Duke lexuar ktu m'u kujtua dicka, edhe per te treguar se edhe une e kuptoj se c'fare aktualitete shoqerore dmth - po hap nje teme.
Ishte nje femer, (te ciles nuk ja mbaj mend emrin por mund ta gjej nese kerkoj), te ciles i shoqi i kishte rene ne kome. Ky ishte i pasur tani, kishte plot lek, por ishte ne kome dhe doktoret pas nje fare kohe e kuptuan se s'mund t'i benin gje, por duhej ta hiqnin nga aparatura. Kjo nderkohe donte te terhiqte sperme ne menyre artificiale prej tij, e te ngelej me barre. Mirepo ligji nuk e lejonte kte gje. (Ky ligj me duket se quhet 'The Fathers Deceased Act', a dicka e tille. Kjo kembengulte se si ajo kishte te drejte, pasi ata si cift kishin planifikuar prej kohesh te kishin femi, por me pare u kishte ndodhur ky incident, dhe se deshira e fundit e te shoqit kjo do te ishte nese mund te shprehej. Porse ligji kembengulte se nuk mund te perdoresh spermen e dikujt e te kesh nje femi nga dikush pa aprovimin e tij, ky veprim do te ishte perdhunim ne nje fare menyre e ligji nuk mund t'a lejonte.
Kujt i jepni te drejte? Mendohuni, peshojini argumentet e jepni mendimin tuaj.
Krijoni Kontakt