Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Lioness, London Tironci po ben sarkastikun sepse eshte ortodoks! Po sa per sqarim kishat ortodokse nuk po vidhen nga myslimanet shqiptare po nga ortodokset greke, dhe ketu jam dakort me qafirin! Ne vend qe ta shofin si pasuri kombetare qe po shkon pertej kufijve, e marin si fyerje ndaj fese ortodokse...

  2. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Lioness, London Tironci po ben sarkastikun sepse eshte ortodoks! Po sa per sqarim kishat ortodokse nuk po vidhen nga myslimanet shqiptare po nga ortodokset greke, dhe ketu jam dakort me qafirin! Ne vend qe ta shofin si pasuri kombetare qe po shkon pertej kufijve, e marin si fyerje ndaj fese ortodokse...
    D&G, te njejtet "orthodoks greke" qe vjedhin kishat ne Greqi. Sic e thashe, nuk po mbaj anen e Orthodoksise ketu. Ikonat apo cdo gje tjeter, jane pasuri kombetare.

    Cyclo, c'ne Turqia moj, zemer, Greqia na i ka fajet per te tera! Qysh erdhen te pacipet, dhe na i "zbrasen" muzete, para syve?!

    ps: London-Tir, gafa jemi, njerez bejme ..... lol,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 10-04-2005 mė 18:54

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Anadollaket Turq e kane fajin per gjithshkah qe ka ndodhur ne Shqiperi. Po te mos kishin erdhur ata, ne tani nuk do ishim ndare me keshtu feshe, por do ishim te tere orthodhokse, dhe nuk do kishte armiqesi mes dy popujve miq, por vllazeri. Harrova dhe Serbet, nese ata po i qujme kushurinj ne ket mes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115
    [QUOTE=Brari]shekulli

    ----

    Vidhet baldikini i ikonostasit tė Shėn Athanasit nė Voskopojė me 17 portrete tė Krishtit dhe shenjtorėve. Edhe njė herė njė apel pėr monumentet e mbrojtuara tė kulturės nga rojtarė qė deri dje paguheshin 2 mijė lekė

    Vidhet baldakini 1 milionė euro


    ...
    Shpija e Zotit nuk mund tė vidhet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ademur : 10-04-2005 mė 19:07

  5. #15
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Ja ke fut kot. Une deklaroj ktu qe personalisht do isha dakort me idene qe ato anadollaket te na kishin ardh nja 500 vjet me perpara se c'na erdhen,por icik me ne forme shoqerore se edhe ashtu si benin ata nuk duhet.Kurse ai Skenderbeu aiiiii....ah c'ti bej qe ...lene se s'po e them fare me mire...Hej meqe ra fjala,e moret vesh per ate ''okllaine'' e argjendte edhe ate ''mullirin e kafese'' me diamante qe kishin vjedh nga shpija e dervishit te fshatit Spurdhje?
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  6. #16
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Anadollaket Turq e kane fajin per gjithshkah qe ka ndodhur ne Shqiperi. Po te mos kishin erdhur ata, ne tani nuk do ishim ndare me keshtu feshe, por do ishim te tere orthodhokse, dhe nuk do kishte armiqesi mes dy popujve miq, por vllazeri. Harrova dhe Serbet, nese ata po i qujme kushurinj ne ket mes.

    Ka dalur ne 'mode' keto vitet e funit,sidomos mbas september 11, me lexu ca Derivate Shpatareske me Baza Biblike e me u ndje Snob.
    Ka ekzistu ky lloj fenomeni tek brezi i ri edhe me pare,per me shume duhet me hedh nje sy pas,tek fenomeni ''Hipi'' i viteve 60-70 ne kohen e luftes se Vietnamit,kur ideja e luftes kundra koleres komuniste u ''shnderru'' ne ''Hare Krishna,Hare Hare'', kur tymi hashishit mbi National Park shkrepetinte me vetetimshmerisht se nje mbasdite tropikale.
    Sot motoja snobiste eshte :- Jihad Universal per nje Bote te gjelber e me shume Bagti.
    Si tha ai shefi,:-Gelltit nje here nje luge corbe te prishur, e menderosesh ter jeten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 04-05-2005 mė 20:01

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Grabiten 6 ikonat me vlerė tė pallogaritshme tė ikonostasit tė Shėn Thanasit

