SHBA-të do të vendosin sanksione kundër Kubës, Koresë Veriore dhe Mianmarit
Uashington, 12 shtator - Presidenti amerikan Xhorxh Bush kumtoi se SHBA-të do ta ndërpresin ndihmën financiare për Kubën, Korenë Veriore dhe Mianmarin, për shkak të vlerësimeve se këto vende nuk bëjnë mjaft për ta ndaluar tregtinë me njerëz.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Skot Makleleni deklaroi se ndihma për Sudanin, Venezuelën dhe Guinenë Ekuatoriale nuk do të ndërpritet edhe pse këto vende nuk i kanë plotësuar kushtet e domosdoshme në luftën kundër tregtisë me njerëz, të përfshira me ligjin, të miratuar nga Kongresi amerikan në vitin 2000. Mekleleni sqaroi se Bushi ka vlerësuar se ndihma për këto vende është në interes të SHBA-së.
Nga ana tjetër sërish, Bushi ndërpreu njërën nga sanskionet, me të cilat në bankën e eksportit dhe importit të SHBA-së nuk i lejohej që ta ndihmojë eksportin për Libinë. Bushi, në prill e vendosi embargon tregtarë kundër Libisë, në memorandumin deri te sekretari Kolin Pauel, të shpallur dje, sqaron se ka marrë bindje se Libia nuk do të depozitojë dhe të përpunojë armë bërthamore ose t'iu ndihmojë shtetevë tjera ta bëjnë këtë.
Krijoni Kontakt