Preluders paskeshin qene edhe ne vend te pare ne Gjermani: Shihni ketu
http://ki.informatik.uni-wuerzburg.d...deu_2000s.html
Preluders paskeshin qene edhe ne vend te pare ne Gjermani: Shihni ketu
http://ki.informatik.uni-wuerzburg.d...deu_2000s.html
Ignore List: Den Bossi
Mirepo Shqiperia nuk eshte Zvicer. Shumica e shqiptarve nuk kane qene ta perfaqesojne te huajt Shqiperine.Postuar mė parė nga eagle_eye_andi
Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now
Per cilet te huaj po flet?!Postuar mė parė nga panchovilla
bingo !!!
Shko lexoje fillimin e temes dhe mos pyet kot!Postuar mė parė nga eagle_eye_andi
Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now
Ne fakt mua me pelqen te bej 100 pyetje dhe pastaj te jap 1 pergjigje...Postuar mė parė nga panchovilla
Gjithsesi, ne lidhje me temen nuk shoh asnje mekat apo shkelje kushtetute ne ceshtjen: "te huajt ne festivalin e RTSH" Nese jane ne gjendje te kendojne shqip, perse ti ndalojme. Ne fund te fundit une do ndjehesha me i vleresuar nese nje i huaj kendon ne gjuhen time...
bingo !!!
Miriam Cani, nga Gjermania nė festival
Anila Mema
U fol gjatė pėr ardhjen e saj, edhe pse ende nuk ishin vendosur piketat e festivalit. Madje, lart e poshtė flitet se do tė jetė pėrfaqėsuesja e radhės pėr nė "Eurosong".
Ndoshta, ky, njė thashethem i radhės, meqenėse emri i saj ngacmon. Ajo vetė nuk di asgjė pėr kėtė fakt. Ka vetėm dy ditė nė Shqipėri, dhe menjėherė i ėshtė ngjitur skenės me prova intensive pėr mbrėmjen e sotme nė Pallatin e Kongreseve. Miriam Cani, shqiptarja e njohur si pjesėtare e grupit "Preluders" ka menduar tė shfaqet vetėm nė kėtė garė artistike. Eshtė hera e parė qė merr pjesė nė njė garė artistike nė Shqipėri, me kėngėn "Shko", tė kompozuar nga Alfred Kaēinari, mbi vargjet e Armando Trebickės. Ndėrsa njė vit mė parė, 20-vjeēarja e suksesshme nė skenat botėrore ėshtė prezantuar nė Shqipėri sė bashku me grupin "Preluders", pjesė e tė cilit ėshtė bėtė tri vjet mė parė. E shqetėsuar pėr volumin e zėrit dhe teknikėn, qė nuk ishte ashtu siē e kėrkonte ajo, nė pėrgjithėsi bashkėpunimi nė Shqipėri i pėlqen. Dje, gjatė realizimit tė provave tė fundit nė Pallatin e Kongreseve, kėngėtarja nga Elbasani, Miriam Cani, tregon pėr gazetėn "Panorama" pjesėmarrjen e saj nė edicionin e 44-t, tė kėngės nė Radio-Televizion, emocionet e skenės shqiptare, dėshirat dhe punėn me grupin "Preluders".
Eksperienca e parė nė njė festival kombėtar, pėr mė tepėr nė Shqipėri. Ē'tė shtyu deri kėtu?
Eshtė hera e parė qė marr pjesė nė njė festival tė tillė me kaq rėndėsi nė Shqipėri, por nuk ėshtė hera e parė qė unė vij kėtu. Kam ardhur edhe herė tė tjera, madje edhe sė bashku me vajzat e grupit "Preluders" pėr tė kėnduar tek spektakli i madh i bukurisė "Miss Globe" nė Durrės. Pas tij kemi bėrė edhe koncert nė amfiteatėr dhe nė qytetin tim, Elbasanin. Nė tė vėrtetė ndihem mirė dhe kam emocione, pasi prezantohem para njė publiku, me tė cilin pėrfaqėsohem nė Gjermani dhe nė vende tė tjera tė botės. Nė fakt, kisha mjaft dėshirė tė merrja pjesė nė njė festival tė tillė, por dėshirės sime iu bashkėngjit edhe ftesa e kompozitorit Kaēinari. Mė pas dėgjova kėngėn, e cila mė pėlqeu shumė. Eshtė interesante. Njė nga qėllimet e mia ėshtė tė sjell njė tjetėr rrymė muzikore nė Shqipėri, ndryshe nga ato qė njihen.
Njė kėngė ritmike dhe tepėr e komentuar pėr cilėsinė e saj. Ju ē'ju tėrheq tek kjo kėngė?
"Shko" ėshtė njė kėngė, tė cilėn e kam shumė pėrzemėr, pasi mė tėrheq. Mendoj se ėshtė e bukur (pa modesti). Them e tillė, pasi vargjet e tekstit tė Armando Trebickės janė tė goditura.
Nė skenėn shqiptare jeni e re. I trembeni garės apo xhelozisė artistike, pavarėsisht famės suaj nė Gjermani?
Nuk ka lidhje se ē'famė kam nė Gjermani. Nė kėtė garė konkurroj me 33 kėngėtarė tė tjerė. Konkursi ėshtė konkurs, ku mė i miri fiton. Unė do jap mė tė mirėn, pėr aq sa kam mundėsi. Nė fund fiton ai qė e meriton. Xhelozia ekziston gjithandej, nė qoftė se je i mirė dhe ke vlera nė muzikė.
Eshtė bashkėpunimi i parė me artistėt shqiptarė. Ndjeni diferencime, nė krahasim me eksperiencat tuaja tė huaja?