    Vjedhja e dytė brenda vitit, pas badakinit me vlerė

    Grabiten 6 ikonat e Ikonostasit tė Shėn Thanasit

    Jorgjeta Gjanēi

    Ėshtė vjedhur pėrsėri Kisha e Shėn Thanasit nė Voskopojė. Si edhe njė vit mė parė, mendohet tė jetė vjedhje qė ka shkaktuar dėm tė madh nė kishėn monument kulture tė kategorisė sė parė. Vjedhėsit kanė punuar gjatė natės duke u gdhirė e enjte me nge dhe kanė marrė me mjete automobilistike pjesė tė vlerave unikale tė kėsaj kishe tė vjetėr. Nga informacionet e para mėsohet se janė vjedhur 6 ikona tė Ikonostasit dhe njė pjesė e vetė ikonostasit, e cila ėshtė prerė me kujdes pėr tė mos dėmtuar vlerat e tij. Sipas burimeve tė brendshme tė degės sė Monumenteve tė Kulturės nė Korēė, vjedhja ėshtė kryer gjatė dy netėve mė parė, por vetėm mbrėmė ėshtė bėrė e ditur kjo humbje me vlerė.
    Policia e rrethit tė Korēės ėshtė lajmėruar dje nė mesditė pėr vjedhjen e Kishės. Lajmi ėshtė pėrcjellė me shqetėsim nga banorė tė Voskopojės dhe drejtues tė komunės sė saj. Ai ėshtė bėrė i ditur edhe pėr Mitropolinė e Korēės dhe prej andej pėr Kryepeshkopatėn e Kishės Ortodokse nė Tiranė. Sipas tė njėjtit burim informacioni qė nuk ka dashur tė identifikohet, janė vjedhur 6 ikona shumė tė vjetra, qė i pėrkasin fillimit tė shekullit tė XVIII dhe qė kanė qėnė pikturuar nga vėllezėrit Kostandin dhe Athanas Zografi. Ato kanė qenė imazhe tė rralla kishtare, me kombinim tė pėrsosur ngjyrash edhe me penelata floriri, ēka dėshmon se grabitėsit ua kanė ditur vlerėn dhe prej kohėsh kanė piketuar marrjen e tyre. Pėrveē ikonave, duke punuar tė qetė gjatė natės, ata qė sipas burimeve policore duhet tė kenė qenė disa persona, kanė prerė dhe ngarkuar nė makinė edhe njė pjesė tė ikonostasit, i gdhendur nė dru arre me mjeshtėri dhe me njė punim tė hollė nga mjeshtėrit e vjetėr. Grabitėsit kishin pėrgatitur pėr t’i vjedhur edhe fronat ku uleshin besimtarėt, punime pėrsėri tė gdhendura nė dru arre. Edhe pse i kishin ēmontuar nuk kanė mundur t’i marrin.
    Nė orėt e mbrėmjes, gazeta ėshtė pėrpjekur tė marrė konfirmim nga drejtuesi i degės sė Monumenteve tė Kulturės nė Korēė, Kliti Kallamata, por ai ka qenė me shėrbim nė Greqi. Jo larg, vetėm njė vit mė parė, kjo kishė u grabit pėr herė tė parė. Sipas studiuesve tė artit mesjetar, Kisha e Shėn Thanasit ka pasur vlera unikale, qė i pėrkasin shekullit tė XVII dhe fillimit tė shekullit tė XVIII ndaj edhe ėshtė bėrė pre e grabitėsve. Sipas studiuesit tė artit mesjetar, Kristofor Naslazi, ikonostasi i Kishės sė Shėn Thanasit nė Voskopojė pėrbėn njė monument kulture mė vete me vlera tė jashtėzakonshme dhe gati unikale pėr kulturėn mesjetare shqiptare. Ai plotėsohej nga baldakini dhe ikonat sipėr tij, tė cilat u vodhėn vjeshtėn e vitit tė kaluar. Ka qenė njė nga vjedhjet mė tė mėdha tė trashėgimisė kulturore. Ikonat e kėsaj kishe, sipas studiuesve, janė origjinale, ē’ka do tė thotė se edhe 6 ikonat qė janė vjedhur dy ditė mė parė janė me vlerė tė pallogaritshme.
    Pėr tė dytėn herė, pėr tė njėjtin objekt, burime policore dhe specialistė tė artit mesjetar mendojnė se grabitėsit janė persona qė i njohin vlerat e kėsaj kishe ndaj edhe kanė pėrsėritur grabitjen. Ata hamendėsojnė se ėshtė i njėjti person apo grup qė kreu edhe vjedhjen e vitit tė kaluar dhe qė pėr fat tė keq nuk u zbulua nga organet kompetente.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Koha jone thote 7 ?

    "ZHDUKEN" 7 IKONA NE KISHEN E SHEN THANASIT

    Korce - Vidhet per here te dyte brenda vitit ikonostasi i cmuar i kishes se Shen Thanasit ne Voskopoje. Kete here rezulton te jen-_edhur rreth 7 ikona, nga paneli i ikonostasit te kishes. Grabitja, mesohet te jete kryer mbremjen e se enjtes, nga persona te cilet ende nuk jane identifituar. Ato pak ikona qe kishin mbetur pa u trazuar dhe qe ruanin vlerat e nje kishe te vjeter ne fshatin e njohur, ndodhen tani ne duart e grabitesve qe ende nuk jane zbuluar nga policia lokale e Korces. Sipas te dhenave qe ka arritur te siguroje policia vjedhjen e ikonave, e kane konstatuar dy vizitore njohes te kishave. Menjehere eshte sinjalizuar policia dhe Metropolia e Korces, duke vene keshtu ne levizje nje grup hetimor per rastin. Drejtori i Ateliese se Monumenteve te Kultures ne Korce, Kliti Kallamata, pohoi se ne kishen e Shen Thanasit jane vjedhur 6-7 ikona te lyera me ar, qe kane vlera historike dhe artistike. Ai sqaroi se ikonat e vjedhura, datojne te punuara nga autore anonime rreth vitit 1700 dhe dallohen nga stili i tyre kreto-venecian. "Ikonat e vjedhura kane vlera te paperseritshme, me gdhendjen e tyre te rrafshet dhe nga rendesia historike"- cilesoi Kallamata. Sipas policise, duke iu referuar hetimeve paraprake, vjedhja e ikonave ne kishen e Shen Thanasit eshte kryer nga persona qe e njohin mire vleren e ketyre objekteve, te cilat i perkisnin kultit ortodoks. Dyshimet per nje vjedhje te mireorganizuar, ngrihen edhe mbi faktin se vjedhja e tre diteve me pare perkon me ate te vitit te kaluar, kur ne te njejten periudhe e ne te njejten date, kesaj kishe iu zhduken rreth 17 ikona me vlera te rralla. Keto ikona perbenin pjesen kryesore te ikonostasit te kishes se Shen Thanasit. E, megjithese per kultin ortodoks kjo ishte nje humbje me vlera te medha, autoret e grabitjes se tyre nuk u zbuluan as sot e kesaj dite. Kjo vjedhje konsiderohet si nje demtim mjaft i rende per kishen e Shen Thanasit ne Voskopoje, pasi ketij objekti kulti tashme i eshte rrembyer pjesa me e madhe e ikonostasit.

    G.Ashimi
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Voskopoje/ Grabiten shtatë ikona nga ikonostasi 300-vjeçar i kishës


    Vidhet kisha e Shën Thanasit

    Edhe një vit më parë u sulmua në të njëjtën datë

    KORÇE/ Juli Kapurani

    Vidhet për të dytën herë dhe në të njëjtën datë si një vit më parë, kisha e Shën Thanasit në Voskopojë. Dhe sërish autorët mbeten ende të paidentifikuar. Ka qenë ikonostasi i kësaj kishe që ka joshur grabitësit e ikonave me vlerë, të cilat ruhen në këtë objekt kulti.

    Ato pak ikona që kishin mbetur ende të ekspozuara dhe të paprekura nga grabitjet e mëparshme, duket se tashmë do të kërkojnë një punë kolosale për gjetjen dhe rikthimin e tyre në vend. Nga paneli i ikonostasit të kishës 300-vjeçare janë marrë 7 ikona të vjetra. Grabitja e kishës ka ndodhur gjatë natës së të enjtes, pikërisht një vit më vonë pas ngjarjes së parë. Uniformat blu të komisariatit të policisë së Korçës kanë mundur të konstatojnë vjedhjen vetëm në sajë të njoftimit nga ana e besimtarëve të përhershëm të kishës. Dy prej tyre, fshatarë të zonës, kanë pikasur menjëherë mungesën e ikonave në panelin e ikonostasit, ndërsa hynin në kishë për të kryer ritet e tyre fetare. Menjëherë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur çështjen, por ende asnjë gjurmë nuk është gjetur në vend.
    Edhe një vit më parë vjedhja e kishave u bë problemi kryesor i Mitropolisë së Korçës, që apeloi për ndihmë tek instancat më të larta duke vënë dhe alarmin për rrezikun që u kanoset kishave të vjetra nga persona të papërgjegjshëm. Gjashtë ikonat e vjedhura në vitin 2004, kanë qenë të lyera me ar dhe mbartin kulturën ikono-grafike shqiptare. Këto ikona që tani i mungojnë kishës së vjetër të vitit që daton vitin 1724 dallohen nga stili kreto-venecian. I pyetur për këtë vjedhje, e cila përkon me atë të vitit të kaluar, drejtori i Monumenteve të Kulturës në Korçë, Kliti Kallamata, thotë se “ikonat janë prejardhja e autorëve anonimë të viteve 1700 dhe kanë vlera të papërsëritshme ikonografike dhe historike”. Sipas tij ikonat e vjetra janë të lyera me ar dhe kanë gdhendje të rrafshët. Më shumë se vlerë monetare ikonat e marra nga ikonostasi kanë vlera historike dhe mbartin pasurinë dhe historinë e kishave të hershme të Voskopojës. Burime të Policisë Lokale thonë se personat ende të paidentifikuar që kanë kryer vjedhjen janë nisur nga vlera e paçmueshme e tyre ne tregun e zi. Pjesa kryesore e ikonostasit të vjedhur në të njëjtën formë si një vit më parë ka hedhur dyshimet për persona të mirorganizuar në veprimet e tyre ndaj objektit të kultit që është bërë pre e grabitjes për të dytën herë.
    Të shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedente janë edhe fshatarët e zonës. Ata janë besimtarë të devotshëm dhe frekuentues të rregullt të kishave të Voskopojës. Ngjarje të tilla, jo vetëm që kanmë dëmtuar imazhin e tyre si fshat, por edhe kanë bërë një dëm kolosal në vlerat e tyre fetare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    Besimtarėt shqiptarė: T'i lutesh njė zoti fotokopje

    Lexova kete artikull tek revista Milosao dhe mendova ta ndaj me ju pasi eshte nje realitet teper i turpshem qe prek kishat tona orthodhokse!
    Admirina Peçi

    Kisha: Ikonat janë pronë e komunitetit ortodoks. Shteti shqiptar të sqarojë statusin

    Vjedhjet, në kisha mbahen ikona false

    J anë cënuar vlerat tërë sore të kishave orthodhokse në Shqipëri. Heqja e ikonave i ka dëmtuar mjaft këto faltore. Sot besimtarët ortodoksë luten në kisha para ikonave të kopjuara mbi kanavacë. Në kisha asgjë nuk është e sigurt që prej më shumë se 15 vitesh. Ditën për diell, apo netëve vonë, kishat thyhen. Vidhen. Sharrohen ikonastasët dhe merren ikonat origjinale, me vlera të pallogaritshme kulturore për t'u shitur jashtë Shqipërisë. Për këtë shkak vendosen tashmë në shumë kisha të restauruara vetëm kopje të ikonave që besimtarët të kenë ku të luten. Një faltore, nuk ka asnjë kuptim pa objektet e saj të lutjes, pa ikonat. Kështu thotë prof.dr. Pirro Thomo, përgjegjës i Bërthamës së Trashëgimisë Kulturore pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa na shpjegon shumë çështje delikate, pas debatit të hapur në Milosao për gjendjen alarmante ku ruhen ikonat në Shqipëri. Sipas tij thembra e akilit në këtë problem që diskutohet prej vitesh, është statusi i këtyre ikonave, përcaktimi i qartë i pronësisë, dhe i të ardhmes së tyre.

    Pronë e komunitetit orthodhoks, mbi këto objekte janë marrë shpesh vendime që i kanë dëmtuar dhe rrezikuar maksimalisht. Për këtë arsye ndodhin vjedhjet nëpër kisha dhe po për këtë arsye gjendja e mirëmbajtjes së ikonave është alarmante. Prof.dr. Pirro Thomo, na zbulon në këtë intervistë shumë detaje nga pikpyetjet e ngritura në debatin mbi gjendjen e ikonave në Shqipëri.

    Çfarë dëmi moral dhe material i është bërë komunitetit orthodhoks në lidhje me të gjithë këto objekte kulti të cilat nuk janë më në vendet ku kanë qenë gjithherë?

    Dëmi nuk është vetëm i komunitetit ortodoks, por edhe i institucioneve shkencore që merren me studimin, evidentimin dhe publikimin e këtyre objekteve. Sepse një kishë ose një faltore, është e tillë me të gjithë objektet e saj të kultit. Në mënyrë që bësimtarët që shkojnë aty të adhurojnë ikonën. Ky është funksioni primar i ikonës. Një kishë e zhveshur nga ikonat nuk e realizon funksionin për të cilin kjo godinë është ngritur. Për këtë gjë besimtarët, siç dëshmojnë dhjetra e dhjetra mbishkrime kanë financuar për pajisjen e kishës si për pikturat murale, në ndërtimin e saj dhe në pajisjen me ikona ikonastasë dhe objekte të tjera kishtare. Kjo është ana shpirtërorë e çështjes. Ana kulturore është tjetër. Një momunet kulture, quhet i tillë me të gjithë iventaret që ka brenda kjo ndërtesë që nga arkitektura, pikturat murale, dhe të gjithë objektet e artit të aplikuar, si ikonastaset, ikonat, etj. Pa këto elemente nuk mund të quhet monument kulture. Pra me heqjen e këtyre objekteve cënohen vlerat tërësore të këtij monumenti. Në të gjithë aspektet po ta marrësh një heqje e tillë është jashtë çdo llogjike.

    Si janë tërhequr këto objekte nga Kishat?

    Në periudhën e vështirë të tranzicionit që kaloi Shqipëria, këto ikona, që janë një vlerë shumë e madhe shpirtërore dhe artistike, nuk mund të liheshin nëpër kisha, sepse rrezikoheshin që të vidheshin. Prandaj me një marrveshje mes Institutit të Monumenteve dhe Kishës Orthodhokse u tërhoqën në ruajtje provizore, në kuptimin që në një tjetër kohë të përshtatshme kur të krijohen kushte të favorshme për t'i ruajtur, këto të kthehen në kishat ku kanë qenë më parë. Në këto rrethana urdhri i Ministrisë së Kulturës për kalimin e një kapitali ikonash Muzeut Historik Kombëtar mua më duket i pabazuar, jashtë çdo ligji dhe çdo koncepti.

    Po thoni se është i jashtligjshëm vendimi për ti dërguar ikonat në Muzeun Historik Kombëtar. Pse?

    Ky vendim është i jashtëligjshëm sepse mbështetet në një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1993, i cili duke u këshilluar edhe me ish-kryeministrin e asaj kohe Aleksandër Meksin nuk bën fjalë fare për ikonat. Që këtu fillon kuadri jashtëligjor i urdhërit që ka dhënë Minsitria e Kulturës për kalimin e ikonave në Muze. Duke shtuar edhe faktin tjetër se këto janë pronë e komunitetit orthodhoks, janë pronë e monumentit të kulturës, e bëjnë akoma më tepër të pallogjikshëm e të papranuar këtë urdhër.

    Specialistët thonë se ikonat në Shqipëri janë në rrezik, dhe se gjendja është alarmante sa i takon kushteve ku ruhen?

    Aspekti që ngrenë specialistët për gjendjen alarmante ku ruhen ikonat është shumë i drejtë. Në kushtet që ka Muzeu Historik Kombëtar pavarësisht se siguron ruajtjen e tyre nga vjedhjet, kjo nuk është gjithçka. Janë edhe vlerat që duhet të plotësohen, kushtet normale të temperaturës dhe lagështirës. Këto kushte Muzeu Historik nuk i plotëson, pra ka marrë përsipër një barrë jashtëzakonisht të vështirë për t'u përballuar. E megithatë nuk është problemi këtu, por te urdhri i pabazuar në ligj i MKRS. Kjo zgjidhje që ka arritur Instituti i Monumenteve të Kulturës me Muzeun, që të marrin herë pas here ikona për t'i restauruar dhe për t'i kthyer prapë në Muze, është një zgjidhje provizore. Thelbi i çështjes është se kujt i takojnë këto ikona, cili institucion ka të drejta mbi to dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre? Pra rëndësi themelore ka përcaktimi i një statusi të qartë për gjendjen dhe pronësinë e këtyre ikonave dhe si do të integrohen në të ardhmen.

    Çfarë pretendimi ka Kisha Orthodhokse për këtë çështje?

    Për këtë qëllim Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ndaj MKRS për këtë veprim të paligjshëm dhe ka kërkuar të ulen dhe ta zgjidhin këtë problem. Ka kaluar më tepër se një vit e gjysëm dhe ministri i kulturës akoma nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga ana e kryepeshkopit. Përveç kësaj institucioni i urdhëruar që është Instituti i Monumernteve të Kulturës ka reaguar dhe ka protestuar për këtë urdhër të cilin e konsideron të paligjshëm duke njoftuar ministrin e kulturës dhe kryeministrin e asaj kohe. Por edhe ndaj kësaj kërkese nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Pra duhet zgjidhur ky problem, kuadri ligjor dhe statusi i këtyre objekteve në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Kishës Orthodhokse se kujt i takojnë, ku do të çohen dhe çdo të bëhet në të ardhmen me to. Pastaj do kalohet te gjërat e tjera teknike për laboratore resataurimi apo kondicionerë.

    A mendoni se ka ardhur koha që këto objekte ti kthehen përfundimisht Kishës Orthodhokse?

    Kisha Orthodhokse nuk ka pretendime tani për tani që të marrë ikonat origjinale dhe t'i vendosë në dhjetra monumente që janë restauruar. Problemi është zgjidhur ndryshe. Janë marrë ikonat dhe janë bërë kopje të tyre të stampuara në kanavacë dhe janë vendosur në ikonastase. Por ka edhe riprodhime dhe ikona të reja të realizuara kohëve të fundit. Përsa u përket monumenteve, ne kemi zgjedhur rrugën që ikonat origjinale, të cilat ruhen në muze të ndryshëm, kryesisht në Korçë të fotografohen, të stampohen në kanavacë dhe të vendosen në madhësitë origjinale, në mëyrë që besimtarët të kenë kujt t'i falen.

    A është ende e rrezikshme që këto objekte të kthehen nëpër kishat ku janë marrë vite më parë?

    Tani për tani po.

    I përgjigjet kjo edhe rastit të vjedhjeve të pak ditëve më parë në Voskopojë?

    Po , patjetër.

    Ka Kisha Orthodhokse një qëndrim për këtë rast vjedhje?

    Sigurisht që ka një qëndrim. Ne kemi protestuar pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Ministrisë. Në Voskopojë janë katër bazilika të mëdha dhe një manastir. Tani për tani atje po punojnë Instituti i Monumenteve në bashkëpunim me një grup francezësh. Por këto kisha nuk qenë të siguruara. Meqënëse këto kanë vlera të rëndësisë së veçantë, përveç kishës duhet të ruheshin nga vet fshati dhe IMK me kujdestarë, roje etj. Pra duhet zgjidhur ky problem i ruajtjes që ende ka ngelur pezull. Shteti i ruan si monumente kulture, kisha i ruan si kishë. Pa gjetur këtë lloj koordinimi dhe bashkërendimi për këto vlera të veçanta, nuk është çudi që ndodhin këto vjedhje. Voskopoja tani është një fshat i vogël dhe katër kisha të mëdha ndodhen breda tij. Kisha e Shën Thanasit është disi e veçuar dhe vjedhje të tilla në atë largësi që është ajo mund të ketë edhe në qoftë se është e mbyllur. Nuk është puna se çdo bëjë kisha apo shteti, por çdo të bëhet për këto ikona. Sepse kjo vjedhje nuk është e vetmja, ka patur edhe disa raste të tjera. Në Selcë u vodhën pjesë ikonastasi, në Karavasta po ashtu pjesë ikonastasi... Ka pasur herë pas here ngjarje të tilla, pothuajse për çdo vit.

    A ka pasur hetime pas këtyre vjedhjeve?

    E rëndësishmja e këtij rasti është koordinimi i punës mes institucioneve. Objektet nuk mund të ruhen 24 orë sepse në Shqipëri ka shumë monumente kulture për të pasur një roje me armë në çdo moment. Duhet që policia të veprojë më intensivisht, po ashtu Ministria e Brendshme, pushteti lokal, institucione të tjera të ndryshme dhe Interpoli. Sepse thyerje dhe dhunime të këtyre objekteve do të ketë, por të paktën të priten rrugët e nxjerrjes së këtyre objekteve jashtë Shqipërisë.

    Për t'u kthyer edhe njëherë te fondi që ruhet në muze. A ka kontaktuar Kisha Orthodhokse me këtë institucion për problemin e ikonave?

    Ne nuk kemi patur kontakte me muzeun, presim që të zgjidhet çështja e statusit të këtyre objekteve. Unë personalisht i kam parë ambjentet ku ruhen këto ikona dhe nuk mund të them se janë të sigurta në muze përderisa atje nuk ekzistojnë aparatura për matjen e kushteve klimaterike.

    Revista Milosao
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga WaRrIoR : 30-10-2005 mė 22:42

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 04:40
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Kisha e Perandorise Bizantine
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •