6 Presidente "zbulojne" Nene Terezen
E Merkure, 08 Dhjetor 2004
Kreret e Shteteve te Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Bullgarise, Kroacise, Bashkimit Serbi-Mal i Zi e Maqedonise, si dhe Kryeministri i Norvegjise, do te marrin pjese neser ne perurimin e bustit te bamireses shqiptare perpara Korpusit Qendror te Universitetit. Vepra e Thoma Thomait per kryeqytetin shqiptar
Gjashte Presidente te vendeve te Ballkanit do te marrin pjese neser ne perurimin e bustit te Nene Terezes, perpara Korpusit Qendror te Universitetit. Pikerisht ne sheshin "Nene Tereza", Kreret e Shteteve, qe mes tyre per vite me rradhe kane patur konflikte, deri edhe te armatosura, do te mblidhen per te zbuluar bustin e bamireses shqiptare, te Lumturuar nga Papa Gjon Pali i II-te. Te ndodhur ne Shqiperi me ftese te Presidentit Moisiu per te marre pjese ne Samitin rajonal mbi dialogun nderetnik e nderfetar, Presidentet Borislav Paravac (Bosnje-Hercegovine), Georgi Parvanov (Bullgari), Stjepan Mesic (Kroaci), Svetozar Marovic (Bashkimi Serbi-Mal i Zi), Branko Cervenkovski (Maqedoni), si dhe Kjell Magne Bondevik, Kryeminister i Norvegjise, do te inaugurojne neser ne mesdite bustin e punuar nga skulptori Thoma Thomai. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duket se do t'i prije ceremonise, ne menyre qe edhe edhe kryeqyteti shqiptar t'u bashkohet kryeqyteteve te tjera ballkanike, qe kane nje bust te bamireses me fame boterore.
Nje vit me pare, Papa Gjon Pali II, perpara mijera besimtareve te krishtere nga e gjithe bota, mbajti meshen e Lumturimit te Nene Terezes ne sheshin "Shen Pjetri" ne Vatikan, nje hap ky drejt shenjterimit te saj. Ndaj 19 tetori i vitit 2003 do te kujtohet si nje dite historike per Shqiperine dhe gjithe boten. Ne te gjithe Shqiperine 19 tetori, Dita e Lumturimit te bamireses se madhe, kremtohet si feste zyrtare. Ne vitin 1999, Papa Gjon Pali II-te dha leje te posacme qe Nene Tereza me origjine shqiptare te hynte ne rrugen e shenjterimit. Ne raportin prej 35.000 faqesh, derguar Vatikanit nga Kalkuta, per procesin e shenjterimit te saj, perfshihen detaje te nje mrekullie te kryer nga Nene Tereza pas vdekjes. Ne raport thuhet se "nje grua indiane me tumor ne stomak u sherua nga nje mrekulli, pasi preku nje medalion qe kishte qene ne kontakt me trupin e Nene Terezes". Nene Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu, lindi me 26 gusht te vitit 1910 dhe vdiq ne vitin 1997.
E.Metaj
Korrieri
Krijoni Kontakt