Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Riēard Hollbruk deklaron: Kosova mund te mbijetoje e pavarur

    Kosova duhet tė jetė e pavarur

    Frankfurt, 13 shtator MIA. – Riēard Hollbruk, kėshilltari i kandidatit amerikan pėr kryetar Xhon Keri, deklaroi se Kosova duhet tė jetė e pavarur me arsyetim se krahina “mund tė mbijetojė”.

    Nė intervistėn pėr “Frankfurter allgemajne cajtung”, pėr ta vėrtetuar tezėn e tij, Hollbruk deklaroi se shtete tė vogla janė edhe Estonija, Malta, Luksemburgu dhe Maqedonia. “Atėherė pse jo edhe Kosova?”, vlerėson Hollbruku.

    Ai porositi serbet se duhet “t’i ngritin duart nga Kosova” nėse duan tė hynė nė Evropė.

    “Ata (serbet) duhet tė zgjedhin ndėrmjet Brukselit dhe Kosovės, sepse nėse edhe mė tutje insistojnė dhe duan qė ta marrin Kosovėn, nė fund nuk do ta fitojnė as njėrėn, as tjetrėn, shtoi Hollbruku.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Ata veq e kan kuptuarė se nuk ka gjė me prej Kosovės ne tersi...,por po bejn zhurem pėr t'a coptuarė noj pjesė si Mitrovicėn veriore,dhe Kosoven lindore/preshev,bujanovc... ketu o qellimi i tyre
    Shkenca na e premton tė vertetėn...por ajo kurrė nuk na e premton as paqen as fatin!

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Daci: Detyre paresore e perberjes se ardhshme te Kuvendit eshte shpallja e pavaresise

    Kryesia e Kuvendit sot eshte takuar ne nje restoran buze liqenit te Batllaves. Anetaret e Kryesise kane percaktuar rendin e dites per senacen e ardhshme te Kuvendit, e cila do te kete me teper karakter solemn, Ne pjesen e pare te saj do te marrin pjese personalitet e jetes politike te vendit dhe te UNMIK-ut. Poashtu u njoftua se Kuvendi do t'u jape medalje.

    Prishtine, 15 shtator - Puna kryesore qe duhet te beje Kuvendi i Kosoves ne mandatin e ardhshem eshte shpallja e pavaresise. Po qe se nje gje te tille nuk do ta beje legjislatura e ardhshme, atehere parlamenti nuk ka se pse te ekzistoje. Keshtu u shreh sot kryeparlamentari Nexhat Daci pas nje takimi te Kryesise se Kuvendit te Kosoves.

    U vendos qe seanca e ardhshme e Kuvendit te Kosoves te mbahet te shtunen me 19 shtator dhe me teper do te jete seance solemne, nderkaq seanca e fundit do te mbahet me 27 shtator.

    Ndryshe Kryesia e Kuvendit sot eshte takuar ne nje restoran buze liqenit te Batllaves. Anetaret e Kryesise kane percaktuar rendin e dites per senacen e ardhshme te Kuvendit, e cila do te kete me teper karakter solemn, Ne pjesen e pare te saj do te marrin pjese personalitet e jetes politike te vendit dhe te UNMIK-ut. Poashtu u njoftua se Kuvendi do t'u jape medalje personaliteteve qe konsiderohen te rendesishem per proceset politike ne Kosove.

    Ne pjesen e dyte do te behet vetem shqyrtimi dhe ndoshta edhe miratimi i nje projektligji.

    Kryeparlamentari Daci punen e parlamentit e vleresoi relativisht te suekssshem, duke numeruar ligjet qe jane miratuar gjate kesaj ligjislature. Ai tha se Kuvendi ka permbushur objektikvatt qe i ka shtruar ne fillim te punes se tij.

    I pyetur nese do te kandidohej perseri ne krye te kuvendit, Daci tha se tani eshte heret te flitet per kete ceshtje, por shtoi se nuk do te kurseje perpjekjet dhe energjine per mbarevajtjen e proceseve qe po zhvillohen ne vendin tone.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Deklarata e Hollbrook eshte teper pozitive per interesat tona kombetare, por sic thote populli, midis te thenes dhe te beres kalon nje lume i tere. Arsyet perse une jam skeptik mbi qendrimin e Hollbrook dhe krahut te majte politik te cilin ai perfaqeson ne politiken amerikane:

    1. Hollbrook drejtoi bisedimet per planin e paqes ne Dayton ne 1996 ku iu dha fund luftes ne Bosnje. Nje paqe qe edhe sipas vete Hollbrook nuk e ka zgjidhur plotesisht konfliktin, vetem e ka shuar ate. Trupat paqeruajtese te NATO jane ende ne Bosnje.

    2. Hollbrook eshte njeri prej keshilltareve kryesore te kandidatit per president, senatorit Xhon Kerry, ku ky i fundit po ben fushate ne SHBA per nje "politike ndryshe nga ajo e Bush" qe angazhon me shume aleatet evropiane dhe nuk u jep urdhra atyre. Angazhimi me i madh i aleateve evropiane ne Irak do te thote nje angazhim me te madh te aleateve edhe ne Ballkan. Per shtete si Franca qe sponsorizoi krijimin e Jugosllavise ti ndezesh driten jeshile ne Ballkan do te thote te minosh interesat tona kombetare. Francezet e kane bere te qarte qe ata nuk besojne ne nje Kosove te pavarur dhe se faktori shqiptar eshte faktor stabiliteti ne rajon. Kete e deshmuan me se miri me diktatin e BE ndaj Malit te Zi dhe krijimin e mini-Jugosllavise se re, ne unionin Serbi-Mali i Zi.

    3. Hollbrook beson se Kosova e pavarur mund te mbijetoje, por nuk beson se Iraku mund te mbijetoje dhe objektivi i demokratizimit te Irakut eshte politike e drejte dhe realiste per amerikanet. Hollbrook ne kete pike eshte ne nje linje me Shirak dhe Shroder: demokracia dhe nje shoqeri e lire nuk mund te zerre rrenje ne nje shoqeri islamike. Edhe Kosova ka nje popullsi 90% muslimane, mos valle edhe shqiptaret nuk jane te zote te ndertojne nje shtet demokratik?! Pergjigjia eshte "mundet te mbijetojne".

    Eshte e veshtire ne kete kohe fushate elektorale te besh dallimin midis retorikes elektorale dhe premtimeve te sinqerta. Por nje gje eshte pozitive, edhe pse te majtet ndjekin nje politike te jashtme paqetuese ne mbrojtje te status-quo dhe aspak agresive, ne rastin e Kosoves ata ndjejne nje pergjegjesi historike personale. Allbright, Hollbrook dhe Klinton duan te shohin deri ne fund ate qe ata nisen.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Eshte e veshtire ne kete kohe fushate elektorale te besh dallimin midis retorikes elektorale dhe premtimeve te sinqerta. Por nje gje eshte pozitive, edhe pse te majtet ndjekin nje politike te jashtme paqetuese ne mbrojtje te status-quo dhe aspak agresive, ne rastin e Kosoves ata ndjejne nje pergjegjesi historike personale. Allbright, Hollbrook dhe Klinton duan te shohin deri ne fund ate qe ata nisen.
    Me duket naive mendimi jot qe Klinton apo Hollbrook e duan Kosoven e pavarur per shkaqe "personale".
    Ata jane politikane profesioniste dhe mbrojne interesat e partise dhe SHBA ne plane afatgjata.
    Ata nuk mund te lejojne ringjalljen e nje Jugosllavie (lexo Serbije) te re, qe te sundoje popuj te tjere, duke krijuar burime te reja luftrash ne Ballkan e Europe.

    Serbet ta shofin me dylbi Kosoven se koha e Car Dushanit ka ikur pergjithmone, do apo nuk do Franca e Rusia, se ka edhe Angli e Amerike, por mbi te gjitha ka nja 7-8 milion shqiptare ne Ballkan.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Paralelizmat Kosovė Irak nuk mund tė ngrihen sepse nuk qėndrojnė dhe nuk kanė absolutisht asgjė tė pėrbashkėt.

    Pastaj, thėnia se Kosova ėshtė 90% muslimane nuk ėshtė i saktė pėr ditėt e sotme. Struktura fetare e popullsisė nė Kosovė ka ndryshuar shumė ashtu si edhe nė gjithė Shqipėrinė. Pėrderisa tė gjithė gjyshėrit e ish-muslimanėve kanė ditur tė praktikojnė fenė dhe kanė praktikuar fenė shumė shpesh, sot mbi 90 pėrqind e kėsaj pjese tė shqiptarėve nuk ka qenė kurrė nė objektet fetare tė tyre, pastaj nuk mund tė gjesh asnjė njeri nėn 25 vjeē me emėr musliman. Pastaj mund ta marrim shembull vetėm qytetin e Gjakovės me 100-200 mijė banorė, ku edhe pėrpara ka qenė i banuar 30 pėrqind me katolik, tani janė hapur dhe janė nė hapje edhe 10 kisha protestane. Poashtu edhe nė Prishtinė e qytetet tjera. Pastaj kemi edhe shumė ateistė, agnostikė etj.
    Ta themi se Kosova ėshtė 90% muslimane nė ditėt e sotme pėrveē qė nuk ėshtė e saktė ėshtė edhe antikombėtare, pra, antiinteresave tona (edhe pse nuk duhet tė jetė kėshtu, poqese e vėshtrojmė nga aspekti human i ēėshtjes). Sot kėtė term vetėm serbėt janė duke e pėrdorur pasukses (dhe as qė do tė kenė ndonjėherė) qė ta largojnė pėrkrahjen amerikane e europiane ndaj ne shqiptarėve. Prandaj, ne nuk duhet ta deklarojmė kėtė kurrė, edhe sikur tė ishte e vėrtetė e jo mė qė nuk ėshtė e vėrtetė aspak, bile shumė larg tė vėrtetės me kilometra.

    Pastaj Francėn mos e futni nė rradhėn e armiqve sepse nuk ėshtė e vėrtetė qė ata janė armiq tanė. Nė Rambuje u mbajt atėherė konferenca pėr Kosovėn, ishin ndėr tė parėt qė u pajtuan me Amerikėn pėr bombardimin e Serbisė dhe ēlirimin e Kosovės, e poashtu edhe tani janė njė ndėr aleatėt tanė kryesor. Harroni Francėn e 1912-tės, sepse tani jemi mė 2004.

    Edhe Rusia pamvarėsisht lidhjeve qė ka me Serbinė, nuk janė armiq tanė ashtu sikur i paraqesim neve. Ata para disa ditėsh i larguan edhe trupat e tyre ushtarake prej KFOR-it, Kosovės. Rusia ėshtė duke punuar qė tė ec vetė pėrpara sepse e ka kuptuar qė jo vetėm nuk ėshtė nė gjendje e nuk do tė jetė mė kurrė superfuqi por e ka kuptuar dhe e kupton edhe gjendjen e saj ekonomike momentale. Kėshtu qė, atyre pothuajse nuk i intereson fare pėr serbėt. Ata po tė duan tė ndihmojnė aleatėt e tyre, kanė mjaft aty fare pranė tyre dhe shumė mė tė afėrt edhe pėr nga gjuha, traditat e vlerat tjera si Bjellorusia, Ukraina etj. Por ata nuk janė nė gjendje tė ndihmojnė veten e tyre nė kėto momente historike e jo mė aleatėt e tyre. Ata gjithė kohėn po kėrkojnė ndihma e fonde nga Amerika, BE e institucionet ndėrkombėtare. Kėshtu qė, Rusisė nuk i intereson fare pėr serbėt, pastaj edhe me neve ata kurrė nuk kanė pasur ndonjė problem qė tė kenė ndonjė ndjenjė armiqėsie ndaj nesh.

    Unė jam i bindur qė edhe republikanėt e Bushi do ta zgjidhin problemin e Kosovės jo mė larg se vitin e ardhshėm (mos tė harrojmė kėtu shumė republikanė qė janė angazhuar shumė nė ēėshtjet tona kombėtare sikur Bob Dolle, Henry Hyde e shumė tė tjerė) dhe atė ose pavarėsi si fazė kalimtare ose direkt ribashkim me Shqipėrinė. Por, Demokratėt kanė qenė dhe janė shumė mė afėr nesh shikuar nga tė gjitha aspektet.

    Sidoqoftė, Dardania ėshtė nė gjendje tė jetė edhe shtet por nuk ka nevojė tė jetė shtet kur ne shqiptarėt e kemi njė shtet tani dhe nuk na duhet dy shtete. Pra, Dardania do tė ribashkohet me Shqipėrinė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Labeati, une e ndjek politiken amerikane me shume se sa ndjek ate shqiptare dhe te siguroj se e di perse shkruaj. Partizania me e madhe e luftes ne Kosove dhe forca shtytese qe i coi interesat amerikane ne nje linje me ato shqiptare ishte sekretaria e shtetit Madelain Allbright, e cila ne femijet refugjate te Kosoves pa veten e saj 50 vjet me pare kur ajo dhe familja e saj mori rruget qe ti shpetonte Holocaustit. Bill Klinton ndezi driten jeshile per nderhyrjen ne Kosove pasi ajo ishte forma me e mire per te hequr vemendjen e opinionit publik amerikan nga Monika Lewinsky dhe per te ndrequr imazhin e tij ne syte e opinionit nderkombetar dhe te historise. Disa muaj me pare kur kamandanti i NATO, Wes Clark vuri kandidaturen per president, ne media dolen edhe memot e kabinetit te Klinton per komandantin qe "ti jepte fund sa me pare luftes me cdo cmim", pasi bombardimet nga ajri mbushen plot 2 muaj. Clark dha doreheqjen e tij dhe doli ne pension fale perplasjes me kabinetin e Clinton qe nuk e lane te bente luften sic dinte ai.

    Fale Kosoves dhe fale Allbright qe u be sekrete e shtetit ne mandatin e dyte te Clinton, Hollbrok beri nje kthese 180 grade nga Daytoni tek Rambujeja. Ne Dayton Kasapi i Ballkanit pozoi perpara kamerave nderkombetare me Hollbrook, i cili me ate mareveshje i shtoi jeten rregjimit te Milloshevic. Kurse 3 vjet me vone, Hollbrook perseri e ruajti miqesine e tij me Milloshevic, diplomati i vetem amerikan qe "nuk kish nevoje per vize te vizitonte Beogradin".

    Hollbrook eshte si puna e Arber Xhaferrit shqiptar. Edhe Xhaferi 3 vjet me pare ishte ne qeveri me maqedonasit dhe e kish per nder te quhej "politikan i moderuar" ne krahasim me "shqiptaret ekstremiste" qe benin thirrje per lufte. Sot Arben Xhaferi, pasi e katandisi partine e tij ne 5% te elektoratit, eshte politikani i vetem shqiptar qe flet per "Shqiperine Ethnike".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sė pari, ēėshtja Lewinsky ka qenė shumė kohė para luftės dhe ėshtė mbyllur mė 1995 apo 1996 dmth. dy vite para luftės. Mė kujtohet fare mirė rasti sidomos nga shou i Jay Leno, tė cilėn e di fare mirė se e kam parė nė Prishtinė. Ndėrsa unė nga 1997-1999 kam jetuar nė Tiranė. Kėshtu qė kjo punė ka qenė para 1997, pra ose 97 ose 96. Kurse lufta ėshtė bėrė mė 1998.

    Ėshtė fakt qė Olbright ka meritėn kryesore dhe ka qenė kontribuesja mė e madhe nė ēlirimin e Dardanisė por kjo punė ka qenė shumė e madhe dhe pėr kėtė qė tė gjithė kanė dhėnė kontribut si Klinton, Hollbruk, Hill, Clark etj. Kjo nuk ka qenė punė qė mund tė bėhej vetėm nga njė person i vetėm.

    Hollbruk ka pasur probleme me hyrje dalje nė shtetin e Millosheviqit, dhe poashtu mė kujtohet fare mirė fjalimi i tij sė bashku me Solanėn kur i dhanė Nato-s (Klarkut) detyrėn pėr tė zgjedhur problemin e Dardanisė sepse siē thanė ata "Millosheviqi nuk njeh gjuhėn e dialogut por vetėm atė tė forcės".
    Hollbrukun dhe askėnd asgjė nuk mund ta shtyj tė bėj kėto deklarata pėr Dardaninė, por ai e njeh kėtė problem shumė mirė dhe sikur tė gjithė ata qė e njohin problemin edhe ky bėn kėto deklarata. Poashtu, mund tė them lirisht se ėshtė njė nga diplomatėt mė tė mirė botėror sot pėr sot.
    Po tė kontaktosh shqiptarėt e Amerikės dhe organizatat e tyre dhe po t'i pyesėsh pėr Hollbrukun ata e thonė se po e kemi mik shtėpie, aq shpesh i viziton ata dhe ka kontakte me ta. Kėshtu qė nuk ėshtė vetėm premtim elektoral fare, por ėshtė tamam ajo ēfarė ai ka nė gjendje ta bėj. Po tė ishte ai nė pozitė qysh sot do ta zgjidhte kėtė problem pa as mė tė voglin dyshim dhe Dardania do tė ishte Shqipėri tani. Por do tė bėhet jo mė larg se vitin e ardhshėm pamvarėsisht se kush fiton zgjedhjet nė Amerikė, edhe pse mendoj qė demokratėt ėshtė mė mirė tė fitojnė pėr neve.

    Arbėr Xhaferri gjithmonė ka qenė pėr Shqipėrinė Ethnike edhe kur ishte nė pushtet e edhe tani. Ekziston plani dhe marrėveshja e tij me njė nga politikanėt kryesor sllavo-maqedonas tė asaj kohe, pėr ndarjen e Maqedonisė midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė. Pra, kjo sė bashku me shkrimet e deklaratat e tij tė asaj kohe, dėshmojnė fare qartė se ai gjithmonė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė pėr Shqipėrinė Ethnike.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Raporti i Keneth Star doli nė shtator tė 1998 dhe ishte prezantimi para kongresit qė e solli ēėshtjen nė qėndėr tė vėmėndjes. Para se tė dilte raporti, skandali i Klintonit ishte vetėm nė revista e gazeta.

    Skandali dhe gėnjeshtra e Klintonit nuk kishte shmangje sepse doli para kongresit dhe ai nuk rrezikoi jetėn e ushtarėve amerikanė pėr tė hequr vėmėndjen nga problemet personale. Klintoni ndoqi politikė pėr principet demokratike qė themeluan Amerikėn dikur. Klintoni pushoi konfliktet e Ballkanit, Afrikės, pothuajse arriti paqen midis Izraelit dhe Palestinės. Klintoi mbajti nėn kontroll Korenė e veriut dhe Irakun duke ditur shumė mirė qėllimet e tyre. Pra Kosova ishte vetėm njė nga kontributet e Klintonit dhe nuk ishte bazuar mbi problemet e tija personale por nga politika e jashtme qė ai ndoqi gjatė 8-vjetėve si President.

    Shumica e njerėzve qė kėshilluan Klintonin tė ndihmonte Shqiptarėt janė ende vėrdallė dhe vitin tjetėr mund tė japin tė njėjtėn kėshillė pėr Kerrin por problemi ėshtė se a do ti dėgjojė Kerri.

    Bushi mund ta fitojė Kosovėn me arrogancė kundėr evropės, ndėrsa Kerri premton bisedime dhe marrėveshje. Rusia, Sėrbia mund tė jenė tė dobėt nga ana ekonomike por kanė miq e aleatė, mbase mė shumė se Shqipėria e Kosova. Evropa dhe Amerika nuk duan Kosovė tė pavarur pėr tu bėrė mirė Shqiptarėve apo pėr njė Shqipėri tė madhe. Evropa do vetėm stabilitet dhe njė evropė tė bashkuar ndėrsa Amerika do influencėn e saj nė Ballkan pėr vlerat ekonomike dhe bazat ushtarake nė rajon qė do jenė tė rėndėsishme nė tė ardhmen pėr tė kthyer lindjen e mesme drejt demokracisė e kapitalizmit.

    Tė gjithė kanė interesat e tyre dhe po afron koha qė tė mėsojmė se cilat interesa do jenė mė tė forta. Aty do duken miqtė dhe armiqtė e vėrtetė tė Shqiptarėve. Ēfarėdo vendimi tė marrė komuniteti evropian, do jenė Shqiptarėt qė do shprehin miratimin pėrfundimtar. Sėrbėt nuk janė nė gjėndje tė bėjnė luftė ndėrsa Shqiptarėt janė tė gatshėm tė fillojnė konfliktet kundėr ēdo vendimi copėtues. Siē pėrmėndja dhe mė lart, lufta nuk ėshtė nė interes as tė Evropės dhe as tė Amerikės por nė tė njėjtėn kohė ata duan tė jenė tė kujdesshėm qė pavarėsia e Kosovės tė mos ngjallė konflikte tė tjera nė Maqedoni e Mal tė Zi.

    Ka ardhur koha tė paguaj Evropa pėr copėtimin e trojeve Shqiptare.
    Edi

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Po keni tė drejtė se raporti pėrfundimtar u bė nė shtator tė 98-tės por vendimi pėr bombardim Serbisė dhe ēlirim tė Dardanisė u morr nė mars tė 1999, pra disa muaj pas publikimi tė kėtij raporti pėrfundimtar dhe pas faljes qė amerikanėt i bėn Klintonit.

    Poashtu pajtohem me juve se Klinton e bėri kėtė bazuar nė politikėn e jashtme qė nė atė kohė pothuajse zgjidhi gjithė problemet mė tė mėdha ndėrkombėtare.

    Kurse nuk pajtohem me juve qė Serbia ka mė shumė aleatė nė Europė se neve. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė aspak. Tė gjithė e shohin Serbinė sikur njė shtet i sėmurė nga mentaliteti shovinist i shumicės sė popullsisė atje mbjellur nga ish-klasa politike. Ata i shkaktuan Europės njė dekadė luftash me gati gjysmė milioni njerėz tė vrarė e masakruar, pa marrė parasysh dėmet ekonomike tė shkaktuara nga ta nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar qė Europa dhe Amerika i kanė paguar.

    Jo vetėm kėshilltarėt e Kerrit por edhe vet Kerri ėshtė deklaruar haptas pėr pavarėsinė e Dardanisė dhe bile ka premtuar se do tė angazhohet edhe pėr tė drejtat e shqiptarėve nė gjithė rajonin dhe investimet nė Shqipėri. Poashtu edhe Bush ka deklaruar se problemi i Dardanisė do tė zgjidhet nė vitin e ardhshėm duke pasur parasysh gjithė opcionet e mundshme, edhe ribashkimin me Shqipėrinė. Kėshtu qė Dardania nė vitin e ardhshėm do tė ribashkohet me Shqipėrinė ose do tė pavarėsohet si fazė kalimtare drejt ribashkimit me Shqipėrinė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
    Nga ex-x nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  3. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •