Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Emigrantet shqiptare

    Kalimi i kufirit nuk mund tė quhet "tradhti ndaj atdheut"

    Ēuditėrisht nė Shqipėri, "njeriu i lirė" nė aspektin e mirėqėnies ekonomike nuk po ndryshon shumė nga "njeriu i ri". Krijimi i njė grushti tė pasurish nė kohėn e sotme, duke abuzuar me pushtetin, nuk mund tė quhet ndonjė ndryshim i madh, pasi kėta individė nuk mund tė pėrbėjnė mė shumė s e 5% tė popullsisė. I vetmi ndryshim ėshtė se tani kalimi i kufirit nuk mund tė quhet "tradhti ndaj atdheut" por besnikėri ndaj jetės. Janė mbi 100 mijė tė rinj e tė reja qė emigrojnė ēdo vit jashtė shtetit nė emėr tė njė jetė mė tė mirė pėr vete dhe pėr fėmijėt e tyre

    Feti ZENELI

    Fillimi i proceseve demokratike nė vendin tonė u shoqėrua nga njė emigracion masiv i qytetarėve shqiptarė, kryesisht drejt fqinjėve perėndimorė, i nxitur nga kushtet e vėshtira ekonomike nė tė cilat ndodhej Shqipėria nė fillim tė viteve '90. Vlerėsuar si vendi mė i varfėr nė Evropė, Shqipėria ka sot emigracionin mė tė lartė nė kontinent, krahasuar me tė gjithė vendet e tjera tė ish-komuniste tė Lindjes. Aktualisht, nė ēdo tre shqiptarė njėri ėshtė emigrant, kurse dy nė ēdo tre veta tek ne kėrkojnė tė emigrojnė, qoftė edhe nė Greqi, nė vendin-ferr tė emigracionit shqiptar. Mjafton tė pėrmendim se vetėm gjatė 2-3 viteve tė para tė tranzicionit u dyndėn nė emigracion mbi 500 mijė qytetarė shqiptarė. Por rrjedha emigratore e qytetarėve tanė drejt vendeve tė ndryshme perėndimore nuk ka rreshtur pėr asnjė ēast gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit, dhe aktualisht numri i emigrantėve shqiptarė tė shpėrndarė nėpėr botė e kalon shifrėn e njė milion njerėzve, gjysma e tė cilėve i pėrkasin shtetit grek. Ka qenė keqqeverisja e vazhdueshme e vendit nė kėto 14 vitet e fundit e cila i ka nxitur shqiptarėt e tė gjithė moshave dhe profesioneve t'i drejtohen emigracionit pėr njė jetė mė tė mirė sesa nė vendin e tyre. Sigurisht, bėhet fjalė pėr njė emigracion klandestin, ku shteti amė luan rolin e njerkut, ndėrsa shteti pritės rolin e "grekut". Sikur, nė kėtė rast, tė mos ishte bėrė pengesė lėvizja e lirė e njerėzve, atėherė me siguri qė numri e emigrantėve shqiptarė mund tė ishte dy herė mė i lartė. Statistikat tregojnė se vetėm numri i aplikantėve tė llotarisė amerikane nga Shqipėria shkon ēdo vit deri nė njė milion vetė. Nė iniciativėn e tyre emigruese shqiptarėt nuk i frenon as kalvari i pashembullt i vuajtjeve, pėrēmimeve dhe rreziqeve tė tjera deri nė humbjen "…si me le" tė jetės.

    Tė gjitha kėto fakte, pėrfshi kėtu edhe shumėn e remitancave emigratore qė shkon mbi 600 milionė dollarė nė vit, tregojnė se emigracioni nuk ėshtė thjesht njė faktor ekonomik nė jetėn e qytetarėve shqiptarė. Mungesa e prodhimit vendas, e investimeve tė huaja, rėnia e pėrvitshme e donacioneve dhe tė tjerė faktorė tė kėsaj natyre tregojnė se tė ardhurat nga emigracioni pėrbėjnė, nė njėfarė mėnyre, njė burim tė konsiderueshėm pėr buxhetin legal tė shtetit. Kjo do tė thotė se, emigracioni pavarėsisht indiferencės sė shtetit, nuk ėshtė thjesht njė iniciativė individuale, por njė veprimtari e caktuar politiko-shoqėrore me ndikim tė padikutueshėm nė zhvillimin e proceseve demokratike. Por shteti dhe institucionet shqiptare ende nuk kanė njė koncept tė qartė pėr kėtė fenomen, ndaj dhe nuk i kushtojnė vėmendjen e duhur institucionale. Nė njė farė mėnyre koncpeti institucional i shtetit dhe qeverisė shqiptare pėr emigracionin ėshtė sjellja rutinė e pushtetarėve tanė pėr vetė zhvillimin demokratik. Faktet tregojnė se prania e lartė e fenomenit emigrator nė shoqėrinė shqiptare reflekton mė sė miri nivelin e ulėt tė zhvillimit demokratik tė vendit tonė. Buka dhe ushqimet me listė, lypėsat nė rrugė, vetėvrasjet dhe vetėhelmimet, grumbujt e tė papunėve nėpėr sheshe, ikjet masive nėpėr male e dete, etj., fakte tė kėsaj natyre tregojnė se varfėria dhe papunėsia mbeten shqetėsimet kryesore tė shqiptarėve edhe pse kanė kaluar plot 14 vite tranzicion dhe ekonomi tregu. Sipas njė sondazhi tė PNUD-it publikuar nė qershor tė kėtij viti, 58% e shqiptarėve janė tė varfėr. Ky dokument pason deklaratėn e mėparshme tė ambasadorit amerikan nė Programin e Kombeve tė Bashkuara pėr Ushqimin, Tony Hall, njė raport tė hartuar prej Agjencisė Ndėrkombėtare tė Zhvillimit nė Kanda dhe vlerėsimet e radhės tė Bankės Botėrore, ku thuhet se, "afro 70% e shqiptarėve jetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė". Edhe nė raportet mė tė fundit tė BE-sė konfirmohet e njėjta gjė, bile "situata nė vitin 2003 paraqitet edhe mė e pėrkeqėsuar se sa ka qenė nė dy vitet e mėparshme". "Dėshmitari im kryesor qė flas tė vėrtetėn ėshtė varfėria ime", -thotė Sokrati. Dhe varfėria shqiptare dėshmon kudo qė tė hedhėsh sytė; brenda apo jashtė mureve tė shtėpisė sė qytetarėve tanė fatkeq. Nė njė vend me infrastrukturė rrugore tė shkatėrruar, me ndotje ekstreme tė ambientit, pa mjedise ēlodhėse e tė gjelbėruara, me tregje mesjetare ushqimesh, me ngarkesė tė lartė fiskale, binzese tė rrėnuara, me monopole kėrcėnuese, korrupsion tė lartė, pasiguri e trafiqe dhe tė tjera probleme tė tilla tė pėrgjithėshme social-ekonomike, "tė varfėr" nė njė farė kuptimi e ndjen veten edhe ajo 10% e popullsisė shqiptare qė zotėrojnė 50% tė tė ardhurave nė shkallė vendi.

    Para pak ditėsh emigroi jashtė shtetit edhe shoqja nga Berati, e njohur pėr thėnien: "nuk duam as bukė, as ujė dhe as dritė, vetėm unitetin e Partisė Socialiste". Kjo tregon se tashmė nė Shqipėri nuk ka punė as pėr militantėt mė tė spikatur tė partisė nė pushtet, jo mė pėr tė tjerėt. Kualiteti partiak vazhdon tė pėrbėjė kriterin bazė tė punėsimit, edhe sot e kėsaj dite. Ndryshimi i pushtetit nga duart e njė force politike nė duart e njė tjetre shoqėrohet me punėsimin ose shpunėsimin e militantėve pėrkatės. Ndryshimi i pushtetit nė vitet e para tė tranzicionit edhe mund ta justifikonte deri diku ndryshimin e personelit tė administratės, por ishte tėrėsisht e pajustifikueshme qė nė '97 personeli i doganave, tatimeve, policisė sė rendit, administratės sė dikastereve, etj. tė zėvendėsohej me "nėntėdhjetė e nėnēa". Ishte kjo arsyeja qė papėrgjegjshmėria qeverisėse, korrupsioni, dhe trafiqet ilegale u shtuan nė maksimum.

    Institucionet ndėrkombėtare e rendisin sot Shqipėrinė nė krye tė toplistės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė cilat pėrbėjnė pengesėn kryesore pėr zhvillimin e duhur ekonomiko-shoqėror tė vendit tonė. Ka kohė qė vendin tonė nuk e shkel mė asnjė investitor i huaj serioz, me pėrjashtim tė trafikantėve dhe abuzantėve ndėrkombėtarė. Dikur kishte emigracion tė qytetarėve shqiptarė pėr nė vende tė huaja, po edhe emigracion tė investitorėve tė huaj drejt vendit tonė. Mbi kėtė bazė u ngritėn sipėrmarrjet e fuqishme private nė Shqipėri, dhe u hodh baza e ekonomisė sė tregut. Tashmė emigracioni ėshtė i njėanshėm; pra vetėm nga vendi ynė pėr nė vende tė tjera, nė kontigjentin e tė cilėve ėshtė shtuar sė tepėrmi edhe numri i intelektualėve qė braktisin tė dėshpėruar vendin e tyre. Statistikat thonė se gati 50% e intelektualėve shqiptarė tė tė gjithė profesioneve janė dyndur sot nė emigracion, duke mos punuar pėrgjithėsisht nė profesionin e tyre, por nė punė tė rėndomta.

    Shtimi i emgiracionit shoqėrohet nė mėnyrė tė natyrshme me shtimin e importit tė gjithēkaje nga jashtė. Ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė dhe njė lidhje tė tėrthortė midis tyre. Lidhja e drejtpėrdrejtė qėndron nė faktin se shtimi i emigracionit zvogėlon numrin e forcave tė afta pėr punė e prodhim brenda vendit, pėr rrjedhojė rrit kėrkesėn pėr mallra importi pėr tė kompensuar mungesėn e prodhimit vendas. Ndėrsa lidhja e tėrthortė qėndron nė faktin se shtimi i emigracioni shton tė ardhurat nga puna jashtė vendit, pėr rrjedhojė shtohen dhe remitancat e emigrantėve, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė tyre shkojnė pėr blerjen e mallrave tė importit. Pra valuta e nxjerrė me mundin dhe sakrificat e panumėrta tė emigrantėve tanė jashtė shtetit shkon e gjithė pėr mallra konsumi, destinacioni i fundit i tė cilave ėshtė plehu i tė gjithė llojeve tė tij, ku pėrfshihet edhe ai lloj plehu qė do tė pėrpunohet nė impiantin e Kasharit prej firmės italiane "Albaniabeg Ambient".

    Statistikat tregojnė se vėllimi i tė ardhurave valutore nga emigracioni ėshtė 2-3 herė mė i lartė se sa tė ardhurat totale nga eksporti. Vendi ynė ka sot raportin mė tė disfavorshėm import-eksport nė Evropė, i cili kohėt e fundit ka arritur nė shifrat 6 me 1, ndėrkohė qė pėr prodhimet bujqėsore ku raport ka arritur deri nė 11 me 1. Parulla e dikurshme e socializmit enverian "pa eksport s'ka import", nė socializmin fatosian mund tė formulohet se "pa import s'ka eksport". Ndryshimi i vendit tė termave duket se ėshtė gjetja mė e mirė pėr tė pėrkufizuar ndryshimin midis "socializmit tė parė" dhe "socializmit tė dytė" shqiptar. Pra siē kuptohet, ndryshon vetėm forma, ndėrsa pėrmbajtja mbetet e njėjtė. Pėrderisa niveli i jetesės i mė shumė se 70% tė qytetarėve shqiptarė nuk shkon mė shumė se njė deri nė dy dollarė nė ditė, varfėria masive ėshtė karakteristikė e pėrbashkėt e dy periudhave tė ndryshme politike. Kjo do tė thotė se trafiku i madh i makinave, numri i lartė i partive, llojshmėria e muzikės, pozita dhe opozita, ndėrtimet e reja nė zonat urbane, liria e fjalės dhe e lėvizjes, etj., duket se janė njė iluzion i kot. Ēuditėrisht nė Shqipėri, "njeriu i lirė" nė aspektin e mirėqėnies ekonomike nuk po ndryshon shumė nga "njeriu i ri". Krijimi i njė grushti tė pasurish nė kohėn e sotme, duke abuzuar me pushtetin, nuk mund tė quhet ndonjė ndryshim i madh, pasi kėta individė nuk mund tė pėrbėjnė mė shumė s e 5% tė popullsisė. I vetmi ndryshim ėshtė se tani kalimi i kufirit nuk mund tė quhet "tradhti ndaj atdheut" por besnikėri ndaj jetės. Janė mbi 100 mijė tė rinj e tė reja qė emigrojnė ēdo vit jashtė shtetit nė emėr tė njė jetė mė tė mirė pėr vete dhe pėr fėmijėt e tyre. Kėrkesa mė tė ikur ėshtė masive, por kėtė kėrkesė e kufizojnė mundėsitė praktike tė lėvizjes pėr shkak tė mungesės sė vizave. Ėshtė kjo arsyeja qė pėr shumicėn e shqiptarėve, procesi i integrimit evropian konceptohet thjesht si mundėsi e lėvizjes pa vizė nga njė shtet i BE-sė nė tjetrin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Kalimi i kufirit nuk mund tė quhet "tradhti ndaj atdheut"
    Po kut atdheu sdo tja dije fare per ty
    !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •