Hirushja shqiptare e "Preluders"
E Merkure, 15 Shtator 2004
Miriam Cani ne Shqiperi, rikthehet ne Shqiperi me triumfin e "Preluders", grupit me te ri muzikor me pese vajza te krijuar ne Gjermani. Cani, nje 19 vjecare nga Elbasani ka arritur te jete pjese e tij, pas nje seleksionimi te forte. Jeta e saj ne emigrim dhe punet e rendomta deri tek suksesi. Sot ne mbremje ne Amfiteatrin e Durresit, "Preluders" per here te pare do te japin nje koncert per publikun shqiptar
Dikur imitonte me modesti kenget e te tjereve, sot jane ata qe belbezojne kenget e saj. Eshte Miriam Cani, 19 vjecarja nga Elbasani, pjestare e grupit gjerman te popit "Preluders". Nje nder fitueset e programit te talenteve te reja Popstar ne Gjermani, Cani u shqua jo vetem per aftesite e saj vokale, por dhe per sharmin skenik. Ne nje kohe te shkurter, ajo u be nje nga figurat simbol te ekranit, duke mos e harruar asnjehere kombesine e saj shqiptare. Prej gati 14 vjetesh ajo jeton ne Gjermani dhe vetem pak dite me pare ka mundur qe te rikthehet ne Shqiperi, jo me si vajza e thjeshte Miriam, por nen petkun e nje vipi. Se bashku me kater pjestaret e tjera te grupit "Preluders", Miriami eshte shfaqur mbreme per here te pare perpara publikut shqiptar. Nje aperitiv perpara pjatances se madhe qe vajzat do te servirin sot ne mbremje, po ne Amfitetarin Antik te Durresit ne nje koncert teresisht te tyrin. "Eshte e mrekullueshme te shfaqem per publikun shqiptar. Kam nje emocion shume te madh, madje mund te them me shume se tek Popstar. Ky eshte prezantimi im i pare serizoz ne Shqiperi dhe dua qe publiku te kuptoje boten time permes kenges", shprehet Miriam Cani. Grupi Preluders i perbere nga pese vajza u krijua pas nje seleksionimi te gjate ne programin "Popstar" (simotra e Etheve shqiptare), ka arritur te zere nje vend nderi ne klasifikimet e grupeve me te sukseshme. Vecanerisht pas publikimit te videos se fundit, ne te cilen pjestaret e grupit shfaqin jo vetem aftesite vokale, por edhe format sensuale. Sot ne Amfiteatrin 2.400 vjecar, "Preluders" do te shfaqin repertorin e tyre me te mire.
Historia e 19 vjecareje
E lindur me 30.05.1985 ne qytetin e Elbasanit, Miraimi se bashku me prinderit e saj ne fillim te viteve '90 largohet drejt Gjermanise, ne Heidelberg. I ati, duke ndeshur veshtiresi te shumta ne kryerjen e profesionit te tij rikthehet ne Elbasan pas 5 vjetesh, ku qedron vetem nje vit. Rremujat e 97-es e rikthejne familjen Cani serish ne Gjermani. Maturen nuk e mbaroi dot per shkak te perkushtimit total te jetes artistike dhe grupit Preluders. Qe ne moshen 13 vjecare, Miriami ka provuar pune nga me te ndryshmet si: shperndarese gazetash, babysiter, kamariere etj. "Gjithnje i jam lutur Zotit te behem dikushi ne fushen e muzikes dhe qekur u bera nje Popstar e di se me ka degjuar!"
Pasaporta
Emri: Miriam
Mbiemri: Cani
Ditelindja: 30.05.1985
Vendlindja: Elbasan
Shenja: Binjaket
Gjatesia: 1,67 m
Ngjyra e syve: Kafe
Floket: Kafe e hapur
Prinderit: Agim dhe Laureta
Vellezer/motra: Silvi (vellai)
Hobbies: Kenga, kercimi, vizatimi, degjimi i muzikes
Tattoos/Piercings: Piercing ne kerthize
Motoja e jetes: "Qendro gjithmone vetvetja dhe mos harro kurre se nga vjen!"
"Korrieri"
Krijoni Kontakt