Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Grabitet Kisha e Bėnjės nė Pėrmet

    Permet, Grabiten objekte me vlera te rralla kulturore nga Kisha e Benjes

    Ora: 18:30
    Nga E.M


    PERMET (3 Dhjetor) -Grabiten nga kisha e Benjes ne Permet disa objekte te rralla. Permes nje deklarate metropolia e shenjte e Gjirokastres ka bere te ditur se eshte grabitur nje objekt me vlera te rralla kulturore, behet fjale per nje ikone qe njihet me emrin “Hyrja dhe rilindja e Krishtit ne tempull”. Sipas kesaj deklarate ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e sotem. Nga kjo kishe jane vjedhur edhe 6 ikona te medha te ikonostatit. Nuk eshte hera e pare qe ne kishat e vendit tone vidhen ikona, te cilat me pas trafikohen per ne vende te tjera te Europes. Nderkaq pak dite me pare u grabit ne Korce arka e kishes se Triades. (NEWS24/Balkanweb)

    --------------------------
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    As nuk e can menderen njeri. Sikur me i pas ndertu i huji keto kisha. Ose sikur me pas mbi pa lidhje aty, sikur nuk ka derdh njeri gjak me i kriju e me i rujt keto monumente. Ngelet duke dhene komente neper tema futja pordhes gri sallate qe jane te mbushura me makabritete qe te vjen me vjell ose me mos henger buke per nja i muj, se di se ku e gjeni ket interes leshi, ket kuriozitet kot me kot dhe nuk shkruni kur vidhen vlerat kulturore dhe shpirterore te shqiptareve.

    Prandaj sot gjejme kembe pleqsh(sic ndodhi dje ne malin e robit), e koka e femije te vrare e te masakruar neper male e shkurre, njerez te djegur e te groposur, njerez te zhdukur qe nuk i dihet vendi se ku jane, njerez te masakruar te paidentifikuar etj etj.

    Kshu eshte kur ka kafshe qe vjedhin te tilla gjera, kur shqiperise po i merren dita dites vlerat e saja kulturore dhe po zhvishet. Ku je dhe ti orthodhoksi permetar i forumit qe nuk shkru i rresht kur ka te tilla gjera. Apo ai tjetri Seminaristua. E keni hallin tjeter kund ju, me qit dynjane orthodhokse e me dhene fjalime alla kongresesh PSSH. Po nxirrni aman, nxirrni te tere orthodhokse, po kshu sic po vete nuk po mbetet asgje nga kjo tradite. E ndersa Hoxha i vari katoliket e ja futi tritolin kishave, sot po vidhen ikonat e vlerat e tjera shpirterore. Keto jane gjera me u shqetesuar. Nuk na mjaftoi Hoxha 50 vjet qe i ktheu neper palestra e i futi tritolin kishave, tani duhet t'i bejme balle dhe ketyre qelbesirave qe shkojne dhe i vjedhin dhe e lejne njeriun pa shpirt pa gje.
    turp
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 04-12-2005 mė 01:17
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Reagojnë përfaqësuesit e Kishës Autoqefale në Gjirokastër: Policia të mos mjaftohet me konstatime


    Grabitet mes përmbytjes kisha e Bënjës
    Përmet, hajdutët vjedhin gjashtë ikona origjinale

    Engjëll Serjani

    PËRMET

    Grabitet kisha 300-vjeçare “Hyrja e së Tërëshenjtës në Tempull”, në fshatin Bënjë të Përmetit. Errësira dhe kaosi i krijuar gjatë këtyre ditëve nga reshjet e shumta, u kanë dhënë dorë të lirë disa personave të papërgjegjshëm që të vjedhin objektin e kultit në këtë rreth. Burime nga policia bëjnë të ditur, se në orët e para të mëngjesit të djeshëm persona ende të paidentifikuar, kanë grabitur në Kishën e Bënjës gjashtë ikona origjinale të Ikonastasit. Ndërkohë, burime nga Kisha Autoqefale e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, pohojnë se personat që kanë vjedhur ikonat, janë mjeshtra në këtë profesion dhe jo amatorë. Sipas këtyre burimeve, hajdutët, pasi kanë thyer derën dhe janë futur në kishën e Bënjës, kanë marrë ikonat më të vjetra, origjinale dhe jo ato të kopjuara apo të zakonshme. Dyshohet që grabitësit i kanë mbështjellë ikonat me batanije, të cilat përdoreshin në rastet e festave që kremtohen në këtë kishë. Ajo çka ka mbetur tani në kishën “Hyrja e së Tërëshenjtës në Tempull”, janë kopje jo të rëndësishme. Grabitësit kanë lënë në kishë vetëm dy ikona me vlerë. Njëra prej tyre është shumë e vjetër, ndërsa tjetra është një kopje që pasqyron hyrjen e Shën Mërisë në tempull, nga e cila ka marrë edhe emrin kisha. Po të njëjtat burime, sqarojnë se gjashtë ikonat që u vodhën, janë krijuar nga fundi i shekullit të XIX nga mjeshtra që i përkisnin shkollës ikonografike të quajtur Hionavites. Ikonat e vjedhura kanë një vlerë shumë të madhe historike dhe monetare. Kisha e Bënjës në Përmet, është shpallur Monument Kulture prej më shumë se 35 vjetësh dhe nga banorët njihet si kisha e mrekullive. Menjëherë pas konstatimit të grabitjes së këtij objekti kulti, përfaqësues të Kishës Autoqefale Ortodokse të Mitropolisë së Shenjtë të qyteti të gurtë, kanë reaguar ashpër. Ata kanë kërkuar që policia të mos mjaftohet vetëm me konstatime, por të marrë masa për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.
    “E gjithë kjo histori ka të bëjë me abuzimet e shumë përsëritura dhe me neglizhencën e organeve të specializuara shtetërore, të cilat në mënyrë të përsëritur mbeten në konstatime dhe asnjëherë nuk ndërmarrin veprime konkrete për të ndëshkuar autorët e këtyre ngjarjeve”. Ky nuk është rasti i parë që kjo kishë dhunohet”, - shprehen drejtues të Kishës Autoqefale në Gjirokastër. Në pranverën e vitit të kaluar, janë bërë disa gërmime në dyshemenë e Kishës së Bënjës, por nuk pati vjedhje të ikonave.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kisha e Bënjës, monument kulture prej vitit 1970

    Grabiten 6 ikona 300- vjeçare


    Entela Bani

    Përmet - Ikonat e shenjta të objekteve të kultit bëhen sërish pre e grabitësve. Kisha e Hyrjes në Rilindje të Tempullit në fshatin Bënjë të rrethit të Përmetit është vjedhur natën e së shtunës nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që 6 ikona 300- vjeçare të ikonostasit të saj, që në total kapin një shifër mëse të konsiderueshme kanë qenë synimi i grabitësve. Ky fakt është bërë i ditur nga Kisha Ortodokse Autoqefale në rrethin e Gjirokastrës, e cila ka reaguar në lidhje me këtë grabitje me anë të një deklarate për shtyp. Megjithëse nuk jepet asnjë hollësi sesi ka ndodhur ngjarja apo për mënyrën sesi është bërë e mundur hyrja e grabitësve në pjesën e brendshme të kishës, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp akuzohen strukturat shtetërore për indiferencën e vazhdueshme të treguar ndaj këtyre ngjarjeve. “E gjithë kjo histori ka të bëjë me abuzimet e shumëpërsëritura dhe me neglizhencën e organeve të specializuara shtetërore, të cilat në mënyrë të përsëritur mbeten në konstatime dhe asnjëherë nuk ndërmarrin veprime konkrete për të ndëshkuar autorët e këtyre ngjarjeve”,- theksohet në këtë deklaratë.
    Kisha e Hyrjes në Rilindje të Tempullit është ndërtuar rreth 300 vjet më parë dhe nisur nga vlerat e mëdha që ajo mbart në vitet 1970 është shpallur Monument Kulture, ndërsa njihet si një vend adhurimi ku besimtarët kanë parë mrekulli të shumta.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vidhnin kishat 300-vjeēare, pranga pesė trafikantėve tė artit

    Tė arrestuarit do ti shisnin objektet e grabitura nė Maqedoni pėr 20 mijė euro. Materialet e sekuestruara tė viteve 1700-1800, tė shpallura pasuri kombėtare

    Artan CENA
    ELBASAN - Kapet banda e vjedhjeve tė objekteve fetare 300-vjeēare. Operacioni ėshtė bėrė mėngjesin e djeshėm dhe nė pranga janė vėnė pesė persona, tė dyshuar si anėtarė tė kėsaj organizate kriminale, qė merreshin me vjedhjen dhe mė pas shitjen e objekteve nė Maqedoni. Operacioni ėshtė bėrė nė Elbasan. Burime zyrtare nga policia lokale thanė se, nė bashkėpunim dhe me strukturat e Policisė sė Shtetit, kanė finalizuar me sukses operacionin policor tė koduar “Dera e mbyllur”, nė kuadėr tė tė cilit u bė i mundur arrestimi nė flagrancė i pesė personave pėr veprėn penale tė “trafikimit tė veprave tė artit e kulturės”. Policia tha se nė pranga janė vėnė: Ilir Kera, 36 vjeē; Reshit Hyseni, 29 vjeē; Nebi Guracaku, 49 vjeē; Gramoz Poshja, 34 vjeē dhe Armand Meta, 26 vjeē, qė tė gjithė me banim nė rrethin e Elbasanit.

    Hetimi
    Pas vjedhjeve tė shumta tė bėra nė disa prej kishave tė Elbasanit dhe marrjen nga to tė veprave artistike me vlera tė pakthyeshme, policia lokale, nė bashkėpunim dhe me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, kanė nisur hetimet pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve. Me marrjen e informacioneve nė rrugė operative, strukturat e uniformave blu kishin identifikuar disa persona tė dyshuar si hajdutė tė ikonave tė kishave. Pasi janė siguruar informacione tė mjaftueshme dhe prova ėshtė ndėrmarrė dhe operacioni pėr shkatėrrimin e rrjetit kriminal. “Finalizimi me sukses i kėtij operacioni u bė i mundur nė sajė tė njė pune tė mirorganizuar dhe njė hetimi tė vazhdueshėm tė kryer nga Drejtoria Kundėr Krimit tė Organizuar nė bashkėpunim me Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Elbasan. Nė momentin e arrestimit tė kėtyre shtetasve ėshtė bėrė e mundur gjetja e sekuestrimi nė cilėsinė e provės materiale i sendeve me vlera kulturore, pjesė e trashėgimisė sonė kombėtare”, - thanė ditėn e djeshme burime zyrtare nga Policia e Elbasanit.

    Sekuestrimet
    Aksioni i policisė, i koduar “Dera e mbyllur”, nuk ka pėrfunduar vetėm me arrestimin e tė dyshuarve. Gjatė tij janė sekuestruar dhe disa prej sendeve tė vjedhura nė kisha. Burimet policore tha se ėshtė gjetur njė kambanė kishe me peshė 50 kilogramė, e gdhendur nė material bronzi pėr tė cilėn mendohet se i pėrket vitit 1700. Gjithashtu, tė bllokuara janė dhe tri piktura tė gdhendura nė material bakėr me pėrmasa tė ndryshme, qė mendohet se mund tė jenė tė viteve 1700-1800. E bllokuar ėshtė dhe njė ikonė kishe. Tė arrestuarve u janė bllokuar sende dhe objekte antike tė ndryshme, tė gdhendura nė material sermi, tė cilat janė vepra arti e kulture nė formė monedhe qė i pėrkasin pasurisė kombėtare. Kėta persona sendet e mėsipėrme po pėrpiqeshin t’i trafikonin pėr shitje nė shtetin e Maqedonisė, kundrejt shumės 20 mijė euro, prova kėto tė siguruara nė rrugė ligjore. Ndaj personave tė mėsipėrm ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė pėr veprėn penale tė “trafikimit tė veprave tė artit dhe kulturės” e kryer nė bashkėpunim. Dosja me materialet procedurale nė ngarkim tė tyre i kanė kaluar Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Elbasan pėr veprime tė mėtejshme.

    Albania
    4 Qershor 2010

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Jan 2 grupe qe po vjedhin kisha ......

    shqiptare te pa kultutuar qe i paguan greku ,

    extremist te fese islame qe ju leverdis qe historia mivjecare shqiptaro-kristiane te humbas ...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Mos ngatarro myslimanet me hajdutet or ti pseudopatroti, pasi jane vjedh dhe xhamia e seshte akuzu ndonje i krishtere.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    hajduti hajdut eshte

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    PĖRSĖRI VJEDHJE NĖ KISHĖN E SHĖN KOLLIT
    PRANĖ FSHATIT VANAJ NĖ RRETHIN E FIERIT

    Ngjarja dhe historitė e mėparshme.
    Duke gdhirė dita e Djelė e datės 6 ėshtė shpėrthyer dera e kishės sė Shėn Kollit nė fshatin Vanaj tė rrethit tė Fierit dhe pėrveē vjedhjes sė arkės sė kishėsh, aty ėshtė vjedhur edhe kėmbana e saj. Nuk ėshtė rasti i parė qė nga kjo kishė vidhen nė mėnyre kostante elementė tė dekoracionit artistik dhe si pėrfundim tanimė ikonostasi i saj pothuajse nuk ekziston. Nė vend tė tij tanimė gjendet vetėm skeleti mbajtės me pamje tė trishtueshme.
    Nė kishė ėshtė vjedhur para katėr vjetėsh nė datė 11 dhjetor, dera kryesore qė hyn nė naos(salla kryesore). Kjo derė kishte elementė artistik dhe dekorativ druri tė gdhendur nė tė cilin ndodhej njė mbishkrim qė na jepte informacionin kryesor pėr datimin e kishės. Si nė rastin e ditės sė djelė dhe herėt e tjera ėshtė bėrė denoncimi nė organet pėrkatese, por gjithnjė heshtje dhe asnjėherė nuk ėshtė konkluduar me kapjen e keqbėrėsve. Si duket kemi tė bėjmė me njė zonė tė pa mbuluar mirė pėrsa i pėrket ruajtjes sė monumenteve, duke ditur qė edhe kishat qė janė pranė saj si ajo e Shėn Gjergjit nė Libofshė edhe ajo e Shėn Thanasit nė Karavasta vidhen sistematikisht dhe janė edhe ato nė gjendjen e kishės sė Vanajt.
    Nė kėtė kishė janė bėrė punime tė plota restauruese nė vitet 1998-1999 me fonde investuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe punime tė kryera nga Drejtoria Rajonale e Institutit tė Monumenteve Tirane, qė nė atė kohė kishte mundesinė tė bėnte punime restaurimi dhe mirmbajtjeje.
    Ajo qė kėrkohet nė pėrfundim nga nga organet pėrgjėgjese ka tė bėjė me lėvizjet e nevojshme pėr gjetjen e mundėshme tė elementėve tė vjedhura nga kjo kishė por sidomos tė gjejė kėmbanėn pėr t’ia kthyer ato pėrsėri trashėgimisė tonė kulturore nė mėnyrė qė tė mos kthehet ky rast si rastet e tjera ku asnjeri nuk ka bėrė asgjė, si dhe tė shikohet mundėsia pėr parandalimin e kėtij fenomeni, i cili ka qėnė dhe vazhdon tė jetė shumė shqetėsues pėr njė kohė tė gjatė.

    Vlerat historike dhe arkitektoniko-artistike tė monumentit.
    Ngrihet nė majėn e njė kodre tė ulėt, nė mes tė njė pylli tė dendur me qeparisa. Mbishkrimi i ruajtur mbi portėn jugore tė kishės na jep datėn e ndėrtimit dhe tė pikturimit tė saj. Kisha u ndėrtua nė vitin 1777 dhe u pikturua mė 1795 nga vėllezėrit grabovare Gjergji dhe Joani, tė cilėt kanė ushtruar njė veprimtari tė dendur nė krahinėn e Myzeqesė.
    Kisha i pėrket njė tipi mjaft tė pėrhapur nė krahinėn e Myzeqesė gjatė shek. 18-19. Ajo pėrbėhet nga naosi dhe hajatet e mbyllura qė e rrėthojnė atė nga tri anė. Naosi ėshtė njė bazilikė njėnefesh me tavan tė rrafshėt. Njė ikonostas prej druri tė gdhendur ndan ambientin e altarit, i cili pėrmban apsidėn e madhe e tė nxjerre jashtė dhe dy niket e protezisit dhe tė diakonikonit.
    Naosi rrethohet nga ana veriore, jugore dhe perendimore nga hajatet e mbyllura, nga tė cilat pjesa perendimore eshte shume mė e gjėrė dhe lot edhe rolin e narteksit. Nė hapėsirėn e tij ėshtė veēuar njė kthinė, ku mbahej vaska e pagėzimit, ndėrsa nė anėn perendimore lartėsohet kulla e ulėt prej druri e kėmbanores.
    Elementėt e dekoracionit tė brendshėm janė piktura murale qė vesh tė gjitha siperfaqet e muraturės, ikonostasi dhe amvoni prej druri tė gdhendur tė njė cilėsie tė larte artistike dhe tavani prej druri i ngjyrosur.
    Nė pamjen e jashtme spikat volumi i naosit i mbuluar me ēati dyujse, i cili ngrihet mbi volumet e hajateve, tė mbuluara me ēati njėujse. Nė ndryshim nga perpunimi i varfer dekorativ i pamjeve tė jashtme ėshtė apsida, e cila ėshtė ndėrtuar me bloqe guri tė skalitura dhe ėshtė gjallėruar nga njė harkade e verbėr. Permban gjithashtu dhe relieve antike dhe gurė, te marra siē ėshtė traditė edhe nė kishat e tjera tė Myzeqesė, nga Apolonia e Fierit.

    Pėrgatiti: Arkitekt Restaurator Gentian Stratobėrdha
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse vjedhin vjedhesit ne Kisha apo vende tjera kulti?

    vjedhin sepse nuk i tremben as Zotit as Priftit.

    As qeverris kuptohet..

    Meqe Zoti vepron me vonese duhet Prifti te veproj shpejt.

    Mblidhe fshatin shoku Prift e folu.

    Do ta ruajm Kishen apo jo..

    Dhe Roje me radhe.. gjith fshati..derisa te kapet vjedhsi..
    pastaj huuuu.. po cfar huri.. qe ti ..


    ..

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 04:40
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Kisha e Perandorise Bizantine
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •