Baki Ymeri
Rusia në luftë totale me një armik të padukshëm
Sipas një fjale gjermane "ai që do të sundojë duhet të
dëgjojë dhe të jetë i shurdhër, të shikojë dhe të jetë
i verbër". I këtillë duket lideri i Kremlinit, derisa
nuk di ta zgjidhë siç duhet çështjen çeçene, duke
zgjedhur si kryetar të Çeçenisë, një gjeneral të
milicisë ruse. Që nga ajo ditë, kryengritësit çeçenë
paralajmëruan një varg sulmesh terroriste që për cak
kishin koncentrime të mëdha njerëzore: aeroplanë,
supermarkete, gojëra metroshë, shkolla. Observatorët e
Moskës këto sulme barbare ia mveshin liderit
separatist çeçen Shamil Basaevit, i cili nuk i zgjedh
caqet për kryerje atentatesh, për dallim nga ish
lideri çeçen, Aslan Mashadov, i cili theksonte se
muxhahedinët (luftëtarët) nuk do të pranojnë kurrë që
nën komandën e tij "të hedhin në ajër ndërtesa apo të
vrasin njerëz të pafajshëm".
Sipas analistit politik bukureshtar, Corneliu Vlad,
njëri nga gazetarët më të mirë që ka Rumania, "disa
observatorë ushtarakë nga Moska mendojnë se taktika e
terroristëve qëndron në atë, që të shastisin vëmendjen
e forcave ruse të mbajtjes së rendit, duke pregaditur
sulme shkatërrimtare në zemër të Çeçenisë".
Pse themi se udbashët e Kremlinit janë porsi
terroristët e Homeinit. Homeini, që e kultivonte deri
në bezdisje fundamentalizmin islamik, u degdis në
botën e hijeve. Pas tij mbetën Husein dhe Arafati i me
fanatikët e tyre, për të cilët ekziston dyshimi se
kanë lidhje me kryeshefin e Al Kaidës, kobin
antiislamik të terrrozimit ndërkombëtar, Osama bin
Laden. Intervenimi i përgjakshëm i forcave ruse, e
nxorri në shesh të vërtetën se Napoleoni kishte të
drejtë kur thoshte se "më shumë vlen një ushtri
gomerësh, të cilën e udhëheq luani, se sa një ushtri
luanësh, të cilën e udhëheq gomari", përkatësisht ish
aktivistët e KGB-së në Rusi, të Sigurimit në Shqipëri,
apo të UDB-es në Serbi.
Në të "martën e zezë", në Washington dhe në New York,
vdiqën rreth 3. 000 njerëz, ndërsa në shkollën e
Osetias përmbi 400, shumica fëmijë. Edhepse trupat
speciale kishin urdhër të mos gjuajnë, më në fund e
bënë këtë. Numri i viktimave është një rekord i
trishtshëm në historinë e akteve kriminale të këtij
tipi në Rusi. Si pasojë e asaj që ngjau, mund të
pasojnë atentate të ngjashme "kundër krejt rusëve (145
milionë vetë)", thekson gazeta "Russki Kurier". Siç
duket, ky ishte vetëm fillimi i hakmarrjes së
separatistëve çeçenë, të cilët mund të vazhdojnë me
represalje, derisa ta fshijnë nga faqja e dheut, edhe
liderin e ri prorus të Çeçenisë.
Si reaguan liderët e Kremlinit ndaj asaj që ngjau këto
ditë në Jug të Rusisë?
Duke bërë fjalë për humbjet katastrofale, përmendet
fakti se "autoritetet nuk kanë një strategji të qartë
në luftë kundër terrorizimit" - konstaton "Russkii
Kurier". "Fjalimi i kryetarit Putin sipas gazetës
"Realitatea romaneasca", është më i ashpër se fjalimi
i Stalinit, kur e sulmuan BRSS armatat e Hitlerit".
Putini i përkujtoi lavdinë e Rusisë, të Bashkimit
Sovjetik dhe vetëflijimin e rusit, por shtoi edhe
këtë: "Dobsitë tona janë të dukshme dhe janë dobësi që
vrasin".
Cilat janë forcat që e mbajnë një shtet në këmbë? -
pyet veterani i komunitetit shqiptar të Rumanisë,
Thanas Kristo Rëmbeci (ekonomist i pensionuar, 82
vjeçar, bir rilindasi) dhe shton: Ministria e
Mbrojtjes (ushtria), Ministria e Brendshme (policia),
dhe Shërbimi Sekret. Si pasojë e zëvendësimit të
Jonuzit me Domuzin, Rusinë janë duke e shembur
konfliktet e mëdha interne dhe kontradiktat e mëdha,
korupcioni, sistemi defiçitar i mbrojtjes, paaftësia e
Shërbimeve speciale dhe e institucioneve të forcës.
Edhepse ende nuk e kanë shpallur oficiel, liderët e
Kremlinit konsiderojnë se Rusia gjendet në gjendje
lufte. Ministri i Mbrojtjes Sergei Ivanov, ka thënë:
"Lufta tashmë është shpallur; një luftë në të cilën
armiku është i padukshëm dhe nuk ekziston një linjë e
frontit". Po të njëjtën gjë e paralajmëron edhe
Kryetari i Komisionit të Sigurimit në Dumën e Shtetit,
Vladimir Vasiliev, duke avertizuar se do të vijnë
"kohëra të vështira", ndërsa Putini ka theksuar:
"Duhet të shpallim një luftë totale kundër atyre që
kanë vepruar në mënyrë direkte kundër nesh".
Krijoni Kontakt