Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Mbi thelbin e krijimit

    Tė krijosh nė vetvete nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė. Kjo duket se vjen mė shumė si njė shtysė hyjnore, ose e thėnė ndryshe vjen si njė nevojė qė individ tė caktuar, me cilėsi dhe ndjesi tė caktuara, prej sė thelli, (pėr mendimin tim kjo vjen mė shumė prej njė ndjesie qė buron diku mes zemres dhe mendjes) nxjerrin nga lukthi i tyre KRIJIMIN. Tek ēdo njeri, krijimi ėshtė nė vetvete njė cilėsi qė egziston, qė mbartet dhe trashgohet. Ėshtė njėsoj si ēdo refleks i njeriut, njėlloj si nevoja pėr tė mėsuar, pėr t’u rritur, pėr tė ecur, pėr tė dashuruar. Megjithatė, po tė flasim pėr krijime tė vėrteta, pėr ato qė nė thelb janė unikale, ato janė shumė tė rralla. Pikėrisht pėr kėtė arsye, duhet tė bėhet mirė dallimi mes krijimit si njė refleks i trashguar nga njeriu, dhe KRIJIMIT si akt suprem dhe unikal. I pari mė shumė ėshtė imitim, formues, i nevojshėm pėr shumicėn e njerėzve, edukues. Ndėrsa i dyti ėshtė tepėr i rrallė, i veēantė, i papėrsėritshėm. Rrallė mund tė ndodhė qė krijime tė vėrteta tė kenė ngjashmėri. Qė tė kuptohet mė mirė ajo ēfarė po pėrpiqemi tė shpjegojmė, mbase do tė ishte e nevojshme tė sillen shembuj tė caktuar.
    Nė fillimet e tij, ēdo njeri nė klasėn e parė ka mėsuar vjersha pėr fėmijė. Ato janė tė kėndėshme, zbavitėse, edukuese, por qėllimi i tyre kryesor ėshtė mėsimor. Ato shėrbejnė mė sė miri pėr tė mėsuar gjuhėn, larminė e saj, fjalė tė reja, dhe mbi tė gjitha pėr tė zbavitur fėmijėt, por gjithmonė duke mėsuar, kjo nė shėrbim tė formimit tė tyre si njerėz me vlera. Pėr fat tė mirė, shumica e fėmijėve kėto vjersha thjeshtė i mėsojnė pėrmendėsh, tė cilat u shėrbejne pėr tė zbuluar botėn e re nė tė cilėn po hyjnė. Pa dashur tė vazhdojmė me shembuj tė mėtejshėm, mund tė themi qė letėrsia nė shkollė ka karakter tė theksuar atdhetar dhe edukativ; pėr kėtė qėllim gjithmonė janė pėrzgjedhur autorėt mė tė spikatur tė letėrsisė shqiptare dhe tė huaj. Duket se qė kėtu shumė prej fėmijėve, sidmos nė adoleshencė, letėrsia fillon tė ndikojė fuqishėm nė formimin e tyre, karakterin, atdhedashurinė, por sidmos pėr dashurinė qė u copton zemrat e njoma. Kaq e vėrtet ėshtė kjo, sa vėshtirė se ka ndonjė tė ri adoleshent qė nuk ka shkruar ndonjeherė vargje, ose nuk ka mėsuar nga shoku a shoqja e tij njė poezi dashurie pėr tė vluarėn e tij tė zemrės. Pikėrisht kėtu fillon dhe bėhet njė lloj ndarjeje, pėr disa letėrsia mbetet thjeshtė njė poezi e Naimit, pėr dikė tjetėr diēka mė shumė, ndoshta njė fletore me vargje dashurie, pėr tė tjerė akoma mė shumė; ata fillojnė tė lexojnė shumė, madje lexojnė ēfarė u bie ne dorė, ndėrsa pėr njė pjesė tė vogėl bėhet nevojė e edukimit tė tyre familjar, me libra dhe autor tė pėrzgjedhur dhe tė rekomanduar saktė.
    Nė kendin qė po shqyrtojmė, vlen tė theksohet se krijuesit e vėrtetė janė specie shumė tė rralla. Nėse nisemi nga arsye tė drejtash njerzore, askujt nuk mund t’i thuhet “Mos shkruaj!”. Tė drejtėn pėr t’u shprehur e kanė tė gjithė njerzit, qoftė edhe tė drejtėn pėr tė shkruar poezi apo prozė. Megjithatė, kjo nuk ėshtė e barabartė me tė drejtėn e fjalės, me tė drejtėn e votės, apo ta zėmė me tė drejtėn e arsimimit. Por, nėse pėr ēdo aktivitet tė ligjshėm njerzorė, ēdo profesion, zanatė; njeriu ėshtė krejt i lirė ta zgjedhė sipas dėshirės, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė shumė i lirė tė bėj edhe marketingun e nevojshėm, pėrpjekjet e duhura dhe tė ligjshme, pėr letėrsinė dhe krijimin nuk vlen plotėsisht e njėjta gjė. Le tė pėrpiqemi tė argumentojmė pikėrisht kėtė qė sapo thamė.
    Nėse pėr tė bėrė karrierė nė drejtėsi, pėrveē pėrgatitijes profesionale, tė nevojiten edhe njohjet e duhura, shkalla shoqėrore etj. nė letėrsi kėto nuk vlejnė fare, sepse sado mirė t’i pėrdorėsh kėto mjete, krijimi i vėrtetė ėshtė shumė i veēantė dhe unikal. Ėshtė shumė e gabuar qė shumė njerėz sot pėrpiqen tė bėjnė emėr nė njė fushė tė huaj, qė nuk ėshtė e tyre, qė nuk u vjen nga pėrbrenda (pjesa nga gjoksi dhe deri tek koka) dhe nga lart (mbase nga zoti). Pikėrisht kėtu bėhet gabimi i madh i shumė njerzėve. Mendohet se me letėrsi mund tė merret kushdo, tė botojė kushdo, tė shkruaj kushdo. “Poet dhe shkrimtarė” tė rinjė dhe tė vjetėr, ata qė kanė shkruar ndonjė poezi pėr hobi dhe pėr dashurinė nė adoleshencė, pleq qė dinė tė vargėzojnė dhe tė bėjnė bejte tė mira, rendin me padurim tė botojnė libra me tregime dhe poezi, tė shkruajn romane dhe studime, ndėrsa botuesit pa asnjė ngurim vazhdojnė maskaradėn, por, gjithmonė ka njė “por”, duke i sjell njė dėm tė pariparueshėm krijuesit dhe letėrsisė sė vėrtetė.
    Nuk ėshte e nevojshme tė ndalesh nė kėto argumente qė sot nė Shqipėri janė tė bollshme, por ia vlen tė ndalesh diku tjetėr, mbase ky ėshtė edhe thelbi i asaj ēfarė duhet tė jetė letėrsia, sidmos pėr ne shqiptarėt.
    Pėr shembull, jam i detyruar tė pėrmend dy emra. Kadare ėshtė njė shkrimtar i madh, por jo njė poet i madh. Si krijues, nė letėrsinė shqipe ėshtė padyshim unikal, por ama si njė shkrimtar, e jo si njė poet. Gjithė gjithė ka 40 poezi, nga tė cilat vetėm dy tre poezi mund te veēohen, e kėto pėr stilistikėn e pėrdorur, mė shumė mjeshtri, se sa krijime tė ardhura nga lart, ose nga brenda. Nėse Kadare do tė pėrgjigjet, ose edhe mund tė jetė pėrgjigjur ndonjėherė sinqerisht, nuk besoj se ai e pranon ta quajn poet, por shkrimtar.
    Nė tė dyja llojet, letėrsia mbetet shumė e vėshtirė. Nėse pėr prozėn duhet subjekt, objekt, personazhe, kohė, hapėsirė, frazė lakonike, gjuhė, pėrmasė e tretė, elemente kėto qė nuk i zotėron kushdo, pėr poezinė duhen gjėra akoma mė delikate; emocion, metaforė, fjalor, stil, formė, natyrshmėri, ngjyrė, tingull, muzikė…gati gati ėshtė si njė ėndėrr qė jepet e plotė vetėm nėpėrmes fjalėve, dhe pėrjetohet shumė rrallė nga krijuesi, por kjo ama ėshtė privilegj i krijuesve tė vėrtetė.
    Nė poezi po them se poeti ėshtė Ndre Mjeda. Edhe ky unikal ne letėrsinė shqipe. Nuk besoj se ėshtė e nevojshme tė thuhen arsyet, sepse poezia e tij ėshtė krejt e papėrseritshme. Pėr mė tej nuk do doja tė pėrmendja emra tė tjerė. Libra mund tė botohen sa tė duan makinat e vogla dhe tė mėdha tė shtypit dhe pronarėt tyre, nėpėr Shqipėri dhe Kosovė, por letėrsia e madhe zor se do tė dalė nė dritė, tė paktėn sa kohė qė ajo mbytet nga emrat e shumtė, mediokriteti dhe mungesa katastrofike e kritikės profesionale.
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    det bajri..

    shume qarte e sakte ke shkruar.

    meqe i ke dhene aq bukur mendimet mbi thelbin e krijimit te pergezoj e te keshilloj te mbash dhe nje thelb huder ne xhep qe te mos marrin msysh..lol.
    je artist..

    urime..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    fort saktė miku im deti bajri.
    Nuk dua tė kundėrshtoj por do kisha shumė dėshirė tė rreshtohen sipas njė hierarkije poetėt. Dom Ndré Mjedā ka varg trokaik dhe tingėllimėn e rreh si askush tjetėr, por Chajupi, apo Noli, Migjeni apo Agolli, Xh. Spahiu apo L. Poradeci kanė hapsira tejet tė fuqishme nė poezinė tonė. Pa u futur pastaj nė poetėt e Kosovės qė janė plot forcė krijuese.
    Faleminderit pėr kėnaqėsinė
    Agimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Faleminderit Brari, Faleminderit Agim Doēi,

    Pa u zgjatur, po them se une nuk kam ndermend te bej Hierarki, dhe kjo per dy arsye. E para, poetet e rilindjes, ne shqiptaret i njohim shume mire, ata jane aq te fuqishem, sa zor se ka ndonje njeri qe ka kaluar neper sistemin arsimor shqiptar qe nuk ua ka mesuar poezite. Per mua ata hyjne tek Letersia Klasike Shqiptare, term ky qe besoj se po perdoret per here te pare. Megjithate, nga kjo poezi une do vecoja 3 emra, dhe jo vetem per kete periudhe. I pari per mua eshte Jeronim De Rada, pastaj Ndre Mjeda, dhe se fundi Lasgush Poradeci. Se dyti, krejt tjeter gje eshte letersia e mevonshme, sidomos poezia. Une po perpiqem te sjell nje shembull, te cilin edhe ju mund ta verifikoni tek vetja juaj. Nese mes 100 poezive te autoreve te ndryshem, veme nga nje poezi te panjohur me pare te te secilit prej autoreve te mesiperm, cdo njeri prej nesh do te jete ne gjendje te dalloj mes atyre shume krijimeve poezine e De Rades, te Mjedes, apo te Lasgushit. Kjo ne rradhe te pare prej stilit dhe vlerave unikale qe kane keta autor ne letersine shqipe. Ndersa po te bejme te njejten gje me poezite e poeteve – deputet, autoreve te shumte qe shkruajn ne shqip, sidomos atyre te viteve ’70, ’80, pavarsisht nga emri qe kane krijuar, do ishte e pamundur te gjendej autoresia e tyre. Pikerisht nga kjo jam nisur kur mendoj se vlerat e verteta dhe unikale jane padyshim te rralla.
    Shtepia e vjeter

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    deti bajri!
    Nuk kam asnjė kundėrshtim, je krejt nė regull dhe njė herė tė falėnderoj.
    Agimi

    Molla t'kputuna nji deget
    dy qerrshia lidh n'nji rrfan
    Ku fillojnė kufinj me geget
    Na filluem me u shkaperdam' ...(lol)

Tema tė Ngjashme

  1. Sumeret - Epika E Krijimit
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 13:30
  2. E shtrenjta Liliana
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 17:06
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 00:32
  4. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  5. DOra Misterioze drejt krijimit
    Nga flurans ilia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •