muhameti shkruan:

---

DESHTON DEPORTIMI NEPERMJET AEROPORTIT TE RINASIT

Kapet nė Angli miku i Lul Cakės
Ish-polici Ēala akuzohet pėr vrasjen e tre Yzeirėve mė '97


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra, Muhamet Veliu


Gėzim Ēala, njė ish-punonjės policie nė Berat, i akuzuar nga drejtėsia shqiptare pėr vrasje tė trefishtė, ėshtė paraqitur gjatė ditės sė djeshme nė njė nga gjykatat e Londrės i veshur me tuta sportive tė zeza dhe njė bluzė jeshile, ashtu si kishte rėnė nė duar tė policisė. Ishte ndaluar pas njė kontrolli rutinė tė policisė londineze, por marrja e gjurmėve tė gishtave e kishte gozhduar pas hekurave. Kompjuteri i krahasimitt tė tyre kishte identifikuar ngjashmėrinė me gjurmėt e gishtave tė lėnė nė njė vrasje tė trefishtė tė ndodhur nė njė qytet tė Shqipėrisė. Sipas tė dhėnave tė Interpol Tiranės, Gėzim Yzeiri, njė ish-polic, akuzohej nga drejtėsia shqiptare pėr vrasjen mė 19 korrik 1997 tė tre pjestarėve tė familjes Yzeiri nga fshati Rėrėz i Beratit, vrasje pėr tė cilėn ėshtė akuzuar edhe Lulzim Caka, njė nga personazhet mė tė njohur tė botės sė krimit nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr njė nga konfliktet mė tė njohura tė pėrgjakshme tė Shqipėrisė sė pas vitit 1997, atij mes fiseve Ēala dhe Yzeiri.

Hasmėria qė vrau 10 njerėz
Konflikti hakmarrės mes fiseve Ēala dhe Yzeiri, qė deri tani ka marrė mė shumė se 10 jetė njerėzish, ka nisur pas pėrfundimit tragjik tė historisė sė dashurisė mes dy tė rinjve. Mė 9 maj tė vitit 1997, djali i vogėl i Ēalėve, Bedriu, ekzekutoi me 5 plumba pranė gardhit tė tij, njė prej djemve tė fisit Yzeiri, 28-vjeēarin Lefter, pasi mendoi se ai kishte lidhje pėr qėllime jo tė ndershme me tė motrėn. Nė gjaknxehtėsi e sipėr Bedriu vrau edhe motrėn e tij 21-vjeēare, e cila sė bashku me tė ėmėn i bėrtitėn atij pėr krimin e kryer. Duket, megjithė pėrpjekjet pėr tė falur gjakun, babai i viktimės, Nezir Yzeiri nuk e pranoi njė gjė tė tillė. Qė nga kjo ditė dy fisėt u ngujuan nė shtėpi, dhe i ruheshin njėri-tjetrit. Pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar tė Yzeirėve pėr tė goditur Ēalėt, kėta tė fundit tregohen mė tė shkathėt. Sipas tė dhėnave tė Interpol-Tiranės pėr policinė e Londrės, mė 19 korrik 1997, rreth orės 11:30, furgoni me tė cilin po udhėtonte Neziri, kunata e tij Ashine, dhe djali i vetėm i saj, Arturi, ėshtė ndaluar nė fshatin Strum (midis Fierit dhe Beratit), nga Agur Ēala, vėllezėrit e tij Gėzim e Bedri si dhe nga i njohuri Lulėzim Caka, mik i vjetėr i Ēalėve. Pas asnjė hezitim tė tre pjesėtarėt e fisit Yzeiri janė ekzekutuar, duke lėnė tė gjallė vetėm njė kushėririn e tyre tė largėt, qė i shoqėronte. Pas kėsaj ngjarje, hasmėria ka vazhduar edhe me mė shumė urrejtje nga tė dy fiset, duke shkaktuar kėshtu mėė shumė se 10 viktima nė tė dy palėt.

Gjyqi
Menjėherė pas arrestimit tė Ēalės, policia angleze ka tentuar deportimin e tij nė Shqipėri nėpėrmjet aeroportit tė Rinasit. Por duket Ēala ka gjetur njė avokate tė zotė, e cila e ka rrėzuar kėtė procedurė. Gjatė seancės sė fillimit tė procesit tė ekstradimit, u mėsua se sipas tė dhėnave tė Interpol-Tiranės pėr policinė Angleze (tė dhėnat dėrgohen nėpėrmjet njė sistemi tė veēantė me anė tė internetit) Gėzim Ēala ka punuar rreth 6 vjet nė policinė e Beratit. Nė Angli, Ēala ėshtė vendosur nė gusht tė vitit 1999 nė qytetin verior Northa-mpton ku ka kėrkuar edhe azil. Pasi ėshtė kapur, ai ka pranuar se quhej Gėzim Ēala, por ka mohuar tė kishte lidhje me vrasjen e tre Yzeirėve. Gjatė seancės sė djeshme tė gjyqit i janė lėnė 45 ditė kohė drejtėsisė shqiptare tė plotėsojė procedurat e ekstradimit. Seanca tjetėr e gjykimit do tė jetė mė 7 tetor.


"Krimet e shqiptarėve nė Angli: Trafik femrash, grabitje e vrasje"

Nga informacionet qė ne kemi rezulton se njė pakicė e shqiptarėve, tė cilėt jetojnė nė Londėr, janė tė pėrfshirė nė krime. Ata tė cilėt merren me krime e kanė pėrqendruar aktivitetin e tyre nė vjedhjen e makinave, trafikimin e njerėzve dhe nė prostitucion". Kėshtu ėshtė shprehur para pnjė viti nė njė intervistė pėr Gazetėn, numri Dy i Policisė Londineze, asistent komisioneri Tarik Gafurr. Sipas tij, "ka persona tė caktuar qė janė tė pėrfshirė edhe nė krimin ekonomik, si hapje lavazhesh pa leje, apo kafene, nė tė cilat ata mblidhen. Nuk ka njė rritje masive tė atyre qė merren me trafikimin e drogės, kjo ėshtė njė gjė e mirė. Por kemi pasur raste tė rrėmbimit dhe mbajtjes peng tė personave tė ndryshėm, por ky ėshtė njė fenomen i hapėt, i cili ndodh nė tė gjitha komunitet e tjera".


Si u lidh dhe u nda Lul Caka me fisin e Ēalėve

Burime tė policisė sė Beratit, tė pyetura nga Gazeta pohojnė se lidhja mes Lulzim Cakės dhe disa djemėve tė fisit Ēala nė Berat ėshtė pak e njohur. Sipas tė njėjtave burime ajo ka qenė thjesht simpati e njė anėtari tė fisit tė Ēalėve, ish-funksionar i lartė policie nė Berat, me Lul Cakėn, njė keqbėrės i njohur nė zonė. Kėshtu shpjegohet lidhja nė vitin 1997 e Cakės me djemtė e Ēalėve dhe prezenca e tij nė masakrėn e Strumit tė korrikut 1997, ku u vranė tre anėtarė tė fisit tė Yzeirėve. Porse burime tė policisė sė Beratit pohojnė se tashmė mes Cakės dhe Ēalėve ka pak gjasa tė ketė mbijetuar miqėsia. Gjatė viteve 2001-2002, ndėrsa Caka i fshihej policisė nė Berat, mendohet qė miqėsia tė jetė prishur. Caka strehohej nė shtėpitė e Ēalėve dhe policia thotė se ka patur njė incident, qė e ka larguar atė pėrgjithmonė nga miqtė e tij tė vjetėr.



---------





O shijaks Londoni..

mir ben qe u a ben radiografine bandave..por..

Po mir mo si nuku bere nje reportazh se c'benet me Altin arapin e Shyto orikat e bandes HAKMARRJA?

nisur dhe nga fakti se banda hakmarrja nuk ishte band fshati por band e nje Partie me 50 vjet pushtet dje e nja 15 sot.. pra bande me instruktore te nivelit te Putino Pobrat Cecove.. duhej pare me perparesi menyra se si kjo bande vret e pret e merr mbrojtje nga Prodo Pakat e Brukselit..

shikoje nje her kete pune ne se ta lejon Padrino Bollinua..

cdo te mire.. armando !