Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: blloku im

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    blloku im

    mik epsh i teri
    lajka s'dua
    as e vrazhdet nuk te sillem dot
    pa me thuaj sa keshtu si mua
    puthur e shtrenguar ke gjer sot
    se s'qe fat kjo lidhja jone
    por vec nje flake e rastit ta dish
    sic te njoha rastesisht e qete
    mirembec do te them serisht
    dhe s'do me dridhet shpirti per asgje
    syrin asgje asdo ma turbulloje
    se kush u dogj njehere dot s'digjet me
    kush ka dashur me s'mund te dashuroj.

    ps: kjo eshte nje nga poezite qe gjenden ne bllokun tim. se di as kush e ka shkruar. te tjera vijojne.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Piketat e nje qyteti te ri


    Kam menduar shume per ate mbremje te bardhe
    kur qielli, penduar si nisi te qaje,
    .............................................lotet i mbajti,
    kur s'kishte as hene, por vetem yje te rralle,
    .................................................. ......si te harruar,
    kur ne, ulur mbi guret e ashper,
    projektonim ne endrra qytetin e ardhshem.

    Ai qytet nisii tek rrenojat e mapos se vjeter,
    ku dikur blihej te kuq buzesh,
    ..........................................sandale,
    .................................................. ..e corape te najlonta,
    ate cast kur ti me the:
    Mjafton nje dashuri per te ribere boten!



    Zgjimi

    Sigurisht, marrezia ime
    te veshi ty nje petk aq madheshtor,
    nen te cilin shuhen kufijte e viteve
    dhe gjithe kufijte e tjere njerezore.

    Une zgjohem
    dhe jeta rimerr prape formen e pare
    Ne humnera
    enderrat renkojne si engjej te vrare.

    ps. di gje njeri kush i ka shkruajtur keto?

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Re: blloku im

    Postuar mė parė nga nimf
    mik epsh i teri
    lajka s'dua
    as e vrazhdet nuk te sillem dot
    pa me thuaj sa keshtu si mua
    puthur e shtrenguar ke gjer sot
    se s'qe fat kjo lidhja jone
    por vec nje flake e rastit ta dish
    sic te njoha rastesisht e qete
    mirembec do te them serisht
    dhe s'do me dridhet shpirti per asgje
    syrin asgje asdo ma turbulloje
    se kush u dogj njehere dot s'digjet me
    kush ka dashur me s'mund te dashuroj.

    ps: kjo eshte nje nga poezite qe gjenden ne bllokun tim. se di as kush e ka shkruar. te tjera vijojne.
    Me sa di une kjo eshte e Pushkinit....

    Tung
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    Alfred De Mysen

    Muza

    Poet! Dhe mjaft tani prane nje te pabese
    Sikur nje dite vetem ne endrra te kesh rrojtur
    mos e nem ate dite sado fort te kesh vuajtur
    Nderoje dashurine dhe kur s'te mbetet pik shprese
    Po qe se zemerngushte kjo fli s'te eshte e mundur
    Po qe se s'mund tja falesh ata lot deshperimi
    Mos e ndrydh ne mendime smire shpirtin e semundur
    Se paku qe te gjitha le ti mbuloje harrimi
    Te vdekurit, ne paqe ne gji te tokes flene
    Keshtu duhet te flene edhe ndjenjat jeteshuar
    Keto iskra hyjnore ne zemer pluhur mbene
    mbi hirin kujtim shenjt le te mos veme duar
    e perse ne kete rrefim plot dhimbje e vrer
    ti sheh vetem nje enderr e nje mall te sfilitur?

    Oh, mos u qaj se ndoshta te beri vecse mire
    O foshnje! Zemra jote qe andej mori flake
    Njeriu eshte nxenes, mesues, dhimbja e nxire
    E s'njohu njeri veten sa kohe s'pati plage!

    E ligj i rende e i pa kundershtuar, i vjeter sa dhe bota ne fuqi gjithmone
    Ne duhet prej mjerimit te jemi pagezuar
    ti blejme shtrenjt te gjitha me lot e gjakun tone
    Qe te arrihen te lashtat duhen me veze ushqyer
    Qe te rroj e te ndjeje njeriu lyps te qaje
    Gezimi per simbol ka nje bimez te thyer
    ende njomur prej shiut e me lule rreth saj

    Nuk the qe u sherove prej asaj endrre te marre?
    Nuk je tani i lumtur, kudo s'te adhurojne?
    e ato endje te lehta qe jeten zbukurojne
    a do ti c'moje kurre po te mos kishe qare?
    A nuk ke dhe ti sot nje te dashur sic pate
    edhe kur ndaj te fjetur ti e shtrengon prej dore
    kujtim i larget i dhembjes se djalerise sate
    a s'ja ben me te embel buzeqeshjen hyjnore?
    A nuk shkoni ju prap te shetisni andej
    pyjeve plot me lule mbi reren argjendare
    Muzgut fantazma e bardhe e plepit atje tej
    a s'ju rrefen edhe sot rruginen vetmitare?
    Pse qahesh atehere? Ja shpresa e pavdire
    tu perteri ne shpirt nen grushtin e mjerimit
    Pse ta percmosh nje dhembje qe te beri me te mire
    e ta urresh nje sprove rinie te lengimit?

    Djalthi im! Meshiroje te bukuren e marre
    qe te beri te derdhesh nga syt lot prore
    Kij meshire (eshte grua) se prane saj ke pare
    duke vuajtur te fshehten e nje endje hyjnore
    Barra e saj qe e rende, ndoshta te dashuronte
    Po fati desh patjeter zemren ty ta zhvaste
    Ajo e njihte jeten e deshi ta tregonte
    nje tjeter e keputi fytin e dhimbjes sate
    Meshiroje, malli i saj shkoi si nje enderr e marre
    Plagen tende e pa po s'munde te shpetosh
    Gjithkta lot besome s'jane genjeshtare
    dhe sikur te ishin falja, ti di te dashurosh!

Tema tė Ngjashme

  1. Mirdita, njė vatėr e qėndresės antiosmane
    Nga Jamarber nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 17:39
  2. ~! blloku im i vizatimeve !~
    Nga mad nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 17:01
  3. Blloku "Qemal Stafa"?
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2005, 10:38
  4. Komente nga blloku i kujtimeve (Yearbook)
    Nga Leila nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-05-2005, 17:54
  5. Po Thot Frroku: Kthehet Blloku
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 07:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •