Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    169

    PHP - A ja vlen?

    Po e hap nje teme te tille pasi kam hasur ne shume persona qe e shperfillin PHP.
    Kujt programuesi i kam thene qe merrem me PHP dhe kam ndermend te perfeksionohem shume ne kete gjuhe e kane quajtur gje "pa hajer". Ne fakt ata nuk perfillnin asnje nga gjuhet qe perdoren per "Web Programming", megjithese disa nuk dallonin as ndryshimin nga Client Side Scripting dhe Server Side Scripting.
    Une nuk jam ne te njejtin mendim me ta dhe megjithese sivjet filloj studimet per Informatike nuk kam ndermend ta le pas dore PHP. Jam i mendimit qe nqs ke imagjinate dhe e zoteron mire gjuhen mund te krijosh programe mjaft te vlefshme per perdorim ne Web.

    Gjithashtu per mua ne "tregun e software" eshte shume me e thjeshte te sheses nje program PHP pasi gjithmone ka nevoja per nje te tille meqe tani pothuajse te gjitha faqet jane dinamike dhe jo statike pra punohet ne interaktivitet me perdoruesin.

    Nejse, cili eshte mendimi juaj?

  2. #2
    Gentoo Maska e Orbital
    Anėtarėsuar
    12-05-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    32
    Gepardi
    Nese PHP eshte gjuhe me e lehte se C ajo nuk do te thote qe nuk ia vlen te mesohet. PHP eshte gjuhe me e vyeshme per server side scripting. Cka e ben ate te fuqishme jane numri i database-ave qe i perkrah. pastaj perkrahja e shtesave te ndryshme (librarive) si SNMP, pdflib, image, gd libraria , regular expressions te perlit e shume e shume te tjera. PHP ka funksione te hatashme, e deri te manipulimi me swf fajlla (FLASH-it). PHP eshte gjuhe shume e mire, sidomos per perdoruesit e *nix sistemeve, ku mund te interaktojne me sistem shume bukur.

    Tash te gjithe e dime qe PHP eshte gjuhe interpretuese dhe e lehte relativisht, por eshte mjaft e vyeshme. PHP eshte nje medium i cili interakton me shume gjera dhe per punen qe e kryen e vleresoj shume.


    Normal qe me PHP nuk mund te shkruhet operating system apo dicka e tille, po per nivelin e saj eshte mjaft e mire. Tash varret se cka deshiron te behesh ne te ardhmen. Varret a do te mirresh me web apo edhe me system programming. Une mendoj qe PHP apo gjuhe te ndryshme skriptuese duhet t'i din cfaredo programeri.

    Une nuk e kisha krahasuar PHP me C psh, per shkak te natyres se ndryshme qe e kane. Secila eshte e mire ne aspektin e vet.
    Krejt cka te kisha udhezuar eshte te mesosh PHP, dhe pastaj te kycesh ne gjuhet me "low-level" sikurse C.

    Tungi

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėr tė vlerėsuar njė gjuhė (ja vlen apo jo) ka disa kritere tė ndryshme.
    Po pėrmbledh kėtu kapitullin e parė tė librit "Concepts of Programming Languages" nga Robert W. Sebesta qė kam pėrdorur nė universistet para disa muajsh.

    Ėshtė vėshtirė tė gjej fjalėt e sakta shqip por do mundohem tė shprehem sa mė qartė. Kush ka paqartėsira le tė pyesė.

    1 - Lexueshmėria
    Sa e lehtė ėshtė gjuha pėr tė lexuar dhe pėr tė kuptuar?
    Njė gjuhė qė ka shumė komponentė elementarė ėshtė e vėshtirė pėr tu mėsuar dhe programuesit zakonisht i mėsojnė ato pjesėrisht. Problemi lind kur programuesi qė ka shkruar kodin, pėrdor njė nėnbashkėsi funksionesh tė tjera nga ato qė njeh lexuesi.

    Kur njė gjuhė ka disa mėnyra pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet. psh: Nė C kemi i = i + 1, i += 1, i++, ++i qė bėjnė tė njėjtėn gjė edhe pse ka disa ndryshime tė vogla.

    Mbingarkesa e operatorėve (operator overloading) sjell probleme tė tjera sepse i njėjti operator mund tė pėrdoret pėr shumė funksione. psh: + mund tė pėrdoret pėr tė mbledhur dy numra por kur pėrdorėt pėr vargje (strings) ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se ēfarė po bėn operatori +. Nqs gjuha lejon ndryshimin e operatorėve, programuesit mund ti japin + funksionin e zbritjes, shumėzimit, etj dhe kjo sjell probleme tė mėdha. Njė gjuhė e mirė duhet tė ketė kufizime mbi ēėshtje tė tilla.

    Njė gjuhė e thjeshtė pėr tė lexuar dhe kuptuar duhet tė lejojė pėrdorimin e komponentėve tė thjeshtė pėr tė ndėrtuar objekte dhe struktura mė tė komplikuara. Treguesit (pointers) duhet tė lejohen qė tė marrin formėn e ēdo tipi primitiv (integer, char, float, etj). Vektorėt (array) gjithashtu nuk duhet tė jenė tė varur nga tipi i elementėve qė pėrmbajnė. Pra, rregullat qė vendos gjuha duhet tė aplikohen pėr tė gjithė komponentėn, jo vetėm pėr disa. Nqs mund tė kthesh njė integer nė double, atėherė duhet tė lejohesh qė tė kthesh edhe njė double nė integer. Nqs pėrdoren kllapa pėr if, atėherė kjo duhet tė aplikohet edhe pėr for, while, klasat etj.

    Strukturat e kontrollit (if, for, while) duhet tė pėrdorin kushte dhe operatorė tė ngjashėm. Thjesht duke ditur pėr kushtet if, duhet tė jesh nė gjėndje tė lexosh dhe kuptosh edhe for, while, dhe struktura tė tjera.

    Sintaksa gjithashtu duhet tė jetė e qartė.
    Kur njė gjuhė pėrdor variabel = 1 pėr tipin bool, kjo variabėl mund tė ngatėrohet me tipin integer. Prandaj ėshtė mė mirė tė pėrdoret variabel=true dhe nė kėtė mėnyrė lexuesi i programit ėshtė mė i qartė.

    2 - Shkrueshmėria
    Shkrueshmėria mat se sa lehtė ėshtė pėr tė shkruar njė program pėr njė group problemesh tė caktuara si web, sistem, rrjet, etj. Karakteristikat e gjuhės qė ndikojnė mbi lexueshmėrinė, gjithashtu ndikojnė edhe shkrueshmėrinė.

    Siē u pėrmėnd mė lart, njė gjuhė qė ka shumė formime tė ndryshme primitive ėshtė e vėshtirė pėr tė mėsuar dhe njė programues mėson njė pjesė, ndėrsa tjetri mėson njė pjesė tjetėr. Kur kėta programues duhet tė punojnė sė bashku nė njė projekt ose duhet tė lexojnė kodin e njėri-tjetrit, do lindin probleme sepse secili do pėrdorė mėnyrėn e vet, qė mund tė ketė pasoja tė kundėrta me mėnyrėn qė pėrdor programuesi tjetėr. Prandaj, gjuha duhet tė ketė njė numėr tė vogėl formimesh primitive dhe rregulla tė rrepta pėr tė kombinuar kėto formime pėr tė ndėrtuar diēka mė tė avancuar.

    Gjuha e programimit duhet tė lejojė pėr abstragim; duhet tė ketė njė mėnyrė tė thjeshtė abstrakte pėr tė fshehur diēka tė komplikuar. Tė gjitha gjuhėt moderne lejojnė abstragim (treguesit, listat zinxhir, funksionet, objektet, klasat).
    Psh: Nqs do na duhej tė rendisnim elementėt e njė vektori disa herė, do na duhet tė shkruanim tė njėjtin kod disa herė. Kjo jo vetėm qė do harxhonte shumė kohė por do ta bėnte programin shumė tė gjatė. Duke lejuar nėnprogramet (subprograms), metodėn e renditjes sė elementėve mund ta shkruanim vetėm njėherė dhe pastaj e thėrrasim sa herė qė kemi nevojė.

    Mbi tė gjitha gjuha duhet tė lejojė programuesin tė shprehet lehtėsisht dhe qartė.
    i++ ėshtė mė e lehtė pėr tė shkruar se i = i + 1. Pėrdorimi i for ėshtė mė i lehtė se while kur e dimė me saktėsi se sa herė do pėrsėritet njė fragment kodi.

    3 - Siguria
    Sa siguri tė garanton gjuha qė programi do kryej gjithnjė tė njėjtin funksion nė tė gjitha kushtet e mundshme? Nqs ne kemi njė funksion qė mbledh dy numra tė tipit integer por gabimisht i dėrgojmė dy numra tė tipit double (me presje) programi patjetėr qė do jetė gabim. Gjuha nuk duhet tė lejojė njė gjė tė tillė, dhe duhet tė ketė njė mėnyrė qė tė njoftojė programuesin para se shpėrndajė programin tek pėrdoruesit. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė C dhe C++ kanė rregulla tė rrepta qė tipi i variablave tė pėrcaktohet para se tė pėrdoret. Gjuhė tė tjera si PHP lejojnė qė tipi i variablave tė mos pėrcaktohet por janė mė tė kujdesshme pėr tė gjetur dhe pėr tė rregulluar gabimet e programuesit.

    Ēfarė duhet tė bėjė gjuha nqs gjatė ekzekutimit tė kodit ndodh njė gabim? Aftėsia e gjuhės pėr tė gjetur gabimet, pėr tė korigjuar ato, pėr tė njoftuar programuesin pėr kėto gabime dhe nė tė njėjtėn kohė tė vazhdojė ekzekutimin e kodit ėshtė shumė e rėndėsishme. Kompjuterat pėrdoren nė ushtri, nė spitale, dhe nė shumė vėnde tė tjera qė kėrkojnė garanci tė plotė.

    Edhe siguria ėshtė e lidhur me lexueshmėrinė dhe shkrueshmėrinė. Njė program i shkruajtur nė njė gjuhė qė nuk lejon mėnyra natyrale pėr tė shprehur aldoritmin, do ketė mė shumė gabime dhe do ofrojė mė pak siguri. Sa mė i lehtė tė jetė pėr tė shkruajtur njė program, aq mė tė mėdha janė shancet qė ai program do ketė gabime.

    4 - Kostoja
    Kostoja totale pėr njė gjuhė programimi varet nga shumė faktorė.

    Sė pari ėshtė kostoja e trajnimit tė programuesve dhe kjo varet nga thjeshtėsia e gjuhės dhe eksperienca e programuesit. Gjuhėt mė tė fuqishme nuk duhet tė jenė gjithnjė mė tė vėshtira por zakonisht ashtu janė.

    Sė dyti ėshtė kostoja e tė shkruarit tė programeve dhe kjo varet nga shkrueshmėria e gjuhės. Sigurisht qė kostoja pėr tė shkruajtur njė program nė asembli ėshtė mė e lartė se kostoja pėr tė shkruajtur njė program nė C. Gjuhėt e niveleve tė larta kanė dalė kastile pėr tė zvogėluar kėtė kosto.

    Sė treti ėshtė kostoja pėr tė pėrpiluar programet. Gjuhėt HTML, Perl, PHP, etj, eliminojnė kėtė kosto dhe nuk pėrpilohen por interpretohen nė ēastin qė ato ekzekutohen. Ky avantazh i bėn kėto gjuhė tė pėrshtatshme pėr skripte tė internetit. Nqs programi duhet tė ekzekutohet sa mė shpejt (psh: databazė), atėherė do zgjidhet njė gjuhė e interpretuar edhe pse mund tė ketė kosto tė lartė pėr pėrpilimin. Ėshtė kjo kosto qė i shtyn pėrpiluesit tė pėrmirėsohen.

    Sė katėrti ėshtė kostoja e ekzekutimit tė programit qė tani nuk ėshtė dhe aq e rėndėsishme sepse procesorėt janė mė tė shpejtė por nė vitet 80, qė kompjuterat ishin tė ngadaltė, koha pėr tė ekzekutuar njė program ishte e rėndėsishme. Kjo ėshtė dhe njė nga arsyet qė u ndėrtua C dhe qė vazhdon tė jetė njė nga gjuhėt mė tė shpejta. Gjuhėt moderne si VB, JAVA, C# janė ndėrtuar mė tė ngadalta se C por zvogėlojnė kosto tė tjera nė tė shkruar, lexuar, mirėmbajtjen, qė nė kohėt e sotme janė mė tė leverdisshme.

    Sė pesti ėshtė kostoja pėr tė vėnė nė punė gjuhėn dhe programet. Sigurisht qė gjuhėt kėrkojnė harduer dhe sisteme tė veēanta pėr tu vėnė nė punė dhe kostoja e kėtyre sistemeve ndikon mbi koston e vetė gjuhės. Njė gjuhė pėr databazė qė kėrkon 5GB memorje sigurisht qė do kushtojė mė shumė se njė gjuhė qė kėrkon vetėm 1GB memorje.

    Sė gjashti ėshtė kostoja e mos garancisė. Nqs gjuha pėr njė program qė mirėmban ēentralet bėrthamore ose aparaturat e zemrės nė spital nuk ka garanci tė plotė, kostoja patjetėr qė do jetė e lartė.

    Sė fundi ėshtė kostoja pėr tė mirėmbajtur programet, qė pėrfshin korigjimet dhe ndryshimet pėr tė shtuar funksione tė reja. Zakonisht, programuesi qė bėn korigjimet ose pėrmirėsimet nuk ėshtė i njėjtė me atė qė ka shkruar programin origjinal, prandaj kostoja e mirėmbajtjes varet nga lexueshmėria e gjuhės; sa mė e lehtė tė jetė pėr tė lexuar, aq mė pak kohė do harxhojė programuesi pėr tė kuptuar funksionin e tij.
    - - -
    Pra kėto ishin kriteret e ndryshme pėr tė vlerėsuar njė gjuhė. Ēdo gjuhė ka benefitet e saj dhe duhet vlerėsuar pėr atė qė ėshtė ndėrtuar tė bėjė. PHP ėshtė ndėrtuar pėr web dhe e kryen punėn shkėlqyer. C ėshtė ndėrtuar pėr tė qėnė e shpejtė. C++ ėshtė ndėrtuar pėr tė qėnė e shpejtė dhe e fuqishme pėr tė ndėrtuar programe tė komplikuar. LISP ėshtė ndėrtuar pėr inteligjencė artificiale dhe ka benefitet e saj nė atė fushė.

    E hodha shkrimin mė lart kėtu qė ju vetė tė analizoni PHP apo ēfarėdo gjuhe tjetėr dhe tė vendosni nqs ja vlen apo jo, por gjithnjė duke patur parasysh funksionet qė do ketė programi qė do shkruani.

    Vetėm duke parė rritjen e PHP dhe se sa miliona sėrvėra e pėrdorin ėshtė e qartė qė ja vlen dhe ka benefitet e saj. Ata qė thonė 'nuk ja vlen' e thonė me kuptimin qė ėshtė gjuhė e thjeshtė dhe e lehtė. Nqs vlerėn e mat me rrogėn qė marrin programuesit, atėherė C, C++, JAVA e C# vlejnė mė shumė. Pra vlerėsimi i gjuhės varet nga kėndvėshtrimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 22-11-2004 mė 01:07
    Edi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •