korrieri

--


-------


"Nderhyrja" dhe "Jeta e zhveshur"
E Merkure, 15 Shtator 2004
Nga Fatos Lubonja

Krahas "nderhyrjes" ne titull vendosem edhe konceptin e "jetes se zhveshur" qe, eshte i pandashem nga nje tipollogji teper e perhapur nderhyrjeje ne kohen tone: ajo qe quhet "nderhyrja humanitare" apo "aksioni humanitar", shprehje qe sot zene nje vend te rendesishem si ne lemin konceptual ashtu edhe ne ate te zhvillimeve boterore.

E beme bashkimin e "nderhyrjes" me "jeten e zhveshur" ne titull, duke patur parasysh se Shqiperia- dhe me gjere zonat ku banojne shqiptaret ne Ballkan: Kosova dhe Maqedonia- kane qene thuajse vazhdimisht, gjate ketyre 13- 14 vjeteve postkomunizem objekt i nderhyrjeve humanitare dhe ushtarake per shkakun se njeriu shqiptar ose me sakte jeta e tij, ka qene shpesh shprehja par exellence e jetes se zhveshur. Po c'eshte "jeta e zhveshur" qe thuajse nuk ka hyre ende si koncept ne debatin intelektual shqiptar?

Per kete citohet shpesh filozofi Giorgio Agamben i cili e percakton jeten e zhveshur, me te cilen eshte marre gjate edhe H. Ahrendt, nepermjet nje dallimi qe behet ne gjuhen greke midis dy nocioneve te jetes: zoé dhe bios: me zoé greket shprehnin nje gje te perbashket per te gjitha qeniet e gjalla: te jetosh, kurse nepermjet bios, greket kuptonin menyren e vecante te te jetuarit te nje grupi apo te nje individi.*1 Jeta e zhveshur, pra, eshte prane zoé- s te ciles Agambeni i kunderve jeten politike, "nje jete nga e cila nuk eshte kurre e mundur te izolosh dicka si jete e zhveshur... nje jete per te cilen, ne menyren e saj te te jetuarit ka jete dhe, ne te jetuarit e saj, ka pjese nga menyra e saj e te jetuarit ... kjo perben formen e jetes, si jete politike".*2

Ne kulturen shqiptare jeta e zhveshur eshte ajo qe ne gjuhen popullore jo rralle shqiptari i deshperuar e quan "jete kafshe" apo "jete qeni". Madje ne gjuhen shqipe ka edhe nje dallim fjalesh qe mund te sherbente per te sqaruar kete koncept, e qe nuk ka te beje me jeten- ne formen e bios apo zoé-s,- por me vdekjen. Per mbarimin e jetes se njerezve ne shqip perdoret folja "vdiq" dhe emri "vdekje" kurse per kafshet perdoret folja "ngordh" dhe emri "ngordhje", por keto te fundit perdoren shpesh edhe per njerezit jeta e te cileve eshte reduktuar ne jeten e kafshes, dmth ne zoé, dmth ne "jeten e zhveshur". Agamben e quan njeriun e reduktuar ne kete gjendje homo sacer, duke e mare kete term nga e drejta e vjeter romake. Ne te drejten e vjeter romake homo sacer ishte nje njeri qe gjithkush mund ta vriste pa u konsideruar kjo vrasje si krim i vrasjes i parashikuar per tu denuar nga drejtesia.

Sipas Agamben cdo tentative per te reflektuar mbi kategorite tona politike duhet te nise nga ndergjegjesimi se ne kohen e sotme nuk dime me asgje prej gjeje per dallimin qe ekziston midis jetes natyrore dhe ekzistences politike ose, me shkoqur, midis njeriut thjeshte si qenie qe gjallon dhe njeriut si subjekt politik.*3 Kur jeta behet loje e politikes dhe kjo transformohet ne biopolitike, thote Agamben, te gjitha kategorite themelore te reflektimit tone, qe nga ato te te drejtave te njeriut deri tek ato te demokracise dhe qytetarise hyjne ne nje proces zhvleftesimi dhe boshesimi.*4

Kush ka jetuar Shqiperine e komunizmit dhe te paskomunizmit nuk mund te mos mendoje per kete proces "zhvleftesimi" dhe "boshesimi", nuk mund te mos e lidhe konceptin e "jetes se zhveshur" apo te homo sacer me pervojen e jetes se shqiptareve gjate komunizmit dhe pastaj me ate se si u gjeten shqiptaret- krejt te zhveshur- ne fillim te viteve '90. Eksodi i shqiptareve ishte nje eksod i njeriut te zhveshur, i njeriut te katandisur ne homo sacer, qe jetoi ne komunizmin e kampeve te punes se detyruar, apo qe rropatej ne perditesine e nje jete te zhveshur krejtesisht nga pjesemarrja ne politike, pra nga "jeta politike". Po ashtu edhe shqiptaret qe mbeten ne vend ne periudhen e eksodeve masive dhe me pas jane bere gjate ketyre vjeteve vazhdimisht objekt nderhyrjesh humanitare: kujtojme operacionet "Pelikan" ne fillim te viteve '90 dhe "Alba" me 1997. Vrasja e mbi 2000 shqiptareve gjate vitit 1997 per shkak te trazirave anarkiste te renies se piramidave ishte po ashtu nje shprehje par exellence e vrasjes se homo sacer per te cilin kerkush nuk kerkoi drejtesi. Homo sacer jane edhe njerezit e skafeve qe jane mbytur me qindra ne detin Adriatik gjate ketyre viteve- kujtojme dy nga tragjedite me te medha, ate te 1997 ne Otranto dhe ate te 9 janarit 2004, kur ne rastin e pare mbytesit ishin direkt anijet e Guardias italiane kurse ne te dytin indirekt ato shqiptare (me indiferencen e tyre).

Nje ane tjeter e medaljes se jetes se zhveshur eshte ajo e katandisjes se njeriut ne kriminel dhe vrases qe e ndeshim thuajse perdite ne faqet e shtypit shqiptar te mbushura me histori krimesh te padegjuara qe flasin per shperberje te cdo sistemi etik e te cdo dinjiteti njerezor. Ne thelb edhe ne kete rast kemi te bejme me nje nga pamjet e homo sacer. Nje femije qe lyp, pas shume gjasash, kur te rritet mund te kthehet ne nje vrases qe shume lehte do te vritet ose do te vrase cka, ne thelb, eshte e njeja gje: shprehje e mjerimit te nje shoqerie ku njeriu eshte i zhveshur nga te mirat materiale nga dinjiteti, nga jeta politike.

Problemi i nderhyrjes nuk mundet, pra, te shihet i palidhur me jeten e zhveshur. Vemendja ndaj mjerimit, vuajtjes, zhveshjes, motivon dhe justifikon aksione humanitare qe shpesh justifikojne dhe shoqerojne edhe nderhyrjet ushtarake. Por, kur flitet per kete lidhje, midis nderhyrjes dhe humanitares, problematika eshte shume e gjere. "Nese aksioni humanitar analizohet ne terma te logjikes se aktoreve te tij, te karrieres se militanteve dhe te marredhenieve me pushtetin, sic bejne edhe pjesa me e madhe e analisteve te politikes [...] nga nje kendveshtrim antropologjik ai shihet si nje lloj gjuhe qe prodhon nje tip te caktuar gjykimi mbi boten dhe pervijon nje forme te vecante te eksperiences kolektive. Menyra me te cilen i shqyrtojme gjerat, p.sh. justifikimi i luftrave te drejta ose anketat mbi pergjegjesite e forcave te ruajtjes se paqes per masakrat e kryera, negocimi i korridoreve humanitare ose administrimi i kampeve te refugjateve, eshte thellesisht i ndikuar nga repertori i imazheve dhe veprimeve qe perdor dhe ushqen aksioni humanitar."*5 Teza qe parashtron Didier Fassin i permbahet mendimit se kjo gjuhe percakton nje hapesire morale qe ngrihet rreth nje parimi ne dukje i thjeshte dhe unik: lehtesimi i vuajtjeve te viktimave, cka duket e thjeshte kur thuhet, por qe eshte shume ambige kur vihet ne praktike.

Nderhyrja dhe neoliberizmi

Nje nder problemet e lidhjes se nderhyrjes me jeten e zhveshur eshte ai qe ka te beje me lidhjen midis sistemit ekonomik qe ka triumfuar sot ne bote dhe humanitares. Problemi eshte, pra, se te pastrehet, te semuret me SIDA, lypesit, "njerezit- kosh pleherash"*6, ata qe i quajne nevojtare si dhe mjerimi i tyre qe therret per "urgjence" ekonomike, qe ben te domosdoshme nderhyrjen, jane ne nje kuptim me te gjere deshmi e pamjaftueshmerise tronditese te ekonomise se derregullimit liberal dhe idealit te saj te veterregullimit, te "laisser faire".

E gjithe problematika qe ka krijuar neoliberizmi, per te cilen sot nuk flitet ne Shqiperine qe ka adoptuar ne menyren me dogmatike kursin e neoliberizmit me te shfrenuar, ashtu sikurse adoptoi dje stalinizmin me te eger, ka bere qe ne bote, te lindin inisiativa te shumta per ta sfiduar apo korrigjuar kete model ekonomik. Nje menyre tjeter e konceptimit te ekonomise: "globalizmi tjeter", "ekonomia tjeter", "tregtia e barabarte" apo "tregtia etike", "ekonomia social", "mikro- financa" kane ambicien, deri per te qene nje alternative ndaj kapitalizmit, per ndertimin e nismave qe do te kontribuonin per krijimin e nje ekonomie "me demokratike dhe me njerezore"..*7

Ekonomia solidare dhe aksioni humanitar, lindur qe te dyja nga fundi i viteve '70, si pasoje e shfaqjes se varferise dhe e zhveshjes se popujve te perjashtuar, ne mjerim dhe ne nevoje, te nxjerre jashte kuadrit te zhvillimit dhe pasurimit, i bejne po ashtu jehone vullnetarizmit me te cilin eshte abuzuar aq shume ne komunizem por pa te cilin eshte veshtire te kuptohet nje shoqeri dhe te ekzistoje tesuti i saj social aq i fragmentizuasr sot kudo ne bote prej derregullimit dhe vetrregullimit e qe gjen shprehjen e vet me dramatike ne vende si Shqiperia ku keto procese shoqerohen me korrupsionin dhe abuzimin e te fuqishmeve me politiken.

Nderhyrja dhe aktoret e rinj

Nderhyrjet po ashtu kane vene ne diskutim disa nga shtyllat kryesore mbi te cilat eshte ndertuar rendi boteror si sovranitetet e shteteve. Ato, po ashtu, ato kane fuqizuar edhe pranine e atyre mjediseve politike mbinacionale, qe si fillese, jane krijime ex nihilo te vete shteteve, si OKB-ja, institucionet europiane, etj, por pavaresia e te cileve ngjall tensione te reja, meqenese inisiativa e tyre priret vazhdimisht t'i destabilizoje sovranitetet ekzistuese. Nga ana tjeter kemi pare te lulezojne nje teresi organizatash te quajtura "joqeveritare", te cilat ne menyren e tyre, e turbullojne dhe e bejne me komplekse lojen.

Nderhyrjet kane ngritur problemin e imponimit te modeleve perendimore qofte persa i perket drejtesise se ketij imponimi ashtu edhe persa i perket mundesise se funksionimit te tyre ne nje kulture tjeter. Ne kete kontekst shfaqet aspekti i "rezistences" ndaj nderhyrjes.

Cili do te ishte, ne kete kontekst, vendi i nderhyresve "vullnetmire" sic paraqiten OJQ-te? Ndryshimi midis nderhyrjes ne Kosove dhe Afganistan dhe nderhyrjes ne Irak, roli gjithnje e me ne rritje i medias ne raport me nderhyrjen, ose me sakte mediatizimi i nderhyrjeve me boten virtuale qe krijon, te ndryshme nga ajo e realiteteve.

Bota pas renies se komunizmit ka njohur zhvillime dhe ndryshime te tilla per te cilat ajo e ve vazhdimisht veten ne dyshim dhe ne kerkim si te rrugezgjidhjeve ashtu edhe te trajtimeve konceptuale.

1. Giorgio Agamben, Homo Sacer, Einaudi, Torino, 1995.

2 Po aty.

3 Po aty.

4. Didier Fassin "Hapesira morale e aksionit humanitar" Perpjekja 19 faqe 32.

5. Sipas shprehjes se Leon Moura, Les hommes-poubelles, Paris, Grasset- Mollat, 2000.

6. Marie Cuillerai Realja nepermjet dhunes - c'eshte nje nderhyrje ekonomike Perpjekja 19, faqe 23.

7. Po aty

Fatos Lubonja

Parathenia e revistes "Perpjekja" nr.19





-----------














mes tjerash tosi thote..

---
Vrasja e mbi 2000 shqiptareve gjate vitit 1997 per shkak te trazirave anarkiste te renies se piramidave ishte po ashtu nje shprehje par exellence e vrasjes se homo sacer per te cilin kerkush nuk kerkoi drejtesi.
---


e ketu ja fut kot Tosi..
vrasjet nuk erdhen nga renia e piramidave..

edhe une e plot si une kemi humbur ne reniet e piramidave po nuk dolem te vrasim as mizat jo me njerez..
Ato gjynahe ti mbaje me shendet "grupi i bashkoi kauza per rikthimin e nomenklatures ne pushtet" ku tosi dha kontribut qe ti ri-shikonte dhe nje here maj benzave e ne kolltuke te zyrave ish-xhelatet qe e mbajten tosin e te jatin nja 15 vjet neper biruca..

qashtu..