Kishat qė pėrmendim mė poshtė janė vjedhur katėr vitet e fundit, por kanė pasur dhe vjedhje tė tjera tė mėparshme. Ky informacion ėshtė nxjerrė nga arkivi i Bėrthamės sė Trashėgimisė Kulturore dhe mendojmė qė numri i kishave tė vjedhura ėshtė akoma dhe mė I madh. Duke iu referuar informacioneve tė mediave dhe burimeve tė ndryshme ato na tregojnė se vjedhjet nė objektet e kultit orthodhoks bėhen pėrherė e mė tė intensifikuara, prandaj numri i vjedhjeve qė paraqesim mė poshtė, ju kujtojmė, se ndoshta pėrbėn njė pjesė tė vogėl tė atyre qė ndodhin nė realitet, por qė pėr arsye tė largėsisė dhe tė indiferencės sė organeve shtetėrore dhe komuniteteve vendees nuk jepet asnjė informacion.
1. Kisha nė fshatin Bularat, Gjirokastėr, ėshtė vjedhur mė 19 mars 2011. Nė tė janė marrė dy ikona tė veēanta tė ikonostasit.
2. “Shėn Maria” Leusė, Pėrmet. Janė vjedhur pjesė tė gdhendura tė ikonostasit, 19 nėntor 2009.
3. “Shėn Gjergji”, Libofshė, Lushnjė, ėshtė bėrė vjedhja e kambanės sė kishės mė 4 prill 2011. Nė kėtė kishė janė bėrė dhe vjedhje tė tjera tė herėpashershme nė kėto vitet e fundit, tė cilat si pasojė kanė sjellė zhdukjen e plotė tė ikonostasit.
4. “Shėn Nikolla” Vanaj, Fier, kemi pasur vjedhje tė derės kryesore tė kishės dhe tė ikonostasit, mė 10.12. 2007 dhe kemi vjedhjen e kambanės, mė 6.2.2011.
5. “Shėn Maria” Zervat, Gjirokastėr. Janė bėrė tri grabitje rresht, nga dhjetori 2010 deri nė shkurt 2011, duke vjedhur ikonat e tė gjithė ikonostasit pėrfshirė kėtu dhe baltakinin, kryqin mbi iconostas dhe polielin.
6. “Shėn Parashqevia” (e Premtja), nė fshatin Ēetė, Kavajė ėshtė vjedhur mė 11.2.2011m gjatė procesit tė restaurimit, ku janė zhdukur lekėt e mbledhura nė kishė, si dhe gjithė pajisjet e grupit restaurues.
7. “Shėn Thanasi”, Karavasta, Lushnjė. Pėrveē vjedhjeve tė tjera tė mėparshme vjedhja e fundit ėshtė bėrė nė dhjetor 2007 duke zhdukur njė pjesė tė mirė tė ikonostasit, i cili tani nuk ekziston mė.
8. “Shėn Mėria”. Bėnjė, Pėrmet. Vjedhur mė 19 nėntor 2009. Nė tė ėshtė zhdukur njė ikonė me vlera tė veēanta shpirtėrore dhe artistike.
Krijoni Kontakt