Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Asfiksohen në maune 5 klandestinë

    Një nga klandestinët njofton të afërmit e tij për rrezikun. Policia ndalon maunen pak minuta para nisjes në Itali

    Asfiksohen në maune 5 klandestinë

    Klandestinët, 3 prej të cilëve vëllezër shpëtojnë nga vdekja. Ndalohet pronari dhe shoferi i maunes

    Ardian Dauti

    VLORË- Pesë persona, tre prej të cilëve vëllezër, që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht drejt brigjeve italiane e kishin menduar se mund të binin në prangat e policisë, por jo se do të asfiksoheshin në karrocerinë e një mauneje ku ata ishin fshehur për të realizuar dëshirën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm, në portin e Vlorës, ndërsa pesë klandestinët kanë mundur të shpëtojnë për mrekulli nga vdekja e sigurtë, pas ulërimave tronditëse që ka lëshuar një nga të afërmit e tyre (klandestinëve) që ishin fshehur në maunen që ishte gati për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Vlorë- Brindizi. Sipas hetimeve të para mendohet se klandestinët kanë qëndruar mbi 30 orë të izoluar në maune duke sjellë dhe asfiksinë e tyre.

    Ngjarja
    Ka qënë mëngjesi i djeshëm kur maunia tip Benz, ngjyrë jeshile, me targa VL 7804 dhe trajler me targa VL-1221 A është ndaluar vetëm pak metra para se të futej në traget nga britmat e një personi i cili me zë të lartë thoshte se në atë mjet po vdesin njerëz. Personi që bërtiste, sipas policisë, ishte vëllai i njërit prej klandestinëve të fshehur në trajler. Ky i fundit kishte mundur të lajmëronte me telefon të afërmit e tij, duke dhënë alarmin “jemi në rrezik vdekjeje”. Kaq është dashur që uniformat blu të portit, të ndalonin imbarkimin në traget të maunes me pronarë egjiptanë, ndaj së cilës deri në atë moment ishin kryer disa procedura, por pa u diktuar se në të ndodheshin emigrantë klandestinë. Burime nga porti i Vlorës thanë për gazetën se maunia kishte marrë vulat e doganës dhe kishte kaluar dy postoblloqeve të policisë, për t’iu drejtuar më pas rrugës për në kalatën e portit. Por shumë afër tragetit, vetëm 15 metra larg tij, ku maunia do t’i nështrohej dhe kontrollit të qënit të policisë, ajo është ndaluar për shkak të alarmit të dhënë. Policët e kufirit fillimisht kanë mbetur të shtangur dhe kanë pyetur personin që dha alarmin se për cilin mjet bëhej fjalë. Më pas uniforma të shumta blu, të shoqëruar dhe me qenin antidrogë kanë hyrë në maune me pronar shtetasin egjiptian, për të gjetur aty në gjendje kome pesë klandestinët. Burime të policisë që ishin në vendngjarje thanë për gazetën se njëri prej emigrantëve i binte me këmbë dyshemesë së tavanit të trajlerit të maunes.

    Gjetja e klandestinëve
    Maunia e cila ishte e ngarkuar me thasë me çorape është pronë e shtetasit egjiptian Moursiabde Tamer që administron dhe agjencinë SINXHI (firmë egjipiane), në Vlorë. Pas alarmit të dhënë, mjeti në fjalë është bërë pre e kontrollit të policisë, e cila ka zbrasur në tokë gjithë mallin e ngarkuar aty. Burimet thanë për gazetën se 5 klandestinët janë gjendur në fund të karrocerisë, në një ndarje 1.5 metra. Ndarja ishte bërë me dërrasë, për të mos rënë në sy nga policia. Aty ishte krijuar një dhomëz e vogël për 5 vetë, thanë për gazetën burime të policisë që ishin në vendngjarje. Fundi i improvizuar është shqyer nga ana e policisë pasi britmat e emigrantëve ishin therrëse. Emigrantët janë nxjerrë prej aty në gjendje kome, ndërkohë që një ambulancë e ardhur me shpejtësi në vendngjarje i ka transportuar ata në spitalin e Vlorës, ku pas një terapie intensive e kanë kaluar rrezikun për jetën. Falë ndërhyrjes së menjëhershme, vdekja e tyre u evitua, tha për gazetën drejtoresha e spitalit të Vlorës, Marika Cakërri. Spitali është rrethuar nga dhjetëra qytetarë të cilët kanë shkuar aty, me frikën se mos mes të asfikuarve ndodhej edhe ndonjë prej fëmijëve të tyre.

    Policia
    Pas ngjarjes që për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, policia kriminale e sektori anti-trafik ka shoqëruar në polici shoferin e maunes Leonard Mustën dhe pronarin egjiptian. Sipas hetimeve paraprake të policisë, pronari i agjencisë “Sinxhi”, egjiptiani Tamer, mendohet të ketë pasur dijeni për ngarkesën e emigrantëve klandestinë, për faktin se mbyllja e karrocerisë është bërë në mënyrë perfekte. Ndaj tij dhe shoferit, deri në orët e vona të ditës së djeshme, nuk ishte marrë masa e arrestit. Në momentin që drejtuesi Musta ka parë në maune 5 klandestinët ka thënë se nuk kishte dijeni për ta, ndërsa ka qëlluar me grusht njërin prej tyre; thanë burime të policisë që shkuan në vendngjarje. Sipas hetimeve të para të policisë, maunia kishte mbi 24 orë që ishte ngarkuar me mall. Ajo kishte qëndruar e parkuar në rrobaqepësinë e firmës egjiptiane dhe vetëm dje në mëngjes ka nisur rrugën drejt portit. Emigrantët që kanë pasur me vete ujë dhe sheqer, por dhe një cellular, në rast nevoje, kanë qëndruar aty për më shumë se 30 orë, në një dhomë mjaft të vogël që u ka rrezikuar jetën; thanë për gazetën burimet. Mësohet se mes klandestinëve ka pasur debate, kur njëri prej tyre ka vendosur që të lajmërojë të afërmit për rrezikun që u kanosej. Ata kanë shprehur mendimin që të duronin dhe pak deri sa maunia të hynte në traget dhe pastaj mund të hapnin mbulesën me mjete të metalta. Por mesa duket fuqitë i kanë lënë nga mungesa e oksigjenit dhe njëri prej tyre mezi i ka telefonuar të vëllait.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185

    Unhappy

    Sa gjynah... Keshtu gati sa nuk me vdiq djali i xhaxhait, tek po shkonte ne Angli me maune ka rene ne koma per 3 dite, eshte per te ikur truri po te mendosh se mund ti ndodhe keshtu njerezve qe do...
    That is not fair i can go where ever i want ndersa dikush tjeter can't, i feel sorry for them...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    tu rrojne te tjeret

    Halle halle kjo dynja ene halli hallit nuk i ngja. U qofte i lehte dheu atyre edhe mend per te tjeret se mund te lesh edhe kockat.

  4. #4
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    so sad sa her kan ndodh kto gjojna...skan cer tbojn robt e shkret,,detyrohen me mor rruget,kshu osht kur veni yt ste siguro as i gjo..ehh emigrimi sa i veshtir osht...
    Ngushellime familjeve te tyre
    LoNcJa
    o-le-le firma

  5. #5
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    bejbi me ty jom, kush osht ai rob qe e ka me qef emigrimin...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •