Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kapet në Angli miku i Lul Cakës , vrau tre persona

    DESHTON DEPORTIMI NEPERMJET AEROPORTIT TE RINASIT

    Kapet në Angli miku i Lul Cakës
    Ish-polici Çala akuzohet për vrasjen e tre Yzeirëve më '97


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamet Veliu


    Gëzim Çala, një ish-punonjës policie në Berat, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasje të trefishtë, është paraqitur gjatë ditës së djeshme në një nga gjykatat e Londrës i veshur me tuta sportive të zeza dhe një bluzë jeshile, ashtu si kishte rënë në duar të policisë. Ishte ndaluar pas një kontrolli rutinë të policisë londineze, por marrja e gjurmëve të gishtave e kishte gozhduar pas hekurave. Kompjuteri i krahasimitt të tyre kishte identifikuar ngjashmërinë me gjurmët e gishtave të lënë në një vrasje të trefishtë të ndodhur në një qytet të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Interpol Tiranës, Gëzim Yzeiri, një ish-polic, akuzohej nga drejtësia shqiptare për vrasjen më 19 korrik 1997 të tre pjestarëve të familjes Yzeiri nga fshati Rërëz i Beratit, vrasje për të cilën është akuzuar edhe Lulzim Caka, një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një nga konfliktet më të njohura të përgjakshme të Shqipërisë së pas vitit 1997, atij mes fiseve Çala dhe Yzeiri.

    Hasmëria që vrau 10 njerëz

    Konflikti hakmarrës mes fiseve Çala dhe Yzeiri, që deri tani ka marrë më shumë se 10 jetë njerëzish, ka nisur pas përfundimit tragjik të historisë së dashurisë mes dy të rinjve. Më 9 maj të vitit 1997, djali i vogël i Çalëve, Bedriu, ekzekutoi me 5 plumba pranë gardhit të tij, një prej djemve të fisit Yzeiri, 28-vjeçarin Lefter, pasi mendoi se ai kishte lidhje për qëllime jo të ndershme me të motrën. Në gjaknxehtësi e sipër Bedriu vrau edhe motrën e tij 21-vjeçare, e cila së bashku me të ëmën i bërtitën atij për krimin e kryer. Duket, megjithë përpjekjet për të falur gjakun, babai i viktimës, Nezir Yzeiri nuk e pranoi një gjë të tillë. Që nga kjo ditë dy fisët u ngujuan në shtëpi, dhe i ruheshin njëri-tjetrit. Pas një përpjekjeje të dështuar të Yzeirëve për të goditur Çalët, këta të fundit tregohen më të shkathët. Sipas të dhënave të Interpol-Tiranës për policinë e Londrës, më 19 korrik 1997, rreth orës 11:30, furgoni me të cilin po udhëtonte Neziri, kunata e tij Ashine, dhe djali i vetëm i saj, Arturi, është ndaluar në fshatin Strum (midis Fierit dhe Beratit), nga Agur Çala, vëllezërit e tij Gëzim e Bedri si dhe nga i njohuri Lulëzim Caka, mik i vjetër i Çalëve. Pas asnjë hezitim të tre pjesëtarët e fisit Yzeiri janë ekzekutuar, duke lënë të gjallë vetëm një kushëririn e tyre të largët, që i shoqëronte. Pas kësaj ngjarje, hasmëria ka vazhduar edhe me më shumë urrejtje nga të dy fiset, duke shkaktuar kështu mëë shumë se 10 viktima në të dy palët.

    Gjyqi

    Menjëherë pas arrestimit të Çalës, policia angleze ka tentuar deportimin e tij në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Por duket Çala ka gjetur një avokate të zotë, e cila e ka rrëzuar këtë procedurë. Gjatë seancës së fillimit të procesit të ekstradimit, u mësua se sipas të dhënave të Interpol-Tiranës për policinë Angleze (të dhënat dërgohen nëpërmjet një sistemi të veçantë me anë të internetit) Gëzim Çala ka punuar rreth 6 vjet në policinë e Beratit. Në Angli, Çala është vendosur në gusht të vitit 1999 në qytetin verior Northa-mpton ku ka kërkuar edhe azil. Pasi është kapur, ai ka pranuar se quhej Gëzim Çala, por ka mohuar të kishte lidhje me vrasjen e tre Yzeirëve. Gjatë seancës së djeshme të gjyqit i janë lënë 45 ditë kohë drejtësisë shqiptare të plotësojë procedurat e ekstradimit. Seanca tjetër e gjykimit do të jetë më 7 tetor.


    "Krimet e shqiptarëve në Angli: Trafik femrash, grabitje e vrasje"


    Nga informacionet që ne kemi rezulton se një pakicë e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Londër, janë të përfshirë në krime. Ata të cilët merren me krime e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në vjedhjen e makinave, trafikimin e njerëzve dhe në prostitucion". Kështu është shprehur para pnjë viti në një intervistë për Gazetën, numri Dy i Policisë Londineze, asistent komisioneri Tarik Gafurr. Sipas tij, "ka persona të caktuar që janë të përfshirë edhe në krimin ekonomik, si hapje lavazhesh pa leje, apo kafene, në të cilat ata mblidhen. Nuk ka një rritje masive të atyre që merren me trafikimin e drogës, kjo është një gjë e mirë. Por kemi pasur raste të rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personave të ndryshëm, por ky është një fenomen i hapët, i cili ndodh në të gjitha komunitet e tjera".


    Si u lidh dhe u nda Lul Caka me fisin e Çalëve

    Burime të policisë së Beratit, të pyetura nga Gazeta pohojnë se lidhja mes Lulzim Cakës dhe disa djemëve të fisit Çala në Berat është pak e njohur. Sipas të njëjtave burime ajo ka qenë thjesht simpati e një anëtari të fisit të Çalëve, ish-funksionar i lartë policie në Berat, me Lul Cakën, një keqbërës i njohur në zonë. Kështu shpjegohet lidhja në vitin 1997 e Cakës me djemtë e Çalëve dhe prezenca e tij në masakrën e Strumit të korrikut 1997, ku u vranë tre anëtarë të fisit të Yzeirëve. Porse burime të policisë së Beratit pohojnë se tashmë mes Cakës dhe Çalëve ka pak gjasa të ketë mbijetuar miqësia. Gjatë viteve 2001-2002, ndërsa Caka i fshihej policisë në Berat, mendohet që miqësia të jetë prishur. Caka strehohej në shtëpitë e Çalëve dhe policia thotë se ka patur një incident, që e ka larguar atë përgjithmonë nga miqtë e tij të vjetër.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Lulezim Cakes, me sa di un i kane vrare mamane e tij dhe motren a nje antar tjeter te fisit ne mos gabohem. Implikimet se si qysh tek ja kane vrare thuhet se kane te bejne me konfliktin e yzeirve gje qe forcon me teper miqesine e tij me fisin e Calave.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Lufta e Ftohte, 125 persona viktima te Murit te Berlinit
    Nga Zemrushja në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 17:16
  2. 6 Persona Kalojne Lanen me Varke
    Nga Hyllien në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 04:23
  3. Evropa dhe vrasësit e gjuhëve
    Nga Kryeplaku në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-12-2004, 08:51
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •