Si neser tre vjet me pare, bota u be deshmitare e nje sulmi te paprecendent kunder botes se qyteteruar. Sulmet e 11 shtatorit tronditen burra e gra ne te gjithe boten dhe i moren jeten qytetareve prej me shume se 90 vendesh. Kujtimi i atyre ngjarjeve ushqen perpjekjet ne rritje te Amerikes per te mbrojtur amerikanet dhe aleatet si Shqiperia, duke i hequr organizatave terroriste aftesine per te vepruar dhe per te terhequr rekrute te rinj.
Imazhet e asaj dite mbeten te ngulura ne mendjet e te gjithe atyre qe i pane. Per shume amerikane, 11 shtatori duket si dje. Ate dite, skuadrat e rrembimit te "al-Qaedes" vodhen te ardhmen e rreth 3000 njerezve te pafajshem nga e gjithe bota dhe shkaterruan jeten e familjeve dhe miqve te tyre. Ata vrane foshnje ne krahe te nenave te tyre dhe gjysher qe po fluturonin per te vizituar te dashurit e tyre. Dhe tani, ndersa planet ecin perpara drejt Manhatanit per te ndertuar nje memorial per viktimat ne Nivelin Zero, si dhe nje kulle te re me zyra - 1776 kembe te larte, qe simbolizon vitin e pavaresise se Amerikes - ne nderojme shpirtrat qe humben ate dite ne Nju-Jork, Uashington dhe Pensilvani. Ne lutemi per familjet dhe te dashurit, qe ende po luftojne me humbjen e tyre e qe kane mbetur vetem me kujtime.
Dhe te mos kete dyshim qe ne mbledhim forca nga kujtimet e atyre qe vdiqen ate dite dhe mbetemi vigjilente ndaj atyre qe ende duan te na bejne keq neve dhe miqve si Shqiperia ne te gjithe boten.
Amerikanet jane te ndergjegjshem se terrorizmi nuk u shpik me 11 shtator. Shume vende ne te gjithe boten kane pesuar sulme tragjike per dekada dhe madje shekuj te tere. Sidoqofte, sulmet e 11 shtatorit treguan se terroristet e sotem synojne te godasin me kulmin e fuqise se tyre. Gjate tre viteve te fundit, mundesite e "al-Qaedes" jane kufizuar nga veprimi i paepur nderkombetar ne zbatimin e ligjit, sherbimet informative, frontet diplomatike dhe financiare me Shqiperine, qe luan nje rol te rendesishem ne kete perpjekje. Por deshira e "al-Qaedes" per te vrare ne shkalle masive mbetet e pandryshuar. Dhe ky rrezik rritet kur regjimet e paligjshme ndertojne apo blejne arme te shkaterrimit ne mase dhe mbajne lidhje me grupet terroriste.
E kalitur nga tragjedia e 11 shtatorit, Amerika eshte e vendosur te perballoje keto kercenime te reja, e jo thjesht t'i injoroje apo te prese per sulme te ardhshme. Ne mjedisin e pas 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara po punojne me aleatet e saj per te rikonfiguruar pergatitjet kombetare dhe nderkombetare te sigurise per te triumfuar mbi terroristet, si dhe shtetet dhe organizatat qe i mbeshtesin ata. Ne kete kuader, Shtetet e Bashkuara e kane gjithnje ne mendje, se Shqiperia ka qene nje aleate e besueshme dhe besnike, ne luften globale kunder terrorizmit, dhe jane mirenjohese per qendrimin e patundur te ketij vendi per te luftuar ekstremizmin ne mbare boten.
Objektivi yne eshte nje demokraci jetegjate e demokratike, ne te cilen vendet mund te zhvillohen dhe te begatohen, te lire nga frika e kercenimit te terrorit. Ne po ndihmojme qe te ndertojme nje te ardhme me shprese per njerezit qe kane vuajtur se tepermi. Ne nuk do te lejojme rajonet e trazuara qe te mbeten te zena ne kurthin e deshperimit dhe te dhunes.
"Al-Qaeda" dhe anetaret e saj nuk ofrojne nje vizion konstruktiv per boten. Misioni i tyre i vetem ka qene te shkaterrojne ate qe te tjeret kane ndertuar me shume pune dhe perkushtim. Keshtu, perpjekjet tona te perbashketa nderkombetare per te mundur terroristet, sherbejne per te ofruar siguri globale mbi te cilen vendet e lira dhe paqesore te cojne perpara synimet e tyre sociale, kulturore dhe ekonomike.
Shtetet e Bashkuara dhe misionet e saj ne te gjithe boten po punojne cdo dite per te hedhur themelet e paqes, duke mbeshtetur zhvillimin e demokracise. Si Shqiperia, ne mbeshtesim shpresen dhe perparimin qe ofron demokracia si alternativa ndaj tiranise dhe terrorit. Shume thjesht, ne shoqerite demokratike dhe te suksesshme, burrat dhe grate nuk adoptojne vrasjet ne mase si politike kombetare; ata kthejne zemrat dhe mendjet e tyre drejt ndertimit te nje jete me te mire per veten dhe familjet e tyre permes arsimit dhe punes. Qeverite demokratike nuk strehojne kampe terroriste e nuk vrasin burra, gra e femije te pafajshem. Ata rrisin qytetaret, duke perdorur energjite dhe burimet e tyre per forcimin e shtetit ligjor dhe duke kerkuar mundesi me te medha per tregeti dhe shkembime te tjera.
Amerikanet mbajten heshtje sot per te kujtuar te renet nga me shume se 90 vende ne te gjithe boten te cilet vdiqen me 11 shtator 2001, dhe e dine se Shqiperia qendron me ne ne kete moment te zymte. Ne kujtojme miqte dhe te afermit e te humburve, dhe nuk harrojme se jetet e tyre ndryshuan pergjithmone. Ne rishikojme ne mendjet tona imazhet e asaj dite te llahtarshme, po gjithashtu perqafojme imazhe te reja shprese. Ne kujtojme vershimin e pikellimit dhe solidaritetit nga e gjithe bota - ne sheshet e qyteteve si Sheshi "Skenderbeg" dhe qytete te tjera shqiptare, dhe ne ambasada amerikane si e jona ne Tirane - se ne ishim origjina e fushates nderkombetare kunder terrorizmit qe u lancua fill pas sulmeve. Ne jemi te angazhuar per te vazhduar punen me komunitetin nderkombetar deri ne diten kur mesazhet e terroristeve te bien ne toke, kur portoflet e tyre te zbrazen, dhe kur rekrutet e tyre t'u kthejne kurrizin dhe te perfitojne nga mundesite qe ofrojne ata qe ndertojne e jo ata qe shkaterrojne.
* I Ngarkuari me Pune i SHBA ne Tirane
Sulmet e 11 shtatorit treguan se terroristet e sotem synojne te godasin me kulmin e fuqise se tyre. Gjate tre viteve te fundit, mundesite e "al-Qaedes" jane kufizuar nga veprimi i paepur nderkombetar ne zbatimin e ligjit, sherbimet informative, frontet diplomatike dhe financiare me Shqiperine, qe luan nje rol te rendesishem ne kete perpjekje. Por deshira e "al-Qaedes" per te vrare ne shkalle masive mbetet e pandryshuar. Dhe ky rrezik rritet kur regjimet e paligjshme ndertojne apo blejne arme te shkaterrimit ne mase dhe mbajne lidhje me grupet terroriste.
Krijoni Kontakt