Mund tė them se, sigurisht qė ka ndryshime. Artistėt nė Gjermani, kompozitorėt, orkestruesit apo edhe shkruesit e teksteve kanė zhvillim mė tė shpejtė. Ndėrsa pėr muzikėn, ritmin, rrymėn, dua tė them se, tė gjithė muzikantėt kanė tė njėjtėn gjuhė, si nė Shqipėri edhe jashtė saj. Ndėrsa, nėse do tė ndalemi nė anėn teknike, atėherė mund tė them se, kėtu ka mė shumė probleme se nė Gjermani.
Keni vetėm njė ditė nė Shqipėri. Eshtė kohė e mjaftueshme pėr t'u pėrgatitur pėr kėtė garė?
Nuk mendoj se kam dhėnė maksimumin, pasi kam pasur pak kohė dhe incizimin e kėngės e kam bėrė vetėm brenda dy ditėsh. Ka qenė shumė e shpejtė, por unė jam mėsuar kėshtu edhe nė pėrgatitjet nė Gjermani. Jam e mendimit se, ēfarėdolloj kohe tė kem do arrij tė dal mirė nė skenė.
Mendoni fitoren?
Nuk dua tė flas pėr kėtė, pasi nuk dua tė mėrzitem mė pas, nėse nuk ndodh kėshtu. Unė do tė jap sa kam mundėsi, pjesa tjetėr mbetet pėr mė vonė.
Si ėshtė jeta e Miriamit nė Gjermani?
Merrem me koncerte ēdo ditė nė Gjermani sė bashku me grupin "Preluders". Nuk ndodh asnjėherė qė tė punojmė njė javė e njė javė pushim. Jo. Gjatė njė ditė punoj nė piano, shkruaj kėngė, dhe merrem me muzikė nė studion time nė shtėpi. Unė nuk kam mbaruar shkollėn, shkolla ime ėshtė muzika.
Po jeta e grupit "Preluders" nė tė cilin ju bėni pjesė?
Kemi gati tri vjet qė bashkėpunojmė. Jemi shumė mirė, pasi mėsojmė nga njėra-tjetra. Kemi shėtitur gjithandej, nėpėr skenat austriake, zvicerane dhe gjermane. Jo vetėm nė Evropė, por edhe nė Amerikė. Tashmė kemi tri albume sė bashku dhe nėntė kėngė tė shoqėruara me videoklip, por kemi pasur edhe duete me kėngėtarė tė tjerė. Aktualisht jemi duke punuar pėr njė kėngė tė re, qė do tė dalė nė muajin janar, ndėrsa nga mesi i vitit do tė nxjerrim dhe albumin tonė tė katėrt.
Do tė ketė njė album nė shqip?
Pse jo! Do ta dėshiroja shumė. Unė pres tė mė krijohet ndonjė mundėsi. Jam e hapur edhe pėr kėtė gjė.
Sa e njihni muzikėn shqiptare?
Gėnjej, nėse them e njoh, pasi nuk e njoh shumė. Por, dua tė theksoj se jam rritur me muzikė shqiptare, pasi prindėrit e mi vendosnin gjithmonė nė shtėpi kasetat dhe CD e marra nga Shqipėria. Por, nuk mbaj mend shumė emra kėngėtarėsh a tituj kėngėsh.
Elbasanasja dhe suksesi nė Gjermani
Nė Gjermani ėshtė shndėrruar nė personazhin e vitit, pas fitores sė konkursit "Popstars", qė nė Shqipėri njihet si "Ethet e sė premtes mbrėma". Eshtė nga Elbasani, tė cilin e ka lėnė qė gjashtė vjeē. Me kėngėn ėshtė dashuruar qysh nė vitet e para tė shkollės. Miriam Cani, 20-vjeēarja shqiptare, e njohur si pjesėtare e grupit "Preluders", sė bashku me prindėrit e saj nė fillim tė viteve '90 largohet drejt Gjermanisė, nė Heidelberg, ku edhe jeton. I ati, duke ndeshur vėshtirėsi tė shumta nė kryerjen e profesionit tė tij, rikthehet nė Elbasan pas 5 vjetėsh, ku qėndron vetėm njė vit. Rrėmujat e '97-ės e rikthejnė familjen Cani sėrish nė Gjermani. Maturėn nuk arriti ta pėrfundojė dot, pėr shkak tė pėrkushtimit total tė jetės artistike dhe grupit "Preluders". Megjithatė, shprehet se, shkolla e saj ėshtė muzika. Nė Shqipėri shumė pak e njohin, ndėrsa shqiptarėt qė jetojnė nė Gjermani e nė vende tė tjera tė Evropės e cilėsojnė si vajzėn qė ka ēuditur jo pak telespektatorė te konkursit tė madh tė talenteve tė reja "Popstars", qė zhvillohet njė herė nė dy vjet nė Gjermani. Nė fund tė tij shpallen pesė djemtė dhe pesė vajzat mė tė mira, qė vlerėsohen pėr kėngėn, kėrcimin, aktrimin, inteligjencėn, edukatėn etj. "Preluders", deri nė 2008 ka firmosur kontrata pėr koncerte tė ndryshme nė Gjermani dhe jashtė saj. Tashmė, shqiptarja Cani ėshtė ndėr vajzat mė tė preferuara tė grupit, madje ka dhe nga ata qė habiten kur ajo tregon plot krenari qė ėshtė shqiptare. "Ka dhe nga ata qė mė pyesin: "Pse nga Shqipėria je ti?" Por pėr mua nuk ka shumė rėndėsi, unė jam shqiptare", tregon ajo. Tregon se ka hobi kėrcimin, kėngėn, pianon dhe vizatimin. Motoja e saj: "Qėndro gjithmonė vetja jote dhe mos harro kurrė se nga vjen!"
Krijoni Kontakt