Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 137
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Legalizimi i prostitucionit.

    Ne kete maratone zhvillimi dhe progresi ku eshte duke rendur vendi yne problemet e shumta e te perditshme jane ne formen e pengesave dhe kerkojne kapercimin e tyre.
    E di qe ne momentet aktuale dominojne e kerkojne rrugezgjidhje,probleme me jetike me paresore,por ne kete vorbull"progresi" dhe "zhvillimi" drejt marshimit tek bota perendimore desha te di mendimin tuaj pereth plages se prostitucionit.
    A ka ardhur vertet koha per legalizimin e prostitucionit ne Shqiperi?
    Cilat do ishin te mirat apo te keqijat e miratimit te nje ligji te tille?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo, as legalizim azgje. Keta qe perhapin prostitucionin duhet te futen ne burgim te perjetshem. Boll halle ka jeta Shqiptare, te shkojme me legalizu prostitucionin i bie te bejme nje regres kolosal ne perparimin tone. Skemi nevoje me qene perendimore ne. Ne jemi Shqiptar dhe duhet te mbrojme ato tradita qe na kane mbajtur gjalle gjate cdo pushtimi qe na eshte bere. Mos ishte per ato tradita do ishim zhdukur nga faqja e dheut sic jane zhdukur dhe shume kombe te tjera.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    (I)legale, apo legale ...asnje ndryshim nuk do kete!
    Robo, ky zanat eshte nga me te hershmit qe historia robit njeh!
    Do, apo nuk do ti...legal apo ilegal...ka per egzistuar patjeter! ...eshte i pashmangshem!
    Prandaj shume me mire sikur te ishte legal...
    Eshte nje gje imorale ? ...normalisht, por eshte dicka qe nuk ndalohet dot me!
    Sikur te legalizohej, mendoj qe do ishte me mire! Them thjesht per faktin qe, do ndikonte me mire ne higjenen, ne lokalizimin e bordellove neper vende te pershtatshme, ne spastrimin e buceve rreth semaforeve, etj etj! (thejsht mendim)

    I bie njelloj si nje baba qe ka nje vajze adoleshente.
    E di fare mire qe vajza do takoje djem te tjere, sepse eshte mosha.
    Por si fanatik qe eshte, rri e i mbush mendjen vetes, qe vajza ime s'e ben kete gje! (arllik)
    Dhe nuk pranon kurrsesi variantin qe te pakten, duke qene qe kjo eshte dicka natyrale, ta ftoje djalin ne shpi mer jahu, ta njohe dhe te dije se me cfare monstre ka te beje e bija!
    Por jo...vajza ime nuk shkon me askend! Kshuqe kjo ideja e DeuS-it eshte ide prej te degjeneruari, anti-shqiptari dhe horri rrugesh (mendon shumica e palloshave shqipo)

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Kundra kesaj ideje

    Ju pershendes.

    Normalisht ne kto tema une jam radikal pasi flitet mbi moralin gje te cilin e respektoj ne maximum. Nuk e di cdo ndodhe te legalizohet nje gje e tille si protitucioni apo dege te tij sic jane pornot neper tv apo revista. Tradita shqiptare nuk i pertyp keto gjera, besoj eshte mjaft heret te flasim per legalizime te tilla. Une jam rritur ne nje familje te tille qe nese thonim gjysem fjale te keqe normalisht denoheshim duke na mbyllur ne banjo per ore te tera. Besoj dhe shumica e familjeve shqiptare jane si familja ime.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Per te bere nje ligj duhet qe me pare shteti duhet ta njohe si nje profesion apo zanat si gjithe te tjeret,nderkohe qe s'eshte i tille.Per mendimin tim policia duhet te marre masa per te mos lejuar krijimin e qendrave klandestine ku ushtrohet prostitucioni dhe shteti duhet te tregohet shume i ndjeshem me kete problematike,si ndaj vajzave qe i kthjejne nga jashte e po ashtu ndaj atyre qe ndodheshin ne Shqipri.Duhet bere nje shoqerim prej trotuareve e semaforeve ne nje pune te pershtatshme e te ndershme,ne menyre qe edhe keto vajza te mund te kene nje jete normale e pse jo nje familje.Te besh ligje ne favor te prostitucionit do te thote te pranosh t'i lesh ne ate gjendje te mjeruar megjithese ato jane koshiente.Por un mendoj se prostitucionit i duhet pergjigjur me vende pune te hajrit,e jo vetem per keto vajza qe jane viktima po per gjithe brezin rinor shqiptar qe ende sillet rrugeve pa nje pune te pershtatshme.Ne kete menyre parandalohet edhe banditizmi,vjedhja e krimet e ēdo lloji.Nuk duhet te pranohet prej asnjerit qe shteti t'i lere individet e vet ne braktisje e varferi sepse pasojat i shohim perdite neper kroniken e zeze.Patjeter qe nje shoqeri pesimiste,pa plane per te ardhmen e si rrjedhoje pa shprese do te bjere ne deshperim e prapambetje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Prostitucioni ne shqiperi eshte akoma ne embrion. Duke hequr menjane femrat qe punohen jashte nga Shqiptaret, prostitucioni i mirefillte (ku prostitutat punohen brenda vendit) eshte shume me i ulet se ne vendet e tjera. Nuk me duket se eshte tradite apo zakon i mashkullit Shqiptar qe te paguaje per seks, sidomos kur seksi falas eshte sheshit.

    Qe nje "Jo" e madhe e ketij lloji, te rregullohet me ligj duhet qe te jete e perhapur ne mase dhe te perbeje rrezik per shoqerine. Legalizimi eshte i domozdoshem nese 50-60% e meshkujve do shkonin me prostituta, jo vetem per arsye shendetesore, por dhe sepse nepermjet taksave shteti do perfitonte shume. Plus pastaj nese prostitucioni ushtrohej ne nje ambient te aprovuar i jepte mundesi shtetit ta kontrollonte dhe kufizonte kete aktivitet. Por perderisa prostitucioni nuk eshte akoma ne ate shkalle sa te perbeje rrezik per shoqerine, nuk me duket e nevojshme te rregullohet me ligj, per mua mjafton qe prostitutave mos u bjere ne qafe njeri.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    pse jo, ka ardh koha qe shteti yne te vjeli taksa edhe nga kjo pune, per mendimin tim legalizimi do i jepte nje boom ekonomise tone, do rriste konkurencen, cilesine dhe larmine e bordellove motel, gje qe konsumatoret jane pivuar kto vitet e fundit ne vendin tone
    Money Makes Man act Funny

  8. #8
    ShPiRt Maska e tonushi
    Anėtarėsuar
    25-12-2003
    Vendndodhja
    kine
    Postime
    16

    Post Edhe po edhe jo

    Eh neqoftese e dini nje thenie te popullit kesaj i thone peshku ne det e tigani ne zjar
    Une personalisht mendoj qe eshte shpejte per kete gje, per arsyen sepse shqiperia i eshte ekspozuar fenomenit te prostitucionit vetem 15 viteve te fundit keshtu qe nje pjese e popullit nuk e kane idene si edhe ne nuk e kishim ditur me para se te hapeshin dyerte e evropes, ne nuk dinim as qe egzistonte nje emer i till apo jo?

    Mendoj qe problemi jone me i rendesishem eshte qe te ulim nivelin e kriminalitetit dhe korrupsionit ne shqiperi e jo ta ngrejme se sic e dini prostitucioni jo ne shume raste ka sjelle edhe krimin.

    Problemi tjeter qe ne kemi eshte anetaresimi ne evrope dhe per kete ne duhet te luftojme gje te cilen po e bejme ndoshta pa jo shume rezultate.

    Shume vende te botes e kane legalizuar prostitucionin por ama keto vende nuk ndodhen ne ato dallge qe ne ndodhemi.Ne shqiperi edhe nje numer i madh papunesimi , mjerrim edhe plot gjera te tjera qe jane per tu ven ne vendin e tyre para se ne te mereshim me prostitucionin.
    Une s'kam asgje kundra prostitucionit, sepse ky profesion i ka rrenjet qe ne lashtesi pra ka egzistuar egziston dhe do te egzistoj, neshqiperi ne nje fare menyre prostitucioni ka egzistuar pak a shume, jo pak here kemi degjuar kome me pare qe : Ej filania vete me para me filanin!!!!! Ndoshta emer s'kishim po kjo gje ka egzistuar.
    Mendimi im eshte: Tani per tani mos te shqyrtohet kjo gje , ne te ardhmen ndoshta do te jete me e arsyeshme dhe shpresoj qe dicka te behet keshtu qe do ti vere nje fund plages se madhe te shqiperise ne lidhje me shume vajza qe jane cuar ne shume vende te botes
    dhe shrytezohen nepermjet prostitucionit!!!!

    Flm
    out of some the worst mistkes came the best outcomes

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    jo jo jo

    absolutisht jo , jam kunder legalizimit te prostuticionit

    pavaresisht se cfare thuhet apo behet jashte shqiperise , ky profesion e ben femren qe te jete objekt ,(edhe ne rastet kur deshiron ajo vete te jete prostitute) nderkohe qe te gjithe e dime qe femra eshte qenje njerzore e mirefillte, dhe si pasoje eshte subjekt , mendoj se te legalizosh prostitucionin eshte kunder shoqerise dhe kunder femres vete , dhe kunder vlerave themelore te njeriut.

    ky eshte mendimi im

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    pse edhe per ket ceshtje akoma ka luhatje ???? JO normal qe JO pse? sepse jemi Shqiptar
    RIPPR

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Legalizimi i certifikatave personale per aplikim per vize
    Nga Miremengjes nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 12:08
  2. Legalizimi idrogerave te lehta.
    Nga njeriu2006 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 06:39
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 08:20
  4. Veshtiresohet legalizimi i emigranteve ne Greqi
    Nga Eni nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 15:46
  5. Legalizimi i drogave te lehta
    Nga ermal80 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •