Mendimi im shtrihet pertej kohes.
Me kohen hapesira m'paket
per trupin duhet vec nje bash dhe'
qe do te mbetet perjete
pertej kujtimit, e se shkuares se verdhe
Une do te behem tingull
se tingujt jetojne pafundesisht
mbushin torbat qe varen
mbi gozhdet e te papriturave
si bixhiklete resh ne qiellin tim te verdhe
si figurat e nje loje shahu
une ha ditet e mija
eshte loja qe humbas nga pak
e koha qe shteret
bashke me shtegtimet e lejlekeve verdhak
femra ime eshte magja ime
ne te do te gatuaj jete
me te bardhen e te zezen e syve
mbush kutijat e mallit
qe si tabele shahu
fluturon ne qiellim tim te verdhe
Do te dal nga vetja
duke perplasur fort kanatat e shpirtit
oshetima ditet e mija le te ther
ato ja flijoj perendeise se shterpesise
lus mbaresi per shtegtimin tim ne qiellin e verdhe
dhe fluturat e saj te brishta
perplasen me tingujt e hutuar
ngjiten der ne parajsen e humbur
qe gerrhet ne cepin tim te dhomes
a ne veshin e qiellit te zverdhuar
Aq shume me merr malli per te
sa behem balone e paqte
ngrihem der ne skaj te qetesise time
si deti psheretij per tingujt e shurdher
ne qiellin e zdherdhur nga dielli i shuar
Krijoni Kontakt