Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dhe kjo u jep te drejten ju qe te filloni e sulmoni komunitetin me te lashte te krishtere ne toke shqiptare duke i futur te gjithe ne nje thes? Apo ju duket patriotizem qe te sulmosh nje komunitet ne emer te "kombit", kur ajo qe jeni duke bere eshte pikerisht te shkaterroni ate qe e mban kete komb ne kembe, harmonine dhe bashkejetesen fetare.



    Urimet jane per te pafete, besimtaret dhe shqiptaret e vertete luten per paqe dhe bashkejetese. Dhe une nuk jam nga ata qe e shpreh shembullin tim vetem me fjale, por me vepra. Te gjithe njerezit e vegjel qe mundohen te llomotitin fjale plot urrejtje dhe vrer ndaj komuniteteve fetare ne Shqiperi, kushdo qofshin ato, nuk e kane vendin ne kete forum, te pakten jo per aq kohe sa une te marr pjese ne te.

    Nuk do te lejojme nje tufe injorantesh te shkaterrojne ate harmoni dhe ate bashkejetese qe te paret tane kane mundur te krijojne me aq mund dhe veteflijim dhe pa te cilen nuk ka komb shqiptar.

    Albo


    Bashkejetesa behet me e veshtire kur shtohet fanatizmi fetar dhe me keto qe po ndodhin ne Shqiperi qellimi eshte qe shtohet fanatizmi fetar...Pse keto kryqe ne vende kaq te dukeshme?
    Kam shkuar ne shume vende te Evropes po ne asnje vend nuk pashe kryqe, ne maja kodrash apo ne vende arkeologjike !

    Sa per fene time ku e di ti Albo qe nuk jam ortodoks?

    Shqiptaret jane i vetmi popull qe shquhen per basHkejetese dhe harmoni fetare nder shekuj, keto kryqe e ndihmojne apo e demtojne kete bashkejetese?

    Mos dikush po perpiqet qe ta ktheje Shqiperine ne nje model te Libanit, Veriut te Greqise apo Irlandes se Veriut ku qytetaret jetojne ne komunitete te ndara?

    Do deshtojne se cdo shqiptar pare se te jete katolik, musulman apo ortodoks eshte SHQIPTAR !!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    DHE DICKA, FEJA (FATKEQESISHT) GJITHMONE KA QENE FAKTOR PERCARES DHE JO BASHKIMI PER POPUJT.....prandaj sa me pak fe, sa me pak besim tek njerezit qe perfaqesojne fene (prifterinj e hoxhallare) dhe sa me shume besim tek Zoti !

    Zoti eshte nje dhe vetem nje per te gjitha besimet prandaj bejme mire te ulim tonet, dhe te punojme te gjithe se bashku per te ndertuar atdheun tone, me ndihmen e Zotit sigurisht!

  3. #43
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    :)))

    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Me duket se po keqkuptohemi ketu....Per mendimin tim jo nje por 1000 kryqe te ngrihen nuk me shqteson e as kam problem...
    Nese mendoheni se beheni krishtere me te mire duke ngritur kryqe sa me larte qe eshte e mundur eshte e drejta juaj....
    Ne rastin konkret kryqi ishte afer nje vendi arkeologjik (me sa kam kuptuar) ose me sakte ne nje zone qe quhet TRASHEGIMI BOTERORE dhe mbrohet nga UNESCO, ky eshte dhe thelbi i ceshtjes dhe jo kryqi...
    Pse nuk permendni keto detaje por me permendeni vetem kryqin dhe e coni biseden ne "shtigje" qe ju interesojne?

    Po te ngrihej nje kryq i madh ne Akropolin e Athines do ta lejonte kete gje Ministria e Kultures e Greqise?

    Dhe dicka qe te mos keqkuptohen ortodokset shqiptare se kemi qellime te caktuara apo jemi kunder ortodoksise kjo eshte e pavertete....
    Po permend dhe nje fakt tjeter ketu....Ne qytetin antik te Bylis eshte ndertuar nje lokal dhe nje tip vend i mire apo teqe, per kete te fundit nuk jam dhe aq i sigurte....
    Jam i mendimit qe eshte gabim i madh i autoritetve perkatese qe kane lejuar kete gje, pra duhet dhe atje te veproje ligji qe fatkeqesisht ne Shqiperi "vepron" ku i teket! Είμαστε εντάξει τώρα ;
    Edhe me Greqine nuk kemi asgje biles e respektojme me teper se cdo shtet se ketu jetojme, por thjesht nuk jemi dakort me ato politika qe ndjek (me raste) Greqia ndaj Shqiperise....Te jeni mire kudo qe ndodheni, bye !
    Ore ti vllai se sec na thua edhe ste mar vesh fare fol me thjesht po nese une me nje gje jam dakort edhe kte dua te them nuk me pelqen qe te ulet nje kryq kaq, tani nga ana e qeverise shqiptare apo greke nuk dua ta dij se car behet ok,ktu japim mendimin tone PO apo JO nuk mund te bejme gje tjeter ne... kupton nese secili mendon car te doje bye < me shume respekt BINGO-BOT>

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Une shqip shkrova, tani ne rast se ti nuk kupton mire shqipen shko mesoje.....


    Kurse une mendoj qe nese nuk na pelqen te ulen kryqe le te kujdesemi qe mos ti ngreme ne vende jo-arkeologjike dhe pa mare me lejen e duhur nga Ministria e Kultures !

  5. #45
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une bie dakord me shumicen e atyre qe shkruan Cyclotomic.

    Kryqi nuk ka pse te jete as simbol identifikimi, as simbol percarjeje, as simbol dominimi.

    Kryqi eshte mjeti i shkaterrimit te Mishit, eshte Mjeti i Thyerjes.
    Eshte mjet i vdekjes, dhe vetem keshtu ai behet Mjet Jete, sepse Fryma qe banon brenda te krishterit clirohet dhe sundon mbi qenien tone.

    Shume here Kryqi ka forma te ndryshme dhe shfaqet jo vetem ne formen e dy derrasave te kryqezuara dhe gozhdeve te ngulura ne mish.
    Kur kryqezohesh, nuk ke mundesi te kundershtosh, as te apelosh se po te shkelen te drejtat! Kur kryqezohesh, je i detyruar te besh vetem nje gje: TE VDESESH!

    Por qe te mos dal shume nga tema, le te pyesim veten para se te marrim revansh, mos valle Pasioni i Krishtit eshte qe bota te mbushet me Tempuj dhe Kryqe te mermerte?
    Nqs do ishte ky, atehere do na e kishte thene qarte, apo jo?

    Ai e kishte ne dore ta bente kete kur u tundua nga Djalli. Atij ju ofrua bota me gjithe shkelqimin e saj te rreme, dhe Ai e hodhi poshte kete.
    Mos valle tani ju nderrua mendja dhe ka vendosur ta mbushe boten me "simbolet e veta"?

    Atehere, nqs ky nuk eshte Pasioni i Krishtit, perse duhet te akuzojme ne vellezerit dhe motrat, sepse nuk ngriten zerin per prishjen e nje monumenti kristian?
    Kush na ka emeruar ne "rojtare monumentesh"? Mos valle Krishti qenka kaq i dobet sa duhet ta ndihmojme ne per te ruajtur "simbolet e Tij"?

    Shpeshhere ne emer te Krishtit dhe Kryqit jane masakruar dhe vrare mijera vellezer dhe motra nga Kreret e Kishave dhe Perandoret.
    (Kujtoni Shen Maksim Konfesorin, apo Shen Joan Gojartin, Jeanne Guyon. etj...)

    Le te kemi kujdes pra, se historia perseritet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-09-2004 më 07:40
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #46
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar më parë nga Albo
    EKSPLOZIV KRYQIT TE ORTHODOKSEVE NE SARANDE

    Eglantina Nasi

    Eksploziv ndaj kryqit te nje kishe. Kjo ka qene menyra e zgjedhur prej Policise Ndertimore te Sarandes per te prishur simbolin e krishtere qe eshte ndertuar nen emrin e vete banoreve te Xares se Sarandes. Ne nje kohe, kur Shqiperia po permendet gjithmone e me teper ne arenen nderkombetare per harmonine dhe bashkejetesen e saj fetare, duket se eshte vete shteti shqiptar qe po i cenon keto marredhenie me ane te disa veprimeve te javeve te fundit. Sipas te dhenave, Kryqi 13 metra i larte dhe i vendosur ne Kodren e Kalivose, pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, ka nisur te prishet dje nga ana e policise Ndertimore, madje edhe me mjete si eksplozivi, te cilat duken fyese per simbolin e fese se krishtere. Por nje fakt te tille, ndertimoret e kane justifikuar duke pohuar se kishin te benin vetem me nje objekt te paligjshem, i cili meritonte te shembej prej tyre. Sipas tyre, nje gje e tille behet akoma me e drejte pasi ky objekt gjendej i ndertuar ne Kodren e Kalivose, i cili realisht eshte nen administrimin e Parkut Kombetar te Butrintit. Ky i fundit njihet si pasuri e trashegimise boterore dhe per kete eshte nen mbrojtjen e plote te UNESCO-s.

    Ndertimoret: "Nuk kishte leje"

    Sipas Policise Ndertimore, prishja eshte kryer pasi kryqi eshte cilesuar si objekt i paligjshem ngaqe ka vetem nje leje per ndertimin e tij. Behet fjale per lejen e dhene nga komuna e Xares se Sarandes, pasi eshte bere kerkese nga kisha e Shen-Dhimitrit edhe ne emer te gjithe banoreve te cilet donin qe ky kryq te ngrihej prane kishes se tyre te Shen-Dhimitrit. Por pikerisht, ndertimi i kryqit ka ngjallur konflikte mes kishes se Shen Dhimitrit dhe Parkut Kombetar te Butrintit, pasi kisha eshte mjaftuar vetem me marrjen e nje leje nga komuna e Xares per te ndertuar kryqin brenda territorit te saj. Kjo per strukturat shteterore eshte cilesuar e pamjaftueshme, megjithese eshte bere ne emer te qytetareve dhe per kete arsye, ata kane marre vendimin e shembjes se ketij objekti te paligjshem, megjithese gezon mbeshtetjen e komunitetit orthodoks te zones. Kjo ne fakt nuk eshte hera e pare qe shteti nderhyn ne nje zone ne krishtere me fuqine e tij per te rrezuar objekte te simbolizmit te krishtere. Mjafton te kujtojme ketu debatin qe u zhvillua vetem nje muaj me pare per zhvendosjen e objektit te kryqit i cili ndodhej ne ane te rruges se Elbasanit, i ndertuar nga besimtaret e krishtere te zones se fshatit Fikas. Por ishta pala muslimane e cila nuk lejoi qendrimin e ketij objekti te krishtere ne kete vend, madje edhe nderhyu per zhvendosjen e tij.

    TOLERANCA FETARE DHE PËRDORIMET E KRYQIT


    Për të krishterët ortodoksë grekë dhe pravosllavë, kryqi përbën një
    simbol të fuqishëm në besimin e tyre. Për sllavët dhe grekët kryqi ka
    simbolikë mitike. Kryqet gjenden të reklamuar pothuajse kudo në botën
    ortodokso – bizantine. Në Greqi nëpër shkollat publike, grekët e kanë
    zakon të varin kryqe nëpër muret e klasave. Kryqet, grekët i vendosin
    edhe në dyert e shtëpive, në pasqyrat e makinave, në rrugë, nëpër male
    dhe qoftë edhe në flamujt kombëtar. Partitë politike serbe, greke,
    malazeze dhe maqedone në një pjesë të mirë të logove dhe flamujve të
    tyre, me të cilët kanë luftuar kundër shqiptarëve ndër shekuj, kanë
    patur një mori kryqesh. Kryqet janë përdorur për qëllime shoviniste
    edhe në Shqipëri. Gjatë periudhës së rebelimit greko – vllah në Jug të
    Shqipërisë gjatë vitit 1913, qeveria andarte e Zografosit, në këmbët e
    shqiponjës së flamurit shqiptar, vendosi kurorën mbretërore greke dhe
    një kryq ortodoks. Ndërsa kur Esat Pashë Toptani ju dorëzoi malazezëve
    Shkodrën po në vitin
    1913, flamuri i ushtrisë malazeze kishte një kryq.



    Simbolika e kryqit, përveç intepretimit fetar që ajo ka, në shumicën e
    rasteve merr qëllime politike dhe shantazhi. Për të treguar dominimin
    e tyre kundër shqiptarëve, përpara disa muajsh maqedonët vendosën një
    kryq të madh në kalanë e Tetovës, duke pretenduar se një herë e një
    kohë, në qytetin shqiptar paskësh patur një kishë maqedone. Të njëjtën
    gjë kanë bërë dhe bëjnë edhe serbët në Kosovë dhe Metohi, ku nëpërmjet
    ndërtimit të kishave ortodokse, deklarojnë historinë e tyre mbi viste
    tona. Raste ka patur, si në Mars të këtij viti, kur shqiptarët e
    Kosovës reaguan dhunshëm kundër shantazheve dhe simboleve krishtero –
    serbe dhe dogjën disa dhjetra objekte kulti në Kosovë. Edhe pse
    komuniteti ndërkombëtar nuk e priste nëj reagim të këtill të
    kosovarëve, arsyeja për reagimet e dhunshme në Kosovë nuk ishin
    mostoleranca fetare e kombit tonë, por keqpërdorimi i fesë nga serbët
    për arsye politike dhe karshillëku që kishat sërbe i kanë bërë
    shpirtit të lirë të kosovarëve musliman.



    Megjithatë, në rastin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, problemet fetare
    dhe etnike kanë qënë historikisht pothuajse të papërfillshme. Edhe pse
    shqiptarët janë popull me shumicë muslimane, pas shkëputjes nga
    Perandoria Osmane në fillimshekullin e XXtë, nacionalizmi jonë nuk i
    ka përngjarë në asnjë moment atij ballkanik. Ndërsa nacionalizmi grek
    dhe serb është ngritur rreth kishave të mileteve ortodokse ballkanase,
    shqiptarët, nacionalizmin e tyre e ngritën mbi bazat e pragmatizmit
    laik. Fal tolerancën së lartë fetare, populli jonë nuk ka vepruar në
    asnjë moment si në Serbi dhe Greqi, ku të qënit serb apo grek shpesh
    nënkuptojnë të qenit ortodoks gjithashtu. Për shkak të tolerancës së
    dalluar të shqiptarëve muslimanë, në vitet 20 të shekullit të XXtë
    popullatat vllahe të zonës së Pindit në Greqi i treguan OKB-së se
    preferonin të jetonin më mirë në Shqipëri me muslimanët e saj, sesa në
    Greqi, ku shteti Helen ju mohonte të drejtat fetare dhe etnike.



    Rastet e ndërtimit të kishave ortodokse nëpër fshatrat e pastra
    muslimane në Jug të Shqipërisë në vitet e fundit, dhe ai më i fundmi,
    i vendosjes së kryqit në monopatin e vargmalit të fshatit Thikas të
    komunës së Bradasheshit nga disa besimtarë ortodoksë, përbën një rast
    tjetër në faqet e historisë ballkanike ku kryqet dhe objektet e huaja
    fetare i imponohen syve shqiptare si simbole fetare dhe politike. Edhe
    pse shqiptarët, nuk kanë probleme me lirinë e besimeve në Shqipëri,
    biles kanë arritur aq larg saqë sot kryeministri, presidenti,
    kryebashkiaku, kryeakademiku, kryepubliçisti, kryelibraristi,
    kryeprokurori dhe shumë krerë të tjerë të shtetit tonë me shumicë
    muslimane, të jenë anëtarë të minoritetit ortodoks, vendosja e kryqeve
    në pika dominante ndaj qyteteve shqiptare, siç është rasti i vendosjes
    së kryqit në malet e Korçës, në fshatin Kutan dhe Ballaban të
    Përmetit, apo edhe më i fundit në Bradashesh të Elbasanit, për
    shqiptarët musliman është shqetësues. Shqiptarët e kanë të
    vështirë të pranojnë vendosjen e simboleve imponuese dhe të huaja në
    vendin e tyre. Për 50 vite me rradhë ata u tepërlodhën me parrullat
    fetare-komuniste që vendoseshin nëpër kodrat dhe malet e Shqipërisë,
    për të himnizuar Partinë e Punës, komunizmin, luftën e popullit
    vietnamez dhe denoncuar imperializmin amerikan. Vendosja e një kryqi
    në vendet ku më parë kishte parrulla komuniste, shqiptarëve ju ngjall
    frikën e ringjalljes së sistemeve imponuese në vlerat dhe besimet e tyre.

