Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Per ata qe vdiqen dhe familjet e tyre nuk ka rendesi se pse apo kush...rendesi ka qe jane ndare nga jeta. Pra kjo dite nuk eshte koha per te zgjedhur se pse ndodhi 9/11, eshte dita per te perkujtuar dhe respektuar ata qe vdiqen ne keto akte.

    I perjeteshem qofte kujtimi i tyre.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #22
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    fotjon
    po,nuk do arrij ta kuptoj se si nje grup njerzish te eger (qe jetonte ne shpellat e afganistanit), arrin te ve ne jete nje plan te permasave te tilla ,dhe pa u diktuar aspak nga nje vend qe ka nje ushtri sherbimesh sekrete!
    Me fal qe po nderhyj,por thjeshte doja te shtoja dicka.Ashtu sic tha edhe Redi keto njerez nuk jetojne ne shpella keto jane aq te kujdeshem saqe se ke idene.
    1 program ne Kanalin 4 te televisionit Anglez ka dhene 1 program mesa interesant per ato njerez qe kan planifikuar shtatorin e 11 2001.
    Programi e kishte titullin Humburg (mesa me kujtohet)qe fliste per Humburg-in e Gjermanise,pasi atje ishin njohur te gjith keto qe me vone ishin derguar per 3muaj ne Afganistan kur praktikonin me arme.Ne Gjermani kryetari i grupit te tyre (qe ishin te gjith myslimane te flaket,edhe mendonin/besonin qe Allahu i ka thirur te bejne detyren e tyre) ai kryetar u ruante nga sherbimet sekrete Gjermane,kudo te shkonte ai kishte 1 makine qe e ndjekte per mbrapa. Ai as nuk u kap as asgje nga Policia Gjermane,me vone levizi ne Spanje.
    Keto djemt (qe te gjith po studionin ne Gjermani) aplikuan per vise ne ambasaden Amerikane,pasi po shkonin te benin mesime Aviacione ne USA. Gjate kohes qe ato po mesonin 1 nga ato u dyshua (nga mesuesi i aviacionit)disa ore me vone u kap nga FBI,po ashtu edhe 1 tjeter (me nenshtesi angleze) edhe ai u kap pasi e dyshuan ne Aeroport. Por ama ato qe kishin ngelur vazhduan planin e tyre.
    Kete e thashe qe te tregoja ty Fotjon qe ato kan kapur 2,por po te tregohesh me realist mund te kuptoshe qe ne 1 Aeroport kaq te madh sesa ai i NY nuk mund te ndalosh edhe te kontrollosh cdo person me origjine Arabe,sado qe USA te kete me intelegjentet e botes sot.
    Ky dokumentar ishte bazuar ne faktet qe kan dhene Sherbimet sekrete,Amerikane/Gjermane/Angleze edhe ato Spanjolle.



    Ate dite e mbaj mend sikur ka ndodhur dje,sapo kishte filluar ora e Gjografise,ate ore mesimi sapo kishim filluar te studionim Ciklonet,kur vetem mbas 5 mins 1 mesuese vjen edhe i pershperit mesuesit,te fytyrat e tyre lexonim 1 shokim,e u reflektua edhe tek ne.Mesuesit ju mbushen syt me lot edhe vetem ndezi Tv,pa thene asgje...per disa minuta nuk e kuptuam se cfare po shikonim,mos valle ishte ndonej film???Por komentet nga spikerja nga u bene si thika ne zemer...Nuk mund tu perqendroje qe te shikoje cfare po ndodhte pasi ne korridoret ishte aq remuje,cdo nxenes po vraponte ne 1 dhome ku kishte TV...Edhe tani qe po shkruaj po dridhem,edhe po me mbushen syte me lot si ate dite...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  3. #23
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    I perjetshem qofte kujtimi i tyre qe dhane jeten ne '11 Shtator' dhe i te gjithe atyre qe vijuan nen furine qe pasoi kete ngjarje.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga gurl
    I perjetshem qofte kujtimi i tyre qe dhane jeten ne '11 Shtator' dhe i te gjithe atyre qe vijuan nen furine qe pasoi kete ngjarje.
    gurl,
    shumica e tyre nuk e dhane jeten, ua morren...

  5. #25
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    gurl,
    shumica e tyre nuk e dhane jeten, ua morren...
    Shume e drejte. Gabimi im ne te shprehur.

  6. #26
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Tre vjet kaluan edhe pyetja mbetet nje:

    a po pakesohen vrasjet???


    Pergjigjen e dini te gjithe, diku ne trurin e cdo njerit prej nesh ekzistojne imazhe televizive me femije te vrare, njerez qe keqtrajtohen, dasma te prera ne mes nga nje bombe, punonjes qe punonin per buken e gojes te vrare, rruge te c'rrenjosura, kopshte te thara, zjarr, krisma, aviona me njerez/robota qe nuk e dine se c'bejne nuk e konceptojne dot se me ate susten qe shtypin vrasin cdonjerin te fajshem e te pafajshem. Diku aty ne shiritat e zinje qe na vejne cdo dite te shofim ekzistojne disa demagoge qe do "shpetojne boten nga Dialli" disa te tjere qe do e "sjellin boten nga Zoti" disa premtime per drejtesi, per te drejta njerezore qe vijne me gryken e tankeve, per c'lirim qe vjen me bomba, disa jezusa/binladen qe kan mare gjitha hallet e botes mbi vete dhe do na sjellin shpetimin. Po sa shume u lodh kjo bote duke degjuar per deshirat e Diallit, te Zotit/Allahut, te Jezusit (jemi katandisur Mesjete) etj. per deshirat e cdo njeriu vecantisht - deshira ime, deshira juaj- kur do degjojme???

    Turp, turp, mjere ne! Robotat metalik te Hollivudit nuk do vijne kurre! Ne jemi bere robota! Ne nuk mendojme, vetem veprojme, qeshim me mjerimin, vrasjet e tragjedite, jemi bere zombie te krijuara nga TV-te nuk na ben pershtypje asgje -as kokat e prera te njerezve- jemi pushtuar nga pangopesia jone e tmerrshme. E mbajme veten si mrekulli hyjnore por ne njerezit, kafsha me e eger qe ka ekzistuar ndonjehere, jemi kthyer ne turpin e planetit Toke!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Gati mu mbushen syte me lot tek po lexoja dedikimet tuaja, por u frenova kur mu kujtua qe do te shoh stuff like that sa here qe te kete zgjedhje ne amerike ose kur elita te merzitet me paqe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #28
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Guri thuan peshon me shume ne vendin e vete.
    Amerika kishte simbole keta dy ndertesa dhe per ate shkak u quajt nje goditje e papare ne historine amerikane goditja ndaj ndertesave,pikerisht ndaj tyre,ndaj kultures amerikane dhe simboleve nacionale.Nejse,te gjithe ne ne kete dite do shofim si nje dite zie ne historine boterore,ndersa Amerikanet do ta mbajne mend si dita kur u shembyen dy kullat bineqe dhe dita kur u morren jetera te pafajshme,dhe eshte normale qe kjo te shfrytezohet edhe ne kampanja parazgjedhore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253

    Post nje pergjigje, shpresoj e fndit e ketij lloji

    po u drejtohem atyre qe mu drejtuan me emer ,duke u nisur nga pergjigjet e tyre te fundit ne kete dritare te forumit

    akoma nuk po arrini ta kuptoni, edhe mua me vjen keq per viktimat, po nuk dua ta mbyll thjesht duke i kujtuar nje here ne vit ne cdo pervjetor.

    ne ate sitin qe ty te skandalizon aq teper, nuk shitet gje, nuk te kerkohet te blesh gje, e as qe si hakmarje te vrasesh amerikane, apo te besh dicka tjeter te paligjshme.

    per prerjen e kokes si ate te Berg ne fillim, ka jo pak dyshime, natyrisht nuk kam ndermend te dergoj ndonje link tjeter, se mund te skandalizoheni perseri.
    per mua sot nuk ka gje qe inteligjenca tyre nuk do bente per te permbushur interesat e saj dhe te aleatit te tyre te vetem ne ate rajon.

    ne rast se duan vertet te luftojne terrorizmin ,le te mbyllin konfliktet prej te cilave ai ushqehet. le ta fillojne me ate palestinez ,te ndalojne ti shesin tankse e apashe izraelit po ti kerkojne te largohet nga territororet e pushtuara, te zbatoj vendimet e OKB, e te bej paqe(lol, kjo sdo ndodhe kurre se lobi cifut ne amerike sdo ta lejoje te ndodh ndonjehere)

    sa per faktet qe kane dhene Sherbimet sekrete,Amerikane/Gjermane/Angleze jane aq bindese sa me to u kap dhe sadami i cili e kishte mbushur irakun plot me arme te shkaterrimit ne mase, edhe ne ketu ne Tirane ndiheshim te kercenuar.
    (qe mos me hidheni kunder pastaj po them se dhe atehere kur i "kishte" e i perdori ne lufte kunder iranianve(apo kurdeve) shume keq beri dhe duhej ngritur zeri, po ne ate konflikt pentagoni kishte vendosur se ke perkrahte)

    nuk me vjen cudi qe u permend ketu dhe kjo puna e "lirve" qe shfrytezuan terroristet, e permend Bushi kudo qe shkon ,ndaj ishte inteligjente nga ana juaj qe e kapet. them se ata qe gabimsht rane ne duar te amerikanve si te dyshuar apo te burgosurit e atij burgu famekeq e kuptojne me mire se cka dashur te thote

    sa per bomben atomike amerikanet kane treguar se se kane per gje ta hedhin ,ndoshta po te mos kishte kapitulluar gjermania do ta hidhnin nje edhe ne berlin.
    e meqe jemi ne temen e armve berthamore asnje shtet mysliman nuk ka te tilla ndersa amerika nuk voni tja dhuronte ato izraelit.
    (me siguri do hidheni e do permendni iranin , dhe jo rastesisht ky po lakohet cdo jave e me teper , dalengadale po krijojne dhe per te simtomen e frikes e te keqes , ndaj mund te jete objektivi i presidences se ardhshme , hapi i fundit qe do u kerkohet amerikanve "deri atehere" per te fituar mbi terroristet)

    nuk e di per te tjere , po mua me pelqen gjithcka amerikane e perendimore pervec menyres si duan ti zgjidhin keto probleme,nese duan.

    (nuk e shikoj me te pershtatshme kete dritare per kete lloj debati, po deshet mund te hapni nje me titull tjeter , po nese nuk pajtohesh me "asgje" te asaj qe them e kapesh me detaje apo vjen me lajmet e zedhenesve per shtyp te shtepise se bardhe eshte puna jote dhe eshte e kote ta vazdojme , te lutem)

    gjithe te mirat!
    ....

  10. #30
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar mė parė nga fotjon
    sa per faktet qe kane dhene Sherbimet sekrete,Amerikane/Gjermane/Angleze jane aq bindese sa me to u kap dhe sadami i cili e kishte mbushur irakun plot me arme te shkaterrimit ne mase
    Me fal qe me keqkuptove,ate fjali e thashe thjeshte per te siguruar dokumentarin me lart qe fola,para se te me akuzonte ndonje qe nuk eshte i vertete,ose se eshte thjeshte per tu shitur e perralla te tjera.

    Se cfare gabimesh ka bere Amerika e vendet e tjera me radhe ate e dim te gjith,por sic the edhe vete me te vertete ky nuk eshte vend i pershtatshem per kete debat.

    I perjetshe qofte kujtimi i tyre.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •