TRAFIK PATRIOTIZMI APO PATRIOTIZEM I TRAFIKUAR
Nga Dritan Ylli
Eshte teper shqetesues fakti i nje ngjizjeje te mbrapshte qe po i behet gjate ketyre diteve nje asociacioni disi te cuditshem ne mes te nje trafiku te denoncuar publikisht armesh nga njera ane dhe patriotizmit apo atdhedashurise nga ana tjeter. Qe ne fillim duhet thene se eshte pune e drejtesise, duke perfshire ketu edhe komisionin parlamentar hetimor, qe te japin deshmine e te vertetes se skandalit te bere publik nga deputeti dhe botuesi i njohur Nikolle Lesi, mbi biseden e dy zyrtareve te larte per nje trafik armesh. Nderlidhja e cuditshme qe shpiken ne momente tensioni, segmente te mazhorances te lidhura ne menyre direkte me "zyrat e propagandes" se kryeministrise apo me sakte te kryeministrit, nuk mund te pengoje procesin hetimor per zbardhjen e se vertetes. Me keq akoma, eshte e habitshme qe keto segmente ndoshta nga nxitimi per ta kthyer situaten ne favor te kryeministrit qe sapo kishte humbur shumicen, shpejtuan qe te deklarojne se po preket ceshtja kombetare, duke shkuar deri atje sa te preknin pa dashje edhe te tjera ceshtje me te mprehta. Ne fakt, jane te njejtet njerez, te njejtat segmente qe propagandojne se eshte mungese atdhedashurie, apo antipatriotizem, te thuash te verteten, pavaresisht nese ajo eshte e hidhur, se ne Shqiperi ka rritje te trafiqeve, korrupsionit, kontrabandes apo te evazionit fiskal dhe te ekonomise informale. Eshte krejtesisht abuzive te lidhesh ndonje aspekt te patriotizmit apo te atdhedashurise me nje trafik armesh, qofte edhe duke hedhur dyshime mbi te verteten. Duke u shmangur totalisht nga cdo "naivitet" qe mund te buroje nga ndonje mungese informacioni, nuk mund te kuptohet kurrsesi qe nje trafik armesh te kete lidhje ndopak me ceshtjen kombetare. Per me teper, qe eshte me e rrezikshme qe nje trafik armesh, apo cdo lloj tjeter trafiku, qe gjithmone kane ne themel te tyre probleme ekonomike te hyjne ne hullite apo te marrin nuanca te ceshtjeve madhore qe kane kombet. Te gjithe i dime perpjekjet heroike te popullit kosovar dhe vecanerisht misionin historik te ushtareve te UCK-se per clirimin e Kosoves nga uzurpatoret serbe. Por, po kaq te ndergjegjshem jane te gjithe se pa nderhyrjen vendimtare te NATO-s dhe te faktorit nderkombetar, perpjekjet dhe sakrificat e shqiptareve nga te gjithe anet e rruzullit, ndoshta do te donin edhe shume kohe per arritjen e qellimit madhor. Para pak kohesh kam mbetur i cuditur teksa lexoja nje interviste te njerit prej studiuesve serbe te problemeve etnike, Dushan Janjic, sipas te cilit nga nente burime te furnizimit me arme, shtate prej tyre vinin nga Beogradi. Sipas Janjic, "Zyra e UNDP-se ne Prishtine para nje viti ka publikuar raportin mbi tregtine e armeve. Ne Beograd eshte krijuar ideja se i gjithe aramtimi ne Kosove e ka prejardhjen nga Shqiperia, por ky raport, te cilit une i besoj shume, thekson se n- Kosove armatimi vjen nga 9 burime: Shqiperia, Mali i Zi dhe 7 burime te tjera nga Serbia. Pra, pjesa me e madhe e armatimit qe vjen ne Kosove e ka prejardhjen nga Serbia". Eshte mjaft e qarte. Nje logjike e thjeshte nderlidhese e fakteve te con ne perfundimin se drejtuesit e trafikut qe conin arme ne Kosove, nuk jane nisur aspak nga qellime patriotike, por perkundrazi thjesht per qellime perfitimi dhe interesash qe ishin ne dore vetem te disa individeve. Shkurt trafiqet nuk njohin patriotizem apo ceshtje kombetare. Tashme eshte fakt i pamohueshem qe shqiptaret u treguan mjaft patriote ne ditet e veshtira te deportimit te vellezerve kosovare nga bandat kriminale serbe. Familje te tera ne Shqiperi hapen dyert per vellezerit e te njejtit komb. Por, kishte edhe nder ato qe shfrytezuan rastin per te vene pasuri dhe per te fituar leke, mbi hallin e madh te kosovareve. Nuk mund te quhen aspak patriote, ata shofere taksish qe u merrnin te ardhurve nga Kosova ne dite te hallit nga 200 apo 300 euro per t'i transportuar ne Tirane. Le t'u thoshin gjithe diten se i kishin vellezer dhe se vellai- vellane duhet ta ndihmoje ne dite te veshtire. Aq me pak ka lidhje me patriotizem shitja e armeve, kontrabanda e tyre, pavaresisht qellimit "te mire". Ndoshta segmentet qe deklarojne se po preket ceshtja kombetare, kur aludohet per kryeministrin se eshte perfshire ne nje trafik mbi shitje armesh, kane harruar se z.Nano ne ato dite te veshtira, deklaronte se Kosova do te kete nje kryeqytet, Beogradin. Per me teper qe nuk e kemi pare kete "Patriotin e madh" te kete marre qofte dhe ndonje kerthi te vogel nga Kosova qe kishte mbetur pa strehe, ndoshta dhe pa baba dhe nene, per ta mbajtur ne shtepine e tij. Shqiptaret e Kosoves e kane fituar lirine, pas shume vitesh vuajtje dhe sakrificash me ndihmen e komunitetit nderkombetar. Asnje lloj trafiku nuk mund te hedhe poshte lirine e merituar te tyre. Nese do te rezultoje qe te kete elemente te se vertetes ne trafikun e denoncuar publikisht ne Kuvendin e Shqiperise, atehere, nuk kemi te bejme aspak me nje ceshtje patriotike. Nuk kemi te bejme me asgje tjeter, pervecse me nje akt te shemtuar kontrabande, qe meriton ndeshkim. Perndryshe do te vazhdojme te merremi me trafik patriotizmi ose me patriotizem te trafikuar.
Krijoni Kontakt