Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Studentet perplasen me Qeverine:

    Nano, incident me studentėt

    Kryeministrit i ndėrpritet fjala. Shumica e studentėve braktisin sallėn gjatė fjalės sė Nanos

    A.Rama

    TIRANE- Takimi i studentėve shqiptarė nė botė, tė organizuar nė rrjetin ASAN ėshtė shoqėruar dje nė mbrėmje me replika mes njė pėrfaqėsie tė studentėve qė nuk kanė marrė vizat nė Ambasadėn italiane dhe kryeministrit Fatos Nano. Kryeministri ėshtė detyruar tė ndėrpresė fjalėn nė takimin e Konventės rinore tė organizuar nga Ministria e Kulturės, pasi nė sallėn ku zhvillohej takimi festiv, janė futur disa prej studentėve, qė prej disa ditėsh protestojnė pėr mosmarrjen e vizave nga Amdasada Italiane, pėr tė vazhduar studimet nė universitet italiane. Duke u drejtuar nga kryeministri ata i kanė kujtuar kreut tė qeverisė se nė sallė ishin edhe ata si pėrfaqėsues tė tė rinjve qė prej disa ditėsh qėndrojnė pranė selisė sė ambasadės italiane nė shenjė proteste. “Jemi dhe ne tė ambasadės” kanė thėnė tė rinjtė duke u drejtuar nga Nano i cili pas kėtij momenti ka ndėrprėrė fjalėn duke replikuar me ta. Madje ai ka hapur xhaketėn duke thėnė se ai nuk kishte asnjė vizė aty. “Ju jeni ata tė vizave, por unė nuk kam viza kėtu. Ju pres nė zyrėn time qė tė diskutojmė pėr kėtė ēėshtje dhe nė zyrėn time qėndrohet ulur jo nė kėmbė”-ka thėnė Nano. Takimi zhvillohej nė Pallatin e Kongreseve. Sakaq salla e mbushur me studentė ka reaguar nė mbėshtetje tė studetėve dhe kėrkesave tė tyre. Pas kėsaj, Nano ka thėnė se se deri tani pranė ambasadės italiane kanė marrė vizat 2600 studentė . “Janė edhe 200 tė tjerė nga tė cilat, 100 kėrkesa do tė ritrajtohen kėto ditė, ndėrsa 100 do tė shihen, pasi rezultojnė dokumentet me probleme” ka thėnė Nano duke iu drejtuar tė rinjve qė kanė hyrė papritur nė festėn rinore qė organizohej tek Pallati i Kongreseve.

    Replikat me ASAN

    Por replikat e Nanos me tė rinjtė nuk janė mbyllur me kaq. Njė pjesė e studentėve tė rrjetit ASA-n, protagonistė tė aktivitetit, e kanė kundėrshtuar kryeministrin Nano pėr pjesė qė lidheshin me fjalėn e tij tė mbajtur dje. Ata i kanė kujtuar Nanos se ndėrsa ai i ftonte studentėt pėr bashkpunim, gjėrat nė realitet ishin shumė ndryshe dhe se nė administratėn shqiptare ishte shumė e vėshtirė tė punėsoheshe. “Ju flisni pėr afrim, por nė administratė ka vėshtirėsi pėr punėsimin tonė. Duhet tė ndani shapin nga sheqeri sepse ne po sakrifikojmė duke u kthyer pėr tė punuar kėtu” kanė thėnė studentėt. Nė fjalėn e tij, marrė pas fjalės sė studentėve, kryeministri ka shtuar mė tej se shapi dhe sheqeri le tė rrinė bashkė. Studentėt qė kryejnė shkollat e larta jashtė vendit i janė drejtuar sėrish Nanos duke thėnė nė fjalimet e tyre se “ne ndeshemi me njė shurdhėri tė shtetit edhe pse vijmė tė punojmė nė vendin tonė”. Sipas tyre nga 20.000 maturantė, vitin e shkuar 40% e tyre ka shkuar pėr studime jashtė shtetit.

    Braktiset salla gjatė fjalės sė Nanos

    Pas replikės me tė rinjtė e protestės para ambasadės italiane, Nano filloi tė jepte pėrgjigjet e veta pėr kritikat qė studentėt e diplomuar jashtė i kishin bėrė nė fjalimet e tyre, mbajtur para se ai tė merrte fjalėn. Gjatė fjalimit, shumica e studentėve tė pranishėm, kanė dalė jashtė nga salla, ndėrkohė qė
    Brenda kanė mbetur vetėm pėrfaqėsues tė trupit diplomatik, politikanėt e pranishėm si dhe njė pjesė mė e vogėl e studentėve tė pranishėm. Pėr rreth 45 minuta, Nano ka mbajtur njė fjalim, i cili ka hutuar jo pak nga tė pranishmit. Fjalimi ėshtė ngarkuar me figura tė ngatėrruara letrare, kur Nano ėshtė pėrpjekur tu japė studentėve pėrgjigje pėr punėsimin e tyre nė administratė. “Le tė rrinė bashkė shapi dhe sheqeri, - ka thėnė Nano, duke u hedhur mė pas nė njė pėrpjekje pėr tė dhėnė pėrgjigje nėpėrmjet ndėrtimit tė vezės. “Ne jemi si njė vezė, me tė kuqen dhe tė bardhėn, le tė bashkojmė lėngjet tona pėr tė penetruar mė mirė nė motorin e zhvillimit, - kanė qenė pjesė nga fjalitė e ngatėruara tė Nanos. Ai ka pėrmendur nė njė moment edhe frazėn “unė jam seksi i tretė”, pa u kuptuar se ēfarė donte tė thoshte.
    Ndėrkaq nė fjalėn e tij Nano ka konfirmuar se disa kohė mė parė kishte nxjerrė nje urdher ekzekutiv qe i trajton ne menyre preferenciale ata qė kane studiuar jashte shtetit ne procesin e rekrutimit ne administraten publike. Ai ka vėrejtur se sė fundi numri i i tė punėsuarve nga kjo kategori eshte shtuar ndjeshėm pas kėtij urdhri. Nano ka shtuar mė tej se ky kontigjent tė rinjsh po ballafaqoheshin me sukses me boten moderne ne fushen e dijes. Ai ka vlerėsuar studentėt pėr arritjet e tyre gjatė procesit tė studimeve nė universitetet e huaja. Sipas Nanos ashtu si edhe ambasadorėt studentėt shqiptarė nė botė po ndihmojnė pėr tė krijuar njė imazh pozitiv pėr vendin.



    31/08/2004 Shekulli

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    ...........................EDI RAMA....................................
    “Ky atdhe i dobėt s’ka pėrgjigje pėr kėrkesat tuaja”


    Shekulli

    Tė dashur miq, Pėr hir tė sė vėrtetės do tė kisha parapėlqyer tė mos e merrja ftesėn tuaj pėr tė pėrshėndetur kėtė konventė rinore. Nderi qė mė bėni ėshtė natyrisht i madh, kėnaqėsia e tė qenit mes tė zgjedhurve nga ju pėr tė marrė fjalėn po ashtu ėshtė shumė e madhe, por detyra pėr tė folur pėrpara jush mė dukej mjaft e vėshtirė.
    Nė fakt, kam pėrshtypjen se kjo ėshtė njė detyrė qė vėshtirėsohet pėrditė pėr cilindo pėrfaqėsues tė shtetit apo njeri tė politikės qė duhet tė flasė me ju e pėr ju. Sepse ju rriteni shumė mė shpejt sesa shteti dhe ndryshoni shumė mė shpejt sesa politika dhe sepse shteti e politika janė pėrditė e mė larg jush, pėrditė e mė larg nga ėndrrat, mendimet, sakrificat dhe jeta juaj e pėrditshme.
    Tė vish pėrpara jush e tė flasėsh pėr atė cka po bėjmė a do tė bėjmė ne, pėrfaqėsuesit e shtetit a njerėzit e politikės, pėr tė jetėsuar ėndrrat tuaja, pėr tė respektuar mendimet tuaja, pėr tė shpėrblyer sakrificat tuaja e pėr ta bėrė mė tė lehtė jetėn tuaj tė pėrditshme, ėshtė njė barrė vecanėrisht e vėshtirė kur e percepton hendekun e frikshėm qė ndan pėrditė e mė shumė shpresėn tuaj pėr njė atdhe tė fortė e tė begatė qė t'ju mbrojė e ushqejė nga realiteti i atdheut tonė tė dobėt e tė varfėr qė s'ka pėrgjigje pėr pyetjet e nevojat tuaja nė rritje.
    Para disa kohėsh bėmė njė sondazh me studentėt mė tė mirė tė katėr degėve tė Universitetit tė Tiranės tė cilėt i pyetėm se cfarė i pengonte t'i adresoheshin zyrave tė shtetit pėr t'u punėsuar nė administratėn publike. Pėrgjigjet qė morėm nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve ishin tre: Sė pari imazhi aspak dinjitoz i shtetit e i politikės, sė dyti mungesa e plotė e besimit tek mundėsitė e njė karriere pa suport politik nė administratėn publike dhe vetėm sė treti paga e pakėnaqshme nė raport me sektorin privat. Por ama kjo shumicė shprehej krejt nė favor tė njė angazhimi nė sektorin publik nėse dy problemet e para nuk do tė ishin kaq tė mprehta dhe shkurajuese.
    E vėrteta ėshtė se tė treja kėto probleme nuk zgjidhen dot nga njėri-tjetri sepse me kėtė politikė nuk bėhet dot shtet, me kėtė shtet nuk bėhet dot administratė, me kėtė administratė nuk rriten dot nė nivelin e dėshiruar treguesit e punės sė shtetit e pėr pasojė as pagat nuk mund tė arrijnė nė nivele joshėse pėr tė rinjtė shqiptarė, tė talentuar e tė mirėshkolluar jashtė ose brenda vendit.
    Nė kėtė kontekst aspak inkurajues, ku rėndojnė posacėrisht sfidat e panumėrta tė integrimit, mund tė themi se jetojnė nė njė ndėr ato momente tė historisė sė vendit kur thuhet se bijtė s'duhet tė pyesin cfarė po bėn atdheu i tyre pėr ta, po se cfarė po bėjnė ata pėr atdheun e tyre.
    Dhe pa dashur ta idealizoj apo romantizoj nismėn e studentėve shqiptarė jashtė atdheut pėr krijimin e rrjetit ASAN dhe kėsisoj pėr realizimin me forcat e mundėsitė e tyre modeste tė njėrės prej qindra detyrave tė parealizuara tė shtetit shqiptar tė tranzicionit, do tė thosha se kjo nisėm ngjan si njė shprehje elokuente e vetėdijėsimit tė tė rinjve tė talentuar e tė mirėshkolluar tė kėtij vendi pėr atdheun nė nevojė.
    Falė kėsaj nisme dhe vullnetit tė asansave ndoshta do tė kemi mė nė fund njė listė tė humburish nėpėr botė bashkė me diplomat e tyre, njė burim autentik tė dhėnash tė shumėllojshme pėr fenomenin dramatik tė rrjedhjes sė trurit si edhe njė pikė fikse referimi pėr tė rilidhur fijet e kėputura mes Shqipėrisė e mijėra bijve tė saj tė humbur.
    Si pjesė tė kėtij vetėdijėsimi pėr atdheun nė nevojė i shikoj unė tė gjitha organizimet e tė rinjve nė vitet e fundit nė funksion tė zgjimit e tė kultivimit tė njė ndėrgjegjeje qytetare pėr tė administruar mė me pėrgjegjėsi e sukses fatet e vendit, problemet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė raport me Europėn e me shtetin e tyre, burimet ekonomike e cilėsinė e mjedisit ku jetojmė. Prandaj nuk besoj se do tė kishte njė vend mė tė pėrshtatshėm pėr tė pėrshėndetur jo vetėm ASAN-in, por edhe Kėshillin Rinor Shqiptar, Lėvizjen MJAFT, Zyrėn e Mbrojtjes sė Qytetarėve, Parlamentin Rinor Shqiptar dhe tė gjitha ato organizime tė rinjsh qė me pėrpjekjet e tyre sjellin emancipim pikėrisht sepse arrijnė tė turbullojnė ujėrat e kristalta tė Shqipėrisė zyrtare e politike.
    Duke folur nė emėr tė njė institucioni qė tashmė e ka konsoliduar reputacionin e dyerve tė hapura pėr tė rinjtė, unė dėshiroj t'ju siguroj tė gjithėve se Bashkia e Tiranės e ka jo vetėm pėr detyrė, por edhe pėr nder tė vecantė qė gjatė periudhės sė pushimeve tė punėsojė cdo vit njė numėr tė konsiderueshėm studentėsh nga Universiteti i Tiranės apo edhe nga universitete tė botės - kėta tė fundit studentė shqiptarė e, duke filluar nga ky vit, edhe tė huaj qė shkėmbejnė pėrvojėn e tyre me studentė vendas pėrmes projektesh konkrete nė funksion tė punės sė Bashkisė sė Tiranės. Ashtu sikundėr e kemi pėr nder qė sot nė administratėn tonė tė numėrohen njė sėrė prej tyre qė pasi kanė bėrė pushime aktive tek ne e pasi janė diplomuar, kanė konkuruar e fituar vendin e punės si nėpunės civilė.
    Por unė jam njėkohėsisht i vetėdijshėm qė ajo cka kam e kemi bėrė deri mė sot me ju e pėr ju ėshtė pak, tmerrsisht pak, nė raport me nevojat pėrditė e mė ulėritėse tė vendit e me potencialin tuaj cdo vit e mė tė madh.
    Fakti qė s'kemi akoma njė bazė tė dhėnash pėr burimet njerėzore tė kėtij vendi - kėtė rrjedhje tė painventarizuar tė trurit s'ia lejon vetes as India qė ėshtė 700 e kusur milionė dhe ia lejojmė ne qė laj thaj kėtu brenda 3 milionė e capak jemi! -, tė brendshme a tė jashtme qofshin, e jo mė njė politikė rezultatesh tė prekshme nė kėtė drejtim, ndėrkohė qė Shqipėria ka nevojė pėr ju mė shumė sesa kurrė, flet vetė pėr prapambetjen tonė nė raport me kohėn e me sfidat e saj gjithnjė e mė tė papėrballueshme.
    Megjithatė kėto dhe shumė tė tjera ju i dini tashmė mė mirė sesa unė e tė ftuarit e tjerė kėtu. Suksese nė studimet tuaja tė kėtij viti dhe kurajo pėr tė ndihmuar edhe mė shumė sesa kaq Shqipėrinė nė nevojė, cdo vit e mė shumė nė nevojė!

    (Fjala e mbajtur dje ne Konventen Rinore te studenteve shqiptare jashte atdheut)



    31/08/2004

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Edi foli qarte:

    E ardhmja e Shqiperise (studentet) nuk duhet te presin nga e kaluara e Shqiperise (politikanet). Duhet me ne fund ta vejme trurin me shume ne levizje dhe mos presim nga gjeja e vdekur qe te ngjallet dhe duhet ta pyesim mire veten kur shkojme drejt kutise se votimit.


    FLM

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Ramiz Alia: Rrėfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentėt detyrohen tė blejnė libra nga profesorėt e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •