Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    WTC ishte nje prej organizatave e simboleve kryesore te strategjise tiranizuese se ekonomise hijerende amerikane - globalizimit, bashke me WTO, NAFTA, IMF etj etj.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  2. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Njujorkezėt hedhin nė gjyq Arabinė Saudite pėr dėmet qė shkaktuan sulmet e 11 shtatorit, pikėrisht nė pėrvjetorin e tretė tė sulmeve terroriste qė po pėrkujtohet nė tė gjithė botėn. Manifestime tė heshtura, shėrbesa fetare dhe ceremoni tė tjera u zhvilluan dje nė SHBA dhe gjithė botėn nė pėrkujtim tė viktimave tė sulmeve. Ndėrkohė, pronari i Qendrės Botėrore tė Tregtisė ka ngritur padi kundėr Riadit, pasi deklaroi se nė sulmet e 11 shtatorit kishin humbur mė shumė se 80 punonjės tė qendrės. Javėn e kaluar ishte firma e investimeve "Cantor Fitzgerald" qė ndoqi tė njėjtėn rrugė. Firma e akuzoi Arabinė Saudite pėr pjesėmarrje nė aktivitetet e rrjetit Al Qaeda, pėrmes organizatave bamirėse dhe grupeve tė tjera humanitare. Ndėrkohė, autoritetet amerikane janė angazhuar nė pėrkujtimin e 11 shtatorit. Presidenti Bush e shpalli fundjavėn njė periudhė lutjesh dhe pėrkujtimi, ndėrsa deklaroi se Amerika s'ėshtė ende e sigurt.

  3. #13
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    11th of September

    So many people weep,
    from this major tragedy.
    so many people dead and injured,
    and the have yet to find more deciesed.

    Everyone, everywhere,
    looks around in disbelief,
    Noone can believe what happened,
    All of the people pray for peace.

    Noone thought that this could happen,
    atleast never to us.
    Noone saw it coming,
    and now that it did we are woken up.

    Many people cry and mourn,
    for the loved ones they have lost.
    Many peoples hearts have been torn,
    for the tragedy that was yesterday born.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253

    Post

    Citim Postuar mė parė nga Redi
    Shyqur qe te jane zbardhur syte ty duke pare ato linket. Sa mire do te ishte sikur e verteta te merrej vesh vetem nga disa linke interneti. Nuk do te kishim me nevoje as per police, hetues apo gjykates.

    Se kush e vrau Kenedin nuk dihet akoma me saktesi dhe ka vetem hipoteza. Ti qe e dikte boto ndonje liber dhe shite se behesh milioner si gjithe keta te tjeret qe shesin fantazira.

    Ngjarjet e 11 Shtatorit nuk erdhen papritur, megjithese ne fillim ashtu u kujtua. Kush kishte pak dijeni ne lidhje me aktivitetin e Al Qaedes gjate viteve 90 mund dhe ta imagjinonte qe ata do te benin dicka te tille.

    Kullat Binjake u bombarduan qe ne 1993-in dhe gjithashtu me vone ndodhen plot akte terrori ne te gjitha anet e Botes.

    Kur njeriu nuk do te kuptoje dicka, atehere fantazon mbi te verteten.

    po,nuk do arrij ta kuptoj se si nje grup njerzish te eger (qe jetonte ne shpellat e afganistanit), arrin te ve ne jete nje plan te permasave te tilla ,dhe pa u diktuar aspak nga nje vend qe ka nje ushtri sherbimesh sekrete!
    do ishte sikur neser te degjoja se nje grup hacker nga malsia e dukagjinit,shqiperi, arriti me sukses te depertonte ne sistemin kompjuterik te pentagonit duke mare informacine top secret qe ja shiti Korese se Veriut

    (Al Qaeda konsiderohej organizate terroriste e dores se dyte dhe perpara 11shtatorit vepra me e bujshme e saj ishin 2 bomba prane ambasadave amerikane ne afrike, por pas sulmeve te 11shtatorit na dolen se celuala te saj te mirorganizuara paskash pas kudo pra eshte e busueshme se kishte aftesi edhe per kete sulm)

    mua me pelqen ta shfrytezoj internetin per tu njohur edhe me fakete te tjera pervec atyre qe japin gazetat ,ti vazhdo informu me zerin e amerikes,ose lajmet e vizion+, aty do ta gjesh te verteten gjithcka eshte e thjesht dhe e qarte

    eshte ceshtje kohe ,e me kalimin e saj do dalin fakte te reja , por si me Kenedin do jete vone dhe do kete humbur interesi per te zbardhur komplotin e gjithcka do mbyllet me disa emisione intriguese qe do ngrene shume "pse" e "si" per kete ngjareje pa i dhene pergjigje.


    po e mbyll me shprehjen me patetike qe kam degjuar ndonjehere deri me sot
    (nga G.W.Bush per ushtaret ne irak) "Jeni aty per te mbrojtur lirine tone"
    eshte shqetesues fakti se shume amerikane e besojne
    ....

  5. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nė pėrvjetorin e tretė tė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001,nė fjalimin e tij javor nė radio, Presidenti Bush tha sot se Shtetet e Bashkuara do t’i ndjekin terroristėt hap pas hapi kudo qė tė fshihen. Mė parė, presidenti mori pjesė nė njė moment heshtjeje nė oborrin e Shtėpisė sė Bardhė.
    Ndėrkaq, nė New York, familjet e viktimave po lezojnė emrat e 2749 njerėzve qė humbėn jetėn nė sulmet kundėr Qendrės Botėrore tė Tregtisė.

    Nė njė ceremoni nė Varrezat Kombėtare nė Arlington, u nderuan ata qė u vranė nė sulmin kundėr Pentagonit.

    Viktimat e fluturimit 93 tė linjės ajrore United Airlines qė humbėn jetėn kur avioni u rėzua nė Pensilvani u nderuan nė qytetin Shanksville.

    Ndėrkaq, Kandidati demokrat pėr President, John Kerry tha se 11 shtatori i vititi 2001 ishte dita mė e rėndė nė historinė e Shteteve tė Bashkuara, por qė nxorri nė pah karakteristikat mė tė mira tė popullit amerikan.

    Nė fjalimin e tij sot nė radio, zoti Kerry dha shembuj tė solidaritetit tė popullit amerikan pas sulmeve terroriste, duke pėrfshirė njė rast kur hebrejtė, tė krishterėt dhe myslimanėt u lutėn sėbashku nė njė xhami tė Pensilvanisė.

    Ai tha se njė ditė amerikanėt do t’u tregojnė fėmijėve tė tyre se vendi u bashkua nė kėtė tragjedi dhe zgjodhi besimin ndaj frikės.

    Zoti Kerry tha se vendi ėshtė i bashkuar nė lutjet e tij pėr viktimat dhe familjet e tyre. Ai tha se Amerika ėshtė gjithashtu e vendosur “t’i gjejė dhe ndėshkojė terroristėt, para se ata tė na godasin pėrsėri”.

  6. #16
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nga ata qe u shuan ne 11 shtator 2001, te pakten tre ishin shqiptare ( nenshtetas amerikane). Punetore, hallexhinj, te ndershem qe shikonin punen e tyre dhe jetonin me djersen e ballit. Te tilla "mekate" jane mese te mjaftueshme qe atyre tu merrej jeta dhe te ndaheshin pergjithmone nga te afermit e tyre.



    Name: Mon Gjonbalaj

    Age: 65

    Residence: New York, NY, United States

    Occupation: janitorial, porter, ABM Industries

    Location: World Trade Center , Tower 2




    Name: Roko Camaj

    Age: 60

    Residence: Manhasset, NY, United States

    Occupation: janitorial, window cleaner, ABM Industries

    Location: World Trade Center, Tower 2, 105th floor


    Name: Simon Dedvukaj

    Age: 26

    Residence: Mohegan Lake, NY, United States

    Occupation: Janitorial, foreman, ABM Industries

    Location: World Trade Center, Tower 1, 93rd to 95th floors



    I perjetshem qofte kujtimi i tyre!

    I perjetshem kujtimi i te gjitha viktimave te 11 shtatorit!

    Dhe nderkohe qeveria hipokrite e Nanos , qe gjoja eshte aleate e flakte e SHBA, nuk i ka derguar akoma dhe sot e kesaj dite nje mesazh ngushellimi familjeve. Shtypi shqiptar qe nuk ka lene zagar e kriminel pa intervistuar e pa shkruar per te , qe nuk kane lene himne e elozhe pa shkruar per hajdute , mafioze e batakcinj qe vdesin per dite sepse ashtu ishte jeta qe ata zgjodhen, njerez te tille te ndershem si Dedvukaj, Camaj, e Gjonbalaj, nuk denjon as ne pervjetorin e vdekjes se tyre te shkruajne dy rreshta!
    "Who is John Galt?"

  7. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ka mbetur dhe gjithnje do qendroje ne histori ajo date...si nje nga tmerret e pazakonta qe provoi njerezimi dhe sidomos, bota e qyteteruar!

    I paharruar qofte kujtimi i tyre!
    U prefte shpirti ne paqe dhe bashkatdhetareve tane!

    PS: Njerezit jane te cuditshem, seriozisht. Para tre vitesh nuk kishin te mbaruar postimet. Ca qanin, vajtonin dhe shprehnin keqardhjen e tyre, ca te tjere kenaqeshin kur shikonin Ameriken te plagosur moralisht. Nderkohe sivjet, pak njerez po shoh te kujtohen per ate date!!!

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga fotjon
    po,nuk do arrij ta kuptoj se si nje grup njerzish te eger (qe jetonte ne shpellat e afganistanit), arrin te ve ne jete nje plan te permasave te tilla ,dhe pa u diktuar aspak nga nje vend qe ka nje ushtri sherbimesh sekrete!
    do ishte sikur neser te degjoja se nje grup hacker nga malsia e dukagjinit,shqiperi, arriti me sukses te depertonte ne sistemin kompjuterik te pentagonit duke mare informacine top secret qe ja shiti Korese se Veriut

    (Al Qaeda konsiderohej organizate terroriste e dores se dyte dhe perpara 11shtatorit vepra me e bujshme e saj ishin 2 bomba prane ambasadave amerikane ne afrike, por pas sulmeve te 11shtatorit na dolen se celuala te saj te mirorganizuara paskash pas kudo pra eshte e busueshme se kishte aftesi edhe per kete sulm)

    mua me pelqen ta shfrytezoj internetin per tu njohur edhe me fakete te tjera pervec atyre qe japin gazetat ,ti vazhdo informu me zerin e amerikes,ose lajmet e vizion+, aty do ta gjesh te verteten gjithcka eshte e thjesht dhe e qarte

    eshte ceshtje kohe ,e me kalimin e saj do dalin fakte te reja , por si me Kenedin do jete vone dhe do kete humbur interesi per te zbardhur komplotin e gjithcka do mbyllet me disa emisione intriguese qe do ngrene shume "pse" e "si" per kete ngjareje pa i dhene pergjigje.


    po e mbyll me shprehjen me patetike qe kam degjuar ndonjehere deri me sot
    (nga G.W.Bush per ushtaret ne irak) "Jeni aty per te mbrojtur lirine tone"
    eshte shqetesues fakti se shume amerikane e besojne

    Fotjon, Al Qaeda nuk jetonte ne shpellat e Afganistanit, perkundrazi.

    Terroristet e Al Qaedes se bashku me fondamentalistet e tjere myslimane , shfrytezuan me se miri lirine dhe demokracine perendimore.

    Nga njera ane ata hedhin vrer me kete liri dhe demokraci dhe nga ana tjeter mundohen ta shfrytezojne sa te mundin.

    Keta qyrravece, i shkollojne bijte e bijat e tyre ne universitetet me te mira e me te shtrenjta Europiane e Amerikane. Emigrojne nga te gjitha anet e botes e shkojne e jetojne neper vendet perendimore ku nuk denjojne ti njohin vlerat. Jo vetem kaq, por perdite vjellin vrer dhe e sulmojne.

    Keta persona jane parazite, cimka, morra a quaji cfare te duash, pasi jetojne ne Perendim dhe e mallkojne ate.

    Ka shume te tille dhe ne forum, ketu, ku pasi kalojne vite te tera te jetes se tyre duke perfituar nga lirite qe u fal perendimi, nuk lene gje pa thene.

    Po sikur Amerikanet tu presin kokat milionave arabeve qe jetojne atje?

    Cfare do te thuash zotrote??

    Po sikur Amerikant te hedhin bomba Atomike dhe ti shuajne nga faqja e dheut Afganet dhe Arabet kudo qe te ndodhen.

    Cfare do te thuash ne ket rast????


    Amerikanet e kane mundesine per te bere shume me teper se kaq, por nuk ua lejon ndergjegja dhe principi i lirive dhe i te drejtave humane.


    Arabet nga ana tjeter u presin kokat pengjeve per arsye inhumane, ose me mire kanibaleske.


    Al Qaeda ka kryer me dhjetra akte terrori ne te gjithe boten. Dhe shkaku kryesor ishte LIRIA qe Bota Perendimore u kishte dhene ketyre shtazarakeve.

    Ne Amerike hynin gjate nje viti mbi 500 milione vete, shume me pak se e gjithe popullsia e shtetit. Shume nga keta jane arabe myslimane qe vijne, jetojne, prosperojne dhe ne fund nuk lene gje pa thene e pa bere.

    Por a duhet te pergjithesohen te gjithe arabet dhe myslimanet???

    Jo, kurrsesi JO.

    Por kjo JO eshte sipas standartit Demokratik Perendimor dhe jo sipas atij Shpellar Kanibalesk Arab qe i fut te gjithe ne nje thes dhe ben gjemen.

    Autoret e 11 Shtatorit ishin njerez te pergatitur prej kohesh per ate gje dhe shumicen e jetes se tyre e kishin kaluar ne Perendim. Nuk ishin vetem bombat e ambasadave amerikane ne Afrike, por shume me teper.

    Al Qaeda ka kryer mbi dhjetra sulme terroriste dhe shumica e tyre nuk kane bere buje. Pervec Ambasadave ne Afrike dhe hedhjes ne ere te anijes Amerikane ne Yemen, kane ndodhur plot te tjera, shumica e te cilave per fat te mire jane kapur ne kohe.

    Jane hedhur ne ere Kullat Binjake ne vitin 1993 ku pati 6 t vdekur dhe me qindra te plagosur. Jane ndaluar dy avione qe po i afroheshin Amerikes gjate viteve 90 me eksploziv ne to.
    Jane ndaluar dy here dy persona te ndryshem me eksploziv, njeri prej te cileve u ndalua ne 14 Dhjetor 1999 ne portin e Washington, Seattle, i cili donte te hdhte ne ere me nitroglicerine aeroportin e Los Angeles naten e Mijevjecarit.

    Kane deshtuar disa atentate ndaj lidereve te disa shteteve, psh te Egjiptit, Pakistanit etj, por kane arritur te realizojne atentate te tjera te shumta si ne Indonezi, Spanje etj etj.


    "Fshati qe duket nuk do kallauz" - thote populli.

    Ti mesa duket ke zgjedhur per kallauz internetin dhe burime te tjera te cilave ke deshire ti besosh.

    Ata qe shkruajne ato shkrime te cilat ti u beson nuk jane gje tjeter vecse persona qe pasurohen nga mendja e ndritur konspirative.

    Kush arrin te krijoje Konspiracionin me te Madh, fiton me teper para dhe buje. Fatkeqesia eshte ne faktin qe jane te shumte ata qe u besojne dhe sa me teper qe te jene ata, aq me teper fantazira te tilla konspirative do te dalin, pasi njerezit duan te pasurohen, apo jo??

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Si sot dy dite me pare shikon se si dy nga ndertesat me te larta te NY "kullat binjake" dhe ndertsat perreth shkrihen brenda pak minutash dhe bashke me to mijra njerez. Tmerr nga terrori.....
    Si ne kohen e shpellave kur njerzit ishin ne gjendje te eger edhe sot ne 2004 vazhdone i njejti episod "tmerri nga terrori".
    Dikush kerkon pasuri, dikush mbifuqi, dikush endet kazanave te plehrave per te gjetur ushqim, dikush ka miliarda para te ngurtesuara ne banka, dikush ato pak para i blen arme per te vrare veten dhe te tjeret...
    Askush nuk mund te ma ndryshoje mendimin tim JETA ESHTE LUFTE... lufte nga kreu ne funde...
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  10. #20
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Bukur e ke thene dallendyshe,JETA ESHTE LUFTE.
    Por kur edhe ne mes te kesaj lufte intrigante,kerkojme nje cope kohe paqeje,thjesht per te cuar ne paqe viktimat e pafajshme te kesaj lufte,dalin brockullaxhinj dhe parrullaxhinj si ky tipi Fatjon,qe u bie trumpetave anti-amerikane me force si per te ftuar edhe djallin me brire ne "festen" e shemtuar te 11-shtatorit.
    Ne dite te tilla nuk analizohet as pse dhe si ndodhi,edhe arsyet dhe shkaqet nuk kane vend ne keto caste perkujtimi per njerez te pafajshen nga e gjithe bota,aty ne dy kullat e tregetise boterore.
    Qofshin ne paqe!
    Amen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •