E Premte, 10 Shtator 2004
VETON SURROI, TAKIME POLITIKE NE TIRANE
Kryeministri Fatos Nano priti dje ne nje takim te vecante publicistin dhe intelektualin e njohur kosovar, Veton Surroi, i cili gjithashtu eshte dhe drejtues i levizjes politike "Ora", subjekt i cili do te konkurroje ne zgjdhjet parlamentare te tetorit ne Kosove. Bashkebiseduesit theksuan se prej kohesh bashkepunimi mes Kosoves e Shqiperise eshte dinamizuar. Ata ndane te njejtin mendim se pas zgjedhjeve te 23 tetorit, do te kete nje cilesi te re politike ne Kosove. Kjo cilesi e re politike pas dimensionit te brendshem kosovar reflektohet tashme ne dinamiken e marredhenieve te Kosoves me fqinjet. Duke u ndalur ne ceshtjen e standardeve, Nano dhe Surroi thane se tashme ky proces po shkon jo vetem paralel me ceshtjen e statusit, por dhe ceshtja e statusit shkon gjithashtu paralel me procesin e delegimit te kompetencave per pushtetin ne Kosove. Po ashtu, ne takim u diskutua rreth interesit strategjik te Kosoves per forcimin e marredhenieve me Shqiperine nen nje dimension te ri europian, e cila perkon me nevojen per zbritjen e nivelit te kontrollit te ndersjellte ne qarkullimin ekonomik, qe prodhuesit e Shqiperise dhe ata te Kosoves ta konsiderojme kete hapesire si nje treg te perbashket.
Gjithashtu u nenvizua se mes Shqiperise dhe Kosoves sot ka me shume levizje intensive qytetaresh, dhe ne te ardhmen do te kete me shume shkembim mallrash dhe eshte shume e natyrshme qe ne kete vije te shpejtohet procesi i bashkepunimit, i konsultimit, i punes shume me intensive te ndersjellte te aktivisteve politike, mes perfaqesuesve institucionale te Shqiperise dhe te Kosoves. "Ka ardhur koha qe disa prej ceshtjeve qe kane te bejne me integrimin europian, me pergatitjen e vendeve tona per reforma, do te duhet detyrimisht te sjellin bashkepunimin, konsultimin me njeri-tjetrin e te shkembejme eksperiencen e duhur integruese prej njeri-tjetrit", tha Nano ne takim. Po dje, presidenti i Republikes, Moisiu, priti ne nje takim intelektualin kosovar Veton Surroi. Presidenti Moisiu vleresoi progresin ne Kosove, nivelin ne rritje te bashkepunimit dhe shkembimeve midis Tiranes dhe Prishtines si dhe nevojen qe zgjedhjet e tetorit te rikonfirmojne vullnetin e popullit te Kosoves per ndertimin e nje shoqerie demokratike, shumeetnike dhe te integruar. Presidenti shprehu papajtueshmerine per planet serbe per kantonizimin, ekzistencen e strukturave paralele; vleresoi punen e UNMIK-ut dhe kryeadministratorit te ri Petersen si dhe theksoi se stabiliteti i Kosoves dhe zgjidhja sa me pare e statusit te saj perfundimtar eshte ne interes te qytetareve te Kosoves, te rajonit dhe me gjere. Nga ana e tij, zoti Surroi shprehu vleresimet e Presidentit per gjendjen aktuale ne Kosove dhe bindjen se procesi zgjedhor ne Kosove me zgjedhjet e tetorit do te shnderrohet ne tradite.
Shumë mirë kjo, duhet takime sa më të shpeshta dhe bashkëpunim sa më të ngushtë të të gjithë shqiptarëve që sa më parë të realizohet edhe ribashkimi i Dardanisë me Shqipërinë.
Krijoni Kontakt