Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 132
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    A ka dashuri ne Islam ndonjehere apo veq obligime?
    islami eshte dashuri.

  2. #22
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Si bie kjo? Dashuri e obliguar?
    -

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [QUOTE=paridi26;2288662]
    paridi;2288629]

    kush te tha ty qe ato nuk e mbajne veten?

    ndryshimi eshte se ato bukurin e tyre (mbajtjen e vetes)e ruajne per bashkshortet e tyre
    Mos ngaterro respektin me te mbajturin e vetes. Ne radhe te pare femra duhet te respektoje veten. Ka femra qe e respektojne shume burrin, familjen. Punojne si kafshe per te miren e familjes dhe e lene veten pas dore persa i perket aparences. Ka femra qe jane aq te zena me pune sa nuk u del koha tu kushtojne vetes sikur nje ore.
    Feelings change - memories don't.

  4. #24
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga paridi26 Lexo Postimin
    islami eshte dashuri.

    Hajt me pershkruaj ti se qka kupton me dashuri sepse un ket dashuri nuk e kuptoj ?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    209
    Tė drejtat reciproke tė dy bashkėshortėve

    kundrejt njėri-tjetrit

    Shkėputur nga libri “Minhaxhu el Muslim”

    Autor: Ebu Bekėr Xhabir el Xhezairi

    Pėrktheu: Bledar Albani





    Muslimani i aprovon tė drejtat reciproke ndėrmjet dy bashkėshortėve, tė cilat janė tė drejtat e secilit prej tyre kundrejt tjetrit. Kjo sepse Allahu i Madhėruar thotė: “Edhe ato kanė tė drejta tė barabarta (me burrat) mbi ta (burrat) nė atė shkallė qė ėshtė e arsyeshme, por burrat kanė njė shkallė mė tepėr (pėrgjegjėsie) mbi to.” [El Bekare: 228].

    Ky ajet fisnik ka aprovuar pėr secilin nga dy bashkėshortėt tė drejta mbi tjetrin dhe i ka veēuar burrat me njė shkallė mė tepėr pėr konsiderime tė tjera tė posaēme.

    I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė Haxhin e Lamtumirės ka thėnė: “Vėrtet qė ju keni tė drejta kundrejt grave tuaja dhe ato kanė tė drejta kundrejt jush.”[1]

    Por disa nga kėto tė drejta janė tė pėrbashkėta mes tė dy bashkėshortėve dhe disa janė tė posaēme pėr secilin prej tyre mė vete.



    Tė drejtat e pėrbashkėta tė bashkėshorteve



    1. Besnikėria: Secili nga dy bashkėshortėt duhet tė jetė besnik me partnerin e tij dhe tė mos e tradhėtojė atė as nė gjėra tė vogla e as nė tė mėdha, pasi qė dy bashkėshortėt janė si dy ortakė. Kėshtu qė ėshtė e detyrueshme plotėsimi i besnikėrisė, i kėshillimit, sinqeritetit dhe ēiltėrsisė mes atyre dyve, nė ēdo ēėshtje prej ēėshtjeve tė jetės sė tyre, qoftė ajo ēėshtje e pėrgjithshme apo e veēantė.



    2. Pėrzemrėsia dhe mėshira: Secili prej bashkėshortėve duhet tė ketė sasinė mė tė madhe tė mundshme prej pėrzemėrsisė sė sinqertė dhe mėshirės gjithpėrfshirėse pėr partnerin e tij. Kjo duhet t’i shoqėrojė ata tė dy gjatė gjithė jetės sė tyre, nė zbatim tė Fjalės sė Allahut tė Madhėruar: “Dhe nga Shenjat e Tij ėshtė se Ai krijoi pėr ju gra nga vetė ju, qė tė mund tė gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhėmbshuri e mėshirė.” [Er Rrum: 21].

    Si dhe nė praktikim tė fjalės sė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Kushdo qė nuk mėshiron, nuk mėshirohet.”[2]



    3. Besimi reciprok ndaj njėri-tjetrit: Secili prej bashkėshortėve duhet tė ketė besim tek partneri i tij dhe tė mos i hyjė asnjė pikė dyshimi nė sinqeritetin dhe ēiltėrsinė e tjetrit, sepse Allahu i Madhėruar thotė: “Vėrtet qė besimtarėt janė vėllezėr.” [El Huxhurat: 10]. Dhe i Dėrguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Askush prej jush nuk ka pėr tė besuar (plotėsisht) deri sa tė dojė pėr vėllanė e tij atė qė do edhe pėr vete.”[3]

    Lidhja bashkėshortore veēse e forcon edhe mė shumė vėllazėrinė nė besim. Secili nga dy bashkėshortėt e ndjen se ai ėshtė vetė tjetri, vetja e tij, kėshtu qė sit ė mos ketė besim njeriu te vetja e tij dhe tė mos e dėgjojė atė?! Apo si mund ta mashtrojė njeriu veten e tij dhe ta tradhėtojė atė?!

    4. Sjelljet e pėrgjithshme: si butėsia nė bashkėpunim, ēelja e fytyrės, fjala e bukur, respekti dhe konsiderata. Kėto janė familjariteti i ndershėm dhe konform sheriatit, pėr tė cilin Allahu i Madhėruar ka urdhėruar nė Fjalėn e Tij: “Dhe jetoni me to nė mėnyrė tė ndershme (brenda normave).” [En Nisa: 19].

    Kjo ėshtė edhe sjellja e mirė dhe pėrkujdesja ndaj grave, pėr tė cilėn ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė fjalėn e tij: “Kujdesuni pėr gratė dhe mbajini mirė ato!”[4]



    Kėto ishin disa prej tė drejtave tė pėrbashkėta mes dy bashkėshortėve, tė cilat ata duhet t’i zbatojnė ato kundrejt njėri-tjetrit, duke vepruar kėshtu sipas besės sė fortė tė pėrmendur nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: “Dhe si do t’ia merrni asaj prapė atė (qė i keni dhėnė), ndėrkohė qė ju aq shumė keni hyrė nė njėri-tjetrin, aq shumė i keni hapur gjoksin njėri-tjetrit dhe nė tė njėjtėn kohė ato kanė marrė prej jush besė tė fortė e tė shenjtė?!” [En Nisa: 21].

    Si dhe duke ju bindur Allahut tė Madhėruar i Cili thotė: “Dhe mos e harroni bujarinė mes jush. Vėrtet Allahu ėshtė Gjithėvėzhgues pėr gjithēka qė ju bėni.” [El Bekare: 237].



    Tė drejtat e gruas mbi burrin e saj



    Burri ka pėr detyrė qė bashkėshortes sė tij t’i pėrmbushė tė drejtat e mėposhtme:

    1. Tė jetojė dhe tė sillet me tė me ndershmėri dhe konform normave, sepse Allahu i Madhėruar thotė: “Dhe jetoni me to nė mėnyrė tė ndershme (brenda normave).” [En Nisa: 19].

    Ai duhet ta ushqejė atė kur ha edhe vetė, ta veshė atė kur vishet edhe vetė, ta edukojė atė nėse ka frikė ndonjė mosbindje dhe rrėshqitje tė saj, me atė qė ka urdhėruar Allahu i madhėruar qė tė edukohen grate; duke filluar me kėshillimin e saj pa sharje e ofendime. Nėse ajo nuk i bindet, atėherė ndahet prej saj nga shtrati, e nėse pėrsėri nuk i bindet, atėherė e godet lehtė atė, pa e goditur nė fytyrė dhe pa lėnė shenja, pa derdhur gjak, pa hapur plagė dhe pa nxjerė ndonjė prej gjymtyrėve nga funksioni i tyre. Allahu i Madhėruar thotė: “Sa pėr ato gra pėr tė cilat ju shihni sjellje tė dobėt, nė fillim i qortoni, pastaj mos pranoni tė flini me to, dhe nė fund i rrihni ato (lehtė nėse kjo ndikon te ato), por nė qoftė se ato kthehen pėrsėri te bindja, atėherė mos kėrkoni kundėr tyre mjete (pėrēmuese e mėrzitėse). Vėrtet Allahu ėshtė kurdoherė mė i Larti, mė i Madhi.” [En Nisa: 34].

    Dikush i tha tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Cila ėshtė e drejta e grave tona mbi ne?” -Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Ta ushqesh atė nėse ha edhe vetė, ta veshėsh atė nėse vishesh vetė, tė mos e godasėsh nė fytyrė dhe as t’i lėsh shenja (nė trup) dhe tė mos e braktisėsh atė veēse nė shtėpi (duke u larguar nga shtrati).”[5]

    I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “Vėrtet qė e drejta e tyre (grave) mbi ju ėshtė qė tė bėni bamirėsi ndaj tyre nė veshje dhe nė ushqim.”

    Dhe thotė: “Besimtari nuk e urren besimtaren; edhe nėse ai nuk pėlqen njė sjellje tė saj, pėlqen njė sjellje tjetėr.”[6]



    2. T’i mėsojė asaj gjėrat e domosdoshme pėr fenė e saj, nėse ajo nuk i di ato, ose t’i japė lejė tė prezentojė tubimet e dijes qė t’i mėsojė ato. Kjo sepse nevoja e saj pėr fenė e saj dhe pėr pastrimin e shpirtit tė saj nuk ėshtė mė e vogėl se nevoja e saj pėr ngrėnie e pirje. Allahu i Madhėruar thotė: “O ju qė keni besuar! Ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga njė zjarr, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt!” [Et Tahrim: 6].

    Gruaja ėshtė prej familjes tėnde dhe ruajtja e saj nga zjarri bėhet me besim dhe punė tė mirė, por puna e mirė duhet tė paraprihet nga dija dhe njohja, qė mė pas tė mund tė praktikohet dhe tė kryhet ashtu si ėshtė e kėrkuar nė sheriat.

    Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kujdesuni pėr gratė dhe mbajini mirė ato, sepse ato janė robėresha tek ju!”[7]

    Dhe prej kujdesjes pėr to ėshtė qė ajo tė mėsojė atė qė i bėn dobi asaj nė fenė e saj dhe tė edukohet me atė qė i siguron asaj qėndrueshmėrinė dhe virtytet e larta.



    3. T’a ngarkojė atė me mėsimet e Islamit dhe edukatėn e tij. T’i kėrkojė llogari pėr kėto; ta ndalojė atė nga tė zhveshurit nė rrugė apo qė tė dalė e zbukuruar, si dhe ta ndalojė atė nga tė pėrzierit me burra tė huaj qė nuk janė tė afėrm tė saj me tė cilėt i ndalohet martesa (babai, vėllai, etj). Ashtu si dhe ka pėr detyrė (burri) qė t’i sigurojė asaj mbrojtje dhe kujdes tė plotė. Tė mos e lejojė atė qė tė prishet nė moral apo fe dhe as tė mos i japė rast asaj qė tė dalė nga urdhėrat e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, apo tė shthuret. Kjo sepse burri ėshtė bariu i saj, pėrgjegjėsi pėr tė dhe i ngarkuari me ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. Allahu i Madhėruar thotė: “Burrat janė mbrojtėsit dhe mbajtėsit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njėrėn palė prej tyre tė shquhet mbi tjetrėn dhe sepse ata shpenzojnė nga pasuritė e tyre.” [En Nisa: 34].

    I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Dhe burri ėshtė bari nė familjen e tij dhe ai ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij.”[8]



    4. Tė mbajė drejtėsi mes saj dhe shemrės tė saj nėse ka. Ai duhet tė mbajė drejtėsi mes tyre nė ushqim, veshje, banesė dhe nė tė fjetur nė shtrat. Tė mos anojė nė asgjė prej kėtyre, apo tė bėjė padrejtėsi e zullum, sepse Allahu i Madhėruar e ka ndaluar kėtė gjė, nė Fjalėn e Tij: “…por nė qoftė se keni frikė se nuk jeni nė gjendje qė tė mbani drejtėsi (mes grave), atėherė (mjaftohuni) vetėm me njė.” [En Nisa: 3].

    Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka porositur qė ato tė mbahen mirė dhe ka thėnė: “Mė i miri ndėr ju ėshtė ai i cili ėshtė mė i mirė pėr familjen (gruan) e tij dhe unė jam mė i miri nga tė gjithė ju pėr familjen time.”[9]



    5. Tė mos e pėrhapė tė fshehtėn e saj dhe as tė mos pėrmend ndonjė mangėsi tė saj. Sepse ai ėshtė besniku i saj dhe ai nga i cili kėrkohet pėrkujdesja pėr tė dhe mbrojtja e saj, sepse i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Njeriu mė i keq dhe me vend mė tė ulėt te Allahu nė Ditėn e Kijametit ėshtė ai burrė i cili shkon me gruan e tij dhe ajo shkon me tė (kryejnė marrėdhėnie intime), pastaj pėrhap tė fshehtėn e saj.”[10]



    Tė drejtat e burrit mbi gruan e tij



    Gruaja ka pėr detyrė qė kundrejt burrit tė saj tė ruajė kėto tė drejta dhe tė sillet me kėto morale:

    1. T’i bindet atij, jo nė kundėrshtim tė Allahut. Allahu i Madhėruar thotė: “E nėse ato i kthehen pėrsėri bindjes, atėherė mos kėrkoni kundėr tyre mjete (pėrēmuese e mėrzitėse).” [En Nisa: 34].

    Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Nėse burri e thėrret gruan e tij pėr nė shtrat dhe ajo nuk i shkon e ai fle i zemėruar me tė, atė (grua) e mallokjnė engjėjt deri sa tė gdhijė.”[11]

    Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “Sikur tė urdhėroja ndokėnd qė t’i bėnte sexhde ndokujt tjetėr, do tė kasha urdhėruar gruan qė t’i bėnte sexhde burrit tė saj.”[12]



    2. Ruajtja e nderit tė burrit dhe e dėlirėsisė sė saj. Po kėshtu ruajtja e pasurisė sė tij, e fėmijėve tė tij dhe e tė gjitha ēėshtjeve tė shtėpisė sė tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Kėshtu, gratė e mira janė tė bindura me ēiltėrsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave tė tyre) dhe ruajnė nė mungesė tė bashkėshortėve tė tyre ato qė Allahu i ka urdhėruar t’i ruajnė (dėlirėsinė, ndershmėrinė, pasurinė e burrit, etj).” [En Nisa: 34].

    Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ndėrsa gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e bashkėshortit tė saj dhe e fėmijėve tė tij.”[13]

    Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “E drejta juaj mbi to ėshtė qė tė mos sjellin nė shtratin tuaj atė qė urreni dhe tė mos fusė nė shtėpinė tuaj atė qė nuk pėlqeni.”



    3. Tė qėndruarit nė shtėpinė e burrit tė saj. Tė mos dalė nga shtėpia e burrit tė saj veēse me lejen dhe pėlqimin e tij, tė ulė shikimin e saj dhe zėrin e saj. Tė mos e zgjasė dorėn pėr gjėra tė kėqia dhe as gjuhėn e saj pėr fjalė tė ulėta. Tė sillet mirė me tė afėrmit e tė burrit, ashtu si vetė ai, pasi qė nuk mund tė sillet mirė me burrin e saj, nėse ajo sillet keq me prindėrit apo tė afėrmit e tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Dhe qėndroni nė shtėpitė tuaja (u drejtohet grave) dhe mos e shfaqni veten siē bėnin mė parė nė kohėn e injorancės.” [El Ahzab: 33].

    Dhe thotė: “…atėherė mos flisni me zė tė ėmbėl, se mos ndonjė me sėmundje nė zemėr shtyhet nga dėshira e ligė, por flisni tė folur tė ndershėm e tė drejtė.” [El Ahzab: 32].

    “Allahut nuk i pėlqen qė e keqja tė thuhet hapur faqe tė gjithėve, pėrveē atij tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsi.” [En Nisa: 148].

    “Thuaju edhe besimtareve tė ulin prej shikimeve tė tyre (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara) dhe t’i mbrojnė vendet e turpit, si dhe tė mos i nxjerin hapur zbukurimet e tyre pėrveē asaj qė ėshtė e dukshme, dhe tė zgjasin vello mbi rroben e tyre (qė mbulon gjithė trupin nga koka deri nė fund tė kėmbėve, flokėt, qafėn e gjoksin)…” [En Nur: 31].

    Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Gruaja mė e mirė ėshtė ajo e cila kur sheh tek ajo, tė gėzon. Kur e urdhėron, tė bindet. Dhe kur je nė mungesė (nė udhėtim), ajo tė ruan ty nė veten e saj dhe nė pasurinė tėnde.”[14]

    Dhe thotė: “Mos i ndaloni robėreshat e Allahut nga (tė shkuarit nė) xhamitė e Allahut dhe kur ndokujt nga ju i kėrkon leje gruaja e tij qė tė shkojė nė xhami, tė mos e ndalojė atė!”[15]

    Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Jepuni leje grave qė tė shkojnė tė falen natėn nė xhami.”[16] [D.m.th: pėr faljen e namazeve farze qė falen me errėsirė, sepse nė kėtė kohė ato nuk u shfaqen burrave dhe nuk duken nga errėsira. (Sh.P)]



    [1] E transmeton Tirmidhiu (1163). Shejh Albani e ka konsideruar Hasen-tė mirė.

    [2] E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.

    [3] E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.

    [4] E transmeton Buhariu.

    [5] E transmeton Ebu Daudi. Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih.

    [6] E transmeton Muslimi (18).

    [7] E transmeton Buhariu.

    [8] E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.

    [9] E transmeton Tirmidhiu (3895), Ibėn Maxheh (1977), etj. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih-tė saktė.

    [10] E transmeton Muslimi (21), “Kapitulli i martesės”.

    [11] E transmeton Muslimi (122), “Kapitulli i martesės”.

    [12] E transmeton Tirmidhiu (1159), Ebu Daudi, etj. Shejh Albani e ka konsid

  6. #26
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Femra nė islam ėshtė e obliguar tė mbajė veten,
    tė rregullohet, tė pastrohet, tė vishet bukur, tė bėhet tėrheqėse dhe e kėndshme pėr bashkėshortin e saj, pėr familjen e saj dhe pėr shoqet e motrat e saj nė Islam.
    Nė Islam ėshtė e ndaluar ta dėmtosh veten, ta lėsh atė pas dore pėr shkak tė adhurimit tė Allahut e tė mos flasim pėr shkak tė bashkėshortit apo ndonjė pune.
    Atė qė e thua ti Dea se ka femra qė nuk i kushtojnė kohė vetes sė tyre, mė sė shumti ka tė bėjė me kulturėn, me emancipimin dhe me botkuptimet e vetė personit, tė tilla femra ka nė ēdo popull dhe nė ēdo fe, nuk ka tė bėjė Islami kėtu,
    pėrkundrazi, muslimanet e kanė obligim tė pastrohen tė paktėn njėherė nė jafė dhe nuk guxon tė kalojnė mė shumė se dyzet ditė pa mos prerė thonjtė dhe pa mos u liruar nga qimet.
    Pastaj tė mos bėjmė fjalė me abdesin para namazit, pastaj obligimin e larjes sė dhėmbėve...
    Nuk ėshtė vetėm pastėrtia kėtu, por edhe ushqimi dhe intelekti i njė muslimaneje. Njė muslimane sipas islamit e ka mė mirė tė lexojė dhe tė edukohet se sa tė lajė enėt, por ēdo gjė ka vendin e vet, kohėn e vet dhe peshėn e vet.
    Prapė po e them, mos e gjykoni Islamin nė bazė tė muslimanėve, por gjykoni muslimanėt nė bazė tė islamit. Jo ēdo i ashtuquajtur musliman, ėshtė musliman i mirė. dhe mendoni e flisni pa paragjykime.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    Hajt me pershkruaj ti se qka kupton me dashuri sepse un ket dashuri nuk e kuptoj ?
    Ne radhe te pare po te them qe muslimani nuk jeton per kete bote por merr gjerat qe i ofron kjo bote per ahiretin(boten tjeter).

    Dhe dy mulisliman ne martese e dashurojne njeri tjeterin me shume se cmund ta imagjinosh ti.
    Ato e dashurojne njeri tjetrin per hir te Allahut qe eshte lidhja me e forte qe mund te ekzistoje

    Ndryshe nga ajo qe ti quan dashuri dhe konceptin tend per dashurine,qe jane syte e bukura te nje femre e ku di un qe me te pare disa sy te tjera te bukura dashurohesh mbas atyre te tjerave.....dhe per ty kjo eshte dashuri....????

  8. #28
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Dashuria nuk eshte syri i bukur por eshte nje ndjejne e veqant qe del nga shpirti yt dhe ty te ben te fluturosh e shum gjera te tjera ne moment edhe nuk kan cka me dashuru per hir te Allahut sepse Zoti kur i krjioji ata tha qe shumzohuni,hani,pini dhe beni cdo gje qe kam krijuar dhe qe e bera te ligjshme nuk eshte e thene dashuria per hir te tij sepse ajo ne fakt nuk quhet dashuri ndermejt qifteve po quhet dashuri e tyre per Allahun,,,kjo dmth edhe nese ata nuk kan nje far ndejnje dashurie ndermjet tyre ata duhet te dashurojne vetem per shkak te Atij(pra Allahut) po cfar nese un nuk dashuroj a duhet te dashuroj dike qe eshte e caktuar per shkak te allahut apo te dashuroj sepse e dua apo cfar?

  9. #29
    Citim Postuar mė parė nga safa Lexo Postimin
    Jo ēdo i ashtuquajtur musliman, ėshtė musliman i mirė.
    Gjėja mė me mend qė kam dėgjuar nga goja e njė muslimani!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Po mir po nga te vjen kjo ndjenj e vecant qe te del nga shpirti e te ben te fluturosh lart e lart ne qiellin kalterosh????

    po cfar nese un nuk dashuroj a duhet te dashuroj dike qe eshte e caktuar per shkak te allahut apo te dashuroj sepse e dua apo cfar?
    Atehere the te dashurosh dike sepse e dua.....per cfare e do dike????
    Dikush dashuron per syte e bukra ,dikush dashuron dike per pasurine e ka(qe ne te vertet eshte i dashuruar me pasurine dhe jo personin),pra dashuron dike per gjera te kesaj bote,qe fundja te gjith jemi te vetedijshem qe gjerat e kesaj bote sot jane neser nuk jane kurse Allahu eshte Nje e pergjithnje

    Merr dy te rinj qe "dashurohen" marrezisht,njeri prej tyre nje dit te bukur me diell/shi thot
    qe ndjenjat per tjetrin i jane ftohur dhe don te ndahet,ky i fundit qe kishte dashuruar me gjith shpirt tjetrin vendos ti japi fund jetes (situata qe kane ndodhur) sepse jeta per te nuk ka me kuptim,nuk i gjen vetes nje qellim per te jetuar.....

    Dhe ky eshte perfundimi kur ti i mbeshtet endrrat e tua tek nje njeri qe sot eshte e neser nuk eshte,dhe e dashuron me ate dashurine qe te beka te fluturosh

    Cdo lidhje me kete bote eshte e destinuar te deshtoje

    Njeriu kur mbeshtet ne Allah dhe vepron sipas percaktimeve qe Allahu ka caktuar atehere ai ka gjetur rrugen e duhur

    Ne cdo familje muslimane qe te dy bashkeshortet veprojne sipas ligjeve te Allahut ke mirekuptim dhe harmoni,se e vendos Allahu harmonine midis familjareve qe i jane mbeshtetur Atij ne cdo ceshtje

    Dhe aty ku ka harmoni ka dhe dashuri e mirekuptim

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 483
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:21
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •