E Hene, 13 Shtator 2004
KISHA AUTOQEFALE ORTHODOKSE, PSE NUK QUHET ME KOMBETARE?
Theofan Noli themeloi Kishen Orthodhokse Autoqefale Kombetare Shqiptare me statutin e saj. Ky perben nje nga aktet me te rendesishme ne historine e kombit shqiptar. Per here te pare ne histori, shqiptaret shpetuan nga ndikimi asimilues dhe u bene me kishen e tyre ortodhokse te pavarur. Kjo u be njelloj si ne kombet e tjera orthodhokse.
Po ta perkufizojme shkurt dhe sakte vepren e Nolit: "Ishim pa koke dhe na beri me krye". Noli eshte Babai i Orthodhoksise shqiptare. Sot ka nje heshtje mohuese nga kjo kishe. Ne shkollen e prifterinjve ne Durres, anashkalohet kontributi i tij. Ndersa sllavet, Cirilin dhe Metodin i kane bere shenjtore. Greket, Kozma Etollosin i cili hapi shkolla greke ne Epir, e kane bere shen- Kozma. Thone se ka bere mrekulli, ka sheruar njerez. Po Nolin, qe me kishen e tij dhe me vepren per Skenderbeun, shendoshi shpirterisht gjithe shqiptaret, pse te mos e bejme shenjtor ?
Yni je Fan Noli, Totua historian".
E Hene, 13 Shtator 2004
SHTATORJA ESHTE UNIVERSITETI "FAN NOLI" NE KORçE
Shtatorja eshte Universiteti "Fan Noli" ne Korçe. Kryet eshte kisha e shen Marise ne kalane e Elbasanit, e cila edhe ne pllaken e mermerit ne deren e saj ka emertimin e plote qe i ka dhene kishes ortodhokse Noli. Para se te jete shkrimtar, historian, perkthyes, etj, Noli eshte Toto. Ne Lunxheri "Toto" i themi priftit. Eshte fjale e vjeter tre mije vjeçare. Vjen nga emri i perendise se Egjiptit Toti "Thote", qe ne gjuhen shqipe perkthehet "thote", pra predikon. I yni eshte Fan Noli, pavaresisht se i vleresojme me shume shtatoren se kryet. Jezusi para kryqezimit tha: "Fali, o Ate, se s'dine çfare bejne". Kam ne shtepi disa dekrete emerimi te kishes ne vitin 1945, midis tyre edhe nje per babain tim. Ja permbajtja e shtypur me bukurshkrim: "Berat me ..193.. Episkopata e shenjte e Beratit, Vlores dhe Kanines. Zotit........ Me anen e kesaj po dekretojme Zotnin t'uaj per......Tue u bazuar ne zotesin tuaj, jemi te bindur qe do te tregoni ate zellin me te madh ne detyren e shenjte qe ju ngarkohet , per mbarevajtjen dhe lavdine e Kishes t'one Orthodhokse Autoqefale Kombetare Shqipetare. Prandaj ju leshohet ky Dekret - Emerimi per te e perdorur kurdohere dhe kudo qe t'a lype nevoja, bashke me urimet dhe bekimet tona Atnore.
Episkopi"
Ky motivacion rrit krenarine kombetare
Nje motivacion i tille te rrit krenarine kombetare. Sot pas viteve 1990, kur u ringrit kisha jone eshte hequr fjala "kombetare". Quhet "Kisha Orthodhokse Autoqefle Shqiptare". As ky motivacion nuk perdoret. Fjala "Autoqefale" vjen nga martesa greko - latine. Bashkimi i fjales latine auto - vete me fjalen greke qefallo - koke. Fjale per fjale do te thote "vetekoke", pra koke me vete, e pavarur sipas fjalorit. Fjala "autoqefale" nuk eshte nderkombetare. Nuk e gjejme ne fjalorin e frengjishtes Hicrorobert dhe as ne fjaloret dygjuhesh te zakonshem te anglishtes, rusishtes, gjermanishtes, me perjashtim te greqishtes.