    Vendosja e kryqeve të importuara greke në qytetet me shumicë muslimane
    në Shqipëri, siç është rasti i Korçës dhe Elbasanit në Jug të
    Shqipërisë, shqiptarëve ju kujton periudhën e hidhur të imponimit dhe
    karshillëkut që komunizmi i bënte lirive të tyre. Edhe pse banorët
    ortodoksë të fshatit Thikas në Elbasan kanë të drejtën e tyre të
    vendosin kryqe dhe simbolet fetare, dhe ndërtojnë kisha sa të duan,
    vendosja e një kryqi tejet të madh që tashmë nuk i shërben fshatit por
    i bën karshillëk disa qytetesh si Elbasanit, Cërrikut dhe Peqinit
    është një akt i papranueshëm imponimi fetar. Pretendimet që gazetari
    B.Dybeli sjell në numrin e datës 19/ 08/ 2004 në gazetën Koha Jonë, se
    shumica e fshatrave në zonën e Elbasanit gëzojnë zhargon ortodoks në
    toponimet e tyre, nuk justifikon në asnjë mënyrë imponimin e feve në
    Shqipëri. Të qënit njëherë e një kohë, të disa fiseve shqiptare
    ortodoksë dhe katolikë, apo ndoshta edhe serbë, grekë makari edhe
    majmunë, nuk i lejon askujt ti imponoj shqiptarëve
    fenë që ata duan të praktikojnë. Ideologjia e të qënit njëherë; dhe e
    fesë së të parëve; që disa qarqe fondamentaliste kristjane hedhin në
    Ballkan herë pas here, i ka bërë shqiptarët shpesh viktima të sa e sa
    luftërash në Kosovë, Çamëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

    Kryqi i vendosur në komunën e Bradasheshit në Elbasan, shumë
    shqiptarësh të besimit jo-ortodoks ju kujton imponimin dhe avancimin e
    helenizmit mbi trevat e tyre historike. Për këtë arsye deklarata e
    myftiut të Elbasanit dhe shqetësimet e krerëve të Komunitetit Musliman
    të Shqipërisë për vendosjen e një kryqi që në vend se të shërbej për
    fe, i bën karshillëk një popullate dhe një qyteti të themeluar nga
    muslimanët, siç është Elbasani (emri original i të cilit është
    Il-Basam – turq – tokë e fortë), duhet të shihet seriozisht nga
    qeveritarët e Shqipërisë. Historia 100 e ca vjeçare e shtetit të
    pamvarur shqiptar ka treguar se Shqipëria është vend i tre feve, ku
    asnjë fe, dhe për më tepër ato minoritare nuk mund ti bëjnë karshillëk
    të tjerave.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #47
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    pergjigje e thjeshte forumore

    Ky artikulli me siper, ne mos gaboj i Baletes, eshte nje artikull i PASTER anti-kristian, si rrjedhim ka tendenca armiqesore e anti-kombetare, qe vijne si pasoje e luajtjes me kujdes Balet-ist te rregullave te lojes Bin Ladiste.

    Pse e them une kete? Ja, sepse:


    1) Kryqi, pike se pari, qe po diskutohet nuk eshte nje objekt i rendesise se botes greko-sllave. Ky parashtrim eshte sa injorant, persa i perket fese, aq edhe keqdashes, pasi kerkon ta zhvendose ekzistencen e besimit ortodoks ne Shqiperi si nje dukuri te keqe sllave apo greke, gje qe eshte edhe qellimi i Baletes me shefat e tij neper shpellat e Afganistanit.


    2) Kryqi, si simbol fetar, gjendet kudo nper vendet qe i takojne komunitetit te krishtere ortodoks, ai eshte esencial. Keshtu qe nuk ka pse te habitet ndonje si Baleta qe ta shohe ate neper flamuj etj....aq me teper qe citimet fetare muslimane ne arabisht nuk i gjen ne me pak vende.


    3) Koncepti i shumices fetare muslimane ne Shqiperi....Ne baze te cilit census dilet ne kete konkluzion? Kur eshte bere censusi i fundit i bindjeve fetare te popullsise shqiptare qe te dalim ne nje perfudnim real? Nje musliman nominal me kryq ne qafe, ku do ta numerojme, aq me teper po te thote se te pakten simpatizon, ne mos beson krejtesisht, me teper krishterimin se sa islamin?



    4) A ka qene "toleranca" e "shumices muslimane" qe luan rol per ekzistencen e Shqiperise, apo ka qene vete ekzistenca e krishterimit qe u tolerua ekzistenca sot e Shqiperise?



    5) sa per ngritjen e kryqeve kudo, edhe une bie dakort, edhe jam i sigurte qe jane keqkuptime individesh, qe ato duhen ngritur ne harmoni me perberjen fetare e etnike, po te duam, te ambientit rreth e qark.

    Mirepo, a jane mare parasysh keto arsye kur mes pallateve (qe ankohen) ngrihen xhamia te panevojshme, thjesht meqe aty dikur ka patur xhami, qe me teper prishin qetesine publike ne me teper se pese here ne dite?



    __________


    konkluzion i tipit Baleta gjykon vetveten:


    A ka shkruar gje valle Baleta per keto shqetesime perbrenda komunitetit musliman, a po mos kerkon qe vetem Janullatosi, sa here qe ti teket familjes Baleta, duhet te dale me deklarata per ti bere qejfin qylafistit tone?

    Ja mos po na duhet te themi se Baleta nuk eshte shprehur per keto shqetesime te fondamentalizmit islamik, qe gerrvish kisha me citime ne arabisht; rrenon kryqe rrugave te fshatrave ortodokse etj etj; se e ka mendjen tek OKB-ja se ciles i ka sherbeyer si punetor proletarist enverist....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 06-10-2004 më 21:53

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126

    Gjysem Finale

    Koha Jone,

    E Enjte, 07 Tetor 2004


    KISHA EUROPIANE, MESAZH PER DHUNEN NE SHQIPERI

    Komiteti Europian i Kishave ka shprehur shqetesimin e tij rreth dhunes ndaj objekteve fetare kishtare ne Shqiperi. Gjate takimit qe u zhvillua ne Prage Komiteti Qendror i Konferences Europiane te Kishave ka mbeshtetur shqetesimet e ngritura nga kreu i Kishes Ortodokse ne Shqiperi, Anastas Janullatos, per cenimin e simboleve fetare dhe agresioneve ndaj tyre. "I kemi ndjekur me shqetesim te madh serite e akteve agresive qe u bene kunder Kishes Ortodokse ne Shqiperi si venia e tritolit ne kryqin e fshatit Xare, plackitja e nje kampi rinor ortodoks si dhe debimi i nje komuniteti ortodoks nga nje kishe e vjeter ne Permet. Ne u bejme thirrje autoriteteve shqiptare qe te vazhdojne te respektojne lirite fetare ne vend e te mbrojne komunitetet fetare", perfundon deklaratae KEK-se. Komiteti Europian i Kishave eshte nje organizen qe perbehet nga 125 kisha ortodokse, protestante, anglikane dhe katolike nga te gjitha vendet e Europes. Takimi i KEK-se u zhvillua gjate datave 27 shtator-3 tetor per te diskutuar per problematikat fetare, gjithashtu kryepeshkopi shqiptar Anastas eshte ne postin e nenpresidentit te KEK-se.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky Baleta me clexoj po me duket antishiptar dhe percares.

  10. #50
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Behet fjale per vendosje te nje kryqi grek ne nje zone qe mbahet si vendbanimi me i lashte ilire i kohes se gurit dhe broxit te periudhes me te hershme te truallit shqiptare.
    Keto kryqe greke jane veper e nacionalizmit shteteror grek
    Gjeni dicituren! Cfare lloj kryqi eshte ky? Shqiptar, grek, serb, rumun, bullgar, montenegrin ??



    @altini55
    Vendosja e kryqeve të importuara greke në qytetet me shumicë muslimane
    në Shqipëri, siç është rasti i Korçës
    Ore , pervec artikullit me kontradiktor qe kam pare ndonje here, ben dhe prononcime qe as vete nuk ja ke idene?
    Ke qene ndonjeher ne korce? Ku e di ti qe korca eshte me shumice muslimane?? Ate kryqin ne malin e Moraves, vete korcaret e ngriten dhe jo grekit.
    Dhe nje gje tjeter , per te te shtuar kulturen.... Korca 2 xhami ka.... nje e ngritur nga Iljaz bei, 500 vjet perpara dhe nje tjeter e ngritur nga vitet 90', kurse kisha ka plot.. qe datojne dhe me te vjetra se xhamia.

    Ja dhe korca , djali i mbare...
    http://www.youtube.com/watch?v=JiaI47LZuJ8
    http://www.youtube.com/watch?v=Ooj-DQ2Xk6U
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 03-12-2007 më 13:30
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Historia e Kryqit të famshëm të Labovës
    Nga ALBA në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit të Kuq Shqiptar
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga Ermal 22 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •