Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Njëvjetori i vrasjes së ministres suedeze, Ana Lind

    Viktimë e një krimineli serb për inat të Kosovës

    Sot një vit, më 10 shtator 2003, u vra zonja Ana Lind, ministre e Punëve të Jashtme të mbretërisë së Suedisë. Ajo ishte në shtëpinë e mallrave NK të Stokholmit kur u qëllua me thikë nga krimineli 24-vjeçar Mihajlo Mihajloviq. Atentatori me prejardhje serbe i kishte rënë në pusi në krye të shkallëve lëvizëse. Prandaj me thikën e vjedhur në shitoren e afërme të sportit dhe gjuetisë Ana Lindin e qëlloi disa herë në gjoks dhe në bark me një shpejtësi të rrufeshme. Të gjitha këto ishin zbuluar me anën e videokamerës përcjellëse të shitores NK ku lëviznin plotë njerëz. Sipas ankesës thuhet se vrasësi kishte lëvizur disa here para dhe prapa, sikur të kërkonte ndonjë gjë të humbur. Pas kryerjes së krimit Mihajloviqi i gjuajti thikën dhe kapelën. U mundua që të shkurtojë flokët tek frizeri, mirëpo duhej pritur në radhë, prandaj me një taksi iku për në shtëpi, kështu që kapela e tij me disa fije flokë u bë objekt zbulimi i vrasjes profesionale. Tregojnë se një qytetar kishte deklaruar se do të fyente xhaminë dhe në fund do t'i shpëtonte dënimit me vdekje. Prandaj qytetari hynte me shpinë në xhami, po ashtu falej duke ia kthyer shpinën kiblës. Lajmi për njeriun që kishte fyer xhaminë mori dhenë, ndaj prisnin ditën e varjes së tij publike. Para se të ekzekutohej, sheriati kërkoi të dinte shkakun përse veproi kështu. I pandehuri tha se ai kishte bërë një mëkat dhe se nuk e meritonte të dilte përballë xhamisë. Prandaj sheriati e liroi nga dënimi me vdekje. Duket se edhe akti i kriminelit Mihajlo Mihajloviç i ngjante këtij skenari të mbrapshtë arab, që me disa fjalë do të thotë se mund të vriste një njeri me autoritet të lartë shtetëror dhe në fund do t'i shpëtonte dënimit të përjetshëm. Një version të ngjashëm tregonin edhe dëshmitarët që dorasi para se të kryente krimin kishte deklaruar se në mënyrë perfide do të vriste një politikan të rëndësishëm të Suedisë, saqë askush të mos besojë se është vrasje politike. Pa dyshim që vrasjen e ndonjë personalitetit të lartë suedez e kishte planifikuar një kohë të gjatë me motive politike për shkak të luftës në Kosovë. Atë ditë kur u vra zonja Ana Lind, diaspora shqiptare në Suedi e dinte se qind për qind e ka vrarë ndonjë serb për inat të Kosovës. Kështu mendonte edhe diaspora boshnjake, mirëpo duhej pritur edhe ndonjë ditë derisa t'i binin në gjurmë. Kjo hamendje, deridiku ishte e arsyeshme, sepse kryeqyteti i Suedisë, njëkohësisht edhe kryeqendra ndërkombëtare për ndarjen e Çmimit Nobël, shpeshherë tronditet nga kriminelët serbë. Prandaj nuk vonoi muaji dhe e vërteta doli në shesh. Në fillim u arrestua një suedez i dyshimtë, por menjëherë u lirua, meqë policia nuk mundi të gjente fakte lidhur me vrasjen e ministres. Këtë vrasje që ka bërë krimineli me prejardhje serbe, nuk do të mund të bënte asnjë i huaj. Ai një kohë të gjatë ishte ushtruar fizikisht dhe psikikisht për vrasjen e ndonjë personaliteti të lartë shtetëror të Suedisë, prandaj viktimë e tij ishte ministrja e punëve të jashtme suedeze, Ana Lind. Për dallim me atentatorët kroatë që dikur kishin vrarë ambasadorin jugosllav Vladimir Roloviqin në Stokholm, por që heroikisht e kishin pranuar vrasjen se e bënë për të mirën e kombit të tyre kroat, përkundrazi krimineli serb Mihajloviq ishte shtirë se është i sëmurë mendor. Në anën tjetër, në analet serbe ky radhitet si hero pas atentatorëve serbë të cilët vranë mbretin e Austrisë, Franc Ferdinandin në Sarajevë, i cili popullit boshnjak i premtoi autonomi, por që e kundërshtonte politika hegjemoniste serbe me kryeqendër në Beograd. Me anën e atentatit në Sarajevë serbët shkaktuan luftën e parë botërore, Pastaj kishin vrarë albanologun dhe balkanologun e shquar kroat, Millan Shufflay,! vetëm pse mirrej me hulumtimin rreth prejardhjes së popullit më të vjetër shqiptar. Vrasja e shkencëtarit me famë botërore kishte shkaktuar indinjatë të thellë të inteligjencës përparimtare, ku krahas protestuesve të shumtë ishin edhe shkencëtari i famshëm Albert Ajnshtajni dhe shkrimtari gjerman Hajnrich Mann. Prandaj me anën e atentatit ndaj ministres ndërkombëtare Ana Lind, vrasësi me prejardhje serbe ia ka shtuar frikën diplomacisë ndërkombëtare për ta njohur Pavarësinë e Kosovës.

    Në muajin korrik gjykata e lartë suedeze e shqyrtoi lëndën e avokatit mbrojtës Peter Altin, duke e shfuqizuar denimin me burg të përjetshëm për vrasësin e ministres së jashtme të Suedisë. Dihet që angazhimi i këtij avokati ka qenë bukur i madhë, ai e ka njohur psikologjinë e diplomacisë suedeze, prandaj kjo gjë i ka shkuar për dore. Gjatë kontrollit të dytë psikiatrik u konstatua se Mihajloviqi është mentalisht i sëmurë dhe atij i nevojitet tretmani mjekësor. Ky vendim i gjykatës së lartë ishte një fitore për avokatin mbrojtës Peter Altini, i cili e kontestoi vendimin e gjykatës së ulët për dënim me vdekje. Prokurorja Agneta Bilberg kishte deklaruar se vrasësi Mihajloviq nuk është i sëmurë psikikisht, por është i shëndoshë në pikëpamje mendore, prandaj vrasja është bërë me prapavijë politike. Këtu vlen të theksohet se me shpalljen e kriminelit Mihajloviq me të meta mendor, rinia suedeze u zhgënjye dhe humbi besimin në demokracinë suedeze. Me fjalë të tjera, të gjithë qytetarët suedezë reaguan se paraqitja e vrasësit Mihajloviq impulsiv, kinse e kishte udhëhequr zëri i Jezu Krishtit që ta mbyste ministren, ishte një simptomë sa për t'iu shmangur burgut të përjetshëm. O tempora, o mores
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai krimineli serb mijailo mijailovic.. qe nga urrejtja per qendrimin e qeverise suedeze vrau ana lind-in.. tani kerkon lehtesira..e sic duket po imer ato..fale burokracise suedeze..
    pra po del pa lagur..

    femijet e anes dhe i shoqi jan te shokuar nga butesia e gjyqeve suedeze..

    edhe brukseli po i ben favore banditeve tone qe kan vra dhjetra njerez..
    e kam fjalen per altin shyto arapet e Ps Braco-edvinave..

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 15:49
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Anna Lindh: Në mbrojtje të Kosovës
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 14:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •