Presidenti Rugova zbuloi sot bustin e Nėnės Terezė nė Klinė
Klinė, 23 gusht - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova qėndroi sot nė Klinė, ku bėri zbulimin e bustit tė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Tereze. Fillimisht Presidenti Rugova pati njė takim me strukturat udhėheqėse komunale, ku u njoh me situatėn aktuale nė komunė.
Nė ceromoninė e zhvilluar tė zbulimit tė bustit tė Nėnės Tereze nė sheshin kryesor tė Klinės, qė prej sot mban edhe emrin e saj, kryetari i komunės sė Klinės Ramė Manaj i pėrshėdenti tė pranishmit duke thėnė se sot Klina ka festė tė madhe.
Presidenti Rugova duke folur nė kėtė ceremoni tha se pėr qytetarėt e Klinės dhe tė mbarė Kosovės sot ėshtė ditė gėzimi, sepse po zbulohet busti i Nėnės Tereze dhe njėherit po pėrurohet sheshi qė do ta mbajė emrin e saj. Nė kėtė mėnyrė, tha Presidenti, Klina po e nderon emrin dhe veprėn e dashurisė dhe tė mirėsisė sė Nėnės Tereze.
"Nėna Tereze ėshtė e pranishme gjithmonė nė zemrat e kosovarėve dhe tė gjithė shqiptarėve, si dhe tė gjithė njerėzimit", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se "sot me shtatoren dhe sheshin e vet do tė jetė e panishme nė jetėn e pėrditshme tė qytetin tuaj, do tė jetė shenjė e orientimit dhe njė shenjė e pranisė sė saj kėtu".
Duke folur pėr figurėn e humanistes sė madhe shqipatre, Presidenti Rugova tha se "Nėna Tereze ėshtė simbol i kombit modern kosovar dhe shqiptar dhe njė ndėr simbolet tė mbarė njerėzimit".
Me kėto dy vepra, tha nė vazhdim Presidenti, Kosova po tregon progresin qė po bėn nė jetėn e saj tė pėrgjithshme nė liri dhe sė bashku me veprat e tjera tė rėndėsishme tė zhvillimit janė kontribut pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila, theksoi ai, duhet tė njihet sa mė parė.
Ndėrkaq imzot Mark Sopi tha se zbulimi i shtatores sė Nėnės Tereze "tregon njė dashuri tė madhe ndaj saj dhe asaj ndaj jush".
Zbulimin e shtatores e bėnė Presidenti Rugova, imzot Mark Sopi dhe Ramė Manaj.
Donator kryesor pėr ngritjen e shtatores sė Nėnės Tereze ėshtė Elmi Berisha, veprimtar i njohur i kėsaj ane qė jeton dhe punon nė SHBA.
Krijoni Kontakt