Permet, Grabiten objekte me vlera te rralla kulturore nga Kisha e Benjes
Ora: 18:30
Nga E.M
PERMET (3 Dhjetor) -Grabiten nga kisha e Benjes ne Permet disa objekte te rralla. Permes nje deklarate metropolia e shenjte e Gjirokastres ka bere te ditur se eshte grabitur nje objekt me vlera te rralla kulturore, behet fjale per nje ikone qe njihet me emrin Hyrja dhe rilindja e Krishtit ne tempull. Sipas kesaj deklarate ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e sotem. Nga kjo kishe jane vjedhur edhe 6 ikona te medha te ikonostatit. Nuk eshte hera e pare qe ne kishat e vendit tone vidhen ikona, te cilat me pas trafikohen per ne vende te tjera te Europes. Nderkaq pak dite me pare u grabit ne Korce arka e kishes se Triades. (NEWS24/Balkanweb)
--------------------------
Krijoni Kontakt