Gjuha greke ka vetem nje fjale per koken: qefalo, po ashtu gjuhet latine e neolatine: teste, tete. Vetem nje fjale perdorin per njerezit dhe kafshet duke mos bere asnje dallim. "Fae to qefali ton psari". (Haje koken e peshkut). "Qefallo" i thone kreut te kishes, dhe "qefallo" kokes se peshkut. Keto gjuhe mund t'i quajme darviniste, sepse te njejten fjale kane per koken e njeriut me te kafsheve, duke mos e dalluar njeriun si qenie shoqerore. Shkencetarit te mirenjohur Çarls Darvinit po t'i kishte shkuar mendja, origjinen e llojeve, pra te njeriut nga majmuni, mund ta nxirrte nga gjuhet e kultures greke e latine, qe kishte bere ne shkolle dhe s'qe nevoja qe te rropatej ne ishujt e larget ne fund te botes. Gjuha shqipe eshte gjuhe e fisme, e veçon koken si pjesen e trupit nga kryet qe ka inteligjencen, mençurine dhe respektohet ne aspektin shoqeror. Ne kete kuptim eshte gjuhe biblike. Bibla nuk e pranon origjinen e njeriut nga majmuni. Ky fakt tregon kulturen shoqerore te gjuhes shqipe. Gjuha shqipe e veçon njeriun nga kafshet, vdes njeriu, ngordhin kafshet. Vdes dhe bleta. Per bleten thuhet: "Per te gjallet gjithmone shujte, (ushqimet), per te vdekurit drit' gjithkujt". Me dyllin e bletes beheshin qirinjte, qe ndizen ne kishe. Gjuhet latine perdorin vetem fjalen mort. Mort miza, mort miu, mort njeriu."Ra ky mort dhe nuk u pame" shkruan Ismail Kadare. Lunxheria me Gjirokastren shtrihen ne male perballe, qe e shohin dhe e degjojne njeri - tjetrin. Por kete fjale kultura lunxhiote nuk e pranon, sepse ka brenda dhe ngordhjen. Po te therret nje bageti dhe nuk i del gjak, te gatuhet mishi saj, lunxhioti jo vetem qe nuk e ha mishin e pegere, por hedh poshte dhe tenxheren. Kete fjale e perdor mjekesia, nuk mund ta perdore letersia.
Per numerim perdoret "koke" dhe jo "krye"
Ne nje moment gjyqesor te vitit 1934, stergjyshi im Sevua, i ndante kopete me bageti, dhen, dhi dhe mushka djemve te tij. Per numerim perdorej vetem fjala "koke", ne asnje rast fjala "krere". Koket numeroheshin me dore, kreret jo. Po keshtu ne librin e llogarive te Bogaraj, te mbajtura nga babai im Zahua, prej vitit 1937 deri ne 1944, perdoret vetem fjala "koke". Per shembull: Demi i bere familjes tone nga ushtria greke gjate luftes italo - greke eshte teteqind e gjashtedhjete "koke" dhen e dhi dhe 10 mushka. Demi i bere nga ushtria gjermane eshte njemije e peseqind "koke" dhen. Fjalet "krye", "krere" nuk perdoreshin ne Lunxheri per numerimin e bagetive. Po ashtu mendoj edhe per krahinat e tjera te jugut te Shqiperise. Perjashtohej kau i parmendes, i cili mbante shtepine me buke. Edhe buka ishte e shenjte. Nuk hidhej poshte. Po te binte ne shesh, nuk shkelej, puthej tre here dhe vihej ne nje vend te veçante. Pra "koka" e kaut te parmendes nuk hahej, nderohej si "krye" dhe varrosej. Kur shkonte kau ne rruge edhe te moshuarit ne Lunxheri te ulur neper pezulet e portave e nriheshin ne kembe. Kur shihej gruri ne leme, me kete grure behej kulaç, i cili thyhej ne koken e kaut.
Edhe Naim Frasheri e ka bere dallimin
Naim Frasheri ne vjershen "Kthimi i Skenderbeut ne Kruje" kendoi:
"Kruj'o qytet i bekuar, Prite, prite Skenderbene .... edhe ty te te nderoje, qe je krej' i Shqiperise". Fjala "krye" sipas perdorimit eshte e bekuar, e shenjte dhe nderohet. "Krej", "krye", "kryeqytet". Fjalori i gjuhes shqipe 1954 perdor "koke" dhe "krere" per numerimin e bagetive dhe i perdor gati njelloj. Edhe fjalori i gjuhes se sotme shqipe, botim i vitit 1980 e perdor "koke" dhe "krere" per numerimin e bagetive. Jane disa faqe me keto fjale, nuk do t'i shkruaj te gjitha per te mos e bere te merzitshem shkrimin. Koka si pjese e trupit, perdoret ne menune e kuzhines: koke e pjekur, koke qengji e pjekur etj. Ne asnje rast fjala "krye". E perdorin edhe koka e partise, koka e revolucionit. Ne fjalet e perbera vetem fjala koke perdoret per sharrjet: koketrashe, kokelope, kokemushke, kokegdhe etj. Fjala "krye" perdoret si koka e njeriut apo kafshes: "Ia lau koken (kryet) gomarit. Per kafshet me shume e perdor Veriu. Krye: pjesa kryesore, kapitull, udheheqes, hierarki, paresi, fillimi i diçkaje, vendi i nderit, ne krye, ne udheheqje.
Fjala "krye" ne aspektin shoqeror
Fjala "krye" eshte e perdorshme mjaft edhe ne aspektin shoqeror.
Institucione fetare: Kryegjyshata Boterore e Bektashinjve, Kryemyftia, Kryepeshkopata, Kryekisha-katedrale, kryeprift, por edhe kryelidhur - hoxha. Institucione shteterore: Kryeministri, kryeprokurori, kryehetues, kryellogaritar, kryeinxhinier, kryesi, kryebashkiak etj. Por perdoret edhe per te treguar radhet e dallimit te hierarkise si kryepleqesi, kryezot, kryefamiljar, kryevend etj. "Krere - komandante": Kreret e Lidhjes shqiptare te Prizrenit. Ne masakren e Manastirit, turqit vrane kreret e Shqiperise se Jugut. Fjala "krye" perdoret per ngushellim: kryeshendoshe, te rruat kryet. Ne emra fisesh: Kryeziu (ne Kosove), Kryemadhi. Fjala "krye" per liri dhe pavaresi, Kryengritje. "Se Himara krie ngriti", thote nje kenge e vjeter himariote. Fjala "krye" per nderim, respekt, admirim: shqiponja dykrenore.
Gjuhetaret te veçojne "krye" nga "koke"
Gjuhetaret duhet te veçojne fjalen "krye" nga "koke". Nuk duhet te thuhet zog kryekuq, por kokekuq; peshk kryemadh, por kokemadh. Nuk duhet te vihet shenja e barazimit: Koke=krere, per bagetite.
Studentet e gjuhesise ne analizat e fjalive perdorin fjalen "dykryegjymtyreshe", fjali dykryegjymtyreshe. Gjuha shqipe ka aftesi te medha fjaleformuese. Vete peshkopi Janullatos quhet fortlumturi. Prandaj fjala "autoqefale" duhet te zevendesohet me fjalen Kryemevete, sepse sot perdorimi i saj eshte anakronizem.
Kisha Orthodhokse Kryemevehte Shqiptare. Ky emertim i permbledh te gjitha nderet: ka pavaresine, dinjitetin, shenjterine, krenarine, respektin, nderimin qe nuk i ka fjala autoqefale. Ka edhe nje rrokje me pak. Po te perdoret fjala "kryemevehte" mbase nuk eshte nevoja per fjalen "kombetare". Nuk di arsyet qe Noli perdori fjalen autoqefale. E gjeti te gatshme, apo per ta patur me te lehte qe te fitonte mevehtesine nga Patrikana e Stambollit, apo e perdor edhe ndone kishe tjeter ortodhokse simoter?
Gjuhetaret tane nuk e shkruajne orthodhoks, por me drejtshkrim e shkruajne ortodoks. Keta kane lindur me pas se Noli te themelonte kishen orthodhokse. "Hajde, baba, te te tregoj arat". Me ç'te drejte ndryshojne emertimin e nje institucioni kryesor? Greket fjalen "orthodhoks" e shpjegojne fe e drejte. Prandaj gjuhetaret tane e shkruajne "ortodoks" nga fjala greke orto - drejte. Ne mjekesi ortoped, ortoepi - shqiptim i drejte. Pjesa e fundit "doks" eshte fjala greke dhoksa-lavdi, zevendesimi i "th" me "t"dhe i "dh" me "d" eshte ndikim latin.
Orthodoks apo ortodoks?
Fjala "orthodhoks" dhe jo "ortodoks", pas shpjegimit grek ka nje rrenje te fuqishme shqip, nje fjale - Perendi. Po kjo fjale te mbush dhe gojen, kur e thua. Gjej rastin qe te shpreh indinjaten time qe ne fjalor eshte kjo fjali: Ortodoks- fig. keq qe i permbahet me kokefortesi diçkaje, dogmatik. Njeri "ortodoks", kjo jepet ne kuptimin e keq figurative. Te kujton historine ku kronistet turq, qe shoqeronin ushtrine turke ne ekspeditat e saj te pergjakshme, quanin kokeforte stergjyshet tane te lavdishem, qe luftonin ne gerxhet e maleve. Ata nuk u nenshtruan, nuk e nderruan besen, te tjeret u bene beselene, pra jo kokeforte. Kishat orthodhokse me artin e tyre jane kulmi i kultures shqiptare. (Afresket e Onufrit, David Selenicasit etj) Po fete e tjera, katolike dhe myslimane a nuk jane dhe ato dogmatike?
Kam dhe kundershtime te tjera me keta profesore.
Ne fund, nje variant tjeter me pak humor. Me qe ka shqiptare qe jane skllever te variantit grek "qefallo" e quajne te shenjte, kur nuk eshte e shenjte, le te vene dy pika mbi E. Autoqefale behet auto qe fale, qe falesh vete me rregullat e saj, e pavarur.
Filip Boga
Lunxheri
Gjirokaster
Këto janë dy gjërat që komuniteti shqiptaro-ortodoks duhet t'i bëj sa më parë, së bashku me largimin e Janllahatusit dhe vendosjen e një shqiptari në krye të kishës.
Pra, këto janë çështjet emergjente në këtë kishë tani:
-kthimi i saj në Kishë Kombëtare, siç ishte edhe qëllimi i themeluesve të kësaj kishe me në krye Nolin
-largimi i Janllahatusit
-shenjtërimi i Theofan Nolit
Krijoni Kontakt