Çoviqi kërkon vendosjen e ushtarëve profesionistë në Zonën Tokësore të Sigurisë
Beograd, 21 dhjetor (presheva.com) - Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nebojsha Çoviqi ka deklaruar se është kundër tërheqes së ushtrisë nga Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) dhe se nevojitet që në atë rajon ushtarët e thjeshtë të zëvendësohen me ushtarë profesionistë, ka njoftuar agjencia “Beta”. Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP), Nebojsha Çoviqi ka thënë të martën gjatë një konference për shtyp se ndokush nga Ministria e Mbrojtjes së SMZ e ka inicuar çështjen e tëheqes së Ushtrisë së SMZ nga ZTS për shkak të mosdijes. “Një vendim i tillë i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes do të mund të nxiste zhvendosjen e njerëzve nga Anamorava dhe jugu i Serbisë Qendrore”, ka thënë Çoviqi.
Ai ka shtuar se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po orvatët që ta “largojë vëmendjen tonë nga Kosova ashtu që në jug të Serbisë dhe në Maqedoni të bëjë çfarë të dojë”. Sipas Çoviqit, të gjitha problemet që po ndodhin në territorin e Kosovës dhe në jug të Serbisë janë rezultat i bllokadës nëntëmujore të Qendrës Koordinuese për Kosovën.
Krijoni Kontakt