Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shqiptaret e Maqedonise nuk organizojne asnje far "kunder" referendumi ne Maqedoni,tek e fundit jane vetem te thirrur nga partite udheheqese politike shqiptare te mos dalin te votojne referendumin.
    Te kete sukses referendumi mua me duket e palogjikshme,pa marre parasysh qe lobi opozitar maqedonas eshte i bindur qe do korrin fitore.
    Po me fushate anti-referendumi,shqiptaret e Maqedonise besoj qe do arrijne qellimin e vet,se nuk ka ne Maqedoni nje shqiptar e qe do del te votoj "pro" referendumin.
    Duke marre parasysh se numri i popullates shqiptare eshte i madh,referendumi do jete edhe nje enderr tjeter e gjakpiresve politikan maqedonas dhe asgje tjeter.
    Eshte fakt bindes manipulimi me maqedonasit nga ana e maqedonasve politikan,thjeshte thene maqedonasit cohen si dele nga ana e politikaneve.
    Te dish se pse voton per referendum,duhet te kuptosh edhe pasojat nga i njejti,gje qe nuk haset ne popullin maqedonas.
    Thjeshte dhe shqip,mendimi im eshte se ky referendum do arrij nje debakel dhe asgje me teper.
    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqiptarët nuk duhet t'i quajnë sllavët e maqedonisë, maqedonsa sepse ata nuk janë maqedonsa, pse jetojnë në maqedoni nuk dtth. që janë maqedonsa. Maqedonia dhe maqedonsat kanë qenë fis ilir, dhe ne jemi maqedonsa jo ata, ata janë thjeshtë sllavë që jetojnë në viset maqedone të Ilirisë.
    Pra, mos e përsërisni këtë gabim më në të ardhmen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Dështon referendumit kundër ligjeve për riorganizimin e komunave. Shqiptarët dhe një pjesë e maqedonasve bojkotojnë

    Dështon referendumi antishqiptar

    Votimi, i pavlefshëm. Nuk arrihet përqindja e nevojshme e pjesëmarrjes në votime

    Ylber Lili

    Referendumi, apo siç konsiderohej ndryshe, sfida shqiptaro-maqedonase, dje u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa asnjë incident. Kjo nismë e Kongresit Maqedonas dhe e opozitës, dështoi. Pjesëmarrja e ulët e votuesve në referendum, nuk ka arritur të kurorëzojë me sukses nismën për të anulluar paketën e decentralizimit të pushtetit lokal. Kështu dalja në masën diku 25-27 për qind në votime, (sipas vetë partive maqedonase) ka bërë që ky referendum të dështojë. Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve pas orës 19, Boris Kondarko zëdhënësi i LSDM-së, partisë më të madhe në pushtet, deklaroi se në bazë të përpunimit të pjesës më të madhe të vendvotimeve, kjo parti ka konkluduar se nuk kanë votuar më tepër se 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Edhe partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila mbante peshën më të madhe të këtij referendumi, paraprakisht ka bërë të ditur se rezultatet paraprake flasin që referendumi nuk ka dalë i suksesshëm. Nga ana tjetër organizatori i këtij referendumi Kongresi Botëror Maqedonas kontestoi rregullshmërinë e procesit të referendumit. Ai akuzoi se në një pjesë të madhe të vendvotimeve në mënyra të ndryshme është penguar procesi i votimit. Ndryshe nga votimet në zgjedhjet lokale, parlamentare apo presidenciale, vetëm një pakicë e vogël e etnitetit maqedonas dolën të votojnë, pjesa tjetër si dhe shqiptarët kanë respektuar apelet e subjekteve të tyre politike, të cilët kishin bërë thirrje për bojkot. U votua në 17 njësi rajonale zgjedhore dhe në rreth gjashtëdhjetë komuna në pjesën jugore të vendit. Duke iu referuar komisioneve zgjedhore deri në mesditë kishin votuar vetëm 6 për qind e mbi 550 mijë qytetarëve me të drejtë vote në pjesën juglindore të Maqedonisë. Referendumi i kritikuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, konsiderohej test për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit. Madje ai shihej edhe si një sfidë e fortë për marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase në përgjithësi. Nismëtar i këtij referendumi ishte Kongresi Botëror Maqedonas, një organizatë nacionaliste. Në referendum kishin të drejtë vote një milion e 700 mijë zgjedhës. Të paktën gjysma e tyre duhej të votonin që referendumi të shpallej i vlefshëm.

    Tetovë: Shqiptarët injoruan referendumin

    Përqindja e qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës që kanë dalë në votime ka qenë jashtëzakonisht e ulët. Në vendvotimet me përbërje etnike shqiptare në kutitë e votimit nuk është hedhur asnjë votë, ndërsa kjo është karakteristike për të gjitha vendvotimet ku nuk ka qytetarë të nacionalitetit maqedonas. Ndërkaq kërkesës për të dalë në referendum, pozitivisht i janë përgjigjur vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i votuesve në Tetovë dhe rrethinë, - deklaroi dje për “Shekullin” kryetari i Komisionit zgjedhor Nazif Iliazi. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor Rajonal në Tetovë, nuk ka patur asnjë problem në asnjë këshill zgjedhor apo vendvotim. Edhe në vendvotimet ku përbërja etnike është e përzier, ka pasur injorim të referendumit nga ana e shqiptarëve. “Ne e kemi të qartë se gjithçka zhvillohet për të kundërshtuar të drejtat tona, edhe pse ato janë minimale, prandaj dhe dje thuajse askush nga ne nuk ka dalë të votojë” tha B.Bedriu nga Tetova. Ndërsa një qytetar maqedonas që sapo kishte hedhur votën në Shkup, tha në një kronikë të Euronjuz se kishte dalë të votonte pasi e konsideronte këtë referendum të nevojshëm. “U kemi dhënë shumë shqiptarëve, është koha t’u themi mjaft. E dimë që kjo do ti acarojë gjërat, por…”, - u shpreh ai. Në ato qendra votimi ku përbërja etnike ka qenë e pastër maqedonase, ka pasur përqindje më të madhe të votuesve. Në shumë qendra numri i votuesve nuk ka shkuar me shumë se 30 në 1000 votues. E vetmja vërejtje për qytetin e Tetovës në adresë të Komisionit Zgjedhor Rajonal është dorëzuar nga ana e VMRO-DPMNE-së. Kjo parti është ankuar se në disa vendvotime në Tetovë, Tearcë, Bërvenicë dhe Vratnicë në afërsi janë vërejtur aktivistë të LSDM-së. Nga ana e Komisionit Rajonal Zgjedhor të Tetovës janë marrë masa për hetimin e këtyre rasteve, por është konstatuar se këto vërejtje të VMRO-DPMNE-së nuk janë të sakta, sepse situata në terren është paraqitur krejtësisht e qetë.

    Deklarata

    Ish-kryeministri maqedonas votoi pro referendumit

    “Maqedonia ka dobi prej referendumit, pa marrë parasysh se si do të përfundojë ai, e kjo dobi është pranimi i emrit kushtetues të Maqedonisë nga ana e SHBA-ve, - vlerësoi dje ish - kryeministri Lubço Georgievski. “Më vjen keq se në mesin e sqarimeve të këtij vendimi në shumë faqe interneti u paraqit informata se kjo është bërë që të pengohet suksesi i referendumit. Duke theksuar se SHBA-të janë vendi i tretë, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas Kinës dhe Rusisë, që e ka pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues, ai këtë vendim e quajti si “hap dhe ngjarje të madhe”. Georgievski së bashku me gruan e tij Snezhana Georgievskën votuan në orën 13 e 30 minuta në një vendvotim në lagjen Aerodrom. Në deklaratën e tij Georgievski vlerësoi se referendumi do të kishte pasur sukses, në qoftë se nuk do të kishte qenë manifestimi i organizuar të shtunën për të festuar pranimin e emrit nga ana e SHBA-ve, të cilin e vlerësoi si “thyerje të ashpër të heshtjes parazgjedhore”. Georgievski akuzoi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve se me informatat për jehonën e qytetarëve deri në orën 10, ka dezinformuar opinionin.

  4. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Situata ende nuk ka marre fund.
    Disa nga iniciatoret e referendumit duan qe te bejne protesta masive neper qytetet e Maqedonise dhe shkohet edhe deri ne ate nivel duke thene se do kete edhe ankesa deri tek gjyqi kushtetues.
    Sidoqofte,referendumi i pasuksesshem tregoi se Maqedonia shume me teper mendon per shkuarjen perpara ne Europe dhe NATO dhe ka harruar problemet e partive politike dhe kane futur ne agjenden e tyre dicka tjeter me te rendesishme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Opozitaret kane evituar gracken e Petrovit!

    Ai nuk heq dore nga “vertetimi” i tezes se tij, duke paralajmeruar se ceshtjen do ta coje deri ne Gjyqin Suprem

    Se referendumi kunder decentralizimit ka pase shume interesa ne prapavije, mund te deshmojne disa hollesi qe po dalin ne shesh tash pas deshtimit te tij. Ne disa media ne gjuhen maqedonase, u spekulua se ne kokat e organizatoreve ka pase edhe nje plan destruktiv lidhur me rezultatet. Ketij skenari i ka prire kryetari i Kongresit Botwror Gjithmaqedonas, Todor Petrovi, me ambiciet e tij qe dosido te beje problem dhe te krijoje krize. Sipas disa shkrimeve ne shtypin e ketushem, Todor Petrovi, diten e votimit (te dielen, 7 nentor), u ka bere presion partive qe e kane perkrahur referendumin, qe ne publik te dilet me te dhena te fryra per jehonen e votimit. Mu per kete, ai kete edhe e ka bere kur ne oret e pasdites ka dale me te dhena kokw nw vete se gjoja ne votime kane dale me shume se 40 per qind, me qellim qe kete perqindje ta fryje me mbi 50 perqind deri ne fund te votimit. Sipas mediave qe thirren ne burime partiake nga koalicioni pro referendumit, qellimi ka qene qe, duke i fryre perqindjet e jehones se votimit, ne fund te akuzohet pushteti per falsifikim te rezultatit, me cka do te krijohej nje rremuje e cila do te rrezikonte institucionet e sistemit. Mirepo, lideret partiake, duke u ballafaquar me realitetin, kane shprehur sadopak nje ndergjegjshmeri politike dhe e kane refuzuar skenarin e mbrapshte te Petrovit dhe ata shume shpejt i pranuan rezultate zyrtare per jehonen vertet te dobet ne votime, natyrisht, duke i dhene edhe verejtjet per gjoja presionet qe ka bere koalicioni ndaj qytetareve per te mos dale ne votim. Tash Petrovi ka mbetur i vetmuar si Don Kishoti, per te luftuar me mullinjte e eres. Ai nuk heq dore nga “vertetimi” i tezes se tij, duke paralajmeruar se ceshtjen do ta coje deri ne Gjyqin Suprem. Por, sadoqe te perpelitet, pergjigjen me te mire per iniciativen e referendumit, ia dhane qytetaret: as gjysma e maqedonasve etnike nuk kane votuar ne nivel te vendit, e kete nuk e kane bere as ne mjediset problematike. C'kerkon me ai?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MAQEDONI, Jep doreheqjen per shkak te mosmarreveshjes me BDI, Harri Kostov (UPDATE)
    Lajmi i ores 3:00 PM


    SHKUP (15 Nentor) - Ka dhene sot doreheqjen kryeministri maqedonas Harri Kostov. Sipas agjensive te rajonit, vertetohen zerat nga brenda kabinetit se Kostov jep doreheqjen. Sipas agjensive te rajonit, shkak i doreheqjes jane mosmarreveshjet me partine e Ali Ahmetit, Unioni Demokrarik i Integrimit, si dhe me ministrat ne qeveri, por edhe ne lidhje me punesimin e shqipetareve ne sektoret publike, qe eshte nje prej detyrimeve te Marreveshjes se Ohritbm/bm (BalkanWeb
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sot tere diten ka qene ne lajme kjo.
    Une per vete nuk e kuptoj kete veprim te kryeministrit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Greqi, referendum për ndarjen e kishës nga shteti
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 08:11
  2. FBKSH: Referendum për Ribashkimin Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:23
  3. Një referendum për Konferencën Islamike
    Nga FЯODO në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 16:55
  4. PUK: Referendum për bashkimin e trojeve shqiptare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:27
  5. Referendum per uljen e moshes se daljes ne pension
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 16:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •