerkoj ne erresir per ty jo nuk do ndalem
Ref:
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
njehere te't kem ty prane
pa ty e humbur jam
Zemer ku je ti ku je ti
ne kete labirint, labirint
me jep nje orientim
nje drite ne shpirtin tim
si fantazem si nje siluet...
si fantazem si nje siluet
http://www.lyrics.al/miriam-cani/lyric-1913610.php
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-06-2014 mė 11:53
-
-
Pėr: Miriam Cani
Miriam Cani - Pergjithmone
Poezia & Kompozimi - Alban Skenderaj
Si nje pik shi ne qiellin gri
nje zemer strehe diku kerkonin syte e mi
dhe mbeta une, zhytur ne gjume
prita nje copez diell, asgje ... asgje me shume
...
dhe nese ndihem ne vetmi ti rikthehesh perseri
edhe nje here edhe nje here
te me duash dhe nje here..
si dikur.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-07-2017 mė 18:06
-
-
Pėr: Miriam Cani
E ftuar speciale ne X Factor Albania 3
-
-
-
-
Pėr: Miriam Cani
Ne pritje te duetit te ri ....
-
-
Pėr: Miriam Cani
Rikthimi nė muzikė pas 2 vitesh
-
-
Pėr: Miriam Cani
DHURATA
S'ėshtė e lehtė
tė kėndosh njė kėngė pėr ty
tė kėndosh pėr ata sy
qė janė plotė gėzim dhe jetė
Mė beso nuk ėshtė e lehtė
Kur ti fle mbi gjoksin tim
Kur mė fal njė pėrqafim
Kur mė thua “tė kam xhan”
Ėshtė njė emocion qė thjesht nuk ka pėrshkrim
Ėshtė pėrtej poezisė, ėshtė pėrtej zėrit tim
Se ti je dhurata mė e bukur nė jetė
Je tė gjitha pėrgjigjet, je suksesi i vėrtetė
Se ti je shėrimi i ēdo plage nė shpirt
Je esenca e jetės, je motivi cdo ditė
Ti je ajo, njė dashuri qė nuk njeh as kohė dhe as kufijė
Je mė shumė se ēdo fjalė, je mė shumė se muzikė
Do tė dua pėrjetė, shpirti im ti mos ki frikė
Se ta premtoj
qė do jem gjithmonė me ty
dhe kur s’do jem mė aty
Si njė engjėll do tė mbroj
sa herė qė do kesh nevojė
Ėshtė kėshtu kur do dikė
e nė kėmbim nuk do asgjė
Si mė thonin prindrit e mi
“Do kuptosh njė ditė kur tė jesh prind dhe ti”
Sa shumė ndjenja qė mban brenda saj kjo fjali..
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Neteorm pėr postimin:
sirena_adria (09-11-2018)
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt