Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Aksioni i nenshkrimeve per pavaresine e Kosoves: Nenshkrimet – vullnet i popullit

    Partite dhe qytetaret shqiptare mendojne se nenshkrimet do ta pershpejtojne procesin e pavaresise,ndersa partite maqedonase thone se iniciativat e ketilla duhet te trajtohen haptazi qe mos te paraqiten frustracione ne relacionet nderetnike
    .
    Fushata per mbledhjen e nenshkrimeve per pavaresine e Kosoves e prire nga Liga Qytetare shqiptare-amerikane po vazhdon ne te gjitha mjediset ne Maqedoni te banuara me shqiptare. Sipas organizatoreve, kjo iniciative qytetare do te vazhdoje edhe ne viset te banuara me joshqiptare per t’i binde ata qe t’i bashkangjiten ketij aksioni per zgjidhjen sa ma te shpejte te statusit perfundimtar te Kosoves. Ne kete drejtim tani me ekipe te aktivisteve jane shperndare dhe me sukses po grumbullojne nenshkrime.



    Reagimet e politikaneve ne lidhje me kete aksion jane paksa te matura, pa dallim a jane te pozites apo te opozites, ose cilit kampus politik i perkasin ata.

    Per nenkryetarin e Parlamentit te Maqedonise, Hisni Shaqirin, ceshtjen e pavaresise se Kosoves ne supet e veta do ta bartin strukturat udheheqese qe do te dalin nga zgjedhjet e lira parlamentare te 23 tetorit, dhe e gjithe kjo sipas tij ka mare fund, ngase Kosova ka derdhe mjaft gjak dhe fale Ushtrise Clirimtare e cila objektiven e vet te luftes e ka kanalizuar ne drejtim te pavaresise se Kosoves. Kur eshte ne pyetje aksioni i mbledhjes se nenshkrimeve, nenkryetari i Parlamentit eshte i mendimit se kjo iniciative eshte per t’u pershendetur, ngase sipas tij, cdo iniciative qe eshte ne funksion te pershpejtimit te zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves duhet te pershendetet. Ai shton se lufta e kosovareve kunder makinerise soldateske te Millosheviqit ka qene dhe eshte vendimtare per pavaresine e Kosoves, sepse thekson Shaqiri, askush nuk mund te jetoje me iluzione se Kosova mund t’i kthehet Serbise, kurse format tjera, jane nje lloj solidarizimi me Kosoven.



    Stojan Andovi, deputet nga radhet e liberaleve, grumbullimin e nenshkrimeve per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves e vlereson si nje iniciative qytetare qe kudo mund te haset, nderkaq rreth statusit te Kosoves, ai eshte i mendimit se kjo ceshtje do te zgjidhet ne Keshillin e Sigurmit te OKB-se.



    Tito Petkovski mendon se ceshtjet qe prekin ne relacionet nderetnike sic eshte kjo iniciative ndikojne tek njerezit tane qe te kete shume frustrime, andaj ai vlereson se per keto probleme duhet te bisedohet haptas, cdo iniciative qytetare te sqarohet qe njerezit ta kuptojne qellimin e te mos ngrejne emocionet dhe poqese kjo arrihet te sqarohet, Petkovski thote se njerezit nuk duhet ta kundershtojne iniciativen ne fjale.



    Tetove: Disa mije qytetare kane vene nenshkrimet


    Iniciativa e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, eshte mirepritur edhe ne Tetove. Punktet kane vepruar ne vendet me te frekuentuara te qytetit, sic jane qendra e qytetit, lokalet e dy universiteteve, lokalet e Shoqates se ish te Burgosurve Politike Shqiptare etj. Eshte i madh edhe numri i atyre qytetareve qe drejtohen ne mjetet e informacionit publik te karakterit lokal, duke pyetur se ku mund ta vene firmen e tyre. Ne lokalet e Shoqates se ish te Burgosurve Politike Shqiptare, ka kujdestari te perhershme nga ora 10-13, ku sigurohen materiale dhe informata te duhura dhe aty edhe mund te nenshkruhen qytetaret, ndersa aktivistet e angazhuar ne terren, i njohtojne qytetaret me qellimin e fushates “TANI”, qe eshte duke u zhivilluar paralelisht edhe ne shtetet fqinje. Sta qe duan ta japin nenshkrimin, kete mund ta bejne edhe ne adresen e internetit www.aacl.com. Interesim i vecante eshte manifestuar ne fshatrat me te medhenj te komunes se Tetoves dhe ne ato rurale.



    Aksioni zhvillohet vullnetarisht nga aktiviste te disa shoqatave qe e firmosen solemnisht fillimin e fushates “TANI” per pavaresine e Kosoves, ku pos te tjereve, u gjend dhe vula e PDK-se, e vetmja parti qe e perkrahu publikisht iniciativen e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne perkrahjen e Rezolutes 28 qe ka te beje me krijimin e rrethanave nderkombetare per pavaresine e Kosoves.


    Sipas informatave qe dje na i dhane te autorizuarit e kesaj fushate nga Liga Amerikano-Shqiptare, Xhelil Bajrami dhe Arben Llalla, fushata eshte duke u zhvilluar me sukses ne te gjitha viset ku jetojne shqitaret, sidomos ne Tetove, Shkup, Diber, Kercove, Gostivar etj., te gjithe e kane pranuar si nje aksion te vetin dhe organizatoret priten me admirim nga popullata. Deri dje jane siguruar disa mijera nenshkrime. Faza e dyte do te zhivillohet ''shtepi ne shtepi''. Nje angazhim te vecante dhe kontribut jane duke dhene anetaret e Shoqates te
    Burgosurve dhe te Demtuareve Politike Shqiptare ne Maqedoni (selia te cileve eshte shnderruar ne qender te Fushates), si dhe Shoqata Gjenerata e Re e Shqiptareve ne Maqedoni. Probleme nuk ka pasur askund edhepse ne shtypin e perditshem maqedonas, ate te gazetave dhe elektronike, ka pasur pronocime negative. Jane evidentuar nenshkrime edhe te turqve, romeve dhe maqedonasve.



    Kecove: Kosova e pavarur – stabilitet afagjate



    Fushata nderkombetare per mbledhjen e nenshkrimeve per pavaresine e Kosoves me sukses po realizohet edhe ne Kercove.Qindra qytetare kercovare brenda dites nenshkruan peticionin me te cilin kerkohet pavaresia e Kosoves .



    Koordinatorja e peticionit ne Kercove, Laura Arifi thote se eshte nje kenaqesi e madhe qe te jesh ne krye te nje trupi punues ku deshira e qytetareve eshte shume e madhe qe sa me pare ta nenshkruajne peticionin qe e organizon Liga shqiptaro-amerikane. Peticionin e kane nenshkruar edhe disa maqedonas si dhe disa qytetare te komunitetit turk.” Qytetaret e Kercoves e pershendesin aksionin dhe ne vazhdim japin disa nga pershtypjet e tyre.



    Lulzim Limani – agjent “Po, e kam nenshkruar peticionin dhe mendoj se pavaresia e Kosoves eshte mire per ne shqiptaret dhe per te gjithe popujt qe jetojne ne kete pjese te botes. Kerkohet perkrahje jo vetem nga ne por edhe nga etnitetet tjera, ngase pavareia e Kosoves eshte nje shtylle per nje stabilitet afatgjate. Mbeshtetja kesaj fushate, do te thote te japesh kontribut per stabilitetin e Ballkanit, per nje ardhmeri me te sigurt dhe per paqe.



    Zyfer Rrushaj – jurist i diplomuar: “Te gjithe i japim perkrahje iniciatives se Liges shqiptaro –amerikane per shpalljen e Kosoves nje shtet i pavarur dhe demokratik. Le te jete kjo nje nxitje plus per faktorin nderkombetar per statusin perfundimtar te Kosoves .Te gjithe duam te jetojme ne paqe dhe stabilitet, pavaresia e Kosoves do te kontribuoje per kete.



    Jeton Sejdini - “ Te caktosh kufijte nje shteti , do te thote ta nxjerresh ate nga nje zgjedhe e huaj , nga nje okupim diktatorial sic ishte ai serb .Nga mesi i vitit 2005 fillojne bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves. Atehere duhet nje vullnet i mire nga ana e faktoreve nderkombetare qe te shpallim Kosoven nje shtet te pavarur dhe demokratik ku do t’i gezojne te drejtat te gjithe qytetaret, pavaresisht perkatesise etnike.



    Te dielen nenshkrimet u mblodhen ne fshatrat e komunes se Zajazit dhe te Osllomese.

    Nga:
    S.Demiri - E.Shala - D.Dikena
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bugajski: Kosova per nje ose dy vjet do te jete e pavarur

    "Pa marre parasysh pjesemarrjen e tyre, Kosova, per nje ose dy vjet do te jete e pavarur. Ky eshte drejtimi ne te cilin ecen Kosova", tha Bugajski, njofton "Zeri i Amerikes".

    Uashington, 14 tetor - Drejtori i Qendres per Studime Strategjike Nderkombetare ne Uashington, Janush Bugajski mendon se eshte ne interesin e serbeve te Kosoves te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme ne Kosove.


    "Pa marre parasysh pjesemarrjen e tyre, Kosova, per nje ose dy vjet do te jete e pavarur. Ky eshte drejtimi ne te cilin ecen Kosova", tha Bugajski, njofton "Zeri i Amerikes".


    Nderkaq duke folur per minoritetet, Bugajski thote se menyra me e mire qe te kycen dhe te realizojne te drejtat e tyre, mes tjerash, eshte pjesemarrja ne zgjedhje, te marrin nje numer vendesh ne parlament dhe ne kete menyre te krijojne ndikimim direkt ne punen e qeverise, sidomos ne sferen e mbrojtjes se te drejtave njerzeore dhe minoritare, ne decentralizim, ne autonomine dhe shume ceshjte te tjera qe kane rendesi thelbesore per serbet e Kosoves.

    Marre nga Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Doris Pak: Zgjidhja e statusit tė Kosovės "mund tė ishte njė pavarėsi e mbikqyrur prej BE-sė"


    Doris Pak, kryesuese e Delegacionit tė PE pėr EJL duke referuar nė njė konferencė nė Berlin


    Nė intėrvistė pėr DW eurodeputetja Doris Pak pas zgjedhjeve nė Kosovė thekson, se ato ishin organizuar nė mėnyrė tė shkėlqyer. Sipas saj, pavarėsisht nga bojktoi i serbėve kėto zgjedhje ishin tė lira dhe korrekte. Pjesėmarrja e ulėt ka tė bėjė edhe me zhgėnjimin vecanėrisht tė tė rinjve pėr papunėsinė dhe gjendjen e vėshtirė ekonomike, thotė Pak, duke shtuar se kėtej e tutje cėshtja e privatizimit dhe e shtetit ligjor duhet tė avancojė mė shpejt se deri mė sot.

    A mund tė flitet pėr zgjedhje tė sukseshme, nė njė kohė qė vetėm njė nė dy kosovarė votoi dhe serbėt pothuajse i bojkotuan zgjedhjet?

    "Unė besoj, se zgjedhjet ishin organizuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, gjė qė nuk mund ta them pėr vende tė tjera fqinjė nė kėtė rajon. Problemi nė Kosovė ėshtė, se natyrisht qė njerėzit janė tmerrėsisht tė zhgėnjyer, pasi vitet e fundit ka ndodhur shumė, madje as qė ka mundur tė ulet papunėsia kuota e sė cilės ėshtė aktualisht 70%. Tė rinjtė nė Kosovė, qė pėrbėjnė 70% tė popullsisė, pra popullsia nėn moshėn 35 vjecare, nuk besoj se janė ata qė patjetėr kanė shkuar tė votojnė."

    A mund tė konsiderohet bojkotimi i zgjedhjeve nga serbėt si dėshtim i idesė pėr njė Kosovė multietnike?

    "Sė pari, duhet tė shohim, qė kishim dy lista tė serbėve qė kandiduan, dhe disa prej tyre u votuan. Ky bojkot u organizua nga jashtė, pra nga Beogradi dhe kisha ortodokse. Unė besoj, megjithatė, se nuk ka pėrse tė mos i vlerėsojmė si tė lira dhe korrekte kėto zgjedhje pėr shkak tė bojkotimit. Aq mė tepėr qė dihet, se serbėt nė bazė tė kushtetutės nė cdo rast kanė 10 vend etė garantuara nė parlament. Nėse ata duan tė bashkėpunojnė, atėherė mund ta bėjnė kėtė."

    Vitin e ardhshėm dueht tė fillojnė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Pozicionet e palėve janė mėse tė qarta: shqiptarėt duan pavarėsinė, ndėrsa serbėt janė kundėr saj. Si mund tė jetė zgjidhja e cėshtjes sė Kosovės?

    "Do tė ishte mirė nėse unė do tė mund t“i pėrgjigjesha kėsaj pyetjeje. Por unė di qė ky ėshtė njė problem qė i preokupon prej vitesh shqiptarėt e Kosovės, tė paktėn qėkurse unė kam qenė disa herė atje qysh prej vitit 1989. Ne duhet tė gjejmė njė zgjidhje, e cila t“u ndihmojė serbėve qė tė ruajnė prestigjin, por ama nga ana tjetėr shqiptarėt nuk duhet tė lihen nėn qeverinė serbe. Ketė gjė nuk mund t“ua kėrkosh shqiptarėve."

    E pra a do tė mund tė pengohej pavarėsia?

    "Kjo mund tė ishte njė pavarėsi qė tė mbikqyrej prej BE-sė. Tė gjithė tani janė drejt rrugės pėr nė BE, ndaj unė besoj, se ndoshta nė njė periudhė kalimtare pak a shumė duhet tė instalojmė njė mbikqyrje tė fortė pėr njė Kosovė pak a shumė tė pavarur."

    Ju thatė qė Kosova ka vėshtirėsi ekonomike. Nga ana tjetėr dihet qė BE-ja nė kuadėr tė administratės ndėrkombėtare ėshtė angazhuar fuqishėm nė kėtė sektor, atėherė pėrse calojnė gjėrat dhe cilat janė gabimet e bėra nė kėtė drejtim?

    "Ndoshta i vetmi gabim ėshtė fakti qė Kosova ėshtė njė vend pasardhės i ish-Jugosllavisė. Nė kėtė kuptim cėshtja e privatizimit ėshtė shumė e vėshtirė. Nė njė situatė tė tillė ėshtė pothuajse e pamundur tė investosh atje, sepse nuk ke sigurinė nėse ekziston apo kujt i takon prona private. Ēėshtjet e pronėsisė mund tė zgjidhen vetėm me ndihmėn e Beogradit."


    Nils Nauman
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Klaus Rajnhard thotė se BE-ja dhe OKB-ja sa mė parė duhet tė hapin ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės

    Berlin, 26 tetor - Lidhur me zgjedhjet nė Kosovė ėshtė prononcuar dje edhe ish-komandanti i KFOR-it Klaus Rajnhard, i cili tha se Bashkimi Evropian dhe OKB-ja sa mė parė duhet tė hapin ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet tė angazhohet shumė mė fuqishėm nė Kosovė, sepse nuk mjafton qė shqiptarėve dhe serbėve t'u thuhet vetėm se duhet tė ulėn sė bashku dhe tė kėrkojnė ndonjė zgjidhje. Rajnhard thotė se ata kanė nevojė pėr ndihmė nga jashtė dhe kjo ndihmė duhet tė vijė nga Bashkimi Evropian, i cili deri mė tash ėshtė treguar tepėr i pėrmbajtur, ka theksuar gjenerali Rajnhard.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    "Dejli telegraf": Pavarėsia duhet tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės

    Londėr, 26 tetor - "Dejli telegraf" nė njė shkrim kushtuar zhvillimeve tė fundit nė Kosovė dhe zgjedhjeve parlamentare, shkruan se pavarėsia duhet tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės. Bisedimet mbi kėtė ēėshtje duhet tė realizohen me qėllim qė t'i jepet fund gjendjes sė pakuptimtė nė Kosovė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundshme. Sipas kėsaj gazete ēdo zvarritje nė kėtė aspekt, konstaton kjo gazetė vetėm sa do tė shtojė tensionet ndėretnike nė Kosovė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ollbrajt: Nėse fiton Keri, Amerika do tė jetė mė e pranishme nė Ballkan


    Uashington, 30 tetor (Kosovapress) Time: 10 : 46

    Nė rast tė fitores sė senatorit Keri nė zgjedhjet presidenciale tė 2 nėntorit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė jenė mė shumė tė pranishme nė Ballkan, ka deklaruar ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medelin Ollbrajt.

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------


    Fitorja e Kerit do ta pėrshpejtonte zgjidhjen e statusit tė Kosovės


    Prishtinė, 31 tetor (Kosovapress) Time: 09 : 10

    Nė njė editorial pėr tė pėrditshmėn kroate “Jutarnji list”, ish-ambasadori amerikan nė Zagreb, e mė vonė nė Beograd, Wiliam Montgomery, shkruan se nė rast tė fitores sė Kerit tė martėn, administrata e tij do tė insisitojė nė zgjidhjen mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės, e ai status ,sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė pavarėsia nė kufijtė e sotėm tė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Hi forumista,

    Politikanet me bindin kur thone se Kosova mund te jete e pavarur. I vetmi problem qe ndoshta shume nuk kane menduar eshte nese Kosova mund te qendroje e pavarur ekonomikisht, sidomos ne periudhen fillimtare. Dikush duhet te pergatise nje report financiar qe te shikojme se sa ndihme i duhet vendit te kaloje periudhen e tranzicionit. Shpresoj Europa dhe SHBA te jape fonde ne kete drejtim.

    Peace.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tetė opsionet e njė plani pėr Kosovėn tė Instititutit amerikan tė Paqes

    Gjenevė, 11 dhjetor - Qendra pėr Studime Ndėrkombėtare me seli nė Gjenevė ka publikuar planin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė cilin e ka hartuar Institituti amerikan i Paqes. Ky plan titullohet "Statusi pėrfundimtar i Kosovės: opsionet dhe kėrkesat transkufitare", nė tė cilin vetėm dy mundėsi hidhen poshtė si jorealiste: pavarėsia momentale, dhe kthimi i Kosovės nėn sovranitetin e Beogradit. Ja tetė opsionet e kėtij plani nė formė tė shkurtuar qė i ka botuar njė gazetė serbe:
    1. Statusi i pakufizuar i protektoratit ndėrkombėtar: "UNMIK-u dhe BE vazhdojnė tė forcojnė autonominė e Kosovės, por pa qėndrim tė qartė pėr statusin pėrfundimtar.
    2. Kantonizimi, decentralizimi: enklavat serbe kanė pushtetin de fakto, jo edhe de jure. Shqiptarėt mund tė kėrkojnė tė njėjtat tė drejta nė Maqedoni, nė jug tė Serbisė.
    3. Njė federatė e brishtė: Beogradit i mbetet sovraniteti nominal, por Kosova funksionon si shtet i pavarur, edhe pse pa karrigėn nė Kombet e Bashkuara (si Mali i Zi). Shqiptarėt nuk do tė pranonin tė merrnin pjesė nė ēfarėdo qeverie nė Beograd.
    4. Komunuelt: Beogradit i mbetet sovraniteti nominal, por Kosova e merr karrigėn nė OKB. Serbėt do tė refuzonin anėtarėsimin e Kosovės nė OKB, ndėrkaq shqiptarėt sovranitetin nominal.
    5. Vendimi nė panelin ndėrkombėtar pėr tė cilin do tė pėrcaktohej data e saktė: nė panel do tė pėrcaktohej statusi pėrfundimtar i Kosovės pėr njė kohė tė caktuar (p.sh. tri vjet). S'ka pavarėsi tė garantuar. Edhe serbėt edhe shqiptarėt do tė mund ta refuzonin kėtė.
    6. Pavarėsia e kushtėzuar: pa ndryshimin e kufijve Kosova shkon drejt pavarėsisė, duke demostruar sundimin demokratik, respektimin e tė drejtave tė minoriteteve dhe politikė tė pėrgjegjshme nė rajon. Garancionet qė Kosova nuk do tė kthehet nėn Beogradin e pėrcjell kėrkesa qė Kosova nuk do tė tentojė tė zgjerojė kufijtė e saj apo tė destabiilizojė fqinjėt.
    7. Pavarėsia brenda kufijve ekzistues me njėfarė date: pas periudhės sė caktuar me marrėveshje (me siguri tri vjet) Kosova do tė bėhej shtet. Serbėve do t'u garantoheshin tė drejtat ndėrkombėtare dhe vetėqeverisja e gjerė lokale.
    8. Pavarėsia me ndarje: komunat veriore - Zveēani, Zubinpotoku dhe Leposaviqi, si dhe Mitrovica veriore do tė shkonin nė Serbi. Komunat e tjera do tė konsideroheshin tė Kosovės sė pavarur. Komunat me shumicė shqiptare nė Serbinė jugore do tė bėheshin pjesė e Kosovės. Trepēa do tė shkonte me Serbinė, ndėrsa njė pjesė e vogėl do tė mbetej nėn kontrollin e shqiptarėve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hashi Thaēi tha se pėr statusin final nuk duhet tė bisedohet me Beogradin, por tė respektohet vullneti i popullit tė Kosovės



    Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi u shpreh pėr dialog me fqinjėt, por kundėrshtoi ēfarėdo bisedimesh qė kanė tė bėjnė mė statusin politik tė Kosovės, duke shtuar se duhet tė respektohet vullneti i qytetarėve tė kėtushėm, pėr shtet tė pavaruar. Ai, kėto komente i bėri pas takimit me Fernando Gjentilinin, duke komentuar kėrkesėn e shefit tė UNMIK-ut, pėr dialog tė drejtpėrdrejt tė Prishtinės dhe Beogradit.

    Hashim Thaēi me kėtė rast ka shfaqur bindjen se do tė ketė njė vlerėsim pozitiv nga Grupi i Kontaktit lidhur me standardet, por kjo nuk duhet tė na krijojė kurfarė vetėkėnaqėsie sepse duhet edhe mė tepėr ta rrisim pėrgjegjėsinė tone tė angazhimeve institucionale politike e qytetare, nė mėnyrė qė ta kemi njė Kosovė demokratike ku ēdo qytetar pa dallim tė pėrkatėsive etnike, tė jetojė i barabartė.

    Posted by: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff on Dec 22, 04 | 11:53 am
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 22-12-2004 mė 10:38
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bugajski: Standartet tė pamundura pėr tu pėrmbushur
    Intervistoi Rudina Dervishi
    21 dhjetor 2004


    Njė analist i shquar i ēėshtjeve tė Ballkanit thotė se bisedimet me Beogradin nuk do tė jenė vendimtare nė pėrcaktimin e statusit pėrfunditar tė Kosovės por nėse Gjykata e Hagės do tė ngrerė aktpadi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, pala serbe do ta pėrdorė atė si justifikim pėr tė vonuar procesin e negociatava. Eksperti i Qendrės pėr Studime Ndėrkombėtare dhe Strategjike, Janush Bugajski tha se standartet janė tė pamundura tė pėrmbushen nė kushtet e tanishme dhe se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proces qė kėrkon angazhim mė tė madh nga qeveria dhe populli i Kosovės. Me zoti Bugajski bisedoi kolegia Rudina Dervishi.

    Zėri i Amerikės: Zoti Bugajski qeveria e Kovosės ka nė krye njė kryeministėr tė ri, zotin Ramush Haradinaj ndėrkohė qė ka patur debate lidhur me emėrimin e tij nė kėtė post. A mendoni se ekziston ndonjė rezik nė negociatat me Beogradin, nė negociatat e ardhshme?

    Janusz Bugajski: Nuk mendoj se bisedimet me Beogradin do tė jenė vendimtare nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ky vendim duhet tė merret nga komuniteti ndėrkombėtar. Kemi parė se Beogradi gjithmonė ka pėrdorur justifikime pėr tė mos zhvilluar bisedime apo pėr tė fajėsuar palėn shqiptare se nuk po vepron dhe negocion me qėllim tė mirė. Por shumica e bisedimeve trajtojnė ēėshtje qė nuk janė kryesore pėr tė ardhmen e vendit. Ata do ta pėrdorin ēėshtjen e Haradinajt, nė se ai akuzohet nga Gjykata e Hagės, nuk e dimė nė se do tė ndodhė njė gjė e tillė, pėr tė akuzuar autoritetet kosovare si antiserbe, jo tė besueshme dhe jo tė ligjshme. Zoti Haradinaj ka vepruar drejt duke bėrė deklarata se ėshtė i gatshėm pėr tė biseduar me Beogradin por edhe pėr tė pėrfshirė mė shumė pakicat serbe nė Kosovė. Pėrsa i takon ēėshtjes sė krimeve tė luftės, ajo ėshtė vetėm nė dorėn e Hagės, por pėrgjigja ime do tė ishte nė se serbėt do tė bisedojnė nė se duan tė bisedojnė dhe nė se nuk duan, do tė gjejnė njė justifikim.

    Zėri i Amerikės: Strategjia standarte para statusit, a mendoni se ėshtė ende e vlefshme nė njė kohė qė serbėt vazhdojnė tė bojkotojnė institucionet dhe grupet e punės pėr zbatimin e standarteve?


    Janusz Bugajski: Ėshtė problem pa rrugėdalje, pasi nuk mund tė pėrmbushėsh standartet pa patur bashkėpunimin tė plotė, pikė sė pari nga pakica serbe dhe sė dyti duke mos patur fuqinė pėr tė implementuar standartet, qė qeveria tani pėr tani nuk e ka. Mendoj se nga tani e deri nė verėn e vitit tė ardhshėm do tė ketė njė lloj sintetizimi pėr fushat ku duhet tė punohet mė shumė dhe pėr standartet kryesore qė duhet tė plotėsohen. Mbi kėtė bazė do tė bėhet vlerėsimi nė verė i pėrparimit tė arritur nė Kosovė. Mendoj se ėshtė e padrejtė tė presėsh qė njė qeveri qė nuk ka autoritet tė plotė, nuk ka bashkėpunimin e pakicės tė realizojė ēdo gjė qė i ėshtė vėnė pėrpara. Mendoj se do tė ketė njė lloj procesi konsolidimi tė fushave kryesore ku duhet tė pėrqėndrohen. Nga ana tjetėr gjatė muajve tė ardhshėm qeveria duhet tė tregojė vullnet tė mirė nė arritjen e disa objektivave veēanėrisht pėr tė drejtat e pakicave.

    Zėri i Amerikės: Si do ta kėshillonit ju qeverinė e re tė Kosovės pėr tu pėrballur me kėto sfida?

    Janusz Bugajski: Do ti kėshilloja tė ishin shumė tė hapur. Tė thonė se jemi shumė dakort tė plotėsojmė kėto standarte por tė ndalen pikė pėr pikė nė secili standart dhe tė thon:; pėr tė realizuar kėtė standart na duhen kėto kompetenca, ky lloj autoriteti, ky lloj bashkėpunimi dhe kjo shkallė pėrfshirje e komunitetit ndėrkombėtar. Kėshtu mund tė fillojnė tė punojnė pėr ato standarte qė mendojnė se mund ti realizojnė gjatė kėtyre pak muajve qė kanė mbetur pasi disa tė tjera do tė duan ndoshta mė tepėr kohė. Qeveria duhet tė jetė shumė e ndershme me komunitetin ndėrkombėtar pėr ato ēfarė mund tė arrijė dhe nė tė njėjtėn kohė tė tregojė vullnetin e mirė si ndaj ndėrkombėtarėve edhe pakicave se po pėrpiqet tė bėj diēka. Nuk mund ti detyrosh me forcė pakicat tė hyjnė nė institucione nė se nuk pranojnė. Atėherė kjo detyrė mbetet e komunitetit ndėrkombėtarė dhe jo e tyrja.

    Zėri i Amerikės: Roli i Shteteve tė Bashkuara nė procesin politik tė Kosovės ka qėnė sipas mendimit tuaj nė nivelin e duhur, a do tė presim njė rritje tė kėtij roli vitin e ardhshėm?

    Janusz Bugajski: Shtetet e Bashkuara kanė luajtur rol sigurisht por unė do tė doja qė ato tė luajnė njė rol mė tė madh sesa deri tani. Me fjalė tė tjera tė luajnė njė rol mė tė dukshėm nė marrjen e vendimeve pėr Kosovėn. Shumica e popullsisė sė Kosovės respekton Shtetet e Bashkuara, vazhdon ta shohė me dyshim Bashkimin Evropian dhe nuk ka edhe aq besim tek Kombet e Bashkuara. Kjo do tė thotė se Shtetet e Bashkuara kanė ndikim shumė tė madh dhe kapital tė madh politik nė vend qė mund ta pėrdorin pėr tė zgjidhur ēėshtjen e statusit pėrfundimtar dhe ta ēojė pėrfundimisht Kosovėn nė rrugėn drejt integrimit nė Nato dhe Bashkimin Evropian. Do tė presim deri nė pranverė pėr tė parė njė rol mė tė madh tė Shteteve tė Bashkuara. Mendoj se Amerika do tė kėrkojė tė jetė mė e pėrfshirė nė proces dhe kjo ėshtė njė fushė ku mund tė arrihen kompromise midis Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nė bisedat me zyrtarėt e Bashkimit Evropian dėgjon se ata kėrkojnė qė Shtetet e Bashkuara tė luajnė njė rol mė tė madh dhe jo ti pėrjashtojnė ato nga procesi.


    Zėri i Amerikės: Kosovarėt presin me ngut pranverėn e vitit 2005. Cilat janė parashikimet tuaja, ēfarė do tė sjelli 2005sa pėr Kosovėn?

    Janusz Bugajski: Unė nuk do tė prisja pranverėn, pasi lulet nuk ēelin po nuk i kultivove. Ata duhet tė pėrgatiten ashtu siē thashė edhe mė parė, qė kur ndėrkombėtarėt tė fillojnė tė vlerėsojnė standartet tė shohin vendosmėrinė dhe vullnetin e mirė tė qeverisė pėr tė pėrmbushur pjesėt mė tė rėndėsishme tė kėtyre standarteve dhe tė vazhdojė ti pėrmbushė ato pas pranverės. Pavarėsia e Kosovės nuk do tė ndodhė menjėherė. Ky ėshtė njė proces dhe qeveria dhe populli i Kosovės duhet tė pėrfshihen nė kėtė proces.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    o0o Llapi,

    te lutem mos na sjelle materiale te marra nga Interneti (rasti yt www.KosovaPress.com), sepse ketu nuk eshte Blog ore... por eshte Forum! Ku cdo anetar i Forumit shpreh mendimin e tij mbi temen qe eshte hap.

    Do qe te jem i sinqerte me ty!? Une persoanlisht nuk i lexoj keto postimet (lexo Artikuj - Copy&Paste) e tua, sepse me lodhen syte!
    Kush i lexon keto artikuj (copy&paste), le ta ngrit kemben!?

    pershendetje,
    sdb

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sdb

    Po qysh me paska shkue ftyra ne shoke e posht me ty kokem korit keq qe nuk te paskum vet hiq bre eu.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
    Nga ex-x nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  3. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •